Kaosi i prioriteteve, që do të vrasë, edhe turizmin edhe energjetikën!

20 Janar 2019, 17:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse do të kuptosh se si nuk funksionon qeverisja në Shqipëri, ilustrimi më i mirë është qasja ndaj prioriteteve kombëtare që cakton qeveria në fushën e turizmit dhe mjedisit dhe asaj që bën po vetë qeveria, përmes burokracisë së saj. Ilustrimi më flagrant i kësaj politike janë historia tashmë skandaloze e lejeve për HEC-et e vegjël, një shpikje monstruoze e Sali Berishës, për të nxitur artificialisht investimet dhe kreditimin e disa sipërmarrjeve që rrisnin shifrat e rritjes ekonomike dhe që në një peridhë afatgjatë vdesin ekonominë dhe të ardhmen e vendit.

Shqipëria ka pasur një hartë të studiuar mirë nga shkencëtarët, sa i përket rezervave hidroenergjetike gjatë komunizmit, ku përfshihen veprat gjigande të hidrocentraleve dhe rreth 50 HEC-eve të vegjël, të cilët plotësonin harmoninë që duhej ruajtur mes nevojave të komuniteteve për rezervat ujore dhe nevojave për energji.

Pas vitit 2007, kur Berisha nxiti në mënyrë artificiale dhënien e licensave për HEC-e të vegjël, dhjetra biznesmenë u investuan në këtë fushë nën garacitë që qeveria jep për ta blerë energjinë me çmim të fiksuar dhe për të garantuar fitimet e tyre. 

Në finale kemi qindra liçenca për HEC-e të vegjël që përfshijnë parqet kombëtare të Shqipërisë dhe zonat e orientuara për zhvillim të turizmit, por dhe përrenj dhe lumenj të vegjël që janë jetikë për komunitetin që banon aty.

Qeveria socialiste më 2013 premtoi tkurrjen e këtij fenomeni deri në zhbërje të tij, dhe kryeministri Edi Rama shpalli si prioritet agroturizmin dhe turizmin malor, si një perspektivë e besueshme për zonat e varfëra të Shqipërisë. 

Dhe nuk është se nuk pati efekt. Ka dhjetra aplikime për zhvillimin e turizmit malor, ka një klimë pozitive në vend për ta parë turizmin e brendshëm si efikas për ekonominë dhe ka fshatra që nuk ua dinte njeri emrin, që sot janë kthyer në destinacione turistike.

Së paku tre zona me perspektivë turizmi si Kurveleshi, Zagoria e Malësia e Gramshit dhe Skraparit, janë tashmë të populluara nga turistë vendas dhe të huaj dhe qeveria ka investuar që aty të zhvillohen dhe projekte turizmi.

Nën kudjesin e Edi Ramës, Zagoria u shpall Park Kombëtar, kanionet e Skraparit fituan popullaritet ndërkombëtar dhe u pezulluan disa HEC-e që ishin planifikuar, ndërsa Nivica në Kurvelesh u promovua si model zhvillimi i turizmit malor, duke çuar aty dhe personalitete ndërkombëtare.

Por paralelisht me këto, po administrata e qeverisë së Edi Ramës, në Nivicë ka aktivizuar në Kanione, licesimin e HEC-eve, në Zagorie ka dhënë leje për koorporatën ndërkombëtare “SHELL” për shpime për naftë dhe ndërkohë janë në proces disa HEC-e përfshi dhe përrenj të tjerë si ai i Mezhgoranit dhe Hormovës, që u merr dhe ujin me të cilin mbijetojnë fshatarët për të pirë dhe ujitur. Ndërkohë në ujëvarën e famshme të Holtës në Garmash, po fillon ndërtimi i një HEC-i.

Nuk është puna se duhet të prekemi nga zhurma e ekologjistëve, dhe atyre që dashurojnë natyrën. Po e heq veten një moment nga kjo kategori që i përkas dhe unë. Por këto projekte janë dhe ekonomikisht të pavlefshme. Turizmi është një investim afatgjatë, që shpërndan të ardhurat në gjithë banorët e zonës dhe prodhon të ardhme për zona të tilla. Parku i Valbonës fjala vjen, prodhon më shumë të ardhura nga turizmi se sa nga HEC-et, të cilat shkojnë tek një biznesmen. Zagoria ka pyllin e fundit të virgjër në Shqipëri, ka një histori mahnitëse për turizëm kulturor dhe një vazhdimësi gjeografike me Zagorien greke që është kthyer në qendrën e turizmit elitar malor në Ballkan. Nëse aty do të hapen rrugë përmes pyllit për të bërë puse nafte apo HEC-e, ajo do bëhet një zonë më e shëmtuar se zona e naftës në Mallakastër, ku jo turizëm por as zogj nuk do ketë më. Holta e Gramshit ka qenë destancion për qindra vizitorë të natyrës dhe mbante shpresat e ndezura për popullsinë vendase për të jetuar me turizëm. Ndërtimi i një HEC-i, përveçse vdes ekosistemin, e bën të vdekur perspektivën e turizimit në zonë.

Nivica është po ashtu një tjetër kontradiktë e fortë e orientimit për të zhvilluar turizmin dhe shkatërrimit përmes HEC-eve që i shërbejnë një biznesmeni.

E gjitha kjo vjen ngaqë qeveria funksionon me dy standarde, tjetër gjë thotë qeveria qëndrore dhe tjetër gjë bën po administrata e saj, që bën sikur nuk e ka mendjen se çfarë thotë qeveria qëndrore.

Po të shikosh studimet e mjedisit që justifikojnë këto leje, janë të gjitha paçavure, të bëra nga diletantë të paguar që nuk kanë asnjë lidhje me mjedisin dhe strategjinë e zhvillimit të këtyre zonave.

Akoma më e shëmtuar është ideja e marrjes së ujit të këtyre lumenjve apo përrenjve, futjes në tuba, devijimit nga shtrati normal dhe nxjerrjes diku tjetër, duke shkatërruar gjithë ekosistemin dhe zhvillimin milionavjeçar të faunës dhe florës, orientuar buzë rrjedhës së tyre.

Dhe e gjitha kjo përse?

Sipas të dhënave të OSHEE, sivjet ne kemi rreth  miliona euro humbje nga HEC-et e vegjël, pasi ka qenë një vit me shumë reshje dhe kur çmimi i energjisë ishte shumë i ulët, ne jemi detyruar ti paguajmë shtrenjtë HEC-et e biznesmenëve që përfitojnë nga një ligj i Sali Berishës, që duhet t’u garantojmë blerje me çmim të fiksuar. Pra jo vetëm që nuk fitojmë por ripaguajmë për ta. Ne paguajmë shkatërrimin e natyrës dhe humbjen e perspektivës turistike në këto zona, paguajmë nga xhepi dhe para për këta biznesmenë.

Ndaj është koha që qeveria qëndrore të koordinojë qartë politikat e zhvillimit të vendit, me dikasteret e saj, dhe të shmangë politikat me dy standarde, pasi duket sikur qeveria bën propogandë për tjetër gjë, e ministritë bëjnë tjetër gjë. Eshtë koha që qeveria të heqë “vija të kuqe” për zona të caktuara, të cilat duhet t’i përkushten turizmit dhe parqeve kombëtare. Nëse mendon se kjo është një gabim, le ta thotë këtë me ligj dhe të tërhiqet nga këto politika, dhe ta mbledhin mendjen të gjithë që këtu s’do ketë turizëm malor apo agroturizëm. Por është krim që në të njëjtin vend të orientosh dhe biznesmenë të bëjnë investime në turizëm dhe të tjerë të bëjnë puse nafte apo HEC-e. Kjo është, t’i shkatërrosh të dy palët dhe të prodhosh kaos dhe piramida, në vend të zhvillimit të qëndrueshëm. 

19 komente në “Kaosi i prioriteteve, që do të vrasë, edhe turizmin edhe energjetikën!”

  1. Labi says:

    ASHTU ESHTE MERO NUK JEPEN LEJE KOMPANIVE TE HUAJA ,,,per te kerkuar naften tone,,,,,naften tone duhet ta nxjerrim ne vete,, DHE TE SHITET NE SHQIPERI,,,RAFINERINE TA BEJE KASTRATI,TE RE,,,,bankersi ne fier zharrez duhet te perzihet sa me pare nga SHQIPERIA, ,,,,ky ESHTE NJE test PER QEVERINE e EDI RAMES qe e DO APO SE DO SHQIPERINE, ,,DHE SA PER HIDROCENTRALET te mendohet fillimisht PER turizmin the PARA se te JEPET leja te shikohet ndikimi ne mjedis,,,mjedisi te ruhet jo te jepen HIDROCENTRALET ne valbone,,vjose;shkumbin,,osum,,,eshte KRIM shteteror dhe kush e ka BERE TE denohet me 30 VJET BURG. ..NDERTONI SKAVICEN NE DRIN BEJENI NJE HIDRO ME TE MADHIN NE SHQIPERI DHE NUK KA NEVOJE ME TE PRISHNI NATYREN TONE TE MREKULLUESHME. …

  2. zenelaj says:

    Problematika qe ju ngrini z Mero eshte shqetesuese,por kam mendimin qe zgjidhja nuk eshte ne dore tjeter pos kryeministrit.E them kete pasi ministrat e zevendsat e tyre ne qeveri nuk jane indipedent,per cdo gje pyesin e marrin miratimin nga kryeministri dhe si te tille kane nje cader qe i mbulon ne rast rreshjesh shiu.Kryeministri duhet jo vetem ti lejoje por dhe kerkoje llogari atyre per premtimet qe ka dhe kane bere ne kete fushe te rendesishme per zhvillimin e ekonomise kombetare.

  3. Ilo says:

    Mero! Nji artikull me i mire se studimet! Ku jane Doktoraturat e universiteteve? Pse nuk e trajtojne kete teme?

  4. Ai says:

    Zoti te dhente shendet e lumturi z.Mero!
    Sa per Edin…eshte NONA vet!
    Nuk paska njohur shqiperia njeri me dobiç dhe kurve…( sale serbi i bente dem shqiperise dhe na e thoshte hapur,ky kurva i ben te fsheheta)
    Ky edvin kari ishte qe gjasme donte ta kthente PS-ne ne parti ambjentaliste…
    E ktheu! Populli ha bar dhe deputetet hane pordhet e tija.
    ( Kanioni i Holtes nga sot eshte rruge e xanun…me bekimin e edvin kurves)

  5. Gjinika says:

    Ke shume te drejte Z. Mero. Ben nje argumentim te plote per te mirat dhe te keqiat e kesaj politike,qe per zhvillimin e ekonomise mbi baza shkencore ,ka dobesi te medha. Ka shume studime te mirefillta per dege te ndryshme te ekonomise qe flene sirtareve dhe nuk i hap njeri per ti pare. Keta HEC-et e vegjel jane veret shkaterrimtare te ekosistemeve natyrale, gje qe ka ndodhur edhe ne fshatin tim. Devijimi i lumit nga shtrati i vet, duke e ngjitur ne kodra, per nje gjaresi disa Km.beri qe te thahen rrepet shekullore per gjate gjithe gjatesise qe mungon uji,te gjitha tokat anes tij te mos ujiten, te thahen agrumet etj fatkeqesi. Kur do te marrin fund te gjitha keto prapesra ? !….

  6. katarakti says:

    Edhe ti Mero nje here ne vit e ben “bam”. Po kritikoje mor i shkrete edhe qeverine, se i ben mire edhe asaj, por edhe perparimit te vendit. Boll merresh 9 here ne 10 me opoziten. Eshte humbje kohe dhe pa interes. Kjo opozite eshte e diskredituar deri ne palce dhe askush nuk shpreson me tek ajo. Por ti si analist nuk duhet t’i besh kaq shume fresk qeverise. Eshte ne nderin tend te jesh me i paanshem dhe me kritik me maxhiorancen. Ky eshte edhe roli kryesor i medias. Pra bjerri edhe shumices kur e ben balte. Pa pasur frike se “po çon uje ne mullirin e armikut”! Tema qe ke trajtuar sot eshte shume me rendesi. Ndofta duhej goditur edhe me fort. Dhe nuk eshte fare e vertete kur dredhon duke thene se faji eshte i ministrave dhe se i pari i qeverise nuk dika gje! Dhe ne rast se qenka e vertete kjo qe thua ti, qe nuk eshte fare, atehere thuaji ketij kryeministri te lere facebookun dhe batutat, dhe te merret me problemet reale te vendit dhe te njerezve. Dhe jo nje here ne henez, o Mero.

  7. QYTETARI says:

    Z. Baze keto qe thua edhe qendrojne por eshte shume pak. Mungojne institucionet qe duhet te merren me studime per zhvillimin e ekonomise. Gje qe nuk e do asnje politikan dembel e medioker.
    Edhe ju te medias kujtoheni kur u qellon te beni ndonjehere muhabet (Hec-et e vogla kane qene studjuar 48). Perfundimisht ka marre muti rruget.

  8. nori says:

    Kur e lavderon mero qeverine ,,,menjehere komentojne ketu komunistet ,,,,tani qe mero e shan qeverine asnje koment nuk bejne komunistet…hipokrite…/////

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Duhet pare rinovimi I hidrocentraleve qe kemi.. Keto jane ndertuar 60-70 me perpara.. Duhen zgjeruar turbinat dhe vazhdimi I tubimit qe uji i lumenjve te veriut te shkoj sa me shume ne jug.. Nuk ka nevoje te shkojme perro me perro te thithim piken e fundit te ujit per zogjte dhe gjene e gjalle..

  10. Fshati says:

    Enveri nuk i di keto – thoshte populli ahere.Edhe xha Merua po perpiqet te na mbushe mendjen se Gebelsi yne nuk i di keto.Bjeri problemi ne Koke z.Mero dhe thuaj se Ed Roma i ka tradhetuar njerezit qe e votuan dhe ka nxjerre surratin e tij te vertere si oligark i klasit A

  11. Durim says:

    Sa mire qe te vjen sinjali pa miza o Mero kur behet fjale per fshatin tend. E shkruajte me ne fund nje kritike. Vetem se qenka si ato shkrimet e dikurshme te gazeta ZP apo Bashkimi qe kritikonin vetem burokratet dhe jo partine. Ata e kishin fajin.
    Perse i cileson dy entitete te ndara qeverine qendrore nga ministrite qe japin lejet per HEC. Apo nuk ta ben goja te thuash kryeministri. Po pse ben dot gje ministri pa i marre leje Rames ?!

  12. Doni me per Belulin.. says:

    Me pak fjale, Meroja kerkon ti mbushe mendjen dynjase, se Ai (kryeministri) ka dhene direktiva te mira per zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit, ne pergjithesi per te ardhmen e ndritur te Shqiperise, por ce do se e kane tradhetuar ata (ministrat qe u shkarkuan) te cilet kane dhene licensa dhe leje qe kane shkaterruar perspektivat e zhvillimit. Madje edhe pushteti lokal e paska prere ne bese(?!) Se fundi edhe rektoret apo dekanet e fakulteteve. Sot e tutje, me ndihmen e Braces dhe Spiropalit, ministrave te rinj (dhe atyre qe nuk i kuptohet mire gjuha shqipe), pa lene menjane kontributin e pacmuar te gazetave dhe mediave si Tema dhe ERTV, populli shqiptar si nje trup i vetem dhe i bashkuar nen koqet e Rames, do te marshoje i lumtur drejt te ardhmes se ndritur…

  13. Lani says:

    E çuditshme qe qeveria te mos dije per keto gjera!?. Ndoshta keshtu i dalin me mire llogarite. E sigurt we nuk e ka mire.☹️

  14. Kola says:

    Prioritetet futen te Infrastruktura, por edhe Struktura Jetike…. nuk e kuptoj dhe nuk i kam marre vesh programet e partive nga 90-ta e tehu…Se para viteve 90-te, me sa mbajme mend, kishim plane 5-vjecare, etj.

  15. Mersin says:

    Mero keta jane te pangopur sepse ti e di mire qe pas bisnezeve fshihen qeveritaret. Thuaj mjere ky popull e mjete ky vend.

  16. Detari says:

    Keto pyetjet perse nuk ja beni ne sy rames po na i shkruani ketu si perralla?

  17. dhembeli says:

    Mendoj se :1. Hec-et e vegjel , nuk ndikojne negativish ne ambjent (kur jane te studjuar me kujdes dhe respektohen normat nderkombetare gjate projektimit dhe zbatimit).
    2 .-Qeverite shqiptare duhet te mos japin garanci per blerjen e prodhimit me cmim te fiksuar kocensionareve, keta te fundit t”a shesin ne tregun e lire .
    3.Ligji shqiptar duhet te parashikoje nje norme ne % mbi fitimin e realizuar gjate prodhimit te HEC-it , te cilin Koncesionari te jete i detyruar t’ja ktheje banoreve te zones ne teritorin e te cilit/cileve,
    zhvillohet HEC-i,( p.sh. 10% deri 20% e fitimit te realizuar periodikisht nga shitja e energjise te shkoje ne favor te komunitetit)
    Keto jane mendime personale, jam ing. hidroteknik i vjeter dhe jam marre me studime ,projektime dhe ndertimin e disa prej tyre.

  18. A says:

    Pa as nje ndryshimi nga parardhesit e tij politik km z.Rama nuk mund te shmang dot krizen politikoekonomike,per te clien investoi me sistemin zgjedhor,pengimin e qellishem te vendit ne BE(mos zgjidhja e ceshtjes se prones private. korrupsioni,etj),etj mos evidentImi I i pronave shtetrore qe le hapur shtegun per grabitjen histerike te saj duke perfshire edhe prrenjte …E vetmja veper e tij eshte ndertimi I shtepise .Me idene se i vetem do arrij gjithcka e humbi fare ekulibrin logjik duke dale akoma jashte kufive te vendit…Vlersoj problematiken ne shkrimin e z.Baze dhe besoj qe vlera e tij ne gazetari e cila bazohet ne njohjen praktike te te gjitha shtereave shoqerore,nuk perjashton faktin qe z.Baze te mos kete arritur te kuptoj se cfare ai shkruan jane pasojat e sistemin politik…

  19. vons says:

    Po si mund te behet korrupsion nese qeveritaret nuk i marrin lek te dyja paleve te biznesmeneve, atyre te turizmit dhe atyre te naftes? Po te ndertohej me mend, ky vend behet, dhe shteti behet. Po me fjale thuhet “do bejme shtet, de more de, si lum ky popull, mezi na ke”! Po ne fakt, ajo qe behet eshte korrupsioni, dhe shkaterrimi i shtetit dhe vendit. Por ama, deshira per te bere shtet ekziston, por vetem deshira. Pa veprim, gjithçka eshte hipokrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje