Nga Mero Baze
Sali Berisha sot e nisi ditën me një ekspozitë arti në Tiranë, ku një artist ka bërë një cikël grafikash me personazh kryesor presidentin Trump. Lajmëroi qysh herët në mëngjes shtypin dhe në fakt më shpejt doli, se sa hyri në ekspozitë. I duhej një pamje filmike që të kishte në sfond presidentin Trump. Jo si ajo fotoja e Lulzim Bashës, dy vjet më parë, që kushtoi 20 mijë dollarë, por diçka më artistike, për të treguar se nuk ka fuqi ta ndajë atë nga presidenti Trump.
Doli për të siguruar demokratët se janë në luftë me Perëndimin, dhe se presidenti Trump është keqinformuar për të dhe familjen e tij, politike dhe biologjike.
Por ajo që tha para gazetarëve, do të mjaftonte që të justifikonte gjithë qëndrimet e SHBA kundër tij dhe partisë së tij.
Përpjekja e tij e vazhdueshme për ta quajtur keqkuptim gjithë bashkëjetesën e tij të vështirë me Perëndimin, është në fakt saga e vërtetë e një qënie antiperëndimore në Shqipëri. Nuk ka gjë më të gjatë dhe të përjetshme si antiperëndimor, se sa të jesh gjithmonë përkohësisht i keqkuptuar me Perëndimin.
Prej vitit 1994, ai ka një luftë të vazhdueshme dhe konstante me çdo ambasador amerikan në Shqipëri dhe me çdo politikë të SHBA-së në vend dhe rajon.
Por nuk do t’ia vlente të merreshim me historinë e tij, por me spiralen ku në fund të jetës së tij politike dhe fizike, ka futur Partinë Demokratike, partinë e parë pro-perëndimore të Shqipërisë, që zgjoi ëndrrën e shqiptarëve për Perëndimin.
Përpjekja për të mbuluar krizën e tanishme me Perëndimin, dhe për të vazhduar të konsiderojnë raportet katastrofike, një aksident dhe keqkuptim, është në të vërtetë drama reale e Partisë Demokratike, elektorati i së cilës është pjesa pro-perëndimore e Shqipërisë.
Ai e di mirë çfarë i ka bërë aktualisht Partisë Demokratike. E di mirë se nuk i hapet më asnjë derë me këtë që ka bërë kundër sistemit në përgjithësi.
Në vitin 2000, në një rast të ngjashëm si sot me Lulzim Bashën, ai tentonte të hynte në zyrat e OSBE si gazetar i “RD”, pasi nuk e pranonin më si kryetar i PD.
Lulzim Basha u nis sot herët në mëngjes për në Vjenë, me djalin e Berishës dhe me mendtë e Fatmir Mediut, për të gënjyer po ashtu demokratët, se Perëndimi mezi po pret aktin vetëvrasës të Partisë Demokratike.
Përfytyroni që ka shkuar në Vjenë në orën 08:00 të mëngjesit dhe është nisur sërisht në orën 10:00 prej andej, për të kapur avionin në orën 12:00 në aeroport.
E gjitha kjo, vetëm për të vazhduar të gënjejnë demokratët, se janë duke sqaruar Perëndimin për atë që kanë bërë.
Njëri shkon fotografohet para grafikave të Trumpit, tjetri fotografohet me Shkëlzenin dhe Mediun aeroporteve dhe dyerve të OSBE, dhe të gjithë këtë e shesin si përpjekje për të sqaruar Perëndimin.
E vetmja gjë që sqaron Perëndimin në këtë histori, është bërja bashkë e gjithë personave që duhet të ishin para drejtësisë, Shkëlzeni dhe Mediu për Gërdecin, ky tjetri për çështjen penale të mbyllur me procedure, dhe babai i tyre për gjithë çka bërë në këto 30 vjet, por mbi të gjitha, për vrasjet me të cilat është lavdëruar.
Demokratëve do t’u mjaftonte kjo ditë dhe këto gjeste, për t’i parë ata jo më si shpresën e tyre, por si problemin e tyre, dhe të marrin vërtet fatin e tyre në duart e tyre.
Një ditë kjo do të ndodhë. Do të ndodhë pas gjashtë muajsh apo dy vjetësh, kjo varet nga shpejtësia më të cilën do bëhet e qartë se koha e këtyre figurantëve që për karrigen e tyre, po masakrojnë partinë e parë pro-perëndimore në Shqipëri, ka mbaruar.
Nxitimi i tyre sot për t’u fotografuar dikush tek ekspozita e Trumpit, e dikush tek zyrat e OSBE, është keqkatandisja më e madhe që i kanë bërë PD-së në këto tridhjetë vjet.
Shto dhe faktin që Fatmir Mediu duket më i mirë se ata, për ta kuptuar qartë në çfarë grope janë zhytur.
Mero Baze, perfundimisht je i tmerrshem. Shume e sakteeeeeee !!!!!!!!!!!!!
Shqiperia eshte nje vend qe kaloi shume kohe ne periferi te perandorive te koherave. Ishte ne periferi te perandorise osmane, me pas ne periferi te perandorise ruse (kampit socialist) dhe si cdo periferi, mbetet pas dhe vuan nga mungesa e zhvillimit. Por, me e keqja, ishte ajo qe ndodhi me pas, ku kjo province e vogel doli me vehte dhe deshi te marshoje perpara mbi parimin e mbeshtetjes ne forcat e veta. Deshtim deri ne mjerim. E provuam edhe vetmine dhe ishte me keq se periferia. Tani duam te gjejme prape nje “Babe”, por ky qe kemi prane na sheh me dyshim, dhe na I di huqet dhe hilete e nuk na qaset; vetem na monitoron mos bejme ndonje budallallek.
O zot Mero, me mire se kaq nuk mund te sqaronte askush, eshte fiks fare sic ti shkruan. Keto fytura akoma nuk e kuptojne qe nuk i do me populli ketu, pale ti doje Perendimi !!!! O zot me cilet njerez kemi te bejme, !!!!
Bukur
Mero, s’është problemi te individët por te ideologjia që
ne e quajmë berishizëm për shkak se ai e zgjodhi i hipi
në krye dhe e përdori në mënyrë aq “mbresëlënëse “.
Berisha,mbas deshtimit te pushtimit te Kryministrise,po kerkon te permirsoj imazhin e tij ,prepara perendimit.
Ai ka bere nje terheqje taktike,Duke ju shmangur kamerave gjate protestave,kerkon te bind perendimin se nuk po urdheron ai,per shkaterimet.
Megjithse eshte arkitekti i dorzimit te mandateve,Lulezimja festoni duke sajuar imazhe beteje,si “fitimtar”!!!
Servilosja si Trampist,kerkon te sfidoj politiken americane,per qendrimet ndaj tij.
Keto metoda berishjane,Jane tashme bajate.
Rreshtimi deputeteve,duke “pranuar”dorheqjen kolekive,tregoj farsene e perzgjedhjes se tyre nga PD.
Sigurisht kjo ju faturua te madherishmit Popull !!!
Rreshti i fundit ka vlera artistike me Mediun qe i ve kapakun muhabetit.
Sales i kane ikur trute. Ai e di mire qe Trampi e njeh Salen si spiun te Ruseve. Ne situatat kur Tramp thote se ka respekt per Putinin, mendon qe Tramp ka respekt edhe per spiunet e Putinit. Fotografite qe ai ben me grafitet e Trampit e ndyjne Trampin. Ketu Sala gabon rende dhe nuk kupton qe nuk eshte nejlloj si te punosh per vendin tend dhe te spiunosh vendin tend. Trampit as i bie ndermend per Salen, por ka rrezik qe ambasada ta paralajmeroje Salen per keto veprime te pahijshme qe ndyne te verteten.
Meri! Meri Baze,
Te nxorri prape ne pune PIMP i jot(Rama),
Nga te gjithe kurvat e Rames ti Meri je me zonja!
Te shkojne tangat.
Shkrim i sakte si gjithmon Mero…..
Ne gjuhen popullore kjo qe po ben krimineli dhe hajduti Berisha do te thote TE MBULOSH M*TIN ME SH*RRE……
KY GJITH JETEN I CMENDUR KA QENE POR TANI KA IKUR FARE…..
Dhe turpi i kesaj partie eshte se aty vetem nje njeri doli kundra z. Murizi te tjeret u treguan te gjithe BQ…
ESHTE FATKEQESI PER KETE PART……
Me vjen keq qe do e them keshtu,por me duket se shkrimi i sotshem nuk eshte i duhuri…ose nuk eshte lidhur mire idea me shtjellimin.
Me thuaj nje pd-ist qe eshte pro perendimor?
Nje te vetem! Emer konkret!
Pale te te kerkoj nje pd-ist qe eshte pro shqiptar.
Nuk egziston as si qelize e jo me si qeneje!
U krijua si ide nga ramiz alia…u konkretizua nga sherbimet serbe…u perdor nga flliqesirat e ketij vendi.
Ju z.Mero mbase kujtoni dhe e shikoni me nostalgji veten tuaj kur ishit pd-ist.Normale dhe teper normale qe ta shikoni keshtu tani qe ne nje fare menyre jeni rehat…por mos harro se qe te ndihesh rehat dhe te kesh kaq popullaritet,tu desh te ktheheshe ne “majtist”.
Mos e merrni si ide kete majtistin,por kuptojeni si dicka qe eshte teper normale per nje njeri qe do vendin e tij (kjo, ne kushtet e shqiperise) .
Kush e do shqiperine s’ka sesi te jete ndryshe pervec “majtist”.
Koha dhe historia ka treguar se popujt ne shume raste kane gabuar pavarsisht se kane pasur bindjen se jane ne rruge te drejte.
Nje gabim i popullit ishte pd-ja dhe asgje me shume. Asgje per te patur nostalgji apo keqardhje qe u katandis keshtu.
Nuk mbahet daullja nen gune
Renata po zemer, me djerse dhe mend te tera, po ti,me vjedhje apo vrasje.takohemi neser te kali
I saktë dhe i vërtetë. Mjafton të lexojmë analizat që bën dhe s’ka nevojë të lexojmë protal tjetër.
Ngushëllime Renato…mos u fut në komentet e këtij portali se del bllof, as si hudhër për të hequr syrin e keq, nuk duhesh.
Mero flet vetë, s’ka nevojë për Ramën, ama di të vlerësojë ku dallon e vërteta nga gënjeshtra.
Me Mediun i ke thene te gjitha Mero, te gjithe vene e vine , po pervec atij.
Pa asnje vlere, pa asnje kontribut, pa asnje intelekt vazhdon vegjeton ne politiken shqiptare, njeri i urryer ne cdo bisede qe degjon. Uroj te mos jete e larget dita qe kete donzhuan te mos e shohim me .
Enough is enough me keto lloj monstra!!!!
Mero:po e ”le” pak politiken dhe po analzoj djallezite e Berishes.Duke patur iluzionin se eshte i besueshem ,si mjek ne kete rast,analizon sjelljen e Rames sipas teorise se Frojdit me ”perroin e ndergjegjes” sikur Frojdi ti kishte thene keto apostafat per Ramen.Nga ana tjeter teoria e Frojdit nuk eshte nje teori shkencore e mirfillte.Nuk eshte:1plus 1=2.Ramen e karakterizon ai i pari Vasili i dyti e disa te te tjere, si zhgarravites bile pardje tha se arti i Rames eshte anti art.Nuk shtrohet problemi qe Ramen ta vleresojme si piktor te madh,ajo eshte pune e kritikes.Rama merret menje lloj arti qe eshte i lidhur me aq sa shohim me dekoracionin.Por Sala nuk mundet ,nuk eshte,nuk ka kompetencen te gjykoje per te.E vute re se pardje nuk na dha ndonje mendim ”profesional” per ekspoziten por foli politikisht.Doli atje vetem per te fyer Ramen me bindjen se ai merr vesh nga piktura,se ai nuk le ekspozite pa pare ,se ai kenaqet nga arti figurativ,se e kupton ate dhe ka kompetence te japi mendim.Ketu nuk e kupton sa qesharak eshte.
Te gjitha per pd dhe sb qendrojne por
Kur do na shkruash per krahun tjeter dhe ramen dhe problemet e tij me perendimin sepse fale armiqsise qe rama ka me perendimin ka shkarkuar dy here qevrine dhe akoma ben sikur nuk e kupton qe ne kete qeveri perendimi sheh si problem ramen
Opozita beri vetevrasje sja vlen te harxhosh shume germa per te sepse e jetuam te gjithe na fol cdo apo cduhet te beje qeveria ne kete rast nuk kemi shume nevoje per histori por per analize se cdo ndodhe me qeverine
E ardhmja mero jo e shkuara ketu ndahen gazetaret nga historianet
TE LUMT MERO.ME SHKRIMET E TUA PO I BEN NJE SHERBIM TE MIRE VENDIT,POR DUKE I BERE “ANATOMINE”SALIUT,BIND ME SHUME IDHTARET E TIJ QE TE MOS E NDJEKIN MË NGA PAS.
-JU E NJIHNI MIRE SALIMORTJEN,NDAJ PENA JOTE DUHET TI ÇJERR MASKEN KETIJ SHARLATANI QE I KA HIPUR NE QAF POPULLIT NE 28 VITE.
-ESHTE FATKEQSI PER KRTE VEND QE NDODHIT KRIMINALE ZGJASIN 3 DITE E ME PAS SIKUR SKA NDODHUR ASGJE.
. NE 28 VITE KY NJERI KA BERE MBI 65 KRIME,KU 15 TE TILLA JA FATURON IZET HAXHIA.
.NJE NGA KRIMET E TMERRSHME TE TIJ ESHTE DHUNIMI ZGJEDHJEVE NE 1996,KU UNE ISHA KOMISIONER.NE OREN 01-TRE KRIMINEL TE TIJ NA KERCENUAN PER TE NA MARR P.VERBALIN NE FAVOR TE PD PA VOTUAR,KU MUA,PETRO KOÇIN(KR.PS,VLADIMIR SHEHUN DHE MUA NA FUTEN NE BURG,ATYRE U QETHEN EDHE KOKAT.POR KJO KA NDODHUR EDHE SHUME HERE TE TJERA.DHE KUR DEGJOJ KTO MOSTRA PER VJEDHJE VOTASH NGA PS-ME VJEN TE HA VETEN ME DHEMBE.
-SHPIFJA SE RAMA KA VJEDHUR ZGJEDHJET NE 2017 NE DURRES ETJ,ESHTE NJE SHKRIM I BERE NGA GAZETARJA KLODIANA LALA E VJEDHUR NGA PREKURIRET E SALIUT E DERGUARE NE AMERIKE..DHE PAS RIBOTIMIT TE NGA AJO,PO SHFRYTEZOHET NGA BERISHIZMI SI E DHENE NGA SHBA..NE MOS TRAMPI VETE.KETE E DEKLAROI PETRO KOÇI NE TOPÇENO.KETE E DI MIRE PS POR QENDROJNE INDIFERENT,PASI SI DUKET KAN FRIK NGA SALISERBI.
-SALIU KA DEKLARUAR SHUME HERE SE DO E VRISJA EDI RAMEN NE 21 JANAR,DO E VRAS TANI..DHE NUK NGRIHET ASNJE PADI PER KETE KRIMINEL DERI NE GJ.E HAGES,PASI TE NE NUK KA BURRE NENE TE FIRMOSI DENIMIN E TIJ,SEPSE SIÇ KA DEKLARUARE PASKAL MILO E ARTA DADE. “NUK NA KA LEJUAR SHBA+BE PER ARRESTIMIN E SB NE 97 E ME PAS. ”
-DUHET THENE SE EDI RAMA KA PUNUARE E PUNON SI NE RRETHIM NGA PD+LSI,KLD,DREJTESI E DEGJENERUARE,MEDJE 99 %,SHIK,KLSH,UNIVERSITETE FANTAZME,PRESIDENCE.ETJ.
.POR AI MBESHTETET NGA POPULLI,SHBA,BE..PER REFORMAT SHTET-FORMUESE TE BERA..E SIDOMOS TE REF.NE DREHTESI SI INVESTIM AMERIKAN E GJERMAN.LARGIMI RANES DO TE THOT ARDHJA NE DETYREVE ATYRE QE U SHPORREN NGA VETINGU.
-KEMBENGULJA PER LARGIMIN E RAMES SI KM,DO TE THOT QE NGA FAMILJA TE NXJERRESH JASHTE SAJ TE ZOTIN E SHTEPISE EDHE SOKUR KY TE KET RIVARROSUR ME CEREMONI SHTETRORE TE MIT’HAT FRASHRIT,KU PAS KSAJ DISA MEDJE I JANE KTHYERE NE ARMIK TE E.RAMES QE DUAN TA HAN MISH SI EDHE SB
Te bej te pakenaqur qoft edhe 5 persona me probleme ne koshienc bastardi perversi e plera Mero Baze esht e pa pranueshme,sigurisht ti zdo e botosh cfar un shkruaj,kam fakte e incizime per te diskredituar ne nje tjeter media qe e mirpresin.
Je nje vemje e ndyr qe shet e shpif per fitime.
Grida Duma qe goja juaj e qelbur o perverss se shpejti do te shkaterroj me fakte źinxhirin tend gjobvenes.beji hyzmet qenit te sharrit qe mban ne shtepi,i vetmi qe mund te qendroj me ty.
Harroi djemt qe i ke mbulu me turp te perjeteshem.
Ne emer te qindra e mijra shqiptareve jasht atdheut, i bej thirje drejtesis shqipatere, te rihap hetimin e tragjedis te Cerdecit, kesaj tragjedie qe autor kryesor ka ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediun dhe djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili hynte e dilte ne Ministrin e mbrojtjes cdo dite, sikur ta kishte shtepin e te atit.
SHpirtat e 26 te vrarave, kerkjn drejtesi, 300 te plagosurit, po ashtu. famijet e te vrareve, , jan drejtuar Hages, ndesa Mediu dhe shkelzeni, bejn qef brenda e jasht vendit.
lulezim Bashes dhe Fatmir Mediut , duhej tu ishin hedhur hekurat me koh per akuzat, per vjedhje e vrasje te qyteareve shqiptar, ne Gerdec 2008, dhe 21 Janar 2011. jo te bredhin te lir e te demtojn demokracin , rreformat e ndermara, ne prag te hapjes te negocjatave per ne BE,.
undefined
Nuk do te ishte nje gje shume e mire per vendin te behet nje demonstrate e fuqishme kunder horrave politikane dhe pro reformes ne drejtesi . Keshtu do te jepte force e moral te gjithe atyre, qe e duan Shqiperine dhe do te ndihmonte nderkombetaret te mbanin nje qendrim me te hapur e te flisnin pa doreza
.