Përse Basha e Kryemadhi refuzojnë Perëndimin?

27 Shkurt 2019, 21:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votat e anëtarëve të Partisë Demokratike, rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkon zbatimin e ligjit, sipas të cilit, kryetarët e bashkive që kanë tre mandate në detyrë të mos rikandidojnë. Propozimi, përveçse është një interpretim korrekt i një ligji të Parlamentit, është mbi të gjitha dhe një vullnet politik i shumicës, për të lehtësuar skenën politike lokale nga figura të cilat kanë mbi tre mandate, dikush prej popullaritetit, e dikush prej fatit politik të zonës ku kandidon.

Me këtë rast, i shumëgodituri, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ai i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe ndonjë tjetër nga shumica, nuk do të rikandidojnë më.

Partia Demokratike e kundërshtoi me vota këtë propozim dhe e bllokoi, për shkak se ky ligj prek disa nga kryebashiakët e saj, atë të Kamzës, Vorës, Vaut të Dejës, Lezhës etj.

Pra, partia e cila po bllokon hapjen e negociatave dhe ka djegur mandatet e Parlamentit, se mes të tjerash që nuk do të kandidojë më Vangjush Dako, në të vërtetë është gati të lejojë kandidimin ligjor të Dakos, për të mos djegur Xhelal Mziun, apo sivëllain e tij në Lezhë a Vorë, edhe pse dy prej tyre së paku janë subjekte të Prokurorisë prej disa vitesh.

Ky është një ilustrim se sa hipokrite është Partia Demokratike në dëshirën e saj për pastrimin e politikës përmes një kriteri ligjor, dhe sa protektive është për figura të diskretituara të saj, nga pafuqia për t’u shkëputur prej tyre.

Por hipokrizia nuk mbaron këtu.

Ndërsa faktori ndërkombëtar është i ashpër duke nxitur negociata të mundshme mes qeverisë dhe opozitës, pas kësaj situate, Berisha dhe Meta kanë nxitur një përshkallëzim të sulmeve ndaj ndërkombëtarve. Bile e kanë bërë me aq vetëdije, sa nxjerrin dhe idiotë si Flamur Noka për t’i sulmuar, që të mos kesh as mundësi t’u përgjigjesh.

Pra, nga një anë bëjnë sikur i ankohen Perëndimit për gjendjen në Shqipëri, nga ana tjetër akuzojnë Perëndimin se ka lejuar kanabizimin, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, dhe kësisoj ata kanë hequr dorë nga mandatet.

Madje sjellja publike e drejtuesve të opozitës është e tillë që ngjan sikur ata më shumë janë të gëzuar që kanë kapur “mat” Perëndimin që nuk i ndihmon dot në këtë krizë, se sa qeverinë.

Ata shqetësohen sa herë u ofrohen zgjidhje ligjore për kërkesat e tyre apo ndërmjetësim ndërkombëtar.

Ata kanë më shumë frikë nga zgjidhja e krizës, se sa nga vetë kriza, çka tregon se drejtuesit e opozitës nuk janë të lirë dhe pavarur në vendimet e tyre.

Është pak a shumë ajo që Basha i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan, kur i ka telefonuar javën që kaloi, se vendimi është marrë nën presionin nga “lart” të Berishës. Vetëm kjo shpjegon faktin pse Basha e Kryemadhi nuk pranojnë të bisedojnë për zgjidhje të krizës.

Ata kërkojnë që Perëndimi të shkojë t’i marrë dorën “babës” dhe ta qetësojë. Për kaq është bërë e gjitha. Dhe bëhet pikërisht, kur Perëndimi si “problem shqiptar”, quan Kosovën, dhe jo Tiranën.

Berisha e di mirë kur qëllon me gurë për hall të vet. E bën sa herë Perëndimi kërkon të mos i ngatërrohemi nëpër këmbë. Por këtë radhë ka shumë shanse të shkelet me këmbë.

25 komente në “Përse Basha e Kryemadhi refuzojnë Perëndimin?”

    1. Matua me top says:

      Po Pedheistin Klement Zgjyra kush e la ne krye te kqz o Mero xhani?

    2. ben says:

      Dmth
      Edhe Monika ka djegur mandatet qe saliu te flasi me perendimin??????
      Ndersa myslym murizi bashkepunon me rilindjen per ideal dhe per nje leje te vogel ndertimi ne tirane.
      E moj rilindje ku ke aritur.

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Veç me kemne do shkelet? Do i fusin Rrulin qe ta stampojne ne rruge. Se nuk i ka mbetur gje tjeter atij Pleres.

  2. Elidoni says:

    Urojme te shkelet da me shpejt me kembe krimineli Sali Berisha.

  3. Munika says:

    Dhe Munika, I ben peqe lepe baba Saliut, sepse e di se baba saliu I njollos e I ben me boje, per floririn qe kane vjedhur. Ska nga ja mban kucka me gjithe koke lopen, Presidenti me I shumtuar ne bote.

  4. arvanitasi says:

    te lumte o Mero,

  5. Turi says:

    Kryeveper ! Fjalia e fundit i thote të gjitha !!

  6. Flutura says:

    Urojme te ndodhe vertet ?

  7. ??????????????⚖️⚖️⚖️ says:

    Berisha mori fund.
    I ka orët e numëruara. Asgjë s’arrin dot me bojkot dhe me forcë opozita.
    Këtë preçedent të rrezikshën, nuk e përkrahin kurrë ndërkombëtarët .
    Koha për opozit të re, është tani !????

  8. Mos Pyet Shume says:

    Nga goja jote ne vesh te Perendise! Me kembe u shkelte e mos e zente muaji tjeter! Po ia shtype koken gjarprit, bishti do levize sa do levize e pastaj do humbasi neper ferra; do biem rehat dmth nga njerez si Lulja e se keqes dhe Monabucja, qe i kane lidhur kembet ketij vendi.

  9. Komentuesi says:

    Per koken e tyre e ka opozita qe del kundra nderkombetareve.Ata kane kthyer syt nga Rusia dhe Serbija,por harrojne se ne jemi anetare e NATO_s dhe nuk kane nga t’a levizin bythen as Berisha,as Basha me Meten.

  10. Askushi says:

    Askushi
    Ke t’drejt Mero .BE dhe USA duhet ti japin nji pergjigje shteruese 3-4individeve qe po mbajn peng gjith shqiptaret pa perjashtim majtas e djathtas+policia duhet te zbatoj ligjin per protestusit e dhunshem Kaq e thjesht eshte.

  11. sit back & relaks ° O ° says:

    Mero ka filluar shkruan artikuj fiction tani ose te tipit “po te kishte halla koqe”..

  12. Nebil Çika i riu says:

    Mero boll me jarin tani më bëj mua personazh të antenës

  13. Kozmos says:

    SHUME E DREJTE ANALIZA E MEROS , POOR PERENDIMI DHE AMERIKA, E GJEN ZGJIDHJEN ME KETA KUNGUJ PA FARA . KANE GURIN DHE ARREN , OSE SI THOTE AVOKATI ,CECUA KA BICAK .

  14. Une says:

    Shume e thjeshte eshte pergjigjia.
    Sepse perendimi nuk i refuzon!!!
    Nuk i refuzon Sepse edhe ata te perendimit jane te korruptuar!
    Sepse jo me larg se dje,ish avukati i Trampit tha se trampi eshte atje vetem e vetem qe te pasurohet vete…e keshtu me radhe.
    Mos prisni nga perendimi asnje zgjidhje! Dhe nqs ato do “zgjedhin” situaten,do jete gjithnje ne dem te shqiperise dhe ne perfitim te politikaneve.

  15. Gentijan says:

    BE SHBA = burg për ta dhe * presion për reforma * për Ramën.

  16. is says:

    IS
    T’i vish anash Meros! Po këto langaraqët trutharë të opozitës i pafsha jo qytetarë të thjeshtë, se është luks i madh për ta, po si qytetarë me liri të hequr!

  17. Detari says:

    Ti cfare do beje kur te pret burgu?

    Juve doni qe opozita te pranoj burgun?

  18. trojani says:

    Nuk ka derman ai vend po nuk iku saliu , them te iki ta mari zoti, se keta topekecat me Ramen ne krye, nuk i bejne dote gje.
    Ai eshte me shtate shpirtra , kush tjeter mund te kish mbijetuar ne politik per 30 vjet me gjithe ato pislleqe qe ai dhe banda e tij kane bere,korupsion, lufte civile vrasje live etj !! Asnje .
    As nderkombtaret nuk bejne dote gje , mos kini iluzione kjo eshte jet a vdekje per saliun, se ne te kundert do vej tek shtat penxheret.
    Fat m.. i thuaj qe na ra ne pjese.

  19. salianji pederast says:

    Eshte fatkeqesia me e madhe qe politika shqiptare ka ngelur ne doren e dy dordoleceve,me njerez te pa shkolle,
    njerez me te prapambetur,njeri damlla dhe tjeteri nje karaputane,nje cobane delesh dhe shqiperia pret nga keta picolla bageti-buqesi te drejtojne shqiperine per pushtet keta faqezinje,
    dordolece dhe mavrinje,faqezinje dhe qelbesire.

  20. Sinqeritet says:

    Besoj,drejtesia e diktuar nga U.S.A. dhe EUROPA ,do ta lehtesoje gjendjen e Shqiperise te cfilitur ,nga hienat e kthyera nga rusi ,qe po perpeliten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje