Një opozitë që kërkon Androlog!

26 Shkurt 2019, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Jeta e re jashtëparlamentare e opozitës, më shumë se sa nga dhuna, u dominua sot nga një fjalor agresiv seksual ndaj policëve dhe shumicës në Kuvend. 

Ndërsa brenda Parlamentit, miratoheshin strukturat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, që i hapin rrugë ngritjes së dy institucioneve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, jashtë një turmë e improvuzar me punonjës të Bashkisë së Kamzës dhe Shkodrës, dukej sikur rrezatonin më shumë uri seksuale se sa uri për bukë apo punë, siç pretendon opozita.

Nuk është se ka ndonjë problem me fjalët e pista në mitingje se ato përdoren ngado. Nuk është as ndonjë shkelje ligji të shash nga nëna dhe motrat policët dhe deputetët kur je në protestë.

Por ajo që binte në sy ishte se opozita qënkësh kompleksuar nga një batutë e Edi Ramës që paska thënë dikur në Kuvend për Berishën, lidhur me problemet andrologjike të opozitarizmit.

Duket  se çlirimi më i madh që ndjente opozita pas kësaj, ishte fjalori seksual agresiv.

Kjo nuk tregon në të vërtetë potencën e opozitës, por pafuqinë për të artikuluar axhendën e re jo parlamentare të saj.

Kjo betejë që ka nisur opozita, do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Do t’i duhet të bëjë jetë parlamentare para Kuvendit sa herë ka dhe seancë brenda tij. Do t’i duhet të tentojë të përdorë dhunë propocionale, aq sa të mos trembë as të vetët që të vijnë më në protestë, përveç punonjësve të Bashkisë së Kamzës dhe ‘çetës’ së Astirit. Do t’i duhet të kthejë sheshin para Parlamentit në parlament të opozitës, ku të artikulojë idetë e veta.

Nuk është e lehtë ta mbash gjatë këtë axhendë opozitare. Nuk është e lehtë  të bësh figurantin agresiv, duke sharë nga nëna dhe motrat policët, se nuk është se të merr njeri seriozisht.

Rruga që ka nisur opozita, është ekstremisht e rrezikshme, mbi të gjitha për opozitën, pasi rrezikon të dalë nga sistemi dhe të mos rikthehet më në orbitën e pluralizmit në Shqipëri. Ndaj ajo ka nevojë për ide që ta mbajnë atë në lojë, ta bëjnë një zëdhënëse të interesave opozitare, dhe të tërheqin vemendjen në sheshin para Parlamentit jo si cuba k…derra, por si qytetarë të revoltuar.

Dalja nga Parlamenti dhe djegia e mandateve, është një vendim i marrë nën presionin e Sali Berishës që ka frikë pikërisht atë që u miratua sot në Parlament, dhe këtë Basha e ka pranuar dhe në biseda telefonike me zyrtarë të Uashingtonit. Nga ana tjetër është marrë dhe nën presionin e atyre që duan që të ndryshojë klasa politike në Shqipëri, duke nxjerrë jashtë loje Partinë Demokratike në fillim, e më pas të majtën, për t’u zëvendësuar me populistë të rinj.

Por tani që u bë, ajo do këllqe që të menaxhohet si projekt që mund të rimbajë në lojë Partinë Demokratike. Ajo parti duhet të sillet si parti që kërkon mbështetje qytetare, dhe që t’i bindë njerëzit për këtë, me atë që do të bëjë. Kolegu ynë Andi Bushati vlente për t’u mbushur mendjen për të dalë nga Parlamenti për të mbështetur idetë e tij të majta radikale, dhe ja ka arrit kësaj dite. Tani vlerësojeni si Andi, jo si Androlog. Se nuk është çështje fuqisë seksuale marrja e pushtetit, pavarësisht se thuhet që “pushteti do b…”!

 

33 komente në “Një opozitë që kërkon Androlog!”

  1. faceless says:

    Nuk ka opozite por vetem dy parti qe jane prone familjare e familieve Berisha,Meta. Dy familjet mafioze me te medha ne Shqiperi. Mero shpjegoi Andi Bushatit qe ka qene nje hic dhe do te mbetet nje hic.

    1. ben says:

      1) Opozita nuk ka cfare humbet me sepse edhe mandatet I dorezuan
      2) Opozita ka nje kauz qe eshte thelbesore per demokracine, pushteti eshte kapur me presh ne duar duke vjedhur zgjedhjet bashke me krimin e organizuar, kauze me te madhe se kjo nje opozite asnje pushtet ne nuk ja jep dot.
      3) Shqiptaret mbasi u grabiten, u tallen, u debuan nga vendi I tyre tashme nuk kane me zgjidhje tjeter.
      Perfundimi eshte I qarte , sa me shume rama te shtyje zgjedhjet aq me e thelle do jete humbja dhe aq me e madhe do jete pergjegjesia e tij.
      Sepse qe rama ka rene kete e kuptuar edhe me idioti sepse sikur te kishte edhe nje shprese minimale qe I fitonte zgjedhjet I kishte bere menjehere por eshte ai me I bindur se opozita se eshte I humbur.
      Dhe njeriu nga frika ben gjithmone levizje te pallogjikshme qe e rendojne edhe me shume.
      Njelloj si berisha mbas 21 janarit qe nuk pranonte zgjedhje sepse e dinte qe I kishte te humbura.

      1. katarakti says:

        Sidoqofte dhe fatmiresisht Edi Rama ka shumicen e votuesve me vete. PD-ja asnjehere nuk i ka fituar dot zgjedhjet vete, duke perjashtuar ketu ato te vitit 1992 dhe te vitit 2005. Ishte hajduti Nano qe ne te dyja rastet ua dhuroi pushtetin ne tavoline. Dhe duket se PD-ja eshte mesuar keq. Meqe nuk i fiton dot zgjedhjet me vota, perpiqet te perdore karten e destabilizimit. Por ne fund te fundit do te destabilizoje krejtesisht veten. Perkrahesit e Berishes, Bashes, Like Floririt dhe Baxhelles jane nje pakice e paperfillshme. Eshte e vertete se ata kane gjithe llumin e shoqerise me vete, por kjo nuk te afron me pushtetin, por te largon prej tij. “Nuk jena polica, nuk jena oficera, jemi me PD-ne, kemi le gangstera”!

      2. XheJ eN Bi says:

        ben….
        Memorjen e ke shumë të cekët.Nuk e di nëse të kujton gjë “Ruzhija”! Kur e dëgjuam për herë të parë kujtuam se ishte ndonjë grua me famë ,po pastaj e morëm vesh që ishte një fshat në Fier.Të kujtohet apo të ta kujtojë unë ? Vjedhje masive nga PD-ja. Dhe Basha çirret se do t’i vjedhin votat.Po, është shprehja popullore që hajduti bërtet : kapni hajdutin.
        Po,mirë nuk provuam qeverisjen Berisha ,shkatëtoi shtetin sa protestuesit pohojnë para kamerës se në kohën e Betishës punonim në të zezë .Ta pranojmë prap Berishën të shkatërojë dhe atë shtet që u ndërtua ???
        Nuk e kuptoni që Berisha punon për Sërbinë,vetëm miopët nuk e shohin.

    2. Kute says:

      SALI LUGATI VETEM LEH SI QEN RUGESH
      RAMA PO BEN DETYREN QE NUK E KA BERE NONJE KRYEMINISTER TJETER
      RAMA KA GABUAR RENDE QE NUK E KA PADITUR SALI QENIN
      Tashi ay veten leh

      1. Nexhat says:

        Si Rama asnje nuk ka bere punen jo te kryeministrit, por te krye trafikantit dhe krye kriminelit. Edvin Rama mbushi Shiperine me droge se ate profesion kishte drogaxhi dhe i dha emrin Shiperise Kolumbija e Europes. Nga rrugaçe i rrugicave te Parisit me thonje pa prere dhe koke pa lare na e prune Serbet dhurate njeriun me nje te kaluare te shemtuare dhe e bene minister, kryetare bashkie pastaj kryeminister me ndihmen e Tadiçit. Shkatroi buxhetin e shtetit me konçensionet e tendera duke u dhene oligarkeve dhe trafikanteve. Per here te pare mbushi parlamentin me kriminel e trafikante njesoje edhe qeverine dhe administraten. Tashi i dolen edhe bojat e fundit me pergjimet duke blere dhe vjedhe votat. Kete nuk e shpetone dot kush vetem se Trampi i del per zot se e ka mike te ngushte dhe Amerikanet nuk harojne lehte.

    3. ervin says:

      bravo faceless!

  2. LORI says:

    Te pritem deri ne kete ore dhe menduam se do te kishe shkruar ndonjegje te radhes per ne!Por kete editorial e paske bere per Lulken qe ta zere gjumi rehat duke pare ne ender Andushin!Nuk jam egoist shkruaj dhe per ta ,ndoshta ngrihen ndopak ne nivel pasi me ç’fare digjuam sot ne protesten e atyre qe u kishin premtuar se pas protestes do ndahej torte ne mungese te hallves e kishin ardhur te tere me legena!Edhe Voltana kishte ardhur me traktoristin!

  3. marku says:

    Mendoj se nuk ka veprim me ideal se sa djegia e mandatave per ta blinduar perfundimisht Edi Ramen ne krye te qeverise deri ne zgjedhjet e ardhshme! Frika qe ka Edi Rama per ta leshuar karrigen e kryeministrit eshte me e madhe se deshira e tij per ta mbajtur ate sepse ka te beje me sistemin! Mund ta kishin larguar te vetet,mund te ishte trembur,mund te ishte ngopur …por tashme eshte me detyrim e percaktim: kryeminister deri ne zgjedhjet e ardheshme !

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Por problemi eshte qe socjalisteve ju be me e thjeshte ashtu sikurse Edi Rames vendimi per te qendruar aty ku eshte.. Veprim ideal eshte kur djeg mandatet kur e kishin zogun ne dore me studentat. Djegja e mandateve sepse s’te pelqen kush drejton vendit nuk eshte ndonje gje per tu solidarizuar por eshte ndryshe kur shef rinine sic u mblodh ne shesh. Nuk ishit as gjysma kur u mblodhen studentat (qe ishin vetem ata qe jane ne Tirane 80% e grupimit). Po te ishte ideale ajo qe mendon ti, Lulka beri thirrje per 16 shkurtin dhe studentat e rretheve do vinin e bashkoheshin me ata te Tiranes, dhe atehere do thoja: “HALLALL” sepse do ishte dicka e frikshme..

  4. Kola says:

    Sakte! Kjo eshte e verteta. Nqs nuk eshte vleresim i sakte ky i imi, une nuk do te lexoj kurre gazeta, libra e cdo lloj publikimi a shkrimi. Une isha ne miting-protesten e sotme. Cfare pashe, degjova e percolla?! Nje trume, trume te quajturish lidere-opozitare, tashme te zhveshur me deshiren e tyre, pa vizion, te katandisur si mos me keq, prapa tyre ndjekesit qe nuk dine se ku po shkojne, fatkeqe me shprese ne agoni, nje teater mortor, pet fatin e keq edhe te Shqiperise. Sulmojne e shajne, fyejne rrjeshtat e policeve, bijeve te tyre dhe taneve te Shqiperise, te shtetit ligjor qe medemek Pd e Lsi kane per zemer. Cfare hipokrizie, cfare driteshkurtesie, cfare injorance! E pa shpjegueshme. Edhe Frojdi do te ngelte ne klase, pasi nuk fo te mundete te shljegonte kete sindrome te te quajtures opozite te ne. Lufton policin, nuk ben politike, nuk shpalos programe e alternativa, nuk jep kontribute, por merr rroga e perfitime, mbron pasurite e perftuara ne rruge kriminale, lengon drejtesine dhe me e adhja: kerkon pushtetin ne tavoline, pa zgjedhje. Hajde merre vesh Partine qe solli utipartizmin @ co

    1. shqipe says:

      o kola! Per Ramen kane votuar nje miljon o zotri,ke sy te shohesh sa jane kundra tij? Me c’te drejte duhet te dorezoj karriken? apo s’ka gje, sepse
      keshtu duan militantet rrugeç,se elektorat i PD. nuk ka asnje sty ne turmat e henave, pas monika bushtres dhe sali gjirizit dhe lulash mender M. me M te madhe…

  5. Finoku says:

    Ajo qe eshte e rreziksheme qe retorika e perdorur sonte nga lideri i opozites!!!!!!!
    Mua si person me shokoi
    Dhe nuk e di nese shikojne apo ndjekin atje ne SHIK keto thirje
    Perzierja e politikes me besimin fetar te cdo shqiptari eshte nje loje e rreziksheme
    Thirrjet se mysliman e te krishter jane nje me opoziten te l Bashes jane nje gafe e madhe ne qofte se jane perdorure ne entusiazmin e nje proteste
    Dhe per kete tere demokratet e thjeshte duhet ti treheqin veshin lidereve qe te jene te kujdeseshem dhe te mos perdorin besimet fetare per lojra politike
    Ne rast te kunderet ne qofte se degjohen perseri thirje qe kane te bejne me besimin fetar te cdo shqiptari per ta perzier ate ne lojrat politike atehere gjerat jane shume serioze dhe duhet atje ne SHIK te mos flene gjume.
    Ndarja e Shqiptareve ne te krishtere e myslimane
    Ne Gege e Toske kane qene dhe jane armet me te forta te armiqeve te shqiptareve
    Dhe ne nje kohe kur Rusia shpenzon milona dollare per destabiluzim ne ballkan te degjohen ne nje proteste politike thirrje qe kane te bejne me besimin fetar te shqiptareve nga vete lideri i opozites jane shume te rreziksheme ne qofte se eshte nje gafe por jane shume dyshuese dhe armiqesore ne qofte se thirren per te plotesuare dhe sherbyere interesave te armiqeve te shqiperise ne ballkan

    1. Adi says:

      Ti mire e ke o vella, po me tere mend kujton se ne SHISH apo ne ndonje organ tjeter te shtetit te dhjere Shqiptar e vret njeri mendjen per hallet e shtetit?!!! Qe nga Kryeministri e deri te portieri me i humbur e kane mendjen vetem te kapin ndonje gje … dhe opozites po u lu mendja se s’po merr dot me llokmat e veta

  6. biks says:

    KJO ESHTE LUFTE E HAJDUTEVE ME NE KRYE SALIUN PER TI SHPETUAR DREJTESISE…..
    ESHTE E TURPSHME KUR SHIKON NEPER QYTET FYTYRA SHPELLARESH E KRIMINELESH TE MBLEDHUR NGA SALIU E ILIRI PER TE DJEGUR E SHKATERUAR…..
    ESHTE E TURPSHME SE SI PERFUNDOI PD…..
    ME SIGURI PD DO PERFUNDOI SI PARARDHSJA E SAJE PARTIA ENVERIT……

  7. Bilbilenjet says:

    Bravo KOLA! drejte dhe saket.Gjithashtu jame dokord me shkrimin qe bene zoti Mero Baze,si perher i prer ne mendime dhe shume te drejta.

  8. am says:

    Si nuk e lane kete vend rehat keta bukeshkalet. Nuk u ngopka babezia e ktyre. Ketyre as burgu nuk u ben derman. Keta mundesisht duhen izoluar ne ndonje repart special ne spital psikiatrik qe ti mbajne me doza qetesuese. Te dhjefsha mu ne politiken qe bejne keta. Vetem probleme shkaktojne.

  9. Vironi i Drites says:

    Dukeni qe jeni nje turme e komanduar,e me beni per te vjelle, spaska anje njeri qe mendon se protestat skane asgje te keqe,nuk ka ne ate proteste asnjeri normal.Ju jeni e njejta turme qe keni pasur idhuj Tosin dhe Liken,E vertete qe Lulka nuk be vecse per pornstar, por Dhe Edi nuk eshte ai i dikurshmi intelektuali anarkist e antikomunist, eshte vecse nje politikan radhe e asnje gje tjeter.Une do te vazhdoj te jem pro protestuesve te cdo ngjyre politike qenshin.Mesohuni keto jane gjera normale ne demokraci. Heren tjeter ju uroj te keni kryeminister Taulantin.

  10. LuliL says:

    20 VJET NA E BERE SALIUN HERO O MERO BYTH LEPIRESI,TANI PO NA MBUSH MENDJEN PER TE KUNDERTEN.NJERI I PACIP.

  11. Labi says:

    Z.Baze! si mund te quhet koleg Andi Bushati nje kastravec dhe nje kelysh komunisti ,nip i nje nga figurave me te urryera si Hysni Kapo?

  12. KUJTIM PUSHKA says:

    SALI LUGATI VETEM LEH SI QEN RUGESH
    RAMA PO BEN DETYREN QE NUK E KA BERE NONJE KRYEMINISTER TJETER
    RAMA KA GABUAR RENDE QE NUK E KA PADITUR SALI QENIN
    Tashi ay veten leh

  13. Demokrati says:

    Ku ta zesh e ku ta lesh me kete lloj opozite qe kemi Tani ata jane cmendur fare se menduan se nuk do t’ua hiqnin kaq shpejt mandatet ,por menduan se do tu luteshin te hynin ne parlament Deshen te zbukuronin vetullat e nxoren syte ,por atyre ju mungo jo vetem shikimi cdo gje ldete alternarivat ,rruget e menyrat si te udheheqin e cdo gje e u ka hypur dalldia per pushtet E cmendur Rruga uliganeske qe ndjekin te verbuarit gjoja demokrate pa rruge demokratike

  14. Tami says:

    Baze, na ndihmone shume me keto analiza qe shkruan, e ke penen te forte.
    Kush ka sy e veshe le te shikoje dhe degjoje.
    Nje pakice turbullon gjithe jeten e vendit, te gjithe e dine perse.
    Respekte

  15. ALBAN DEGA says:

    KUSH LUAN ME ZJARRIN DIGJET !

    – Profecia ogurzeze e Adolf Hitlerit

    – Kesaj opozite nuk do ti ngelet askush per ta qare !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – NJE OPOZITE SHEMBULLORE VETRRENUESE !
    Nje opozite autodestruktive par excellance ( per ata qe dine gjuhet e huaja pa e njohur aspak shqipen )
    Pasi zhberi, pasi rrenoi, pasi kalbezoi shtetin shqiptar ne te gjitha qelizat e poret e veta e veta mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci pozita e djeshme= opozita e sotme e udhehequr nga Sali Like Floriri, nuk mund te mos hidhte edhe hapin e fundit, zhberjen, rrenimin dhe kalbezimin e vetvetes.
    E filloi me “ Cadren e Lirise”, me “ Republiken e Re” dhe mberriti ne skajin e saj fundit, me djegien e mandateve….
    E filloi me zjarr duke djegur, rrenuar, shkaterruar depo e magazina, fabrika e uzina, pemtore e brezare, magazina mallrash e depo reservash shteterore, sigurim shteteror e ushtri kombetare… e tani iu versul me zjarr e me hekur edhe dyerve te Kryeministrise e perfundoi ne djegie mandatesh deputetesh…
    E filloi me zjarr dhe po e perfundon me djegie te vetvetes. Nje vetvrasje e persosur !
    Te gjitha fete, qysh nga budizmi, hebraizmi, katolocizmi, myslimanizmi, bektashizmi dhe sektet rrjedhese, me perjashtim te sekteve masonike e denojne, por nuk kane arritur te ndalojne vetvrasjen apo vetdjegien !
    Pra vetvrasesit jane kunder njeriut por edhe kunder vete Zotit.
    Ndaj edhe vete Zoti i ndeshkon ne menyren dhe me masen me te rende te mundshme, me marrjen e jetes se vetvetes.
    Cdo gje mund te beje nje shtet, nje qeveri, nje shoqeri apo edhe nje individ kushdo qofte ai pervec ndalimit te aktit te vetvrasjes!
    Aq i vertete eshte ky fakt se edhe perbindeshi me i eger i njerezimit deri sot, Adolf Hitler deklaronte se te vetmit atentator qe ia kishte friken ishte ai qe mund te kishte vendosur te vriste veten bashke me te.
    Nje profecí ogurzeze e perkryer e Fyhrerit gjerman! !
    A nuk ishte nje vet ai vetvrasesi qe vertet ia mori jeten Adolf Hitlerit !?
    Sigurisht qe po! Ishte vete Adolf Hitleri qe ia mori jeten vetvetes. nje vetvrases par excellence, pra shembullor !
    A nuk ndodhi e njejta gje me papagallin e tij qe helmoi Boten me genjeshtrat e tij, Gebelsi famekeq qe kishte si busull “ Genje e genje se dicka do te mbetet !”
    A nuk perfundoi edhe ai shumefish i helmuar bashke me bashkeshortin e tij. Pasi helmuan shtate femijet e vet vdiqen po nga helmi !
    Ndaj edhe opozita shqiptare ka zgjedhur vet fatin e saj, mori vet vendimin e vetvrasjes!
    E filloi me zjarr dhe nga zjarri i vet po digjet!
    Kush luan me zjarrin digjet!
    Kush perdor dhunen nga dhuna vdes !
    Kush e fillon me zjarr me zjarr e mbyll…
    Jane keto e shume perla te tjera te filozofine popullore shqiptare qe i shkojne per shtat si askujt tjeter kesaj opozite qe lindi nga gjiri i popullit po u kap nga Katovica e cdo dite e me shume po vetdigjet e vetvritet !
    Sot perrvec shumices se shqiptareve ajo ka kunder edhe aleatet dhe miqte strategjike te shqiptareve ne kohet me te veshtira Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Evropian duke bere edhe me te shpejte fundin e saj jo vetem pa lavdi por edhe krejt te turpshem.
    E duam Shqiperine si krejt Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Dy aspiratat me madhore te popullit shqiptar 95 per qind proamerikan dhe properendimor, po kthehen perdite e me shume ne KOB in e kesaj opozita, e cila po nuk ktheu shoejt rruge nuk do ti ngelet askush per ta qare as brenda e as jashte Shqiperise !

  16. ideali says:

    Eshte i turpshem ky artikull nga nje ish keshilltar i afert i Berishes ne prapesite qe i ka sjelle ketij vendi.Po c t i besh…si duket Interesi dhe euro jane te parat per ata qe vijne nga trualli i vezirit kusar te Janines.

  17. Njutoni says:

    FBI ka bo nji plan masash me policin shqiptare.
    Plani qe po zbatohet ne fshehtsi esht ky.
    Opozita shan policet nga grat nonat motrat.
    Policija ka bo nji njësit specjal qe kur burrat opozitsa rrijn dit e nat mitingjeve rrugve,policat hunderra me musteqe shkojn dhe jua pallojn grat vajzat nonat opozitarve…
    Ky operacjon quhet “kompensimi i shqisave”
    Pra ne vend te hajdasit opozitar,femnat shqiptaresha te opozitarve thejn hajdar shteti me muskuj policor…
    Kshtu zbuten edhe gjakrat…

  18. Doni me per Belulin.. says:

    Nuk u lodhe o Mero me opoziten? Nuk te mjaftojne dhe Albanet me Dege e me Rrenje qe te mbeshtesin?
    Shkruaj a derebardhe njehere te vetme per prapesite e Rames dhe te kesaj Qeverie prej kashte dhe me figurina!

  19. Doni me per Belulin.. says:

    Nuk u lodhe o Mero me opoziten? Nuk te mjaftojne dhe Albanet me Dege e me Rrenje qe te mbeshtesin?
    Shkruaj a derebardhe njehere te vetme per prapesite e Rames dhe te kesaj Qeverie prej kashte dhe me figurina.

  20. Dash says:

    Like komenti “Kola” ..?…

  21. POPULLI says:

    policeve I uroj pune te mbare shendet te plote dhe energji te reja per detyren nje FALEMINDERIT per gjithshka

  22. Lab says:

    Me pelqen kjo gazeta Zeri i Popullit e zotit Baze.

  23. Edi says:

    Ok, Meri,
    O morre dhe kocken per sot,t’a hodhi Rama,
    Gruaja e kenaqur ,djali ne Londer quan babi Edi Ramen,se ai i jep parate e shkolles…
    Ik fli,behu gati te lehesh neser,lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje