Pas zjarreve në Vlorë, një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në zonën e Qafë Thanës, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të ulët dhe të mesme, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave operacionale.
Në vendngjarje ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Pogradecit, të cilët po punojnë intensivisht për të neutralizuar flakët dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Autoritetet po monitorojnë nga afër zonën, ndërsa pritet ndërhyrje e mëtejshme për të shmangur përhapjen e rrezikut.
Sot u regjistrua një nga ditët më të nxehta në vend.
Lini një Përgjigje