Nga Mero Baze
Vendimi i Sali Berishës për të tërhequr opozitën nga Parlamenti, erdhi pas një periudhe poshtërimi publik që atij dhe rrethit të tij familjar ju bë, lidhur me mundësinë e hequr, për të udhëtuar si turistë drejt SHBA, dhe pamundësisë që ju krijua për të ndalur formimin e institucioneve të drejtësisë, që burojnë nga Reforma në Drejtësi. Shumë diplomatë Perëndimorë janë në dilemë për arsyet që çuan në këtë vendim ekstrem të Berishës, pasi është e qartë se ato janë arsye jashtë politike.Të gjithë rendisin si arsye të parë, pasiguritë personale të Sali Berishës, e më pas Ilir Metës.
Por a mund të shmangej zemërimi i Sali Berishës dhe si rrjedhojë, dhe vendimi i tij për të tërhequr zvarrë në humnerë dhe opozitën pas fatit të tij?
Ajo që u bë me poshtërimin publik të Berishës për vizën dhe familjarët e tij ishte gabim. Ishte gabim, pasi ai është trajtuar si shumë persona të tjerë të padëshiruar në Shqipëri, që janë pronarë mediash, biznesmenë, zyrtarë apo bashkiakë të zgjedhur, apo njerëz të dënuar për korrupsion.
Sali Berisha është profil i lartë politik në vend dhe kur duhet të futet në atë rreth, duhet të jetë në një rang të lartë, dhe ndëshkimi ndaj tij duhet të jetë publik. Ndryshe, më shumë prish punë, se sa ndreq.
Nuk ka kuptim që Sali Berishën dhe familjarët e tij t’i penalizosh njësoj si këngëtarin Gena, apo këngëtarë tallavash, për të cilët dyshohet se bëjnë biznes në SHBA me lekë të pataksuara. Sali Berisha është figurë e rëndësishme politike dhe ndaj tij qëndrimet duhet të jenë të qarta dhe publike, dhe jo të diskutueshme, pasi ashtu krijohen hapësira për spekulime, dhe rezultati është vetëm negativ.
Në kushtet e tanishme ne kemi një reagim negativ të Berishës ndaj fushatës poshtëruese ndaj tij, por nuk kemi një ndëshkim publik për Berishën, me qëllim që demokratët të jenë në gjendje të vendosin për të zgjedhur mes tij dhe SHBA. Partia Demokratike është një parti me elektorat pro-amerikan, dhe hiq militantët, pjesa tjetër di të diferencojë qëndrimin, nëse do t’i duhet të zgjedhë mes një plaku që mban peng partinë, dhe SHBA.
E njëjta gje vlen dhe për elementët që SHBA mbështet në PD. Fjala vjen, në rastin e Rudina Hajdarit, është e qartë se ka një këshillë amerikane pas saj, dhe një mbështetje për të sprovuar një të re në betejë me partinë e saj.
Rudina ka punuar për një kohë asistente në zyrën e kongresmenit Eliot Engell, mik i shqiptarëve, i cili sot drejton Komisionin e Politikës së Jashtme në Kongres. Gjesti i Rudinës, edhe pse është i fortë politikisht dhe mbështetet mbi realitetin, dhe jo spekulimin e krijuar për të djegur mandatet, lë plot dyshime mes demokratëve, ndaj mbështetja ndaj saj duhet po ashtu e hapur.
Boshllëqet që lihen në këto raste mbushen me spekulime dhe lajme të rreme, që në vend të sqarojnë të vërtetën për këtë akt radikal të opozitës, e justifikojnë atë, duke legjitimuar rezistencën ndaj këtij akti, si “tradhti” ndaj PD-së.
Rudina është duke nisur historinë e saj në PD, dhe nuk ka nevojë të krahasohet më me babain e saj. Bile PD, i bën më shumë dëm vetes me përpjekjen e sforcuar për t’u dukur sikur e duan Azemin, se sa urrejtja e sinqertë ndaj Rudinës.
Ashtu si Berisha, nëse do të duhej të ndëshkohej, duhet minimumi të ishte në një listë me Adriatik Llallën, i cili zbatonte urdhërat e tij, për të mos thënë më lart, dhe Rudina në mbështetjen që duhet të ketë nga SHBA, duhet të jetë përtej nivelit të VOA-së dhe në një vijë me kritikat e qeverisë amerikane ndaj lidershipit të opozitës.
Kjo, sepse SHBA është një lakmus i fortë, që ndan brenda PD, bandën e Berishës nga elektorati pro-amerikan, edhe kur përdoret si kulaç, edhe kur përdoret si kërbaç. Nëse kjo gjë ngelet në mjegull, ai është një ujk që mbijeton dhe që mund t’i gëlltisë lehtë qënie të vetmuara si Rudina.
Nuk e ha vitin bagla! Vret veten.
Hahahah
Shume interesante kjo anal-klize. Problemi eshte se DASH nuk eshte zgjatim i zyres se Fuges qe shperndan rrena qe nuk i beson askush. Sot problemi ne Shqiperi nuk eshte Berisha sic perpiqet ta paraqese analisti gjobaxhi, por qeveria. Shqiptaret po ikin jo prej dikujt qe ka 6 vjet qe ka lene pushtetin por nga njeriu qe ndan ne menyren me korruptive copat e buxhetit dhe koncesionet tek miqte e tij oligarke, trafikantet dhe kompanite offshore duke lene ne mjerim pjesen me te madhe te shqiptareve. Zgjidhja nuk eshte duke futur ne liste te zeze dike qe me shume gjasa as nuk do jete me ne parlamentin e ardhshem por duke denuar publikisht instalimin e nje klike te korruptuar qe po zbraz vendin si nje murtaje. Problemi nuk eshte opozita por qeveria. Ajo qe te paguan ty dhe qe vjedh shqiptaret.
Po desh të na ndihmojë , ti çojê të dy në tropojë me detyrim.
“Një qënie si Rudina” apo “një kunadhe si Rudina”?
Saliu,t’i pije shurren Rudines.Ajo ka mbeshtetjen e Amerikes,kurse Saliu ka ne dore koqet e balukut.
Kur te thirret ne prokurori prokuroret nuk besoj se do kene shume pune me kete moster se mund te vari veten ne hale dhe shpeton kollaj
BERISHA NGIRDHI !
RROFTË RUDINA HAJDARI !
Editorial me lemsh se ky nuk kisha lexuar ndonjehere. Niset mbi premisa alla shqiptare pa asnje prove reale. Por qe nje gazetar shqiptar te mesoje amerikanet si te sillen me kete apo ate person, nuk ka bythe ku te rrije. Mendoni sa dollare do te kursente qevetia amerikane po re pushonte te gjithe diplomatet e keshilltaret per Shqiperine se nuk jane te zot te japin keshilla te vyera dhe ne vend te tyre te keshillohet direkt me Mero Bazen.
P.s. e bija e Azem kriminelit ka punuar nja 2 jave ke fotokopjet si ne varedi te vartesve te Eliot Engellit. Nuk eshte as me e zonja e as me e besueshme se i ati apo krejt politikanet shqiptare
z.Baze zakonisht eshte i thelle, sot Mero ka shkruar vetem per ty dhe keshilla eshte falas edhe per diplomatet. Ne Perendim ata qe mbarojne universitetin e fillojne nga poshte, fotokopje dhe pergatitje dosjesh ndryshe nga Shqiperia ku behen direkt kryeministra…
Lexoje edhe nje here mbase e kupton.
Mero Baze ka te drejte. nuk mund te poshterohen politikanet. ata kane gjak blu megjithse profesioni i ka bere njerezit me me pak dinjitet ne shoqeri.
pastaj, ku mund te poshterohet nje politikan si berisha. a nuk i ke degjuar gjevahiret qe dalin prej tij?
a shumezohet me zero nje politikan qe i ka qendruar krimit larg?
a injorohet nje figure e paster kombtare qe eshte gati ti marri gjithe detin greqise…
…
…
Vertet Tema ja keni futur kot! Rudina eshte pjelle dhe perfaqeson harbuterine dhe korrupsionin alla shqipetar. Harruat qe eshte mama gjyqtare qe i ka paguar studimet ne US. Dhe apartamentet ne toke te zanun
Shume drejt Mero !!
Saliu,t’i pije shurren Rudines.Ajo ka mbeshtetjen e Amerikes,kurse Saliu ka ne dore koqet e balukut.
Ka kohe qe nuk komentoj te gazeta Tema por me kete editorial ndjej detyrim ti them dy fjale:
.
Ne duelin midis Amerikes dhe Berishes fitimtar ka dale ky i fundit ku ka shenuar dhe gola te shkelqyer dhe me lejoni te permend disa:
.
-Nuk priti ( e poshtroi) nje dipllomat personal te Klintonit ne 1997
.
-Fshiu sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarin
.
-I tha NY-times LETER HIGJENIKE
.
-ne 6 mars 2018 te studio e Balles midis te tjereve deklaroi se kishte poshtruar
______
.
Nga ana saj Amerika ka shenuar keto gola ndaj popullit shqiptar
.
– Pruri Rajersonin nga Beogradi i cili beri fushate elektorale ( ne cdo kohe dhe ne cdo vend denohet ky akt pervers) i cili pruri ne fuqi Sali Barishen
.
Pas krimit te 14 shtatorit 1998 kur ishte koha qe Amerika te denonconte kete Monster…si kriminel….ajo jo vetem e pergezoi se ktheu aarmatimin e rende ..jo vetem qe e mori brenda ambasades per deshmi..por dhe i beri presion Majko-Metes qe te mos arrestohej ky perbindesh
.
Ne krimin e Gerdecit ku mafja nderkombetare e armatimit me grupin Ciftelia te Kulicit egzekutoi Kosta Trebicken..gjeten ne Virxhinia nje ekspert po aq mafjoz per te vertetuar se ai vra se u rrezua ne nje humnere 30 centimetra.
.
Aleksander Arvizi do te jete ambasadori i vetem amerikan qe jo vetem u be pjese marres ne vrasjen e 21 janarit 2011 me veprimet e mos veprimet e tij por dhe mbrojti hapur nje Serial Killer duke i thene Burre Shteti.
.
Demet qe i shkaktoi shqiptareve Donald Lu qe me reformen e Vetingut perjashtoi dy krimet monstruoze te Barishit do kene efekt disa dekada se u bene jelek antiplumbi per Saliut
________________
Pse Amerika “ka frike” nga Saliu i tyre.
Sepse akoma ka njethundrake ne kete planet qe besojne se Berisha me Biberoamerikanet & Rajersonoviqet hodhen kamunizmin e vdekur ne vitet 1990-1991.
.
Sepse nga pasuria mbi 100 miljardeshe e shiteshme qe u trashegua ne 1991 nje pjese e mire shkoi ne xhepat e dipllomateve.strategeve dhe zyrtareve ne Usa-Be…dhe nese Barisha hap gojen per dorovitjet e tij ndodh nje Cunam si “Watergate”.
.
Ikja nga skena e Barishes duke e denuar do te sillte nje katastrofe ( varrosje) per PD dhe per te djathten shqiptare qe nuk do ta deshironte asnje zyrtar ne USA-BE .
.
Nuk eshte sekret te thuhet se Barisha ruhet sot nga policia e tij private ,sekrete e stermadhe me baze fisi dhe qindra kamikaze “mamurrzake” qe nuk ka sherbim inteligjent ne bote ti afrohet..
.
E verteta eshte se nuk eshte Amerika qe ka refuzuar Barishen per Vize ( ka vetem belbezime) por eshte Salihi qe nuk do te shkoje se e di sa krime ka bere..sa here ka poshtruar Ate ( edhe me lejen e saj) dhe ai e di qe eshte bere i demshem per Ameriken dhe parandjen fundin e palavdishem dhe ruhet si djalli nga temjani
.
Nese e mban veten proamerikan te sinqerte ti i nderuar Mero duhet te beni thirrje per krijimin e nje komiteti pan-kombetar per Shpetimin e Amerikes nga poshtrimet qe po i ben “karaduzi viqidolit”..ose te mendojme qe lufta me mullinjte e kamunizmit ishte loja per te krijuar serberishizmin demonkratik para te cilit zogizmi-fashizmi dhe komunizmi duken lule.
….
1. SHBA nuk do te marre mendim ty si do sillet me nje kriminel .
2. Sali Berisha eshte profil i larte i krimit, rrumpalles, shkaterrimit…politikan leshi…nuk di te flase e te jap nje ide. Di vetem metodat komuniste te asgjesimit te njerezve te afte. Shikoni cfare i beri Shqiperise.
po nuk na the o zoti Mero, se cfare merite ka kjo z.Hajdari qe po na e ngre ne piedestal?
Rudina Hajdari ndofta mund te kete meriten neser qe ta shkepuse perfundimisht PD-ne nga Berisha dhe kukulla e tij Basha. Babai i saj ishte njeri nga themeluesit e Partise Demokratike, i mallkuar, denuar dhe anatemuar disa here nga Berisha dhe klani i tij. Pra e vetmja merite e Rudines, mund te jete riformimi i PD-se, si nje parti popullore e djathte dhe jo si nje parti personale e Sali Berishes. Verej se Rudines dhe Mero Bazes i jane sulur si militantet e Berishes, por edhe fanatiket enveriste.
1- Politika amerikane me shqiperine eshte politike vetiake,politike personale e dikujt qe eshte ne ate pozicion dhe aspak politike e miremenduar.Merrni shembull 91-shin kur na prezantuan sali berishen si udheheqsin e spikatur nga amerikanet.E njeta gje vazhdon dhe tani me “eliot + rudinen”…politike personale dhe aspak e studjuar
2- Votusit e pd-se jane pro amerikan thote merua.Jane pro amerikan por nuk e kuptojne ameriken dhe me e keqia eshte se skane kurefare lidhje me politikeberjen e amerikes.Ata( pd-istat) mendojne se amerika eshte pro saliut dhe as qe u bie ne mendje se amerika eshte pro shqiperise per arsyje te lidhura me ballkanin dhe jo me dashurine e tyre per shqiperine, dhe si rrjedhoje amerikanet duan te bashkepunojne me cilindo qe eshte udheheqes dhe kjo vetem e vetem qe te arrine synimet e tyre dhe asgje me teper.Kjo vlen qe ne syte e pd-istave amerika te duket sikur mbeshtet berishen…ndaj eshte gabim konstatimi i meros se pd-istat jane pro amerikan.
3- Gjeja me e gabuar qe bejne mediat eshte se perciellin deklaratat e ambasadorve si dashuri amerikane ndaj shqiperise.
Me gjeni nje ambasador amerikan ne te tere boten qe nuk deklaron se ” amerika ka nje dashuri te vecante per popullin tuaj dhe mundohet te beje me te miren per ju”?
E thone ambasadoret amerikan p.sh ne gjermani…asnje media nuk merret me kete.
E thone kete ambasadoret amerikan ne shqiperi…ne extaze mediat.
4- Kjo puna e ndalim-hyrjes pa u bere publik vendimi,nuk eshte asgje tjeter vecse nje loje diplomatike e poshter,e rendomte dhe si gjithenje ne kurriz te popullit…qe do te thote ne kurriz te biznesit,ne kurriz te xhepit,njerzve dhe te perditeshmes sone.
Aman more Mero po ku ka tru kjo vajza e Azemit . Po Azemi ku kishte tru more Mero , po ai kishte tru me bere krime vjedhje vrasje me kundershtu te gjithe me bere si trim , me djeg me shkatrru cilesi kjo e shume tropojaneve , me kryekriminelin Sali Berisha qe here u ndanin here u bashkoshin Berisha me Azemin ne vartesi te interesave ekonomike dhe politike te mbeshtetur nga nga antishqiptari Elez Biberaj me ameriken tande Mero qe i thonin Azemit e Sales prishni te gjitha futni kazmat se jane te komunizmit se mbasi ta çoni ne zero dhe kur ta shohim ne çdo gje te shkatrruàr pra me ndihmen tone ( pra te amerikaneve ) atehere do tju ndihmojme ne ne vitin 3000 pra jeni heret pritni se nuk eshte shum te vije ky vit ju jeni te mire furoni se ju vdisni per ne .
Mero, une kam nja dy-tre miq te mi juriste te nderuar, financier e biznesmen te zote te shkolluar ne angli, amerike bile ne universitete qe hyjne te IVY League dhe doja te te pyesja nqs ata ( ne nje situate hipotetike pasi as qe kane nder mend te lene karrieren dhe shkaterrojne te ardhmen e tyre) vendosin ti trokasin nje dite te bukur lulit ne dere e ti thone na fut tek lista e deputeteve a do e kishin po aq te lehte sa Rudina per tu bere deputete? Them ti trokasin Lulit meqe ata anojne nga e djathta se mund te thoja dhe ti torkasin Rames (sic i trokiti Rudina Seseri e cila me pas pasi ia pa trunin Komandantit Legjendar e la mandatin e deputetin ne mes dhe u kthye ne Amerike), po sic thashe ata anojne djathtas. Pra, a ka shance qe nje person i shkolluar ne shkollat me prestigjioze ne amerike me para te marra hua nga banka apo nga shteti per te bere ate shkolle dhe jo dhurate nga mami, i suksesshem ne profesion, pa asnje reference politike nga x-i apo y-i, pa e pasur babin deshmor te demokracise, bos te trafikut te armeve, droges dhe naftes, pa e pasur mamin gjyqtare qe dhe korrupsioni skuqet nga turpi kur takohen, pa pasur asnje lloj kontributi politik, eksperience politike etj te vije si pako postare ne Amerika e ta gjeje veten te nesermen deputet ne parlamentin shqiptar sic na u be Rudina?! Nuk besoj se do e kishin aq te thjeshte per te kaluar filtrin sa e pati goca e babit. Pra mos thuaj qe Rudina duhet pare vecmas nga Azemi, sepse me emrin e Azemit jo vetem Rudina por e tere familja e tyre e ka pasur deren te hapur kanat me kanat prej shtetit shqiptar dhe politikes. Askujt, po them askujt ne situaten e Rudines pa asnje lloj kontributi personal ne politike nuk do ti hapeshin dyert e politikes si ju hapen asaj, hiq rastet kur jane peronalitete ne fushat ku ushtrojne profesionin e tyre, kur kane paguar per vendin ne listen e deputetit ose kur jane persona qe sjellin nje hambar me vota dhe nuk besoj se rudina hyn tek pjesa qe eshte personalitet kombetar apo nderkombetar ne fushen profesionale, qe i eshte dashur te paguaje apo eshte hambar votash per PD. Te tjerat si rudina e kane filluar karrieren politike duke dale ne konferenca shtypi si zedhenese te partive e me vone kane filluar te ngjisin shkallet e karrieres. Gjithsesi, vendimi i sotem i Rudines kunder PD e penalizon ate me te drejte dhe e largon nga PD por ne long run ai vendim do perdoret prej saj si tipi i politikanit ndryshe, i moderuar etj, pra eshte nje vendim egoist, i marre per interesa te ngushta thjesht personale lidhur me karrieren e saj si politikane dhe per te qendruar sa me gjate ne ate salle per te perfituar prej asaj salle te kuvendit sic kane perfituar edhe shume te tjere perpara saj. Dhe sic kuptohet ata qe e kane keshilluar te thyeje vendimin e PD dhe i kane garantuar mbeshtetje do vije nje dite qe do ia kerkojne nderin mbrapsh kur Rudina te kete arritur atje ku e kane projektuar ata nqs arrin. Ashtu si cdo politikan ne shqiperi qe nga rama, luli apo lali Euri i detyrohen dikujt apo nje grupi te caktuar per karrieren e tyre politike, dhe vjen dita qe detyrimi kthehet ne borxh qe duhet kthyer ne nje menyre apo nje tjeter. Keto jane filtrat e sistemit qe duhet te kalosh per te bere karriere politike dhe Rudina ka kaluar nepermjet ketyre filtrave pra nepermjet ketij sistemi dhe nuk ka se si te dali kunder sistemit pjese e te cilit eshte.
Ne aspektin e karrieres personale per arsye dhe te moshes se re dhe familjes nga vjen ka bere veprimin e duhur, veprim me te cilin rudina po fillon shkrimin e cv se jetes se saj politike qe do ti duhet neser kur te perballet ne luften per pushtet brenda PD dhe me kundershtarin politik perballe PD. Ne te njejten kohe veprimi i Rudines i vlen dhe PD se neserme per suksesin e se ciles po vetesakrifikohet me ndergjegje PD e sotme. Jeta politike e rudines sapo ka filluar, ka plot rruge per te bere goca e babit.
undefined
Do shohish se si Amerika do sillet me Ramen o Mero gel- Bazja. Ta mbajsh ne mend se Trampi i ka siguruare Rames nje surprize jo te kendshme. Ju nuk e shihni qe kjo nuk eshte iniciative e PDse kete e inicone Amerika me Trampin se Trampi nuk harone fjalet e kendshme qe i tha Rama per te.
Do behet keqe per ju by…… Lepiresit e Rames qe nuk jeni per asgje se jetoni me parate e droges qe u ushqen Rama, prandaj luftoni per Ramen sa te mundeni se do ngeleni me gishte ne goje.
Rudinën do e përdorin, siç kanë përdorur gjithë antiberishistët brenda PD, për t’i hedhur në vonë e për të negociuar prapë me Berishën dhe teveqelin që shet për lider.
SHBA si gjithë bota e shohin Shqipërinë si një vend afrikan dhe tribal me zakone të frikshme mesjetare dhe Berishën një bajraktar shpellar që përfaqson tribu të frikshme që përbëjnë një pjesë domethënëse të kulturës sonë feudale.
Kjo lloj kulture fatkeqsisht i përfshin të gjithë. Dhe dallohet nga dialektika hajvane, nga denigrimi që i bëjmë njeri tjetrit, nga korrupsioni total, nga injoranca, nga dhuna, nga pandoflalëpirja, nga linçimi, nga heronjtë ordinerë, nga venerimi i idiotëve, nga profetët e lluces sonë, nga deliri, nga harbutëria, nga puritanizmi fallso, nga mungesa e çdo lloj skrupulli.
Të gjithë aty brenda janë Berishajt, Ramat, Metajt, Fajriballinjtë, Gjekët, Pekët, Lubjet, Bushatët, Merobazet, të gjithë.
Dhe si gjithmonë lider zgjedhim dhe pranojmë botërisht më hajvani mes nesh, Sali Kërmën.
Herët a vonë me këtë lloj turme tribale duhet të flasin dhe amerikanët apo jo?! Atëherë ç’ju hyjnë në punë zotninjtë, kurajozët, europianët dhe qytetarët që janë të pakët dhe nuk mund të përfaqësojnë këtë lloj llumi?!
Do negociojnë përsëri me kufomën e Saliut. Ndofta edhe pas 50 vjetësh kur të jetë kalbur, se neve do na ketë ngelur sahati po aty dhe do jemi duke e veneruar dhe lutur për ndonjë mrekulli dhe shërim.