Nuk ekziston faktori Gent Cakaj, por konspiracioni kundër SHBA dhe Brukselit

23 Janar 2019, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më në fund kriza e provokuar për emërimin e ministrit të Jashtëm u zgjidh në mënyrë formale. Edi Rama ka mandatin zyrtar për ministër të Jashtëm, ndërsa Gent Cakaj do të jetë në vend të tij, në krye të Ministrisë.

Të gjithë ata që bëjnë sikur çuditen me gjestin e sotëm të Edi Ramës, janë thjesht ata që ishin në anën e bllokimit antikushtetues të emërimit prej Presidentit. Dhe këtu nuk ka gjë për të diskutuar.

Tani që rrugët ligjore të krizës që prodhoi ngërçin, u hapën, ja vlen të diskutohet seriozisht për arsyen informale që presidenti Ilir Meta, Sali Berisha e të tjerë, shpikën për emërimin e Gent Cakaj, një mënyrë për të mos folur hapur rreth problemit që kanë.

Gent Cakaj u përdor simbolikisht për të hapur një debat me maska rreth asaj që duhet të diskutohet në shesh të burrave të shqiptarëve, rreth marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës dhe lëshimet përkatëse.

Është një marrëveshje e mbështetur me forcë, por pa shumë detaje nga Shtëpia e Bardhë dhe Brukseli.

Gent Cakaj u bë “kokë turku” në këtë histori, ngaqë Ilir Meta, Sali Berisha e të tjerë, nuk guxojnë të flasin për këtë histori që po zhvillohet para syve të të gjithëve.

Për këtë gjë u shpik se Gent Cakaj është një shtetas i paverifikuar i Kosovës, që mbështet opsionet e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijëve të Kosovës me Serbinë, dhe se ka një raport miqësor me Baton Haxhiun, një gazetar përherë afër qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, u quajt problem mosha dhe kapacitetet e dyshuara profesionale në këtë detyrë.

Këto dy arsye nuk qëndrojnë të dyja bashkë. Nëse është e para, do të thotë që kemi të bëjmë me një njeri të aftë, që është në gjendje të zgjidhë i vetëm marrëveshjen mes Serbisë e Kosovës, pa pyetur as Shqipërinë, as Kosovën, dhe të arrijë një marrëveshje që po e shtyn përpara administrata e presidentit Trump dhe Mogherini.

Nëse është e dyta, pra që ky nuk ka kapacitetet e duhura intelektuale, zgjidhja që Rama të jetë ministër i Jashtëm dhe ky ushtrues i detyrës, është rruga më e mirë për të provuar se çfarë aftësish ka, pasi në fund të fundit vendimet dhe firmën i vendos Edi Rama.

Por problemi nuk qëndron fare tek Gent Cakaj, por tek një luftë e ftohtë që ndan udhëheqjen e Kosovës dhe Shqipërisë, lidhur me mbështetjen që SHBA dhe Brukseli, i jep projektit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, që synon ta përfundojë në fund të pranverës.

Presidenti Thaçi duket se është i përfshirë tërësisht në axhendën e Shtëpisë së Bardhë dhe e shikon këtë edhe si shans për Kosovën, edhe si shans për karrierën e tij.

Nuk jam i sigurtë nëse kryeministri Haradinaj nuk do të bënte të njëjtën gjë, nëse do t’ia kërkonin, por me sa duket ai ndjehet i përjashtuar nga procesi dhe po përpiqet ta kundërshtojë po ashtu, edhe në emër të Kosovës, dhe për interesa të veta.

Për herë të parë një vendim amerikan për Kosovën e ka ndarë Kosovën në dy pjesë, jo bazuar aq shumë në interesin e Kosovës, se sa në interesa politike të ditës.

E njëjta pasqyrë është reflektuar dhe në Tiranë. Kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur hapur pro një projekti për korrigjim kufijsh, por nuk ka hequr asnjë sekondë mbështetjen për presidentin Hashim Thaçi dhe ka deklaruar se do të mbështesë qëndrime të rakorduara të SHBA me Bashkimin Europian rreth kësaj çështje.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë të kundërtën. Ata kanë vënë thuajse nën akuzë presidentin Thaçi si tradhtar, që po guxon të vazhdojë betejën për marrëveshjen, por kanë shamngur komentet rreth mbështetjes së SHBA dhe BE rreth projektit.

Ky është thelbi i konfliktit, dhe gjithë beteja kundër emrit të Gent Cakajt është bërë simbolikisht, për ta shfaqur këtë konflikt në publik. Berisha duke mos guxuar të dalë hapur kundër Shtëpisë së Bardhë, sulmon Hashim Thaçin jo si “argat” të Trumpit apo Mogherinit, por si “argat” të Serbisë, ndërsa Meta duke mos dashur të acarojë dhe më tej raportet me Uashingtonin, shpiku Gent Cakajn si njeriun që po bënte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke injoruar dhe Donald Trupin, dhe BE, dhe Hashim Thaçin.

Pra Gent Cakaj në këtë histori, nuk ka dalë si njeri i rëndësishëm, por përkundrazi, si një simbolikë kundër marrëveshjes, për të treguar që nuk flasim dot kundër faktorëve të rëndësishëm të kësaj historie që po zhvillohet para syve tanë.

Dhe ky është turpi real i politikës shqiptare.  Për një çështje me kaq rëndësi kombëtare, palët mund të ndahen në debat, por duhet të përballen me problemin, dhe jo të shpikin fajtorë që nuk ekzistojnë.

Faktori Gent Cakaj nuk ekziston. Ekziston faktori Donald Trump, faktori Merkel, faktori Mogherini, dhe dy aktorët e rëndësishëm Vuçiç dhe Thaçi, të cilët janë sanduiçë mes presionit të Perëndimit dhe presionit të brendshëm.

Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha në Tiranë dhe Ramush Haradinaj, Isa Mustafa e Albin Kurti në Kosovë, duhet të flasin hapur rreth kësaj çështje. Ata duhet të përballen me këtë debat duke ruajtur aleancën e shqiptarëve me Perëndimin.

Shpikja e taksës apo shpikja e Gent Cakaj, për të mos thënë dhe shpikja e Baton Haxhiut, për të mos u përballur direkt me problemin, nuk e ndimojnë Kosovën dhe e bëjnë qesharake këtë dramë, që mund t’i kushtojë kombit shqiptar.

E rrezikshme ka qenë të pranoje propozimin e kryeministrit serb Gjingjiç në vitin 2001 që ju bë Kosovës përmes kryeministrit të asaj kohe të Shqipërisë, si karshillëk ndaj zgjidhjeve të Perëndimit për Kosovën. Dhe atëhere Kosova nuk ra në atë kurth.

Sot askush nuk e ka fuqinë dhe as mandatin të thotë çfarë duhet bërë në këtë marrëveshje, por të gjithë ne shqiptarët, dimë se çfarë nuk duhet bërë. Nuk duhet humbur SHBA dhe Perëndimi në këtë histori.

Dhe SHBA e Perëndimin, nuk na i humbet dot Gent Cakaj. SHBA dhe Perëndimi zakonisht nuk humbasin. Ato thjesht i fiton njëra palë në konflikt, siç i fitoi Kosova në vitin 1999.

Përpjekja për t’i bërë ata me pahir, miq të Serbisë, duke folur me gjuhën “patriotike” të Milosheviçit më 1999, është rruga më e lehtë. Por kjo pastaj nuk është vetëm konspiracion dhe veprimtari kriminale kundër SHBA dhe Perëndimit, por mbi të gjitha, ndaj çështjes shqiptare.

Ëndrra reale e Serbisë nuk është përballja me shqiptarët. Ëndrra e tyre është rrënimi i aleancës së shqiptarëve me SHBA dhe Perëndimin, kundër saj. Dhe këtu duhen parë argatët realë të Serbisë.

26 komente në “Nuk ekziston faktori Gent Cakaj, por konspiracioni kundër SHBA dhe Brukselit”

  1. NERI says:

    Realist…….bravo….

    1. Monteskie says:

      Genjeshtra, per here te pare lexoj genjeshtra nga Mero Baze, paske rene keq i nderuari Mero, qenke bere xerbino jo vetem i Edi Rames, por edhe miqve te tij, te cilet i permend me respekt e dhembshuri, si p.sh. Beton Haxhiun, te cilit kur ishte kelysh i Berishes e cilesoje si spiun i UDB-se, ndersa tani qe ben pjese ne klanin e Edi Rames e trajton me respekt.
      Persa i perket planeve te Amerikes per kososven ato ç’ka thua jane aluçinazione, ndersa per Mogerinin ne kete mesele, ti e di fare mire qe ajo nuk perfaqeson UE-ne, por vetem mediokritetin e saj, mjafton te lexosh dekleratat e sotme te eurodeputetit Kukan.
      Tregimi jot qe Thaçi eshte me ameriken dhe Haradinaj eshte i lene jashte loje, eshte si ato perrallat e femijeve me partizane, ndersa deklaratat e Putin ne Beograd, per kosoven jane si nje bombe atomike qe vetem ti nuk ja paske degjuar sinjalet.
      Besoj qe do jetojme edhe do kohe derisa keto gjera do te kene zene vendin e tyre sipas destinos, dhe atehere do ta lexoj perseri kete artikullin tend te cilin do ta vendos ne arkiven time, jam i bindur qe ne rilexim do duken si marrezira pa fund!

    2. american16al says:

      Shkrim i mire.

    3. Pashko Gega says:

      Mendoj se eshte nje analize reale dhe gucimeshme. Jam plotsisht dakord me politiken e SH.B.A. dhe Brukselit ne zgjidhhen e Çeshtjes se Kosoves si shtet Sovran dhe i pamvarur.

      1. Adi says:

        Vetem Mero e ka degju Brukselin te mbeshtese ndarjen e kosoves se Merkeli eshte shpreh kategorisht kunder! Se ne fakt per ndarje te kosoves po flitet pavaresisht se bythlepiresat e timonierit mundohen ta zbukurojne me lloj lloj lulesh. Po mutit hidhi sheqer sa te duash hallve nuk behet

  2. epo kjo bela says:

    Mero, sa per BE nuk duhet ta prishim gjumin se jane dredharake por per SHBA na intereson qe te flasin me nje ze per kete ceshtje Shtepia e Bardhe dhe Kongresi, se presidentet nderrohen, po ashtu kongreset por nese ka konvergim, ai patjeter do jete per interesat e shqiptareve dhe jo sllaveve sepse dashamiresit i kemi ne te dyja krahet e politikes amerikane prandaj pritet te shihet nese Trump e Kongresi jane bashke ne kete ceshtje.

  3. katarakti says:

    Perse administrata e Trumpit eshte kunder takses qe Kosova i ka vene Serbise?! Gjate gjithe ketyre viteve qe kemi ndjekur symbyllazi keshillat dhe udhezimet e Brukselit dhe Uashingtonit duke vazhduar bisedimet me Serbine, kush ka fituar Kosova apo Serbia?!

  4. betixho says:

    SHKËLQYESHËM-ANALIZË DHE DEDJUKSION KOHEFRENT.

  5. Analist amator says:

    Nuk kam asnje kundershtim me argumentat e dhena. Ky problem ka historikun e vet. Ideja e pare per marreveshjen ligjore midis Serbise dhe Kosoves u hodh nga Hashim Thaci, fill mbas takimit te Donald Trump dhe Putinit. Per njerzit me llogjike ishte e qarte qe Donaldi dhe Putini kishin folur dhe ishin marre vesh per zgjidhjen e ketij problemi. Evropa ishte jashte situate. Serbet akoma nuk dinin si te reagonin. Pikerisht ne keto momente, Sali Berisha akuzoi Thacin dhe Ramen se po punonin per “Serbine e Madhe”. Ne ate kohe ky sulm “patriotik” i Saliut ishte sherbesa me e mire qe i behej Serbit, sepse dobesonte pozitat e Thacit ne bisedime. Sic duket ky ka qene pikerisht dhe udhezimi nga Beogradi. Me kalimin e kohes gjerat ndryshuan dhe edhe Vucic u shpreh se ishte dakort me platformen e zgjidhjes se problemit me kusht qe te dy palet te kenaqeshin. Ky ishte dhe momenti qe Saliu nuk foli me. Sic duket udhezimet nga Beogradi ishin qe te ecej ne drejtim te arritjes se marreveshjes. Sali Berisha qe nga ajo kohe ka rene squk dhe nuk di nga tja mbaje, sepse po tha qe marreveshja eshte per te formuar “Serbine e Madhe”, automatikisht ai godet politiken Amerikane, Ruse dhe Serbe. Goditja e udhezimeve te Serbise qe ne kete moment te heshti, e trembin shume ate, prandaj Saliu nuk flet me dhe ti Mero as mos kerko qe Saliu si burre te thote hapur se cila eshte zgjidhja. Biografia komplekse e Saliut e ben dhe veprimtarine e tij komplekse dhe sipas situatave. Ne kete mesele ka dhe njerez naiv sic eshte Bushati qe donte te hiqej si “patriot” i madh dhe deklaroi se nuk ishte per ndryshim kufijsh, por demagogu me I madh mbetet Iliri qe ne kohen kor Sala kishte kafshuar gjuhen dhe nuk fliste, deklaroi ate qe Sala tha ne fillim se ne bisedime nuk duhej te flitej per kufijte. Deshi Iliri te hiqej si Sala por doli si kerrici para gomarit. Po ta shikosh Ilirin, po ashtu si Sala ka kafshuar gjuhen. U hoq si pro Evropian por Amerika dhe Rusia I kane hequr veshet.
    Ky eshte problemi me madhor qe kur kemi lindur per ne Shqiptaret. Ne kushtet kur Hashimi dhe Rama kane informacion te plote dhe dine se cmendojne Amerika, Rusia dhe Evropa, del Sala dhe Iliri qe me sa duket jo pa qellim i kane lene jashte ketij diskutimi dhe flasin per gjera qe vetem sabotojne bisedimet dhe dobesojne pozitat e shqiptare ne bisedime. Nderkohe qe Rama foli me dipllomaci se “ne do pranojme cdo marreveshje qe Kosova do arrije sepse Kosova eshte shtet i pavarur”, folen dhe Iliri dhe Sala per “humbjen” qe do vinte nga shkembimi i territoreve. Pyetja eshte e thjeshte; Nga e dine ata se cdo jape Kosova? Pse nuk shikojne gjysmen tjeter te se vertetes se cdo fitoje Kosova? Si mund qe ata te jene kaq te qarte ne veprimet e tyre destructive?
    Me falni qe u zgjata kaq shume por ajo qe dua te them eshte qe Sala dhe Iliri duhet te heshtin. Ndersa Sala hesht apo flet sipas butonit te Serbit, Iliri po tregon trashesi maloku. Jane Rama dhe Thaci ata qe kane biseduar koke me koke me Vucic dhe plani mund te jete gati. Ketu kontributin me te madh e kane dhene aleatet tane amerikane. Le ti urojme shqiptareve bashkim te afert. Kjo eshte gjeja me e bukur qe duhet te ndodhe. Zgjidhja e problemit me bisedime eshte dhe fitore e madhe per Rusin dhe Serbin. E vetmja humbese ketu eshte Evropa qe do duhet ne te arthmen te ballafaqohet me problem te ngjashme…..

  6. zenelaj says:

    Respekt z Mero Pajtohem dhe une si shumica e shqiptareve me kendveshtrimin Tuaj qe niveli ulet,cmirat,jeta pa kokcarje per vete familjen e brezat pa dashur te shtyj me tej ne teori konspirative per disa drejtues politik e shtetare te kombit shqiptar ne te dy anet e kufirit jane bere te lexueshme dhe poshteruese per intelektin e shqiptarit .

  7. aleko says:

    Po mire o Mero, per te ruajtur maredhenjet me perendimin le te japim gjysmen e kosoves dhe pastaj jemi formalisht ne rregull..teritoret e pasura le ti marre bota ne shqipetareve te hame guret e maleve shkembore te shqiperise , apo te hame kokat e njeri tjetrit ne perpjekje per te rrembyer nje cope trualle ne luginen gjyskenetore te Myzeqese..Ne kete menyre edhe politikanet tane do I kemi shendosh e mire, e lena o zot te rrojme!…

  8. Ragipi says:

    Po mire or Mero por keto analiza te mira qe i ben a thua kujt me ju tregue se nuk e di ata patriotet ne ze e qe e kan tregue veten per patriotizem te rrejshem a do ti lexojne se.

  9. MH says:

    Ma ne fund u gjet sekseri i ministrise se jashtme per dallaveret e shitjes se Mitrovices.Ne kete shitje turbullojne mjafte analiste e pronare te pa prones Mitrovice.A dini te kujtoni shitjen e mos shitjes se Kosoves Titos.Kur Kosova nuk ishte brenda kufijve me atdheun Am.Ia gjeten sekserin e shitjes dhe ia mveshen Hoxhes.Tashti sot shihet ashiqare qe jane shume burra shtetit qe po duan t’ia shesin Mitrovicen Serbit nepermjet sekserit te punve te jashtme Caka qe i rrin lepe peqe Ramos.

  10. Cobo says:

    Keto qe thote Mero I dine dhe qorrat. Problem eshte perse krijojme ndarje dhe perplasje per ceshtje te medha te vendit. Presidenti jone qesharak, ne vend te behet faktor bashkimi e uniteti, behet percares.

  11. Erli says:

    Hajde TYM hajde.

  12. Bureto says:

    Analiza e Meros është realiste. Jemi vërtet në një situatë mjaft delikate, mbas asaj 1998-1999. Nëse atëhere roli i politikës shqiptare ishte fundor, edhe pse Berisha nga Tirana (për fat, atëhere pozita e tij për shkak të 1997, ishte në fund) bënte thirrje të mos firmosej Rambujeja, sikur të ishte në sinkron me Milosheviçin, gjërat drejtoheshin nga ShBA. Natyrisht, që çmenduria e Millosheviçit, wë nuk oranoj fitmosjen në Rambuje, ishte bekim për shqiptarët e Kosovës, sepse Amerika dhe fuqitë e mëdha të Europës, vendosën ta shpëtojnë Kosovën nga genocidi serb, duke ndërhyrë NATO.
    Sot Kosova është një endërr e bërë realitet, që askush nga ne nuk do ta kishte besuar. Saliu, ky ‘patriot’ i madh, asokohe, bubullinte nga Tirana, autonomi; unë qytetari thjeshtë nga shtëpia ime, duke ndjekur ngjarjet, si shumë ëndërroja Kosovën Republikë, në kuadrin e Jugosllavisë së mbetur. Për fatin tonë, u bë më shumë se kaq. Por deri këtu ama, sepse procesi përfundimtar, ende nuk ka mbaruar. Dhe nga 2008 e këndej para shqiptarëve është shtruar problemi më i vështirë. Shtetbërja e Kosovës dhe në vijim dhe zgjidhja e çështjes kombëtare. Dihet që kemi shumë armiq në rajon, nga veriu, lindja dhe jugu. Roli i tyre në histori ka qenë të na shbënin, të na ndanin e përçanin dhe jo pa sukses. Sigurisht që në këtë mision ata janë ndihmuar edhe nga fuqitë e mëdha, por fatmirësisht, siç thuhet “më mirë vonë se kurrë” këta bënë ‘mea culpa’, me fjalë dhe me vepra tashmë, në dobinë tonë. Është moment delikat. Kërkohet mençuri, vendosmëri, bashkim dhe bashkërendim veprimesh si këndej dhe andej kufirit. Ne nuk e kemi fuqinë, por as dhe interesin të bëjmë të fortin. Të fortin me kë? Ndaj të gjitha ato që Mero rendit dhe që janë realisht ashtu, kurrësesi nuk duhet jo të ndodhin, por as të lakohen lart e posht si muhabete kafenesh e sherre provincialësh. Këto vetëm dëm do t’i sjellin Kosovës, por dhe çështjes mbarëkombëtare. Nuk jemi në udhëkryq, por duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur, e cila dihet ku duhet të na çojë. Të bëhet Kosova së pari shtet anëtar i OKB, gjë që kërkon së pari njohje edhe nga Serbia, por edhe nga 5 shtetet e BE, të anëtarësohet në NATO dhe në BE. Është rrugë e gjatë, por rruga e vetme. Mbasi të realizohen këto, si më të vështirat, të tjerat si ajo e bashkimit kombëtar, mund të bëhet më e lehtë. Deri sa ëndërra e parë, Kosova e pavarur u bë realitet, kur t’i vijë dita pse të mos bëhet dhe kjo? Dhe në të gjitha këto, ne shqiptarët kemi rolin tonë dhe një rol jo të vogël, sepse në fund të fundit, për ne bëhet fjalë. Në këtë moment, mençuri dhe unitet, duhet më shumë se kurrë.

    1. lasgushi says:

      Bravo Rameto!

  13. Naftetari says:

    Kno analize mban ere tradheti per shkak te dosjeve qe keta palo drejtues kane ne FBI e diku tjeter! Kane lene gjurme vjedhjet e tyre dhe ai idjoti i Uaahingtonit qe ja ka zene koqet ne bige putini nuk i ha palla per kosoven! Ai nuk eshte amerika qeka mbrotjtur shqiptaret! Sa per mero bazen ai qihet ne bythe pwr bie tender! Ai thote ishalla del nafte ne kelcyre dhe kap ndonje gje tjeter sic ka kapur me kryetarin e bashkise qe e zgjodhi vete dhe ja aprovoje sullatan ramiu i Pare!

  14. Tarko P says:

    Bravo analize e sakte

  15. Trnakop says:

    Nje gje eshte e qarte se ka tendenca nga faktore nga Kosova si dhe nga Shqiperia te nderrohet plotesisht kursi i percaktuar i politikave te jashtme te Kosoves dhe Shqiperise (pra deri tani zyrtare eshte qe nuk ka ndryshim te kufijve te vendeve te Balkanit – ndersa tani tentohet te hapet kjo ceshtje duke u maskuar “si arritje marreveshjes ne mes Kosoves dhe Serbise permes korigjimit te kufijve”). Cfaredo marreveshje mes Kosove dhe Serbise qe nenkupton korigjim te kufijve me efekte pothuajse te menjehershem ka minimin e legjitimitetit te Republikes se Kosoves aktualisht, pra “te gjitha vendet qe e kane njofte” kane bere gabim te madh sepse pasken qene deshte te pyetej Serbia per kete pune, dhe ne ate moment nje “korigjim” i itille ne vete implikon kthimin e Kosoves ne Kombe te Bashkuara – dhe nese ndodh nje gje e tille Kosova eshte e humbur (pa asnje diskutim). “Korigjimet” eventuale mund te jene te pranueshme vetem pas pranimit formal te Kosoves nga ana e Serbise dhe anasjelltas ( e atehere nese ka nevoj mund dhe duhet te fliten ceshtje te tilla). Deri atehere duhet te punohet sa me shume ne integrimin sa me te mire te Shqiperise dhe Kosoves dhe Maqedonis e Malit te Zi ne politikat ekonomike etj etj.

  16. Analist amator. says:

    @trankop:
    Ti ke te drejte sipas skenarir qe mendon. Me sa kuptoj une marreveshja gjitheperfshirese, do jete ne formen e paketes. Pershembull do jete me disa marreveshje. Sigurisht qe dokumenti i pare do jete ai i njohjes se Kosoves nga Serbia dhe Serbise nga Kosova . Dokumenti i dyte mund te jete statusi special i kishave serbe ne Kosove. Dokumenti i trete mund te jete i te drejtave te Serbeve ne Kosove dhe Shqiptareve ne Serbi. Dokumenti i katert mund te jete “korigjimi i kufijve”. Mund te kete dhe dokumente te tjera psh ne lidhje garancine nderkombetare etj etj. Domethene i dashur Trnakop, po qe se marreveshja do arrihet, nuk do kete me vend per ta kethyer problemin nga e para. Reziku qe Serbia te pushtoi prape Kosoven do jete minimal. Kosova do futet ne NATO dhe me bekimin e zotit do bashkohet me Shqiperine. Mbas prishjes se Jugosllavise vec shqiptareve edhe Serbet mbeten te ndare ne shume shtete. Ne kete kontekst dipllomacia destructive Serbe do perqendrohet ne Bosnje, Mal te Zi, Maqedhoni dhe Kroaci per “mbrojtjen” e te drejtave te popullit Serb ne keto treva. Kosova per ta eshte ceshtje e humbur dhe prandaj ata duan ta mbyllin kete kapitull por me “koken lart”. Qellimet e Serbve dhe Shqiptareve, megjithe te kunderta ne Strategji, ne pikepamje te bashkimit kombetar do afrojne te dy popujt….Une nuk them qe ju zoti Trnakop nuk keni te drejte. Mund te ndhodhe edhe ashtu si thoni ju, por momenti eshte historik. Gadishmeria e Amerikes dhe Rusit per te pranuar zgjidhjen e mundshme te arritshme midis Kosoves dhe Serbise eshte shanci i vetem. Jam dakort qe syte te mbahen hapur dhe ne bisedime te hyet me tru por as me paragjykim dhe frike. Problemi aq i veshtire ne dukje kur vjen ne fund eshte i thjeshte. Shqiptaret dhe Serbet do nenshkruajne marreveshjen qe u leverdise te dy paleve vec e vec. Neqoftese marreveshja duket skallevirim i ri per Kosoven apo rrezikim i shtetesise se saj, grupi i bisedimeve nuk ka pse e firmos. Asnje nuk mund ti detyroje ata te pranojne gjera qe nuk u duken te drejta. Kursesi arritjet e Kosoves nuk vihen ne pikepyetje. Bisedimet nuk jane te thjeshta. Bile ato edhe mund te deshtojne. Ne kete moment “patriotizmi” shqiptar duhet dhene nepermjet ideve dhe jo fjaleve bombastike…..

  17. DYSHOJ-ME TE DREJTE says:

    Nje Pyetje per Mero Bazen:Gente Cakajn nuk e NJEHE njeri si ne Kosove dhe Shqiperi…pse u dashka te kerkoj “Kumboren” e Madhe te Ministrise se Jashteme????????????????????????Po Edi Rama…pse “Kurhet” me Cakajn..kur dihet se Shqiperia ka te DIPLOMUAR, dhe ARSIMUAR sa te Duash????????????????Akoma edhe PATRIOTE, dhe pa u dashur Certifikate Sigurie..
    @@Pse u Dashaka Zgjedhur Gente Cakaj..i cili Akuzohet nga VETEVENDOSJA si Marjonet e UDB-se?????????????
    Cilin do Varjante te na Sjellesh Mero Nuk na e Mbushe dote Mendjen….EDI RAMA KA RRJEDHUR Me “Zgjedhjen” e “Supermann” Gente Cakaj….lol

  18. Kozmos says:

    MERO DJALI , MOS DEGRADO KAQ KEQ , MOS E UL TALENTIN TEND , PER INTERESA TE ULTA . TE GJITHA CFAR KE SHKRUAR , ESHTE FANTAZI MADEIN MERO BAZE . NUK NA NGELET TJETER, VETEM TE QESHIM ME KETE PACAVURE .

  19. Qytetar says:

    Perzgjedhjet e Rames,kane qene nga me te mirat, ai ka patur sukses,ne cdo drejtim.
    Per Ministrin e Jashtem,ka vetem pengesa,ai eshte pare si faktor elektoral,nga Meta dhe Berisha.
    Futja ne formacionin qeveritar,eshte guxim,duhet ta vlersojme si nje gjetje te munguar.
    Suksese ne rrugen e nisur !

  20. xhim xhiboksi says:

    Mero je analist shume i mire.Ata qe shane Nanon ne 1998 kur u takua me Milloshevicin ne Krete s’arrinin te kuptonin se Nano vajti me bekimin e Amerikes dhe i tha troç do e zgjidhim bashke apo ta zgjidhe tjeter kushe kete problem ai kundershtoi dhe realisht e zgjidhi Amerika.Dhe sot kjo po ndothe ata driteshkurtrit nuk kuptojne se pa Ameriken ska te ardhme as Shqipria Kosve pra shqiptare ata e mbrojten 1913,ata 1999 dhe sot do e bejne nje çeshtjen shqiptare,te tere ata qe mendojne ndryshe ju ka ngelur mendja tek heshtat dyfeqet me gjalme.

  21. Virusi says:

    Ka vetem nje rruge; Ajo qe ka nis do behet. Dhe s’ka vend per dyshim po per besim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje