Njëpërdorimshat!

19 Janar 2019, 18:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Parta Demokratike e Lulzim Bashës zgjodhi sot një Kryesi të re, e cila së bashku me ekipin e ri drejtues të partisë, vizaton panoramën e një partie pa asnjë produkt politik, për pesë vitet e drejtimit nga Lulzim Basha. Të gjithë figurinat e nevojshme në vitin 2013, për të pasur një garniturë besnikësh dhe njerëz që duheshin shpërblyer për mbështetjen që i dhanë për t’u ngjitur në krye të partisë, u spostuan nga më të rinj, po aq pa idenitetet dhe pa kontribute politike.

Ajo që është tipike për Partinë Demokratike të Lulzim Bashës këto pesë vjet, është që askush nuk ka mbetur në këmbë si figurë politike që t’i rezistojë kohës, edhe pse janë në opozitë.

Të konsumohesh në opozitë më shpejt se në pushtet, do të thotë të kesh një mungesë bazike vlerash dhe aftësish për të qenë politikanë.

Shumë prej atyre që Basha ka hequr nuk është se nuk e meritonin t’i hiqje. Problemi është se ata nuk e meritonin t’i vije, dhe si të tillë kanë vegjetuar kot për pesë vjet në krye të partisë.

Të presësh pesë vjet për shembull, për të hequr Flamur Nokën, Ennon etj, është humbje kohe, që buron nga nevoja për të pasur rreth vetes njerëz që do t’i përdorësh, duke parë se të kanë shërbyer në momente të vështira.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për prurjet e reja të vet Bashës, si çifti Duma – Salianji. Keqkuptimi i tyre eshte se janë thirrur në PD si protagonistë të një brezi të ri politikanësh, dhe vahmirrës të brezit më të vjetër. Dhe ata janë aty si prurje një përdorimshe, që duheshin për të qenë skifterë në momentin e largimit të ikonave të vjetra të PD në vitin 2017.

Parimi që Lulzim Basha po ndjek në PD, sipas motos “përdore dhe hidhe”, nuk është se shkatërron ndonjë sistem vlerash brenda PD-së, pasi një sistem i tillë nuk ekziston, por krijon një shkretëtirë vlerash, pasi pas pesë vitesh, ti e kupton që nuk ke më asnjë produkt politik dhe partia ngjan më e varfër se në ditën e saj më të keqe, kur iku nga pushteti.

Nuk po flas për demokraci të brendshme apo zëra autoritarë, por as për profile të spikatura të pavarura, që mund të bëjnë politikë.

Formula e Bashës është e qartë. Ai për pluralizëm mendimesh ka zgjedhur aleaët e tij të vegjël, që formojnë korin opozitar, kurse vet brenda partisë, ka vendosur të mos ketë as emra, as fytyra, por thjesht numra.

Zgjedhjet e sotme përmbyllën një proces shkretimi në PD, ku i vetmi njeri që u ngrit në karrierë, është Bujar Nishani, falë traditës që kush është personazh i “Antenës”,  bën karrierë në PD.

Të tjerët janë staf teknik i Lulzim Bashës dhe kunatit të vet, të cilët e mendojnë PD-në si një ndërmarrje fitimprurëse, ku të punësuarit duhen ndërruar vazhdimisht, që të mos bezdisin pronarin.

Dikush është përdorur për të bërë Bashën kryetar bashkie, dikush për ta bërë kryetar partie, dikush për të luftuar kundërshtarët e tij në parti etj. Dhe secili pasi ka bërë detyrën është flakur. Si çdo gjë njëpërdorimshe.

18 komente në “Njëpërdorimshat!”

  1. ETHEM says:

    ANALIZE E SHKELQYERE.ASGJE E RE NGA 7×7=42.E RIMESUAM AVAZIN E VJETER NE POLITIKEN E “RE”OPOZITAR PER RREZIMIN E QEVERIS RAMA ME PROTESTA SIPAS AVAZIT BERISHIST.E REJA ESHTE SE KAPTER NISHANI DO I SHKEL SYRIN SB KUR TE HUMBASI PERSERI NE QESHOR 2019 % 2021 E ME TEJ.

    1. Cudia says:

      Mero, ve bast qe titulli i ketij shkrimi te erdhi thjesht duke pare Salianjin duke dale nga dera me koken ulur…

  2. Ladi says:

    Edhe Basha vete eshte nje perdorimsh Mero. Nje perdorimsh. hahaha

  3. Shkullaku Uturaku says:

    Mero isoj ene Edi Drama ka bo ne PS. I zhduku te tane dhe ka vendos anonimsa ministra e deputete. Kan ngel vec trapi Majko ene karushi Brace.

  4. Mirushi says:

    E bukur Mero: Njeperdorimshat! Nuk eshte thjesht fjale e gjetur, por nje metonimi e mrekullushme. Hej, Njeperdorimshat!

  5. Siri Kavaja says:

    Ke shume te drejte Mero Baze.
    Tamam si LETRANHIGJENIKE DHE PREZERVATIVI, qe jane nje perdorimsh.
    E cte them tjeter.

  6. Viktor says:

    Vetem Gridare Suma esht shum perdorimshe se ska ngel derr pa ju fut.

  7. Pandi Korce says:

    Mero, ke do marresh si personazh te Antenes, qe ta ngresh ne pergjegjesi?

  8. Agron says:

    Akoma mund te quhet kjo nje parti ?Kjo nuk eshte gje tjeter veçese nje çerdhe bastardesh.

  9. imolimpia says:

    Italianet thone …usa e geta…perdor dhe hidh….pra njeperdorimsha qe nuk mund te perdoren me.Mendoj se duhet kuptuar njehere e mire…PD nuk eshte parti…eshte thjesht nje grupim jo i vogel njerezish qe nuk kane asnje ideal ,asnje program ,asnje objektiv shoqeror.Jane thjesht individe ku secili kerkon te xhvate apo perfitoje favore.Gjuha qe perdorin Basha ,Berisha dhe trusti i lulelakres eshte thjesht rrugaceri tingujsh zanore.Sepse rrugacet serioze kane dinjitet dhe burreri me shume se sa cdo person qe zhgrryhet ne llumin e ndyre te grumbullit qe vetquhet PD.

  10. Romak says:

    Ke te drejte o Mero, keta s jane figura politike, te pakten nuk jane figura te kalibrit te atij kosovarit te Rames, ministrit te vetshpallur te jashtem.
    Ai po, ai ishte kaliber,keshtu ke shkruar apo jo?

  11. Martini says:

    Meri bere si bere me kembengulje ja arite qellimin,e ngrite Jari Kambalen.

  12. @ says:

    Edhe nje here Partia mprehu shpaten, per te sqaruar situaten.. Po mjaft o Mero se u merove, bashke me shoket e “cetes” tende. Te gjithe partizanet e cetes Tema, tashme jane te qarte se Partia ne pushtet eshte nje e keqe e vogel, madje anon nga miresia gati perkedhelese, perballe gogolit te tmerrshem te nje opozite qe nuk e meriton te vije kurre ne pushtet. Kjo pra eshte media, qe duhet te jete vetem me publikun dhe ne lufte me te keqen e cdo pushteti.

  13. @ says:

    Edhe nje here Partia mprehu shpaten, per te sqaruar situaten.. Po mjaft o Mero se u merove, bashke me shoket e “cetes” tende. Te gjithe partizanet e cetes Tema, tashme jane te qarte se Partia ne pushtet eshte nje e keqe e vogel, madje anon nga miresia gati perkedhelese, perballe gogolit te tmerrshem te nje opozite qe nuk e meriton te vije kurre ne pushtet. Kjo pra eshte media, qe duhet te jete vetem me publikun dhe ne lufte me te keqen e cdo pushteti…

  14. h says:

    Problemi i pd ,eshte se nuk kane asnje ide politike,
    ata jane nje aglomerat injorantash ,hajdutesh dhe degjeneratash
    qe jetojne me iluzionin se do vijne ne pushtet.
    Larg qofte nese keta vijne ne pushtet,do shofim gallate se te nesermen
    do heqin bashen dhe do zgjedhin malokun me familjen e tij maloke ne
    postet kyce ku vidhet dhe pervetsohet cdo pasuri.
    Kush do jetoje do e vertetoje.

  15. Petrit says:

    Ke shume te drejte ti me nder gazetar
    Çfare i duhen nje partie njerez si Z. Bardhi, Znj. Duma , Z. Saliani.
    Ata janë njerez të shkolluar e me integritet.
    Partise i duhen njerez (jo)njeperdorimsha si A. Ndoka ,M. Frroku, E. Ndocaj , Z. Roshi, Z. Doshi, Z. Sterkaj, Z. Abazi etj etj si keta.
    Pa harruar të madhin vangjush dako
    Keta jane njerezit qe i duhen nalt gjatesise
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

  16. HJ says:

    Une per vete e mendoj ndryshe. Basha kur ka te beje me Griden perdor Salinjanin si perzevativ. Ne fund Grida perdor wipes dhe keshtu ky tregim i Meros ka kuptim. E vetmja qe me ngateron eshte eshte se Salinjani perdor wipes per vete, si hetereseksual qe eshte. Shprehja njeperdorim mund te plotesohet si njeperdorim per destinacione te ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje