Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë në detyrë, të cilin e nisi me premtimin për t’i dhënë fund fenomenit të të pastrehëve që flenë në rrugë në të gjithë vendin.
Burnham, i cili për katër vite ka drejtuar çështjet e strehimit si kryebashkiak i Mançesterit të Madh, deklaroi se qeveria e tij do të angazhohet për eliminimin sa më të shpejtë të fjetjes afatgjatë në rrugë.
“Në ditën time të parë si kryeministër, po njoftoj angazhimin e kësaj qeverie për t’i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur fjetjes afatgjatë në rrugë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha Burnham.
Sipas autoriteteve britanike, qeveria do të investojë 340 milionë paund shtesë në strategjinë kombëtare për të pastrehët. Fondet, të cilat do të sigurohen nga pjesë të papërdorura të buxhetit të departamentit të strehimit, do të përdoren për ndërtimin e 1 200 banesave të reja dhe për të mbështetur rreth 3 000 persona gjatë pesë viteve të ardhshme.
Andy Burnham është i njohur për politikat e tij në këtë fushë, përfshirë programin “Një Shtrat Çdo Natë”, i cili synon sigurimin e strehimit emergjent për personat në vështirësi, si dhe skemën “Housing First”, që fokusohet në sigurimin e strehimit afatgjatë për të pastrehët.
Megjithatë, premtimi i tij është pritur me kritika nga kundërshtarët politikë. Ata argumentojnë se gjatë katër viteve të fundit, periudhë kur Burnham ka drejtuar si kryebashkiak Mançesterin e Madh, numri i personave që flenë në rrugë është rritur.
Per Andy Burnham, ceshtja e "te pastreheve", eshte konceptuar gjithmone si nhe imitim "varg mbas vargu" te nje melodie te njohur boterore, " Nabuko Donosov". Ceshtja e kendveshtrimit, te Burnham, nuk eshte, se antisemitizmi, shtimi i " ekonomise bubble", ne UK, ka kohe qe ka filluar te shfaqe problemet e nje politike te kondicionuar nga shume faktore, qe ne nje veper simfonike, kur veglat fillojne te luajne te njejtin ritem, dirigjenti mund te jete i panevojshem. Keshtu ne kuadrin e ndryshimit te melodise se " Nabukos" ( nga te pastrehe ne settlements, banka, llogari bankare, lobime politikanesh etj.), Burnham deshiron te luaje Wagner. Dhe fton pjesemarresit me te talentuar qe jane "filtruar ne UK", nga braindrain i komunizmit bolshevik dhe Hollywood parazitar. Eshte si te thuash kodrat e " Bolshoi Theatre" dhe kodrat e " Paramount Picure". Te gjithe nen dirigjimin e Burnham do luajne melodine e Wagner!