Propozim për armëpushim 10-ditor, a do të rikthehen SHBA dhe Irani në tryezën e negociatave?

20 Korrik 2026, 17:25Bota TEMA
Propozim për armëpushim 10-ditor, a do të rikthehen SHBA dhe

Ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë paraqitur Iranit një propozim për një armëpushim 10-ditor me Shtetet e Bashkuara, me synimin për të ulur tensionet dhe për të krijuar kushte për rifillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen e përkohshme të arritur muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, propozimi synon të ndalojë përkohësisht përshkallëzimin e konfliktit dhe t'u japë palëve mundësinë të rikthehen në tryezën e negociatave.

Paralelisht, kontaktet diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit po vazhdojnë përmes vendeve ndërmjetëse, pavarësisht sulmeve të fundit amerikane ndaj territorit iranian. 

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, ministri i Brendshëm i Iranit, Esqandar Momeni, pritet të vizitojë Pakistanin, një nga vendet që po luan rol ndërmjetësues në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Gjatë vizitës ai do të zhvillojë takime me zyrtarë pakistanezë, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse në fokus të bisedimeve do të jetë drejtpërdrejt konflikti mes SHBA-së dhe Iranit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se kanalet diplomatike me Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura përmes ndërmjetësve dhe se kontaktet po vazhdojnë edhe pas bombardimeve amerikane.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani po përballet me një "luftë të plotë" me Shtetet e Bashkuara.  

9 Komente

  1. f
    fshatari

    Mos jepnime lajme nga kjo lufte se po duket si loje femijesh.....!!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Për aq kohë sa Irani do marrë këshilla nga Putin dhe Lavrov, as mund të pritet të ketë paqe midis Iranit dhe USA-Izrael.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pakistanezi

        Po krimineli SHBAve që erdhi përtë shuar lufta ai vetë hapi luftë!

        Përgjigjjuni
    2. T
      Tan tirona

      Patjetër, por nuk duhet të ndërpresin KERPURDHAT nga lart ,sepse ndryshe nuk kuptojnë ATA.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        IRANI KERKON KOHE PER RIGRUPIM FORCASH DHE RIARMATOSJE

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeni i B

          Ujin e Zi ti nxjeri Amerika mos te pranoj arm pushim , se nuk ka dal kot ajo thenia ( derri do plumb )

          Përgjigjjuni
          1. G
            G'joni

            Xano! qenke pro Kriminelëve Izrailit!që po bojnë masakrat krimet mëtë tmerrshme pas 70 viteve . Xano ti gëzovsh këto kriminel.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sotiraqi

            Fatkeqësisht sa herë që Irani po godet Amerika po nënë një armëpushim disa ditor.Nuk është fst i mirë që Amerikës dhe Izralit u ka ngel sharra në gozhdë,mbrapa Iranit është Rusia dhe Kina andaj do ketë vështërsi njejt si në Ukrainë ku Rusia e ka marr 1/3 le Ukrainës dhe çdo ditë po vranë njerzë e shkatërron ekonomin e infrastrukturën.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapi

              I dashur Sotiraq. Ne kushtet ku Izraeli posedon armet berthamore dhe rrezikohet nga Irani, egziston mundesia qe Amerika te terhiqet fare dhe tja lere kete pune Iranit dhe izraelit...Ti mendon se Amerikes dhe Izraelit u ka ngele sharra ne gozhde, por situata eshte shume e rrezikshme per popullin Iranian. Po vazhdoi me trute e tua Irani ka shume rrezik qe Amerika te terhiqet fare dhe tja lere kete pune bombave atomike te Izraelit...A e kupton tashme se cfare budallenj jane udhehqesit Iraniane? Iranianet jane shume fetar dhe mendojne se vdekja eshte lumturi dhe ne parajse eshte me mire se ne toke. Eh, ketu fshihet idjotesia e Iranit qe po shfrytezohet nga Kina dhe Rusia per te "lodhur" Ameriken, por kesaj i thone qe Irani po "ben shaka me bythe lakuriq"....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje