Rasti “Dvorani” si çarmatosje e Berishëve, në kryengritjen kundër reformës në drejtësi

29 Janar 2019, 20:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Adrian Dvorani duhet t’i ketë mërzitur shumë Berishët sot me dorëheqjen nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari Adrian Dvorani ka qenë për një kohë të gjatë nën sulmet e Sali Berishës, sidomos pasi kaloi Vettingun dhe u bë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në pamje të parë, beteja kundër tij lidhej me historinë e vjetër të familjes Berisha, pasi Dvorani ka qenë gjithnjë gjyqtar në pakicë në vendimet e turpshme të marra nga Gjykata e Lartë në kohën e Berishës.

Por ka pasur dhe një lidhje direkte me historinë e “Gërdecit”. Në biznesin vdekjeprurës të “Gërdecit”, lobuar nga djali i kryeministrit, ka vdekur si ish- ushtarak dhe vëllai i Dvoranit, dhe Berisha dukej se e shikonte Dvoranin si njeriun që do merrte “hakun e vëllait” ndaj djalit të tij përmes drejtësisë, dhe kjo dukej sikur e tmerronte pse ai është mbijetues në sistemin e ri të drejtësisë.

Nën këtë prizëm duken si pa interes dhe akuzat e tij të fundit ndaj Dvoranit.

Por në fakt janë më të thella se kaq.

Beteja e fundit ndaj Dvoranit, sidomos ndaj kandidimit të tij për Gjykatë Kushtetuese, lidhet me përpjekjen antikushtetuese që opozita po bën për bllokimin e punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili ka në dorë formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është një betejë që në fakt Berisha e ka me SHBA dhe BE, dhe jo me Dvoranin.

Në dy mbledhjet e para të KED, përfaqësuesit e opozitës, sidomos Alibeaj, ka bërë thirrje të hapura që KED të pezullojë veprimtarinë e tij, duke shkelur Kushtetutën me arsyetime absurde.

Një herë thotë se KED ka 9 anëtarë dhe ai akoma si ka plotësuar 9 anëtarët. Në fakt, KED ka plotësuar 7 anëtarë dhe sipas ligjit, kur mungon shumica e plotë, KED mund të funksionojë dhe me pesë anëtarë. Pra, e ka detyrim kushtetues të mblidhet dhe të funksionojë.

Arsyetimet e tjera të opozitës për bllokimin e KED lidhen me Vettingun, pasi vetëm 4 nga 7 anëtarët prezentë, kanë kaluar Vetingun, ndërkohë që ligji nuk e shikon të detyrueshëm kalimin në Vetting, në momentin e mbledhjes, por në vazhdimësi.

Të stresuar që nën ndikimin e SHBA dhe Bashkimit Europian, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po funksionon dhe po e çon para reformën, duke shkuar drejt ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, opozita shpiku si shënjestër “hasmin e Berishëve”, Adrian Dvoranin, për të cilin Berishët janë të shqetësuar se mos u bëhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe sipas traditës së Berishëve, meqë është në gjak me ta, do marrë gjakun përmes Gjykatës

Dorëheqja e tij sot i ka dhembur më shumë Berishës, pasi Dvorani vërtet nuk do të shkojë në krye të Gjykatës, siç bënte sikur kishte frikë Berisha, por duke qëndruar në KED dhe duke mos bllokuar dot punën e KED, në Shqipëri po ngrihen shumë shpejt gjithë institucionet e reformës, sidomos Gjykata Kushtetuese dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, çka është në të vërtetë frika reale e Berishëve, që buron nga aktiviteti kriminal dhe konspiracioni i tyre ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian, që po mbështesin fort këtë institucion.

Tani u ka ngelur të çojnë protestuesit tek dera e KED që të mos i lënë të mblidhen, siç nuk lënë studentët të shkojnë në shkollë. Është e vetmja mënyrë të bllokojnë reformën dhe ngritjen e gjykatave.

17 komente në “Rasti “Dvorani” si çarmatosje e Berishëve, në kryengritjen kundër reformës në drejtësi”

  1. Jugu says:

    Ah ju marrte dreqi juve kur u telendis nje Berishe I vetem. Keni gjithe pushtetet dhe perseri ju degjeneron Berisha me denoncimet dhe ne fakt shumica I kan dale. Edhe Dovrani jo se nuk donte te behej kryetar por I vajten nga shtate nga Berisha.

    Nuk beni dot shtet ju se jeni frikacak. Shtyjeni dhe ca kohe me Ramen duke bere ndonje leke apo PPP, se po vjen koha ta dorezoni pushtetin vet se po te jet me vote perseri fitoni se populli ju do edhe si hadut.
    Ju me dy mandate, Berishen dhe te tijet nuk mundet ti coni nje dosje ne gjykate dhe jo me ti futni ne burg. Juve hajdutizmin e bet institucion dhe tani vjedhin vetem ata lart se te pakten ne kohen e Berishes dhe Nanos edhe roja krruante ndo nje kock. Ju shendetesin e bete me te shtrenjte dhe doktorret me te korruptuar.
    Arsimin ju a kaluat privative, Cilit me shoke. Ekonomin ja dhate Frangajt dhe Manes dhe Bodes. Qytetaret I kenaqet me pemet e mbjella dhe leyrjen e qendrave te fshatrave. Rinise I hapet jo 300 mije vende pune por me shume, por ata perseri si budallenj duan te gjithe te ikin nga syte kembet.
    Para ca vitesh thuhej se kush iken I pari nga fshati eshte me I fituari dhe tani ne fshat kan mbetur shume pake. Tani thuhet se kush iken sa me pare jashte vendit eshte I fituar.
    Bravo per gjendjen qe keni krijuar.

    1. RUBIKU says:

      Ne cilen gjykate do ja qonin dosjen e Berishes more…..a e keni mendjen me vete.
      Mbasi te ngrihen gjykatat duhet te provohen….akoma nuk ka gjykate ne Shqiperi qe mund ti marre ne gjykim ato dosje

  2. ⚖️?? says:

    PO MBLIDHET LËMSHI. ⚖️?

  3. Leko says:

    Ti e shteron analizën e çështjes or vlla!
    S’ke çshton .Faleminderit .

  4. Finoku says:

    Lerini betejat qe keni nisure qysh me 1991 dhe e mbani Shqiperine ne nje faze tranzicioni te vazhdueshem dhe tregoni seriozitet
    Tani per tani bota mmbareshqiptare ka perpara dy qellime
    1Hapja e negociatave per hyrjen ne BE
    2 Marreveshje per hyrjen e Kosoves ne OKB
    Dhe per keto dy qellime te medha si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove duhet te kete konsesus ndermjet te tera forcave politike
    Qe nenekupton Kualicion te madh politik si modeli gjerman me ndryshimin e postit te kryeministrit cdo. 2vjete here te e majta dhe here te e djathta
    E njejta gje edhe ne kosove
    Derisa te harrihen keto dy qellime te medhaja dhe me pas le te filloje politika opozitare

  5. Komentuesi says:

    Ah! Kure do vije ajo dite qe t’i shikojme kriminelet pas hekurave.Kure do vije ajo dite e bardhe qe te lidhet Saliu kembe e dore e te shkoj te beje pleqerine ne burgun e Reçit.Me gjithe keto padrejtesi qe po bene pd-ke nuk mund t’u jepet vota kurren e kurres.

  6. Bledi says:

    Sa te riformohet drejtesia ne Shqiperi Sali Berisha i ka mbullur ditet e veta ne paqe
    Turp per Shqiptaret qe nuk i treguan vendin Pinocetit nga Vucidoli
    Me keto hapa breshke dhe Zeni do plaket ne bollik
    Populli e di kete prandaj ka humbur shpresen

  7. mergim tari says:

    Sot mesova qe SPAK do te hetoje vetem
    PER KORRUPSIONIN E ZYRTAREVE TE LARTE
    FAVORIZIMET NE TENDERA
    KORRUPSIONIN AKTIV PASIV

    Pra SPAK NUK DO TE HETOJE OSE RIHETOJE DOT NGJARJE TE TILLA SI
    21 JANARI
    GERDECI
    DHNIA E DETIT GREQISE
    DOSJA E REMZI HOXHES
    DOSJA E KOSTA TREBICKES
    NGJARJET KRIMINALE TE TROPOJES
    VRASJEN E AZEM HAJDARIT

    PRA LIND PYETJA SE PERSE U NGRIT SPAK KUR NUK HETON BERISHEN PER NGAJRJET E MESIPERME E KRIME TE TJERA TE TIJ.

  8. Shelegura says:

    Ź.MERO
    JA KE THEN PO KUJT KANUNIT
    ATA TE PD JANE NJE PRERJE
    EDUAN NE ĶOMANDEN E TYRE DREJTESIN

  9. Artemisa says:

    Merua si i ” mencur” do te beje te ” mencur” te tjere me idete e tij.
    Po perse te mos themi o Mero Se ishte presioni i berisheve qe e detyroi kete doreheqje?

    1. Artemisi says:

      Po ca presioni i beri Berisha ketij, mos eshte e kundert a? Se spo indel sali berishes asnje shteg ku te flase per kte zotrine? Ai paska shpreh interesin para dy vitesh, tani i ka rene shorti per kryetar Ked dhe si rrallehere ne shqiperi kur dikush tregon integritet moral dhe profesional ne habitemi e themi ku eshte klecka! A mjer ne

  10. zenelaj says:

    Si gjithmone ne shenje z Mero,nje analize ftohte qe sigurisht i ben per uje te ftohte kampin antireforme.Respekte

  11. Opinion says:

    O zot ky popull seshte msu me te ndershem. Thone si e ka hallin ky. O zot hapi mendjen shqiptareve. Mero analize brilante

  12. Viktor says:

    Ky Dvorani esht me i mir se tjeret???? Nji turi kan te gjith. Aq me teper qe njifet cfar esht ky verdhacuk. Prokurori enverit ben emrimet ne drejtesi!!!!!

  13. TA says:

    të gjithë e kanë me salën,ai e hëngri copen e tij,puna është ti marrësh pasurinë dhe ti futësh fëmijët në burg……….

  14. Emigranti says:

    Po su denua Berisha, Basha, Meta dhe zyrtar te tjer te majt e te djatht qe kan vjedhur, vrar, e jan mar me korupsjon, ai vend e ai popull i quajtur shqiptar e SHqiperi, ska per te gjetur qetesi.
    keshtu ka qen ekeshtu dote jet.

  15. Arbeni says:

    saliu dhe zagaret e tij do deshtojne me turp.Ata që i urrejne ata per krimet e kryera.I korruptuari edvin rama është e keqja me e vogel per shqipetaret,ndersa saliu është i damkosur me shume krime.Ate e ka kapur paniku me gjithe te pjellët e tij te cilet janë te zhytur në krim e vrasje masive si Gerdeci.Ne këtë tave është edhe ai që u kap me ze figure e bllok në dorë duke bër korrupsion.Prandaj ti Jugu atij dhe likes do tua lërojë nënat Amerika.Ardhja e prokurores kroata është nje tregues i qarte dhe i frikshem per saline,ilirin dhe familjet e tyre biologjike e partiake.Ajo që futi në burg ish kryeministrin e vendit te saj do t’ja vër topet në big saliut,ilirit dhe gjithe pisave te politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje