Asgjesimi i mesazheve të forta të PD nga LSI

8 Shkurt 2019, 21:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk është se nuk po lodhet. I ka marrë gjithë qytetet me radhë dhe po u kërkon të vijnë në Tiranë më 16 shkurt. Po u premton rrëzimin e qeverisë, ose detyrimin e saj për të krijuar një qeveri tranzitore për zgjedhjet lokale. Biles në këtë pikë ka bërë xheloz dhe Koço Kokëdhimën.

Por ajo që është problem në gjithë periudhën parapërgatitore të opozitës për protestën, është ajo që do të ndodhë një ditë pas protestës.

Gjithë pasiguritë e opozitës burojnë pikërishtë tek dita pas protestës.

Dhe pikërisht për këtë, Lulzim Basha dhe LSI po japin mesazhe të kundërta.

Arma më e fortë që PD po përdor për të mobilizuar militantët, është diskutimi që pas datës 16 shkurt, PD do djegë mandatet dhe nuk do të shkojë në Kuvend.

Këtë e thotë në çdo vend, ua thotë në çdo rreth, bën sikur e diskuton dhe në grup parlamentar, bën sikur ka unitet për këtë çështje, dhe kjo duket në rregull.

Nga ana tjetër, LSI bën të kundërtën. Dhe ajo thotë në çdo vend, në çdo takim, në çdo qytet, që ‘mandatet nuk i djegim, se i kemi marrë me gjak’.

Dhe nuk është se dhe ata gënjejnë, me gjak i kanë marrë.

Pjesa e mbetur e opozitës, partitë e vogla aleate, janë katër individë, që çfarë thotë njëri nuk mendon tjetri, dhe për këtë çështje.

Ndaj i gjithë investimi i PD për të motivuar protestuesit më 16 shkurt shkon dëm, pasi përplaset me mesazhet e kundërta të aleatit të saj kryesor.

Nëse ka një gjë që ka problem opozita, është mungesa e besimit tek Basha dhe premtimi i fortë që do djegë mandatet është diçka konkrete, që duket sikur mund ta besosh.

Por kur dhe këtë e bën të pavlefshme pjesa tjetër e opozitës, atëhere gjithçka shkon dëm, pasi PD nuk mund t’i lërë fushën e opozitës LSI-së, dhe aq më tepër mandatet e saj, pasi i takon t’i marrë partia më e madhe e opozitës.

Dhe kur dy partitë më të mëdha të opozitës nuk bien dot dakord as si do t’i gënjejnë protestuesit deri më 16 shkurt, shumë të vështirë do ta kenë t’i gënjejnë pas 16 shkurtit.

9 komente në “Asgjesimi i mesazheve të forta të PD nga LSI”

  1. Ce says:

    Pas 16 shkurtit situatën me lristat e leshitdhise do ta marë nën kontroll Kejdi dhembcakallja, sypordha, kembeshtrembeta, dhe Nora Bythderrja të cilat do kujdesen që naziskinet e Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise, lristat dhe studentët ngelesa të kalojnë një javë pushime në haremin veror të Jales

  2. rroku says:

    PD ne 16 shkurt po mobilizon militante te paguar kriminel dhe njerez me probleme ne polici prandaj ky do te jete fundi i Lul Bashes i cili ne 21 janar i vrau 4 te pa fajshem por kete radhe nuk do ti eci.

  3. Komentuesi says:

    O moj rrodhe ku na mblodhe.Do mblidhen dhe do shperndahen.Mos kujtoni se do te ndodh ndonje gje.Qeveria e Edi Rames rrezohet vetem me voten e popullit,dhe asnjehere me protesta, se eshte antikushtetuese.Por njerzeve te pd-dhe LSI ua pjerdh mendjen Basha e Monmika,per te mare karrigen.Per kete karrige te kryeministrit deri tani dhe per 16 shkurtin,jane derdhur lum dallar,euro e leke shqipetare,miljona.Ata militant qe do shkojne ne proteste,nuk shkojne se u plasi bytha per Bashen e Moniken,por i gezojne 10000 lekeve te vjetra qe te haj nje deeke ne Tirane.

  4. Peco says:

    Perpjekjet e Sali Berishes duket sikur konsistojne ne faktin qe ai do te beje Edi Ramen njelloj vrases si vehten e tij. Ai mund te organizoje demonstrim force ne 16 Shkurt per ta detyruar Edi Ramen te qelloj kunder demonstruesve per “arsye shtetrore’, ashtu sic beri ai ne 2011 qe qelloi ‘per arsye shtetrore”. Ne kete rast do te beheshin barabar.Sa per ata qe u vrane atehere dhe keta qe mund te vriten neser, pune e madhe fort, njerez ka sa te hane qente. Pastaj vrasja per arsye shtetrore eshte e njohur historikisht si nje e drejte e ushtruesve te pushtetit. Por, zor se e ha Rama kete karamele te helmuar te Berishes.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Gjeja me e mire qe ben Ambasada Amerikane eshte qe i lejon te thone lloj – lloj budallalleqesh dhe
    kur afron data,i kap per veshi dhe u cakton kufirin… ?
    Dhe po te jene trima le ta nxjerrin kemben nga rrethi! ?

  6. Martini says:

    Mero!!! Aman te lutemi.Jemi në dorën tënde.Ashtu si gjithë Shqipëria.Te lutemi bëj çmos të besh të pamundur bashkimin revolucionar e historik te grupimit Lulëzim Monika me Koço Kokedhimin se ndryshe 29 nentori 1944 do na duket si Shen Valentini ne krahasim me.17 shkurtin.

  7. Mandat i djegur says:

    Ca e “çuditshme” kjo që mandatet e PD-së, në rast “djegieje”, do t’i gëzonte LSI-ja! Nëse dikush këtu mundet ta shpjegojë…

  8. selim rroshi says:

    Ahahahahaha
    Komisar mero gelbaza
    Dil more se te iku faza

  9. lagja.brrakes says:

    Qofte kushdo qe do vij n pushtet ma mir do jet, ma te lig se Rama se bon nona.
    Hajdut, pordhac, rrenacak, eksibicionist, injorant, shpirtzi, antishqiptar, frikacak sjan bo kaq shume te zeza bashk ke nji njeri.
    Mir qe i erdhi funi se me bojatisje qyteti e filloi karrieren e me ekspozite zhgarravinash ne Gjermani ku hongri shqelmin e funit ka Europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje