Nga Mero Baze
Prej disa kohësh opozita ka ngritur mitin e një dosje të ashtuquajtur “Nr 339”, në të cilën ka transkripte nga përgjimet që i janë bërë një bande krimimale në Shijak dhe gjatë përgjimeve shfaqet dhe emri i Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit.
Dosja është krijuar në kohën që prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla dhe gjysmën e qeverisë e kishte Partia Demokratike.
Në fakt nga mënyra se si serviren copa nga dosja dhe miti që krijohet për ato biseda të shkëputura me të cilat po bëhet më shumë film artistik se sa dokumentar, është e udhës që vetë qeveria duhet të këmbëngulë në zbardhjen e kësaj dosje dhe një hetim për keqpërdorimin e saj.
Dosja ilustron sfondin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe përpjekjet që ka bërë Prokuroria dhe ministrat e PD në qeverinë Rama për të prodhuar fakte penale gjatë fushatës. Nuk është se nuk janë përpjekur, por miti i dosjes 339 është fals dhe pa asnjë vlerë juridike. Ajo dosje vlen vetëm kështu si po serviret, duke ua shpërndarë disa gazetarëve që ka përdorur vazhdimisht prokuroria për punët e veta, duke e përdorur opozita në debate televizive dhe duke mos u hetuar kurrë seriozisht për t’i vënë pikat mbi “i” se çfarë është.
Nëse objekt i hetimit të dosjes, pra i vënies nën përgjim të një bande të Shijakut, që ka qenë në traditën e saj një skalion elektoral i PD dhe Dukës, dhe shikohej nga prokuroria e Llallës si “tradhëtare”, ka qenë veprimtaria e tyre kriminale, transkriptet që tentojnë ta lidhin veprimtarinë e tyre me zgjedhjet, të vetmen vlerë proceduriale që kanë, është pikërisht kjo që po përdoren duke u nxjerrë copa copa në media.
Nëse gjatë përgjimit ka pasur biseda reale për shitje blerje votash, jo biseda shijaksish që fryhen në tavolina, prokuroria duhet t’i kishte marrë masat për vënien në vëzhgim dhe arrest të personazheve në fjalë.
Kështu që këtu vepra më e madhe penale, nëse egziston, është pikërisht mosveprimi për t’i arrestuar, nëse ka pasur fakte të besueshme për blerje votash.
Duke mos vepruar, por duke i zbardhur dhe duke i lënë në dosje hetimore që kanë objekt çështje të tjera, ato janë thjeshtë dokumentacion shantazhi politik, që tregon se Adriatik Llalla dhe disa prokurorë kamikazë të tij, nuk janë marrë me hetime, por me përgatitje materialesh propagandistike të PD, në një dosje ku nuk kanë mundur të prodhojnë dot akuza për vepra penale.
Nëse personat në fjalë kanë qenë nën përgjim, se po blinin a shisnin vota, nëse Vangjush Dako shfaqet aty si blerës votash, apo detaje të tjera që implikojnë atë ligjërisht, të parëve që u duhen hedhur hekurat sot, janë mbikqyrësit e asaj dosje, që nuk kanë prodhuar dot asnjë rrethanë përmes vëzhgimit direkt, apo flagrancës, për një vepër penale.
Miti i kësaj dosje, e cila nuk hetohet kurrë, nuk çohet kurrë në gjykatë, nuk dënon kurrë njeri, por është vetëm si preambul protestash të opozitës, është shembulli më i ndyrë i prokurorisë politike të Shqipërisë, e cila në vend që të bëjë punën, të dokumentojë krime dhe vepra penale dhe të çojë fajtorët para drejtësisë, prodhon materiale propagandistike me një çetë propagandistike gazetarësh që kanë një jetë që i mban me bukë prokuroria duke dizinformuar publikun.
Ndaj nëse dikush duhet të këmbëngul për dosjen 339 duhet të jetë qeveria dhe duhet ta çojë deri në fund pastrimin e një historie falso të luftës kundër blerjes së votave.
Faktet për blerjen e votave në Shqipëri janë shumë më të rënda, shumë më flagrante, shumë më të dokumentuara, për të mos e nisur që nga koha që votat nuk bliheshin, po rrëmbeheshin me dhunë.
Ky fenomen i shëmtuar duhet të zhduket me çdo çmim. Por mbi të gjitha duhet të zhduket spekulimi me luftën kundër blerjes së votave që është e ashtuqujtura “Dosja 339”, e cila ka prodhuar deri më sot vetëm honorare për gazetarë dhe lëndë të parë për debate politike, por asnjë vepër penale. Është thjeshtë një material propogandistik, nga ata që shitën pushtetin e demokratëve dy vjet më parë, kur hynë në qeveri me Edi Ramën dhe pas dy vjetësh paraqesin si punë të tyre, përgjime ordinere, për të justifikuar një pazar të ri.
I ke ven pikat mbi i. Brsvo.
Dosja 339 do idjegë LSIPD. Se është syri I USA në Durrës, për mafian kosovare
Të Hamburgut Një mafia shu. Ë e pasur dhe efikase. PARET ESAJ BLENË KOKAINËN QË UKAP NË DURRËS. Pra faj se lëshon Gjermania mafiozin e bananeve Prandaj ja ë tërbu Sali Zhavorr
Berisha etj
E barabarte me dosjen e Babales eshte , vetem shpif na turperuan deri ne Afrike
339 FUNDOS RAMEN ME GJITHE QEVERIN
Dosja 339 eshte vetem njera nga gropat e çara te anijes se rilindjes,prandaj edhe nuk dorzohet Rama,se e ka te qarte se çfar do te ndodhi
nese hapet dosja 339,do te hapen te gjitha pastaj,nje e nga nje.
Mero!
Ke thene nje te vertete te madhe; ky Vangjushi i ka parathene keto ne dy studio por gazetarucet i fryjne corbes qe kane gatuar politikanet ne kuzhinen e SHQUPI – t.
Ora e te vertetes po afron; ky burri ka thene 20 000 kete radhe per Durresin.
Shume e drejte thirrja ,apeli qe ben Mero Baze! Pyetja alarmante eshte :Perse nuk hetohet kjo dosje? Pergjimet qenkan regjistruar 2 vjet me pare? Pyetja tjeter : a ka pergjime edhe per palen tjeter? Jane bere perpjekje per te vjedhur vota nga ana opozites qe eshte sot,apo kurva u be e virgjer ne keto zgjedhjet e fundit?….C’jane keto zhurma qe ngjajne me kakofonine e kumborave te shpuara,qe e shurdhuan popullin e shkrete!
Mero, kemi të njëjtat mendime. Aman o burr më bëj personazh të antenës. Mos e mbaj me hatër Jarin. Jari nuk është më budalla se unë
Dosja 339 e pergatitur nga Llala dhe prokuroret e plepave dhe e shperndar nga gazetarja Klodiana Lala ne emisionet e Blendiy Rakipit Zhejit etj dhe e komentuar nga analistet e paguar dhe gjobe venes eshte nje flluske .Zeri Amerkes trasmetoj komentet e gazetares se Llalles qe po shfrytezohen nga Berisha dhe Monika
Eshte Saliu shkaktar i te gjithave dhe Likja eshte bashke me te! Pa dale para drejtesise keta te dy c’do gje tjeter nuk ja vlen!
Dosja 339, nga propoganda,te le te kuptosh,se eshte pergatitur ne SHQUP.
Vetingu po ben te pamundren per tu realizuar ne praktik, largimin e detashmentit te gjyqtarve te koruptuar,por te emeruar nga Sali Berisha.com
Njeriu qe po mbush 30 vjet ne pushtet,me sa duket po kerkon te kaloj dhe Enverin,cuditerisht krekoset si trim,duke bere pis te madh dhe te vogel,ne Shqiperi dhe jashte saj !
Berisha erdhi si komunist i Ramis Alise dhe u “dorhoq” si demokrat,per te vazhduar me zjarrveniet e istitucioneve,per te shpresuar per qeveri te “perkohshme”,te emeruar prej tij.
Dy rruge jane
E para, ta futni ne cmendi,perpara se te shkateroj Shqiperine
E dyta, te arestohet.
Pastaj meruni me 339.
Saliu mir ja u ben qe e late. Po e keqja se po beni si ai ne 96 qe u vrane 3000 veta per ta hedhur nga karrikja. Mo valle doni dhe ju 3000 te tjere kete radhe?
EDHE VANGJUSHIN DO E NXJERESH HERO SI SALIUN NE 97ten O MERO PLEHRA QE NUK KE PIKE KARAKTERI.
DOSJA 339 E KA ZANAFILLEN TE NJE SHKRIM TE KLODIANA LALA TE MARRE NGA PREKURORET E SALIUT DHE DERGUAN NE NJE GAZETE NE SHBA-PRO PD…E PASI U BOTUA ATJE DHE GJITHANDEJ PO SHFRYTEZOHET NGA VERISHIZMI SI AS NEN MENGE PER TE FAJSUARE DAKON,PS DHE KM RAMA.
-KJO SAHESE ESHTE NJELLOI SI AJO E HABILAJ-TAHIRI ME DISA SMS MIDIS DROGAXHIJVE VLONJATE,AJO E BABALES PER TE FUNDOSUR MINISTRIN XHAFA,APO DOSJA XHINSELA PER TE PERGOJUARE TAULANT BALLEN.DHE MARRZIA NUK KA FUND.
-TE GJITHA KETO DOSJE E KANE ZANAFILLEN TE POLICET E SHKARKUARE SI ZAGANI,NUHU,ETJ,QE SALIU PASI I PAISE ME PRONA E PARA I SHTYN NE AVENTURA,DUKE I MBESGTETUR NGA SALIANERIA,ALIBEJI,D.BARDHI,AGRON KULIÇAJ,ÇOLLAKET..ETJ.
undefined
ENDRA ne diell te GJUMASHKRYETARIT dhe BABADICITALIT , per t’u mbushur mendjen QORAVE , HORAVE , qe i ndjekin se ne kemi fituar, por na kane vjedhur .
Tashti na doli dhe seria ”dosja 184” , me regji dhe skenar Gjunkshbabale .
Kur një çështje është në hetim, si mundet që materialet e hetimit bien në duart e gazetarëve?