Dekretimi i Edi Ramës, çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta

18 Janar 2019, 18:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i Republikës shkarkoi më në fund Ditmir Bushatin dhe dekretoi emërimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm, duke mbetur zbuluar para Gjykatës Kushtetuese lidhur me refuzimin e tij të mëparshëm.

Tani Gjykata Kushtetuese do trajtojë dy çështje. E para, a ka të drejtë një President të mos dekretojë shkarkimin e një ministri, dhe e dyta, mungesën e arsyeve kushtetuese për mos dekretimin e emërimit të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm.

Mos shkarkimi i Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit, e kthen detyrimin kushtetues të Presidentit për të çuar dekretin në Kuvend, në një çështje pëlqimi dhe bindjeje, dhe jo detyre kushtetuese. Nga një Republikë Kushtetuese, ne kalojmë në një Republikë bindjesh të Presidentit, që duke ndërhyrë në vullnetin e shumicës së shqiptarëve që kanë zgjedhur qeverinë, cënon rëndë figurën e Presidentit si përfaqësues i unitetit kombëtar dhe mos përfshirjen në jetën politike të vendit.

Duke shprehur pëlqimin apo mospëlqimin e tij për ministrat, kur emërohen ose shkarkohen, Presidenti në fakt zëvendëson votën e shqiptarëve me pëlqimin e tij dhe kthehet në një faktor politik vendimtar, duke cenuar legjitimitetin e pushtetit politik në Shqipëri.

Komentari i Kushtetutës së Shqipërisë, e parashikon qartë se roli i Presidentit në dërgimin e dekreteve në Kuvend, është thjesht ceremonial dhe bëhet për t’i rritur solemnitetin emërimit të një ministri.

Duke vënë në plan të parë bindjet e tij politike dhe personale, Presidenti i vendit, i cili nuk ka kompetencë të zgjedhë apo të shkarkojë ministra, i heq të drejtën Kuvendit, të ushtrojë kompetencën e tij substanciale, atë të votimit të emërimit dhe shkarkimit të një ministri. Pra, përveçse merr kompetenca që nuk i ka, ai i heq Kuvendit të drejtën për të ushtruar detyrimet e tij kushtetuese.

Në rastin e Gent Cakajt, Presidenti i vendit nuk ka paraqitur asnjë argument kushtetues, për mos dekretimin e tij. Biles më keq se kaq, ai ka ngritur akuza bazuar në bindjen e tij, se emërimi i Gent Cakajt, bëhet për një arsye të errët antikombëtare, që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Ky është një zhvillim edhe më antikushtetues, se sa mos dekretimi i emërimit të tij, pasi Presidenti i vendit, i jep të drejtë vetes, të na bindë se ka informacione që flasin për një komplot ndaj kombit shqiptar, dhe këto nuk i ka referuar askund, në asnjë institucion të shtetit, por i shikon të lidhura vetëm me emrin e Gent Cakajt, të cilin e propozon Edi Rama.

Në arsyetimin më të thjeshtë i bie që Edi Rama paska emëruar Gent Cakajn, të ndajë Kosovën dhe të zbatojë një plan të zi antishqiptar.

Por nëse Edi Rama e ka bërë këtë, dhe tani është vetë ministër i Jashtëm, përse rreziku ka kaluar dhe përse Ilir Meta e dekretoi Edi Ramën?

Kjo do të thotë që Ilir Meta e ka refuzuar Gent Cakajn thjesht për t’u përfshirë në një betejë politike si krye-opozitar që cenon Kushtetutën, duke humbur neutralitetin politik si president dhe duke u përfshirë në luftën politike, në cenim të figurës së Presidentit.

Argumentet që ai tha për Gent Cakajn, bien në momentin që emërohet shefi i tij Edi Rama, dhe ajo që mbetet është vetëm shkelja e Kushtetutës nga Ilir Meta.

Dhe kjo duhet të gjykohet sa më shpejt të jetë e mundur nga Gjykata Kushtetuese. Të paktën ta dimë që kemi një President antikushtetues të çertifikuar, që duhet të shërbejë si model se si nuk duhet të jetë më pas asnjë President tjetër.

16 komente në “Dekretimi i Edi Ramës, çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta”

  1. AMY says:

    Fiks fare, Mero ! si gjithmone llogjike e pakundershtuesshme.

    1. Jani says:

      Prape me like floririn ju
      Vete e vuri Rama
      Kushtettuta e likes eshte blloku llogarive qe vajti tek Dritan Prifti
      Weting duhet per te

      1. Komentuesi says:

        Si gjithmon Mero,i ve piken mbi i.Analize e shkelqyer.Ti duhesh çuar kryetar i gjykates kushtetuese.

  2. Virusi says:

    Akoma me kete damblla? Meta eshte nje gagac, pa cilesite, pa kulturen, personalitetin dhe luajalitetin e nevojshem. Presidenti eshte aty per te ndertuar unitetin dhe per te ekuilibruar marredheniet midis kraheve te politikes, jo per te ndertuar sherre dhe thelluar luften politike. Vec te kaluares se tij negative, ende nuk kemi degjuar prej tij nje fjalim perbashkues dhe mbreselenes. Shqiperia ka plot njerez me personalitetin dhe zotnillekun e nje presidenti por ne vazhdojme me llumin politik.

  3. ? Do tē thoshte AVOKAT NGJALA. says:

    Gërhamat e fundit të Like-floririt.
    Më dhimbet Muna, se ishte e trembur .
    Kush e ka trembur ?
    Vetingu , e ka trembur.

    1. NY. says:

      Ik mor bole thuaj Avokat Ngjeles,aty i ke ata edhe per 28vjet te tjera
      Po si hoqi ndonje kryengritje popullore, vetingjet u rruajne bishtin, S’jane budallej ata
      t’ja futin vetes te kenaqeni ju. Meta/Rama/Luli rotullojne tepsine,ndajne me njeri-tjetrin
      Vetingu “mitologjia perendi qe po zbret ne toke” nuk eshte per ata,eshte per te genjyer ju.
      Loja e “ngjalave”me Metush dhe “pokeri” Lulush/Ramush eshte vetingu qe lejon vetem ata
      ne pushtet,vetingu qe perjashton gjithe te tjeret.

  4. olmpia says:

    Ke te drejte o Jani,kesaj zgjedhje te Rames i thone te nxjerresh syte me duart e tua.Si mund ti besosh nje personazhi te erret si Meta presidentin e vendit…..Kam qene dhe jam i bindur qe personat provinciale,pa kulture shoqerore,pa ide politike,ekonomike dhe moral jane te rrezikshem ne se marrin poste shteterore.Pjeter Arbnori ,edhe pse isha kunder ideve te tija,do te ishte 100 here nje president me i mire se ish …komunist…i fanatiik i kthyer ne fashist Berisha ,Ne fakt shumica e komunisteve fanatike ishin thjesht karrieriste nderkohe qe per cudi liberalet krijuan PS duke e shnderruar ate ne nje parti moderne europiane.

    1. Nexhat says:

      Kete Ramen e juaje qe mbush hundet e dini kush e pru ne pushtet? Kush detyroi Nanon ne krete te bjer kete rrugaçe nda rrugicat e Parisit per ta be minister me koke pa lare e thonje pa prere? Kush detyroi Meten ne konferencen ballkanike te partive socialiste ne shkoder qe te le Berishen dhe te shkoje te ky koke pa lari qe nuk la kancellari Europiane pa me u ankuare per Meten? Pra ky eshte produkte Serbe qe ua dha bakshish Shqipetareve per ta pru ne kete gjendje Shiperine. Edhe per deklaratat qe bente kunder BEs dhe Trampit ishte dirigjim nga Serbija dhe ja ku jane Shqipetaret dhe Shiperia dhe me keq vet Edi Rama. E mbani mend kur u tha ne parlament akoma skeni pa gje,edhe ai akoma ska pa gje se Trampi nuk i harone fjalet qe i ka thene Rama per te. Por kame frike se edhe qe e mbroni, se ju nuk e mboni kote, por sepse u ka ushqyer shume me parate e droges prandej nuk u ka mbete qime ne koke si ato viçat qe i ushqejne per ti therrur.

  5. sopiqoti says:

    Mos ja vini re Presidentit tone te nderuar se e3shte keshilluuar KEQ nga “”.doktoresha e shkencave.”

  6. don says:

    President gagac pa kulture, provincial i peshtire, pa personalitet qe kujton se behet i rendesishem kur ngre koken dhe shikon lart si pulat kur pine uje. Me perpara pu ju kujtohet, kur fliste ky katundar tundte gishtin me prepotence qe ti jepte fuqi fjales se vet. Ky hajdut pulash me flori kujton se duket i forte kur kercenon. Dikush me mend i tha qe atij gishtit qe tundte ti gjente vendin perndryshe ta hiqte ate zakon dhe e hoqi. Tani te presi SPAKUn ky zagar qe ka vjedhur gjysmen e shqiperise.

  7. Alfred says:

    Presidenti eshte thjesht z.Hajdut.

  8. Alfre says:

    Presidenti eshte thjesht z.Hajdut.

  9. Berti says:

    Rama e vuri President Meten per arsye se ne votat e 2013 shqiptaret i dhane Rames 69 vota, per te bere shumicen duheshin dhe votat e Metes , dmth Meta duhet te kete kerkuar kete kusht, dmth Rama (shume mire) ,ka zgjedhur te keqen me te vogel .konkluzioni i bie keshtu njerez :meritojme presidentin qe kemi

  10. Tironci says:

    Artikulli shkelqyer Gjergj Zefi

  11. Kuq e zi says:

    Pikerisht mere…
    Tani rama duhet te dale zbuluar qe bron apo jo integritetin e kosoves gje te cilen donte ta delegonte cakajt
    Sepse km akoma ngurron perndryshe nga presidenti te deklarohet e njeh apo jo kosoven me kufijte e saj qe ka qendisur ne flamur
    Meta ka goxha gjynahe por kur vjen momenti ti heke masken kundershtarit eshte mjeshter
    Shtoj dhe dicka… ruci konfirmoi mospendesen e zgjedhjes se metes president pra kjo tregon qe meta na paska mjaftueshem energji qe ti respektohet feta e pushtetit
    Ne shqip dmth qe meta e ps kane bere goxha zullume bashke

  12. TOMORI SHBA says:

    Nuke e dim interpretimin qe doti bej gjukata kushtetuse , mbas te krijohet, por ketu ne SHBA, me mijra shqiptar ne biseda te ndryshme publike dhe familjare , u binden se zoti Meta, ka koh qe ka hequr kostumin e presidentit, si perfaqesues i unitetit te popullit dhe ka ka veshur ate te kryetarit te LSi dhe opozitarit, njelloi si Basha dhe MOnika, qe ulurasin dit e nat, per protesata masive, vetem e vetem te rezojn qeverin e ligjeshme te shumices me kryeministrin Rama dhe te marin pushtetin aq shm te deshiruar, per te mbuluar pislleqet dhe per tu pasuruar akoma me shum nga cjan pasuruar deri me sot. Keshtu qe Meta ka mar mbi supe luften politike dhe jo , ate insritucjonale. Kete e pam edhe me qendrimin e fundit ndaj propozimeve te kryeministrit, kur shkeli kushtetuten, ne lidhje me dekretmin dhe mos shkarkimin e ministrit Bushati
    Sikur shqiptaret te mos i njhnin sse si, kan punuar e jan pasuruar, vitet qe kan qen ne pushtet ,me abuzimet me pushtetin, me vjedhjet , vrasjet, pasurit e tyre edhe mundet tu besonin, por keta qe ulurin e bertasin, jan kandidatet e pare qe doti nenshtrohen hetimit penal nga SPAKU, dhe BKH., ket e thot perdit shtypi i shkruar dhe ai vizual.
    Prandaj vellezer e motra mos u besoni loteve te korkodilit, mashtrimeve e premtimeve, sepse keto prockulla i kemi degjuar prej 28 vitesh, nga keto mostra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje