Demonstrimi i sotëm, si një ofertë cinike

23 Mars 2019, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Thelbi i krizës së sotme politike është pafuqia e opozitës për të fituar dhe zhvillimet dëshpëruese për të, lidhur me reformën në drejtësi. Për të zgjidhur këtë krizë, minimalisht duhet t’i heqim opozitës dy frikëra të mëdha, frikën nga humbja, dhe frikën nga drejtësia. Frika nga humbja është kryesisht problem i Lulzim Bashës, ndërsa  frika nga drejtësia, që ka qenë dhe promotor i krizës, është problem i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kjo e dyta as negociohet dhe as ka shanse të përdoret për zgjidhjen e krizës, pasi nuk është as në dorë të Edi Ramës, por të Perëndimit, që po kontrollon dhe monitoron reformën. Në dorë të Edi Ramës është oferta politike.

Në këtë pikë, ajo që bëri Edi Rama sot në Tiranë, është një axhendë e tij, një demonstrim i fuqisë së shumicës, e cila vlen për të treguar se çelësin e krizës e ka ai në dorë, ashu siç vlen për të treguar se me rrugën nuk ka shans askush ta mundë.

Hapja e fushatës elektorale për Tiranën, pas Kongresit elektoral të socialistëve, thjesht e bën më të pashpresë fitoren e opozitës.

Për të kuruar frikën e opozitës, për ta bërë atë të ndjehet konkurruese dhe me shpresë në jetën politike të vendit, natyrisht një recetë e mirë do të ishte modestia. Një akt njerëzor ndaj opozitës, do të ishte të mos bëhej miting gjigand si ky i sotmi, të mos demonstrohej fuqia e pushtetit dhe të silleshin si njerëz të mundshëm, për t’u konkurruar. Është pak a shumë ajo që Edi Rama bëri përballë revoltës së studentëve në dhjetor, kur u bë pjesë e betejës së tyre, u përball me ta, u fye nga ata, i bindi ata, dhe në fund i bëri pjesë të ndryshimit për Universitetin.

Por askush nuk mund t’ia heqë të drejtën Edi Ramës të demonstrojë sa i fort është, siç bëri sot. Në kushtet kur opozita po përqëndrohet vetëm tek dhuna, tek terrori fizik personal ndaj individëve që i kanë ikur nga rreshti dhe tek beteja me perëndimorët, një demonstrim i tillë i fuqisë politike të shumicës, është një shuplakë dëshpëruese për të, që tejkalon shiringat e bojës, çizmen, apo kapsollat mbi kokat e policëve.

Ndaj nuk ka shumë vlerë të flasim për ofertën reale të Edi Ramës për opozitën. Nuk ka vlerë fakti që ai është gati të votojë reformën zgjedhore pikë më pikë, siç e propozon OSBE / ODOHR, nuk ka vlerë nëse premton dhe garanton transparencë në zgjedhje dhe shanse të barabarta në to. Fuqia e demonstruar sot, është e frikshme dhe djeg çdo ofertë.

Opozita e kupton që nuk ja del dot kësaj ushtrie njerëzish të angazhuar politikisht, e cila është ushtria më e madhe paqësore që ndonjë forcë politike ka mbledhur këto 30 vjet, për të treguar që jemi këtu.

Sot nuk ja vlen të flasim për ofertën e Edi Ramës për opozitën. Sot ai nuk ishte i vendosur t’i shtrinte dorën dhe as ta bindte atë të hynte në zgjedhje, por thjesht t’i tregonte diferencat. Ishte më shumë një shpullë, se sa një shtrirje dore.

Kjo e sotmja më shumë tregon se dialogu është larg dhe përpjekjet për ta bërë opozitën të besojë tek gara, janë vite drite larg. Kjo e sotmja ishte një sinjal se nëse do vazhdoni me forcë, do përballeni me forcën. Dhe kjo do të jetë një humbje afatgjatë për opozitën, por dhe për vendin.

Por nga ana tjetër, është shumë e vështirë që sot Edi Ramës t’i kërkosh të jetë modest, të ndjehet i përulur dhe ta bëjë opozitën të ndjehet i barabartë me të. Ai ka disa muaj që përballet me dhunën e saj, me djegien e mandateve dhe me krijimin e një precedenti historik, që do të destabilizonte jo vetëm Shqipërinë, nëse pranohej, por krejt rajonin, ku opozitat nacionaliste dhe proruse,  po rrijnë në rrugë për të prodhuar kriza sistemi.

Edi Rama më shumë se sa për të zgjidhur krizën, sot demonstroi forcë, për të treguar se pa atë dhe partinë e tij, në këtë vend askush nuk mund të vendosë në rrugë. Fuqia e tij sot, është një ofertë cinike për opozitën, por atij vetëm ajo i ka mbetur.

Kur opozita të bindet të ulet në dialog, kur të pranojë këtë fuqi të kundërshtarit dhe gjendjen e saj aktuale, mund të shikojmë shenjat e para të paqes. Aq më tepër këtë klimë e përkeqësojnë ata që duan të thonë se sheshin e mbushi pushteti.

Në fakt, sheshin e mbushën socialistët që janë edhe në pushtet. Ata kanë plot pakënaqësi ndaj Edi Ramës, plot mërzi nga lufta e klaneve dhe betejat e brendshme në pushtet, plot mërzi me hajdutët e tyre, por ata i ka bërë bashkë më shumë se kurrë këto dy muaj, akti i luftës së papërgjegjshme të opozitës.

Edi Rama nuk kishte kurrë shanse ta bënte këtë miting në nëntor apo dhjetor. Nuk kishte shanse, pasi përballë ai kishte njerëzit e tij të mërzitur dhe të lodhur nga pushteti gjashtëvjeçar. Falë marrëzisë së opozitës, falë djegjes së mandateve, falë përpjekjes për të minuar sistemin, falë dhunës së tyre dhe ndjesisë së çuditshme që kanë, sikur janë të fortë, falë betejës së tyre të çmendur kundër Perëndimit, socialistët i janë rikthyer Edi Ramës falas, pa kushte dhe pa mëdyshje përballë opozitës.

Është një ironi e madhe e fatit, por është e vërtetë se të vetmit që mund të rehabilitonin autoritetin e plasaritur të Edi Ramës në vjeshtën që shkoi, janë opozitarët tanë dhe aktet e tyre revolucionare. Janë ata që s’di kush ua ka mbush mendjen që bëjnë si të fortë dhe trima, përballë një shumice të heshtur qytetarësh në vend, që mjafton fytyra e sterosur e Sali Berishës, që kërkon prapë pushtet, mjafton pafytyrësia e djalit të tij, që tani duhet të ishte në burg, dhe fytyrat e shumë idiotëve që kanë dalë në krye të revolucionit, për të cilët populli u gëzua që i rrëzoi me 1 milionë vota më 2013,  për t’i dalë për zot Edi Ramës. Një energji e çuar dëm vetëm për karshillëk. Qoftë dhe në rrugë.

48 komente në “Demonstrimi i sotëm, si një ofertë cinike”

  1. Ben says:

    Excellent Mero! Ka mundesi tu besh ca leksione se si të shkruajnë atyre analisteve që të thashë te.mos ti botodh me, Bushatit, Vangjelit, Nanos, apo atij Lubonjës që I ka ngelur ora në 1973. Shumica e lexuesve këtu janë nge jashtëm shtetit dhe nuk ia kemi ngenë të lexojmë ato paçavuret e tyre. Në duam vetëm të matim informacion të saktë dhe analiza koncize.

    1. Mero Marxist Scumbag says:

      Prape mi bllokuan komentet zagart e Meros .Ju qift EDPalloshi pragun e shpise! Amin.Allah is Great!

  2. Jimi says:

    Plotesisht dakord!

  3. Flutura says:

    Mire Edi o Mero, po to je me i “poshter” se Edi, e tall dhe e injoron po njelloj si Edi, e poshteron fare, ia ngre nervat me shume se Edi, por je fantastik, me nje sarkazme per t’u patur zili. Urime per penen e holle dhe lapsin gjithmonte te mprehte. Te lumte vetem ti na ke ngelur per t’u lexuar, gjejme vehten tone ne shkrimet e tua. Flm.

    1. Karrikja ne miting says:

      E ke ber aq mir o Mero sa meriton dhe ti nje koncesion si ai Karo Bolino

  4. Flutura says:

    Mire Edi o Mero, po ti je me i “poshter” se Edi, e tall dhe e injoron po njelloj si Edi, e poshteron fare, ia ngre nervat me shume se Edi, por je fantastik, me nje sarkazme per t’u patur zili. Urime per penen e holle dhe lapsin gjithmone te mprehte. Te lumte, vetem ti na ke ngelur per t’u lexuar, gjejme vehten tone ne shkrimet e tua. Flm.

  5. Flutura says:

    Komplimente Mero!

  6. Gjenerata 1964 says:

    No koment.Bravo!

  7. Oketo says:

    Nuk I hiqet asnje presje kësaj analize perfekte!

  8. naim says:

    E ke qare shkrimin Mero.

  9. blerta says:

    FANTASTIK JE MERO, ANALIZE E PERKRYER…..

  10. Like Espinoza-La Piovra says:

    Bravo Mero Baze! Si gjithmone i kalon ne skaner bandat revanshiste te tepsise te te ashtuquajtures PD dhe te partizes se halese Monika Kryemadhit,qe ka mbetur pa tepsi dhe iu eshte kthyer cizmeve,bojerave,kapsolleve,shantazheve e kercenimeve,sipas stilit te Balliut xhunjor e te Saliajt.

  11. Blanco says:

    Njerëz si ti o Mero do të dhiteshin në brekë nga kenaqesia po të shkonte ky vend drejt luftës civile, mjaft që ti të kesh për çfarë të shkruash, por çe do se nuk ta japim dot këtë kenaqesi.

    1. XheJ eN Bi says:

      Blanco ….
      Nuk bëj avokatin e Metos ,por me ato që lexova pash se je ,o debil ,o hiqesh di debil.

  12. Ladi says:

    Ke shume te drejte. Opozita qe kemi sot, nuk jep shprese dhe kjo mund te quhet krejt normale, por opozita me sjlljen e saj krejt jasht realitetit shqiptar, i frikson njerzit normale te ketij vendi – qytetari i vertete, i largohet si djalli temjanit..

  13. Zgalem says:

    Mitingu madheshtor I Kongresit te Ps , sot ne sheshin “Nene Tereza “ ishte plotesisht I motivuar . I duroi shume Edi Rama , mitingjet e dhunshme , goditjet e policise , bllokimin e rrugeve , shkaterrimin e prones . Opozite , qe arriti kulmin e vandalizmit , me lenien e mandateve . Nuk jam dakort , qe duhet t’u shtrinte doren opozites te cartur . E thene me bute te linte te kuptoje , se marrveshja me opoziten mund te realizohet , megjithse me vonese .
    Veprimi i Edit ishte dermus . E pa bota , Shqiperia dhe opozita sharlatane , se cil ishte forca e vertete e PS . I tregoi botes , se Opozita eshte genjeshtare , per rrastin e shpikur te blerjes se votes , ne nj kohe te shkuar . U pa qarte se ideollogjikisht dhe praktikisht opozita eshte e e deshtuar . Pashe Precin , qe thoshte se krizen duhet ta zgjidhin fuqite e medha . Kunder fuqive te medha , Lulushi dhe Mona , nuk lane gje pa thene .Kriza eshte totalisht e Opozites dhe demonstrimi ne sheshin “Nene Tereza “ e demonstroi kete realitet . Sot u nda gruri nga egjera . opozita eshte ne kuvend, me te tera numuret dhe pergjegjesite . Rudina e beri te qarte , kete fakt , ne seancen plenare . Demokracia dhe reforma jane ne hulline e duhur . Zgalem

  14. Tarasi says:

    Nje analize e vecante.

  15. arvanitasi says:

    na le pa frym o mero, na je bere si insulina ediabetikeve, rrofsh

  16. NjeQytetarOptimist says:

    Shume drejt Mero..

  17. Pusher says:

    Nje nga shkrimet e tua me te mira. Komplimente.

  18. Keta hajdute e kriminel 30 vjecar akoma nuk po e kuptojne qe po humbasin me shume votus me kete sjellje rrugacerie…..
    Keta lloj hajdutesh nuk kane ber nje analiz perse kane humbur dhe perse nuk mund te fitojne…
    Keta lloj hajdutesh duhet te distancohen nga familja inceste e berishes se berishizmi i ketyre eshte ber me i keq se enverizmi qe u desh pak kohe te shkulej nga mendja e shqiptareve….
    Edi rama erdhi ne fuqi me premtimin se do denonte te korruptuarit e berishes dhe do iki vetem kur populli ti shikoj keta hajdut prapa hekurave.
    Pavaresisht cinizmit te forces sotme,populli pa ndryshimin midis atyre qe dalin per shkatrrim dhe te atyre qe shpresojne per ndryshim…..

  19. Timi says:

    Edi Rama di perhere eshte politikan brilant, cfare pergjigje me te mite duhet tu japi krimineleve, hajduteve e grabitqareve, cubave qe shkaterruan Shqiperine….kjo eshte me e drejta dhe me e bukura pergjigje. Kriminelet jane jashte sistemit , jane isha e qytetare te thjeshte tani, me e lehte te shkojne ne burg per krimet e bera. Bravo Edi Rama!

  20. Noli says:

    Analize e sakte asnje koment. Bravo

  21. Realisti says:

    Mero …bravo. Analize dhe konkluzione te sakta.
    PS ESHTE URAGAN.
    EDI RAMA ESHTE SHUME HERE ME I MIRE SE KREJT OPOZITA

  22. Sulaj says:

    Uaaa Flutura fluturoj me presh!! Po ste pelqen mos Lexo gazeta tema moje Flutura lexo 55.

  23. Mondi says:

    Se dhihesh ti nuk do te thote qe dhihen te tere.Ti aq e ke kapacitetinn ,por, kur thote mero ,kush ta mbushur mendjen qe je I zoti te lexosh te tjeret .Jo per ndonje gje por pervecse cmirzi ,qenke rrul fare.Injorant cmirzi,kombinim I rrezikshem.

  24. bujku says:

    Bravo Mero! Ke kohe qe shkruan ne menyre te mahniteshme! Por mbi te gjitha nuk ke riperseritje temash apo idesh! Jane shkrime qe jo vetem nuk te lodhin por lexohen me kenaqesi pasi shoqerohen dhe me fakte te vertet.

  25. Tani says:

    Mer ne dore drejtimin e gazetarise ne universitetin e tiranes se ata qe e kane po nxjerrin me nder me thene gazetare.Ta kene per nder te jene studentet e tu.

  26. Emigrant says:

    Bravo z Mero qe di edhe ke radhitur kaq bukur e ndjeshem keto te verteta qe ndodhen ne Tiranen tone te dashur , ne Atdheun tone te shtrenjte ,qe ndoshta me ngadal e veshtiresi po ndryshon per dite I lumte Edi Rames qe di te ngreje ne kembe e organizoje kete familie te madhe socialiste qe si cdo familje e vogel qytetare ka te meta , qefembetje pra ka dhe dru te shtrembra ne stiven e druve ,por per qellime te medha i tejkalojne e qendrojne te bashkuar
    Sot vendi e bota mesuan se cila eshte Shqiperia e vertete dhe e civilizuar e qe meriton plotesisht hyrjen ne Europe e jo ajo qe servirinSaliu ,Iliri,Luli,eMonila me shkopinj e gure si ne epoken e gurit Sigurisht mediat prane katershes opozitare e interpretojne si u doqefi Kongresin e mitingun se si puna e dhelpres me rrushin nuk e arrine dot e kurre nuk kane percjelle mesazhe te tilla ne popull , por vetem percarje ,urrejtje mallkime dari me jeten A e pane Ramen sa mire eshte me shendet se ligesia arriti deri atje sa ta benin te vdekur ne mengjes Urime e vetem gjera te mira pafshim

  27. Tina says:

    Zoiti Mero, shkrim publicistik i mrekullueshëm, për problemet që shtron dhe për formën artstike shumë të bukur. Të bën ta lexosh dhe rilexosh.

  28. Trebeshina says:

    E ke qare mero kete te analize! Si gjithemone i sakte e i mmprehte e sa here qe te paguajne ! MeZi pres cfre do ahkruash neser per lali erin se te ka cuar djalin ne Londer me 38 mije sterlinat! I takon tja hysh ne llape edhe atij! Ke ngelur me i miri si ne kohen e Berishes! Zoti eshte i madh per doren qe i jepni shqiperise per ta groposur!

  29. Komentuesi says:

    Je i madh zoti Mero.Ju personalisht dhe vetem ju jini analist i zoti dhe i verteti,nuk je i kazanit as i kadrinjeve,por nje analist me nje intligjence te jashtezakonsheme.Vetem ju i kapni problemet ashtu siç jane.Drejt.Respakt.Urime.

  30. RROFSH QË SHKRUAN ! says:

    E KE QA , PLAKO. !!??

  31. Dash Pacja says:

    Cudi……..! Te gjithe Trebeshina-t qe kame njohur kane qene me nga nje derrase mangut.

  32. Lek Dragobia says:

    Kam kohè qè mè vjen si njè ndjenjè frike, pèr faktin qè gazetari ynè Mero Baze nuk po arrin tè ketè asnjè rival pèr besè. Leximet e para tè tijè i kam filluar nè vitin 2009 on line, nuk kisha dègjuar kurrè mè parè pèr atè. Ky qenka fantastik – i thashè njè piktori tè nderuar lab ! Jo ! – mè tha ! – èshtè njè si tè gjithè tè tjerèt ! – nuk po tè them pèr tabllotè e tua ! – Lère modestinè ! Nè shkrimet e tija gjej shpresè qè kjo diktatura e Berishès do tè shkrihet si dèbora e Majit ! Qeshi nèn buzè dhe u ‘mbyll’ nè telajet e veta…. Kanè kaluar plot dhjetè vjetè e Mero qèndron ende aty nè majè, pèr stilin, mprehtèsinè, guximin e mbi tè gjitha pasionin profesional. Ndoshta vetè zoti Mero.B nuk ka nevojè pèr komplimente, pèrfshi dhe ato tè racionuarat, por u mundova tè shpreh thjeshtè atè qè ndjej dhe tani po e ndaj me ju lexuesit e kèsajè gazete flakè ” TemA ” Faleminderit Prof. Mero Baze !

  33. Tir says:

    Te lumte Mero Baze!
    Saliu qe lehte si qen i terbuar, sot e ka gojen te taposur, se po i bie daullja e reformes ne drejtesi nga shume ane; Lulka ka nderruar turnin me te shoqen, vete gjume se zeri i ka ikur me kohe per lesh; Ca andej nga parlamenti &lsi ( cift) maten “te vetflijohemi spo c’te bejme” , keshtu ka mbetur opozita rrugeve te vendit tim si tufa e deleve pa dash ne krye.Urojme qe pjesa opozitare e popullit te mendoje per pragun e stanit te tyre, te gjejne shtegun e te dalin ne rrugen qe duhet, pasi cobanet e tyre nuk dine ku kane koken.

  34. D. B. says:

    Mos ia thuaj Opozitës këtë gjëra, Mero, se ia hap sytë… Po ku duan ata të mësojnë.

  35. Poradeci says:

    Ekselent Mero, te lumte pena, dora dhe mendja e para. Kam nje sygjerim te cilin, duhet ta theksoj, pasi dhe ne vjeshte apo ne dimer ta bente kete kongres apo miting, te jesh i sigurt qe te njejten mbeshtetje do te merrte, prandaj vrejtja jote sipas mendimit tim nuk qendron. Bravo dhe te lexoj me endje z. Mero

  36. John says:

    Pse i paska numrat ju lejoka te beje numra me jetet e shqiptareve e te atdheut te tyre? Po keqperdor elektoratin antik fanatik enverian ende te pandricuar nga koha. Shqiperia do te dale ne drite kur te dalin ne drite dy gjysmat e saj, dy gjysma qe nuk ka pse te mos bejne nje
    Natyrisht vija e Teodosit nuk eshte bere me laps e nuk fshihet me gome.Koha do e shuaje.

  37. John says:

    Si eshte e mundur qe boton komente fyerese ndaj jush e komentin tim nuk e boton? Po krijon idene se gjoja boron gjithcka. Zot cfare ndodh!

  38. Ervin says:

    Demonstrim duke nxjerrë gjithë administratën publike dhe të bashkive përfshirë dhe rrethet, mu kujtu mitingu I Ramiz Alia ne pallatin e kongreseve para zgjedhjeve të marsit 1991 ku e kishte mbushur pallatin plot po humbi të nesërmen përballë një demokrati të thjeshtë.

  39. Whitesnake says:

    Edi Rama nuk kishte kurrë shanse ta bënte këtë miting në nëntor apo dhjetor. Nuk kishte shanse, pasi përballë ai kishte njerëzit e tij të mërzitur dhe të lodhur nga pushteti gjashtëvjeçar. Falë marrëzisë së opozitës, falë djegjes së mandateve, falë përpjekjes për të minuar sistemin, falë dhunës së tyre dhe ndjesisë së çuditshme që kanë, sikur janë të fortë, falë betejës së tyre të çmendur kundër Perëndimit, socialistët i janë rikthyer Edi Ramës falas, pa kushte dhe pa mëdyshje përballë opozitës.

    Bravo Mero!
    Kjo eshte arsyeja qe me coi mua ne takimin e djeshem!

  40. Brahoo says:

    Eshte e vertet,opozita beri qe te harrohen gjithe hajdudlliqet e qeverise Rama.
    Frika qe sjell PD eshte i vetmi shkak qe le ne hije keq-qeverisjen socialiste.

  41. HOMORA says:

    O Mero si te paguhet shkrimi?!
    simbas numrit te germave?
    apo simbas numrit te fjaleve?
    Mos valle simbas numrit te frazave ndermjet presjeve?
    apo simbas frazave ndermiet pikave?
    Edi Rama eshte ne pushtet sepse u zgjodh nga nje popull i vebekte.
    Pra popull i vobekte kryeminister i vobekte!!!
    Edi Rama eshte ne pushtet sepse u zgjodh nga nje popull injorant dhe i pa emancipuar
    me politiken sociale apo ekonomike.
    Pra popull injorant dhe i pa kultivuar me dije kryeminister injorant dhe i manget nga funksionimi
    politik,administratif dhe gjeopolitknpra nga nje gomar me brire.
    A ke pare ndonjeher gomar me brire o Mero???
    Si jo,shko puth Edi Ramen e te nesermen je po i tille si ai.
    E mjera Shqiperi!!!

  42. HOMORA says:

    O Mero si te paguhet shkrimi?!
    simbas numrit te germave?
    apo simbas numrit te fjaleve?
    Mos valle simbas numrit te frazave ndermjet presjeve?
    apo simbas frazave ndermiet pikave?
    Edi Rama eshte ne pushtet sepse u zgjodh nga nje popull i vebekte.
    Pra popull i vobekte kryeminister i vobekte!!!
    Edi Rama eshte ne pushtet sepse u zgjodh nga nje popull injorant dhe i pa emancipuar
    me politiken sociale apo ekonomike.
    Pra popull injorant dhe i pa kultivuar me dije kryeminister injorant dhe i manget nga funksionimi
    politik,administratif dhe gjeopolitknpra nga nje gomar me brire.
    A ke pare ndonjeher gomar me brire o Mero???
    Si jo,shko puth Edi Ramen e te nesermen je po i tille si ai.
    E mjera Shqiperi!!!

    P.S.
    Per moderatoret nje fjali te lehte:
    Neqoftese mendoni se mendimi i lire eshte nje dobi demokratike atehere,
    jepini mendimit apo idese se shprehur po te njejten barazi lirie si ajo e Meros,
    si jo del e pavlere Tema e temes.
    Demokracia ka nevoje per larmishmerine e mendimit te shkruar,ndaj do ishte krim
    qe ju si GAZETE Indipendente apo mainstrem ta çensuronit ate.
    Topi eshte ne krahun tuaj,edhe pse kryeministri e quan top futbolli,
    kur ne fakt eshte TOP LIRIE,eh po qellon ngadonjehere qe, ne rrallesi te shpeshte liria te marri formen e nje gjylie TOPI.
    Pra heshtia apo çensura jane bashkepuntore te tiranise dhe diktatit ka shprehur Martin Luther KING,e per kete prove
    sna takon te shkojme me larg se Shqiperia,se ajo e brukselit ka flamur demokratik,ku nuk
    dallohen haptazi as kazma e as draperi prej se largu,dy simbolet e skllaverise moderne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje