Edi Paloka është një dhunues i opozitës, jo i Edi Ramës!

14 Shkurt 2019, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kjo opozitë nuk është kritikuar kurrë se nuk di të bëjë akte dhune në Kuvend. Nuk është një biografi që i ka munguar. Qysh kur Ilir Meta ka hipur mbi tavolina më 2006, dhe deri tek parlamenti i fundit, ku janë shfaqur sulmet me vezë të një bulldogu nga Elbasani, ndaj Edi Ramës, gjuajtja me çizme e Monikës, zjarri i flakëhedhëseve, dhe deri tek boja e Edi Palokës, janë një histori e bollshme, e pasur, e dhunës së opozitës në Parlament.

Nuk kam dëgjuar njeri të thotë, që kjo opozitë nuk di të ushtrojë dhunë. Biles kjo aleancë, PD-LSI, është dhe e vetmja aleancë që ka vrarë në këtë vend. Nuk është se u mungojnë meritat në këtë drejtim.

Në këtë aspekt, dhe gjesti i sotëm i Edi Palokës, nuk duhet marrë me aq emocion. Edhe ai ka problemet e tij, ka pikëpyetjet e tij për të ardhmen në PD, brenda standardeve të dhunës, ku i masin meritokracinë. Merreni dhe atë si njeri në hall.

Më tej akoma vjen retorika e dhunës kolektive, paralajmërimet për dhunë, që të bëjnë për të qeshur. Edhe ky është një film i parë.

Më 14 shtator e morën me anti-tanke dhe tanke disa orë godinën e Kryeministrisë, dhe u kushtoi 8 vjet opozitë.

Deklaratat dy ditë para kohe, e të gjithë Ambasadave Perëndimore në Tiranë, përfshi SHBA, BE, OSBE, Britaninë e Madhe etj, tregojnë se ata kanë informacione që do të ketë dhunë. Ose më së paku, ata besojnë vërtet mburrjet për dhunë të opozitës.

Por opozita nuk është sfiduese për qeverinë kur përdor dhunë. Nuk është sfiduese kur qëllon kryeministrin me vezë, çizme, apo bojë. Nuk është sfiduese kur nxjerr në krye Falmur Nokën apo Ed Palokën.

Opozita është sfiduese kur u mbush mendjen qytetarëve, se vlen më shumë se qeveria.

I gjithë ky teatër i opozitës, nuk është fuqi e saj, por pafuqia e saj, është impotenca e saj, dhe mbi të gjitha, është një hipokrizi me demokratët, për t’u thënë atyre që kaq e kemi mundësinë.

Lulzim Basha është duke ruajtur veten nga demokratët mos ta nxjerrin me shkelma nga zyra, dhe jo duke nxjerrë nga zyra qeverinë.

Një opozitë që nuk pranon të ndryshojë vetveten për të fituar, por kërkon të gënjejë demokratët për interesa të tre- katër kriminelëve në krye të saj, me qëllim që ata të mos mbesin pa imunitet, nuk është një opozitë e rrezikshme për qeverinë, por një opozitë e pacipë me të vetët.

Për Edi Ramën kjo është opozita më luksoze në botë. Kjo e heroizon atë, kur duhet ta mposhtë, e viktimizon kur duhet ta kriminalizojë, e shenjtëron kur duhet të mallkojë.

Kjo garniturë opozitarësh që kanë marrë peng vulën dhe zyrat e opozitës, nuk është në përpjekje për të marrë pushtetin, por në përpjekje për t’u treguar të vetëve, se kaq fuqi kanë, deri tek dhuna.

Në vend që të ndryshojnë, të hapin opozitën, të promovojnë vlera të shoqërisë dhe të distancohen nga një familje kriminale, siç është familja e Sali Berishës, me të në krye, ata janë rreshtuar të gjithë pas një plaku të kërrusur, që tetë vjet më parë na tregonte cila është rregullorja e Bulevardit, cila është rregullorja e oborrit, e godinës, dhe cili ishte rregulli që duhet të vriteshe para Kryeministrisë, duke i dhënë fund debatit a merret pushteti me dhunë.

Mjafton ajo fytyrë, që është imazhi i shtrigës së opozitës, për t’i mbajtur njerëzit në shtëpi dhe mosbesues ndaj opozitës.

Me kaq shumë rrahje gjoksi për dhunë sa po bën opozita, nuk e di cila nënë, cila grua, cili baba i përgjegjshëm apo prind, mund t’i çojë fëmijët dhe të shkojë dhe vetë në atë skenë horror lufte që po vizatojnë.

Këtu po bëhet thirrje sikur të shtunë do zbresë ISIS në Tiranë, dhe jo qytetarët. Dhe kjo është alibi e ligë, e njerëzve që duan të shpjegojnë dështimin.

Berisha mund të sjellë mercenarë sa të dojë në Tiranë, mund të sjellë njerëz të paguar dhe të dhunshëm, mund të përsërisë skenare dhune, por e gjithë kjo nuk ja ndryshon mendjen shoqërisë shqiptare.

Ndaj dhe Edi Paloka nuk është një dhunues i Edi Ramës. Ai dhe idiotë të tjerë si ai janë dhunues të opozitës, janë teatri i lig i Lulzim Bashës për të shpjeguar pafuqinë e tij para demokratëve.

Mos ju zemëroni Edi Palokës fjala vjen, për çfarë bën kundër qeverisë, apo Edi Ramës. Atij i duhet zemëruar për çfarë i bën opozitës.

Një njeri në hall, që nuk ka çfarë bën tjetër në atë kurth ku ka hyrë me shoqëri kriminelësh, me njerëz që pastrojnë para në emër të tij, dhe me një inteligjencë nën zero, që e bën të vlefshëm për figurant të dhunshëm të opozitës, ai në fakt është mallkim për opozitën, pasi nuk është as i fortë, as trim dhe as i vlefshëm për të.

Në vitin 1997, ky është njeriu i parë që u arratis nëpër dëborë në Maqedoni e pastaj në Zvicër, se mori vesh që doli Fatos Nano nga burgu, ndërkohë që Fatos Nano po ta gjente tek “Rogneri”, mund ta qeraste me xhin.

Ai iku se e di që e përdorin gjithnjë si figurant dhe është emëruar në opozitë, se opozita nuk është e lirë të hapë garën për të ndryshuar vetveten dhe pastaj Shqipërinë.

Mendoni për një moment që ai është numri dy i opozitës që kërkon t’u qeverisë dhe kuptoni se sa larg pushtetit dhe sa afër greminës është kjo opozitë. Edhe për shkak të tij.

47 komente në “Edi Paloka është një dhunues i opozitës, jo i Edi Ramës!”

  1. Korkodili says:

    Tentative vrasje e paster .
    Ose vrasje e ngelur ne tentative .

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Mero si gjithmon je I PERSOSUR me kete artikull
      Nje GRUP BANDITESH QE duhen zhdukur
      TURP ta quash OPOZIT
      Rugac

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Sali LUGATI VETEM LEH
      Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS
      MONA RUGACE
      Like FLORIRI
      POPULLI nuk JU jep vot
      Jan ANTISHQIPETAR

    3. Cfurku says:

      Qeveria e re qe po vjen do kete perberjen si me poshte:
      K/Minister Monika Like Gopmadhja
      zV/Kryeminister: Lulxim bythec Batha
      Minister I Mbrojtjes: Albana Vrime Vokshi
      Minister I Brendeshem: Flamur Qeremic Noka
      Minister I Jashtem: Edmond Tonin Paloqja
      Minister I Arsimit: Strazo Pallosh Gjekpordha
      Minister I Kultures: Nard Loqe Pampori
      Minister I Energjitikes: Vali Krisulla Duka
      Minister I Financave: Tritan Mahmut Shehu
      Minister I Mjedisit: Sali Kar Berisha
      Minister I Shendetesise: Mark Prend Marku
      Minister pa portofol: Fatos Qerim Lubonja
      Minister pa portofol: Tur Bytha (Zhejani)
      Minister pa portofol: Tak (Bytha) Ngjala
      Minister pa leka (vullnetar): Ydhi Tarrallak Raqipi

      1. taro says:

        Sa legena jeni.
        Rama e ka mbushur qeverine qe qeveris Shqiperine me striptiste,me kurva e dashnore,me kosovare qe s din shqip e ju lehni si qen per projekte qe s ekzistojne.
        Edhe kafsha nuk shkon kaq symbyllur pas te zotit si shkoni ju mbas atij qe ju shkerdhen grate e vajzat.
        Turp!

        1. Tani says:

          Po te ishin motrat dhe Mami yt ne qeveri do e besoja .Me kurva se ato zor se gjen.Kur te shan nje llum si ty eshte nder e lavdi.

    4. Amy says:

      Mero perfekt me kete lloj analize, Te lumte, je i vetmi analist qe ben analiza asnjanese, sic jane gjerat ne te vertete, jo si ata te TV-ve KLAN e me shoke, qe po te njejtet analiste thone te njejtat gjera, pa piken e llogjikes,
      Ne, Populli i thjeshte i kemi aq mend ne koke sa te mos ndjekim nga pas ed paloken, nard noken, lul bashen, monen me shoke, ata qe duan te bejne dhene le ta bejne, ne fund te dites kur te bjere erresira nje numur i tyre do jen me helura ne duar,

    5. Epiriiiii says:

      Qeveria e ka Hedhur Grepin, e ka leshuar Gjate Fillispanjen, e ka Kuar Terrenin. Peshqit e PD dhe Opozites ne Pergjithsi kane Rènè ne Grepin e Qeveris, nuk po e Kuptojne se sè Shpejti Qeveria do e mbledhi Fillispanjen dhe gjith kjo Dyzine Peshqish Opozitar do mbeten si Peshku pa Uje dhe ateher do tu filloj Kèrrbaçi, jo ai me dru jo, ai me Ligj. Duhet parjeter te mbledhin Fakte e Dèshmi per Pasurite qe kan vene. Ora po afron……. Tung

    6. meri says:

      Mero perse nuk shkruan per Ramen apo te ka blere,si e shpegon ti qe sa me shume te rrish ne pushtet aq me shume vota merr,nderkohe qe pushteti te konsumon sepse nuk mund ti plotesosh te gjitha ato qe kerkojne njerezit.
      Kjo shpegohet thjesht ka para me shume blen vota me shume.
      Perse nuk thua 15 million eur ne sheshin Skenderbe sa ka marre Veliaj ,nje m2 beton shitet 70 eur 1 m2 ndertim pallati koston 300 eur duke llogaritur edhe 25 – 30 % qe marrin pronaret e truallit.
      sa pallate ndertohen me 15 million eur. I bije rreth 714 hyrje pallati me celsa ne dore me 70 m2 banim.sa m2 ndertim u bene ne sheshin skenderbej?
      Zullumet e kesaj qeverije nuk kane te mbaruar

      1. Tani says:

        Te mbarojme njehere me zullumet e bandes tende qe I didhe I ka ndjere ne kurriz cdo gjenerate pas 90,pastaj me radhe.Apo ku din radhe shpellaret thuaj.

  2. ardis says:

    Analize brilante

  3. Flutura says:

    E mahnitshme e gjith kjo analize ! ?

  4. Te shtunen do shikojme gallat ku turkoshaket do luftojne me njeri tjetrin per plakun matuf kurrizon qe eshte bere si ato dordolecet qe trembin laraskat.
    Dordoleci sali tall bythen me shpellaret tash e 30 vjet per te pasuruar sypeshkaqenin nip serbi dhe dhendrin boshnjak me hund derren.
    Dhe shpellaret i bien grepit dhe vriten me njeri tjetrin.
    Yxhym mamluk turkoshak se vampiri sali ka kohe pa pare te derdhet gjak.

  5. Azio says:

    C’te te them o Mero!
    Gazetaria nuk ka brinje,por ka mend te cilat kur materializohen ne shkrim jane me te forta se plumbi.
    Ti sot me shkrimin tend e ke shpuar kete lloj opozite te mjere qe egziston ne Shqiperi,me plumbin e arsyetimit brinje me brinje.
    Te lumte mendja dhe dora.
    Je shembulli me kuptimplote I gazetarit te mencur e patriot.
    BRAVO!!!!!

  6. Atdheu says:

    Analize teper e sakte Mero.

  7. Cuku says:

    Te lumte Mero
    Brilante
    E ke tretur

  8. TNT says:

    Cfare ju ben ti ketyre, ate zorren ne goje ua fut. hallall je vertet gazetar per tu pasur zili, me i miri per tu lexuar. Teim nuk po tr them se perballe ke jo vetem nje Plak te kerrusur, por edhe nje debil qe lyen floket, nje deficent qe te vetmen gje te re qe po sjell ne kete proteste eshte golfi qe mban veshur per ti ngrohur fytin e pjerdhur….

  9. Iliri nga Gjermania says:

    ? Bravo. Po ta gjente Fatos Nano ne 1997 do ta qeraste me xhin.. I madh je Z. Baze???

  10. Tami says:

    Z. Mero te falenderoj dhe shume respekt per analizat brilante qe ben, eshte ne dobi te shoqerise shqiptare.
    Vendi sikur eshte mallkuar me keta monstra politikane.
    Edi Rama behet dhe me i forte, shqiptaret jane te zgjuar dhe e di me voten e tij si vepron.

  11. Mondi says:

    Mjeshter I fjales dhe zoterues I llogjikes .Eshte kenaqesi te lexosh esete e tua.Nese do the ishe pedagog gazetarie nuk do kishim kaq shume me nder me thene gazetare.

  12. ?????????? says:

    Kurrë nuk do të dal në protest, qê të rishoh Berishat të kenë në dorë fatin e fëmijëve të mi .
    Kurrë nuk do ti urroja këti vendi, që koalicioni vrasës PD-LSI, të qeveris përsëri .
    Po , do të votoj përsëri opozitën , kur të ken shkuar në burg udhëheqësit aktual të saj .
    Berishat, Metat,Bashat , janë krimi vet .
    Ky vend mund të nxjerr lider më të mirë se Rama , por s’besoj të ket vrasës, hajdut, hipokrit më të mëdhenj , se
    BERISHAT , METAT DHE BASHAT .!
    OPOZITË KRIMINALE !!!

  13. Henor says:

    Protesta nje mjet jo demokratik ne demokraci.
    Demokracia ka nje parlament ku behet debate ku deputetet ne emer te sovranit duhet te zgjidhin probleme.
    Por keta qe jan sikur te zgjedhur nga sovrani sjan asgje tjeter vecse nje tuf gomereshe qe nuk mendojn per te ardhmen e shqiperis por mendojn vetem te rregullojn punet e familjeve te tyre.
    Turp vertet turp. Eshte per te ardhur keq kur shikon keto gjera ne vendin e lindjes aq me keq kur i shikon nga nje vend i huaj.

    1. Bureto says:

      Kjo që thua është e vërtetë. Me një ndryshim, se protestat nuk duhet të organizohen nga partitë politike (këto kanë parlamentin fushë beteje dhe fushatat zgjedhore), por janë të shëndetshme kur organizohen nga sindikatat, shoqëria civile, studentët etj, për kauza të caktuara dhe kur qeveria nuk i konsideron interesat e tyre. Këto lloj protestash e shëndoshin shoqërinë, korrigjojnë qeverinë, por dhe opozitën për të bërë luftën e saj politike sa më afër këtyre shtresave të shoqërisë, të cilat gjykojnë që me anë të protestave t’i sensibilizojnë ato për të arritur qëllimet e veta.

  14. tac says:

    Natyrisht qe skenari i ardhshem do ta zhyse me poshte opozezen.

    1. true says:

      Te lumte Mero e ke qare dhe e ke thene troc , ne Tirane do te zbresi ISIS te ristruktuaruar ne Mamuras dhe Jale kurse ai pak popull do te jete vetem sa per garniture.

  15. Iliri says:

    Shkrim real dhe i goditur per ata qe lexojne dhe kuptojne.Nje gje eshte e sigurte qe nese do cmenden fare organizatoret do paguajne dhe per ato qe i kane borxh akoma popullit .Dhe shume medja po e trumbetojne sikur do permbyset bota duke krijuar terror psikologjik te njerzit.

  16. TOMORI SHBA says:

    Zoti Mero, lum shqiperia dhe shqiptaret qe Tepelena Ka nxjer nje xhevair djal, trim , patroit dhe i zgjuar, qe vetem ai qe ska sy, te shikoje dhe vesh , te degjoi, nuk e di se cfar opozite destruktive, qe pengon rreformen ne dejtesi, qe ben thirje per revolucjon dhe dhun, qe kerkon te vi ne pushtet me trazira, vbetem e vetem te rezoi nga pushteti Edi Ramen.
    Po rezuan Edi Ramen, u premtojn shqiptareve parajsen, vetem , sthone si diktatori Hoxha, qe mbas luftes shqiptaret do hanin me luge floriri,
    kjo opozit, ka len nam me gjith ato sjellje rrugacerore, antikushtetuse, amtligore, prandaj motra e vellezer mos u beni kurban vehten tuaj, per ti sjell ne pushtet, keta bandit., qe jan akuzuar per vjedhje, krime dhe abuzime me pushtetin.
    Degjoni thirjen qe bejn SHBA,. Britania e Madhe, BE, nepermjet ambasadave te tyre ne Tiran. Mos degjoni keta kriminel, qe kan vrar e vjedhur per pushtet, por miqt tane, qe na kan ndihmuar te ekzistojm si komb dhe te vendosim demokracin, forcimin e shtetit ligjor, focimin e ekonomis, mbrojtjes, etj.
    Sjelljet banditeske, rrugacerore, antikushtetuse ne parlamentin e SHqiperis, vecse e nxin dhe e njollosin me shum se cjan, Berishen, Bashen, Mulet, Paloqen, cizmaxheshen Monika, Tititin dhe pengojn prosperotetin e vendit ton ne zhvillimin e demokracis, rreformen ne drejtesi, afrimin me BE. Vezet, bojrat, letrat qe i hedhin kryeministrit, as ja kan ulur dhe as ja ulin vlerat pozitive Ed Rames, perkundrazi e nxin dhe e poshterojn me shum kete palo opozit ne syt e opinjonit publik, brenda e jasht vendit.

  17. Sheleaura says:

    Z.MERO
    IKE THENE TE GJITHA
    ATO MENDIME E NJOFESI TE SHKELQYERI TE PILITIKES SHKATERUSE TE PD KURE SKA ME HARTH NE PUSHTET
    TREGON SA E PA AFTE ESHTE PD

  18. Floriri says:

    Mero te lumte pena Analizat e tua i lexoj gjithmon me fund per te rregulluar shijen
    I ke thene shkelqyeshem te gjitha
    Nese ne kete proteste do kete dhune Sala Luli,Mona e kompani jo vetem qe nuk fitojne gje per te mbrojtur veten, por do shpejiojne egzistencen e tyre prapa hekurave te burgut Kur te gjithe te thone mos perdor dhune ata duan te luajne me zjarrin le te digjen nje ore e me pare te shpetojme edhe me se na e shpifen

  19. Neri says:

    Esence per te kuptuar nje bande gangsteresh te frymezuar e drejtuar nga kobeziu Berishe!Nje verejtje tek ky shkrim z.Baze kur deklaron “demokratet”,kur dihet nga te gjithe qe kush ndjek kete force politike regresive nuk eshte demokrat por anetar ose simpatizant i kesaj menxyre qe ka ozurpuar jo denjesisht emrin PD,ku gjithçka mund te jete vetem e tille jo!

  20. Pantera says:

    Mero , si gjithmone ne lartesine e duhur , por kesaj radhe e ke shkrire gjithe talentin me pershkrimin tend , urime . Je e vetmja pene reale dhe e sakte dhe shkruan me shume eloquence si perhere ……

  21. LILOLABJA says:

    Je i madh Zoti Baze !
    “Po ta gjente do ta qeraste me xhin ” nuk ka çmim ! Qershia mbi torte ! Ju jeni mjeshtri i ketij lloj stili . Jane detaje qe bejne diferencen tuaj me koleget e tjere te gazetarise ,qe i ke lene me vite drite shume mbrapa .
    Faleminderit djali Mero !

  22. Like Espinoza-La Piovra says:

    Dikur Romeo Karaj citonte per plakun autik te shqupit dhe ndikimin e tij ne sistemin e drejtesise :”Sistemi i drtejtesise ka respektuar vetem nje ligj,i cili ka vetem nje nen dhe qe thote se-(vatra e kancerit shqiptar) Berisha eshte mbi ligjin,eshte vete ligji dhe ai eshte i paprekshem dhe nje proces gjyqesor ndaj tij mund te filloje vetem kur te thote ai vete O.K,pasi ai te kete pastruar cdo gje qei prish gjumin (si psh dosjen e tij si rezident i rendesishem i sigurimit te shtetit…).Persa kohe ai eshte i lire,gjykatat e prokurorite duhet tu vene celesin dyerve,burgjet te hapen dhe kodi penal(me te cilin ai fshin porapanicen) te shfuqizohet…”Idioti me patente dhe me inteligjence nen zero,figuranti i perdorur nga bastardi Berisha dhe nga ushtari i mire shvejk,mercenari i putinit,lul kamerdarja,pra Ed palokari ben vetem detyren si mosketjer i padrinos se ketij vendi,per tu dukur ne syte e tij dhe si idiot qe eshte e le namin copa copa.Partia e trekendeshit te famshem “Ofendo-Dhuno-Shkaterro” e qoftelargut dhe Biznes-partia e Nafije Dybekut te Baxhelles se LSI-se kane vendosur te destabilizojne vendin,per te sabotuar reformen ne drejtesi dhe integrimin e vendit ne bashkimin europian,me qellimin e vetem te tyre qe eshte vetem nje-ruajtja e pasurive te xhvatura dhe rikthimi ne pushtetin e munguar .Dhe pengesa e vetme per kete eshte Edi Rama,se te tjeret nuk i llogaritin ata.Edi Rama,eshte perfaqesuesi dhe mbrojtesi i interesave te njerezve te thjeshte,te varfer,te shumices se popullit te ketij vendi.Jo se ai nuk ka gabime dhe shume gjera mund e duhej ti bente edhe me mire,por ama,nuk i ka lyer duart me gjak si Berisha dhe me te mire se ai deri tani nuk ka dhe nuk duket ne horizont.Duam nuk duam ne,ai duhet pranuar me te mirat e te keqiat e tij dhe eshte i vetmi qe mund ta coje deri ne fund reformen e drejtesise dhe na ben te shpresojme se nje dite banda kriminale e shqupit dhe “motra e vohgel” e saj ne LSI do dale para togave te zeza dhe do zbardhet e bardha nga e zeza.,,Lyli dhe aleatet e tij,qe ndonese “ofendohen” nga disa te meta te Rames,nuk guxojne te bejne gek per krimet e bandes se Berishes ne gjithe keto vite dhe jane rehatuar kur me mbeshtetjen e tij kane zene poste shteterore e partiake,jane ulur kembekryq ne parlament,kane zene poste shteterore per grate , femijet e te afermit e tyre,kane vjedhur e bere korrupsion sa s’ka ku te veje me.Prandaj jane aktuale theniet e disa njerezve te shquar te njerezimit,te thena ne momente kritike si psh thenia e Fucikut “Njerez,jini vigjilente”!,apo e Viktor Hygoit “Per sa kohe tirani(=Berisha) merr fryme,liria e ka litarin ne fyt” dhe se fundi thenia lapidar e Bertolt Brehtit,referuar Hitlerit ,tek”Arturo Ui “Barku qe e polli ate (monstre)ende nuk eshte shterpezuar”.Berisha erdhi ne vitin 1991,per te zezen e ketij populli dhe ka qene interesi i partive politike dhe kompromisi per qendrimin e tyre ne pushtet qe ai pervers eshte akoma jashte burgut dhe ka uzurpuar partine me te madhe te opozites,e cila erdhi si shprese per demokracine,por per fat te keq shpresa e popullit per demokraci kishte lindur e vdekur dhe e infektuar nga veglat e doktorrit pervers….Tek ne eshte vertetuar thenia e famshme se “falja e krimineleve ( nga partia socialiste ne vijimesi)eshte atentati me i madh i demokracise”dhe me sa duket kjo parti akoma nuk ka zene mend.Ai ka zene prej vitesh qoshene e parlamentit,pa i hyre gjemb ne kembe dhe sa here i ngrihet,tund shkopin dhe na ben te gjitheve pa perjashtim te kercejme,kurse ai ferkon hallatet me kenaqesi dhe ndjell gjak.Mosketjeret e tij qesharake per ne por te devotshem per te si Noka,Alibeaj,
    Paloka.Salianji,djaloshi i Fahriut etj etj presin vetem nje shenje te tij qe ti vene flaken vendit,pa iu dridhur qerpiku.Sa per parate me te cilat paguhen kriminele te ndryshem per trazira,vrasje e rrembime ,vjedhje zgjedhjesh etj etj,ka pa hesap ne parajsat fiskale,te depozituara nga parate e droges qe perhapi ne te gjithe shqiperine,me kryeqender republiken e Lazaratit,droga e te cilit shperndahej me makinat e shtetit te mbrojtura me urdher te tij,folene e te cilit e shkaterroi Sajmir Tahiri,ndaj dhe mllefi ndaj tij nuk shuhet kollaj.Dhe pastaj bejne demonstrata kunder kanabizimit te vendit dhe ne krye te protestave qendron Dash Alikaj i lazarartit!Kuje ne dreke per kete stan pa bulmet!Dhe per tu rikthyer tek favoret e pushteti i humbur sulmohet Edi Rama,si pengesa kryesore per enderrat e tij ne sirtar.Dhe ndihmesja me e zellshme per realizimin e skenarit te tij eshte Nafija,ajo,zonja e pare(me demek),Nafija e cizmes,e cila sic thuhet dhe kokaine ka shperndare dhe qe eshte edhe me rrugace dhe me e lige se Berisha,vetem se nuk ka patur ne dore sa ai.Ajo eshte nje e cmendur ne enderrat e saj per pasuri,madheshti etij etj,se sa per hallet e popullit as qe i behet vone.Dhe ne kete percapje te saj,te mos harrojme dhe mister 7 %-shin,Liken e floririt…qe e shpetoi nga burgu dora vete Berisha,i cili hedh gurin e fsheh doren dhe qe kohet e fundit ka filluar te dali dhe hapur siu president i leshelise,aleat i fshehte e i hapur i Berishes.Keta e meritojne qe populli tu vare teneqene dhe jo tu veje pas e ti mbeshtese.

  23. Romak says:

    O Mero,pak me ngadale o burre i dheut, jo me gjithe kete yrysh si sejmen e Rames.

  24. marjani says:

    koha eshte flori dhe ai eshte nje shperdorus dhe per kete duhet marre mase.

  25. Bujku says:

    … do ta qeraste me xhin!FANTASTIK!

  26. Jimi says:

    T’mos ju genjeje mendja se duan proteste, ata jane pregatiturt per lufte dhe marrjen e pushtetit me te gjitha mjetet! Dy duar per nje koke jane!
    Sic po vijne punet, duket se rreforma ne drejtesi nuk do te kursej askend!? E vetmja menyre per te shpetuar eshte lufta. Perpara o popull te shpetoni qoftlargun dhe horrat e tije!

  27. e ke qare kete shkrim o MERO

  28. Shkupi says:

    Te lumte Mero ,
    Opozita po shkelmon para ngordhjes , Kriza ekonomike e opozites dhe kostoja per mercenare po ritet , Vetingu avash por po realizohet ,jam rehat dhe e para po ndjehem mire qe rruga e daljes nga krizes shekullore po i vjen fundi fatal …
    falemderit Mero , sa here qe dua nje dite te mire , thjeshte lexoj artikuj nga tema .

  29. Peco says:

    Nje film qe e kemi pare sa e sa here. Na merziten. Po na duket Lulzim Basha si Rikard Larja ne kohen e komunizmit, filmat e te cilit shfaqeshin cdo jave ne TV.Ka per te qene nje deshtim I turpshem dhe asgje me shume. Kuptohet, protesta eshte e paarsyeshme ne cdo drejtim. Me gjeni nje vend te botes se civiizuar ku behen protesat per te ndryshuar pushtetin. Keta akoma nuk kane shkulur nga mendja mendesia komuniste per marrjen e pushtetit me dhune. Por ajo pule qe bente ate veze, ngordhi. Vota, vetem vota te sjell ne pushtet. A do gjeje nje rruge legale PD per te shtuar perkrahesit? Vetem kjo eshte rruga per te ardhur ne pushtet. Koha e revolucioneve dhe e revolucionareve ka perfunduar nje here e pergjithmone. Ata sot nga kushdo klasifikohen si bandit dhe terrorist.

    1. Bert says:

      Peco, o kokrra e bytheqirit. Po pse keta cfare ben ne 21 Janar kur prune koke palaret nga Tepelena ku lane dhe kockat?

      1. Peço says:

        Ore Bert jobythqiri, avash o xhan, avash or tu bëftë Peçua tyja, se me shumë yrysh e ke marrë,pse mua më gjete për tmë sharë? Apo ti lexove vetëm komentin tim në fund dhe ja fute një të share. Sepse më sipër ka sa të duash që mund të shaje dhe të kënaqeshe për shtatë palë qejfe. Sidoqoftë, ndonse nuk të lë urrejtja për të gjykuar, me ato që them, unë jam po ashtu kundër gjithçkaje të atëhetshmë. Por këta janë si njëri dhe tjetri komunistë dhe në gen kanë luftën revolucionare për pushtet. Menjëfjalë, po tju perifrazoja juve, të dy palët janë bythqira. Sa për sharjen tënde, të jesh i bindur, se përsa i takon bythës si organ, unë jam i virgjër, për këtë hiç të mos dyshosh fare.

  30. Lako Dejani says:

    Me te lumte o Mero-djali,
    Qe s’fole nje here gabim,
    Ke folur gjithnje sembari,
    Per ata qe kane degjim.

    Veshe ka dhe opozita,
    Edhe syte nuk i mungojne,
    Hall i madh per te eshte frika,
    Nje dite valle a do fitoje?!

    Mire e thuaj per Ed Paloken,
    Eshte nje ordiner-njeri,
    Por s’e kane ne rregull koken,
    E gjithw ajo lukuni.

    Nuk mundet Rama me “shashka”,
    As me boje, çizme dhe veze,
    Kush nuk del me kohe nga “balta”,
    I bje te ngrohij “qymeze”.

    Sa te kene “ne tave” Saline,
    Qe ben hyqem si qemoti,
    T’i bjene cyles ne nje vrime,
    Me nje Lul, qe eshte veç koti.

    Ne paçin shpresen tek Mona,
    Do i mare perropia,
    Femra qe ngjan fiks me sorra,
    E urren tere Shqiperia.

  31. Soni says:

    Po boll o Mero. Ky legeni Edl k e ka Bere balte.u discretitua fare me unazen e Re.Man aroma mga mbrapa Damianin.

    1. Tani says:

      U diskretitua banda jote me unazen e re.Zaptut pa leje tokat e te tjereve maloke te qelbur dhe hiqeni si te revoltuar.Unaza e re do te ndertohet o shpellar per qytetarine.Po nuk te pelqeu kthehu andej nga ardhur se te pret arusha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje