Të gënjesh veten dy herë njësoj

22 Janar 2019, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e saj të radhës më 16 shkurt, datë që përkon me dy vjetorin e nisjes së protestës që përfundoi me ngritjen e çadrës në Bulevard.

Shumë gjëra po përsëriten njësoj si dy vjet më parë.

Data e protestës është në të njëjtën javë, të shtunën e tretë të shkurtit, njësoj si më 2017.

Viti është po ashtu vit elektoral. Më 2017, në të njëjtën kohë u ngrit çadra për pazarin e zgjedhjeve parlamentare, dhe tani është fiks në të njëjtën distancë kohore me zgjedhjet lokale.

Skema është po njësoj.

Protesta do nisë me protesta në disa rrethe dhe do përfundojë në Tiranë.

Gjëndja politike në PD është po ashtu njësoj. Protesta vjen pas zgjedhjeve formale që Basha bën brenda partisë, duke u ndërruar vendet njerëzve teknikë që ka thirrur në SHQUP, duke i vënë të zihen me njëri- tjetrin.

Protesta e dy viteve më parë ishte një përpjekje për të bllokuar zgjedhjet palamentare, ose për të marrë një pazar në tavolinë për to. Përfundoi skema e dytë. Edi Rama u mbyll me Lulzim Bashën në një dhomë, dhe pasi Rama e peshoi mirë se çfarë halli kishte Basha, i dha atij të gjitha ato që kërkonte për vete, bile dhe disa gjëra më shumë.

I trimëruar nga funksionimi i pazarit, Lulzim Basha e përdori marrëveshjen për të eleminuar kundërshtarët brenda partisë dhe për të hyrë në zgjedhje me një ekip qesharak dhe një parti që e kishte shkatërruar.

Rezultati ishte historik. Edi Rama fitoi i vetëm përballë të gjithëve, duke i dorëzuar mbi gjysmën e qeverisë Lulzim Bashës.

Dy vjet më pas fantazia e Lulzim Bashës duket se nuk punon. Ai po aplikon të njëjtën skemë. Ka zgjedhur të njëjtën kohë, të njëjtën javë, të njëjtën stinë elektorale dhe të njëjtën metodë, pasi me siguri e quan shans 2017-n.

Problemi i tij është se dy vjet pas çadrës në Bulevard, ai përveçse ka shkatërruar deri në qelizë strukturat e PD, ka prodhuar një ekip të ri qesharak, ku çështja më e rëndësishme në PD aktualisht është, pse fitoi Kreshnik Çollaku dhe nuk fitoi Salianji, ndërkohë që problemi real i PD, është pse PD është katandisur tek Çollaku dhe Salianji.

Dy vjet më pas Lulzim Basha ka probleme reale dhe me aleatët që përdori më 2017. Ndërkohë që bëri pazar për çadrën, dhe eleminoi kundërshtarët brenda PD, ai tentoi ta mbushë boshllëkun me aleatët e vegjël, duke i futur në listat e PD, në vend të atyre që përjashtoi. Tani përballë ka zgjedhjet lokale, dhe aleatët i kërkojnë, ose ndryshim Kodi, ose pazar të ri, dhe Basha nuk është në gjendje t’i jap asnjërën. Për këtë arsye, vështirë t’i përdorë si aleatë për bojkot.

Dy vjet pas çadrës, Basha ka problem mbi të gjitha me besueshmërinë e tij si opozitar. Nga një zjarrëndezës dhe shpresë e frymës opozitare në vend, ai është kthyer në një zjarrfikës dhe një lider nga i cili duan të distancohen të gjithë ata që protestojnë në Shqipëri.

Lulzim Basha është lideri i pare i një opozite në Shqipëri që refuzohet nga çdo protestues. Dhjetra protesta sociale në Shqipëri, fillojnë e mbarojnë duke ju lutur Lulzim Bashës të rrijë larg tyre.

Çadra e re e Lulzim Bashës ka ndryshe nga viti 2017 entuaziasmin e tij për fotografinë që bleu me presidentin Trump. Ata që e çuan tek Trump, tashmë janë në burg, të dënuar nga SHBA për konspiracion dhe veprimtari kriminale kundër SHBA. Dhe kam frikë se Berisha do ndjehet i bezdisur nëse Basha e përsërit atë skenë.

Ndaj duhej pak më tepër fantazi për aksionin e radhës. Se vetë ja ka thënë Ramës në Parlament, që “po më gënjeve njëherë është faji jot, po më gënjeve dy herë është faji im”.

Tani nuk mund të gënjejë edhe veten, edhe opozitarët, para çdo palë zgjedhjesh njësoj.

27 komente në “Të gënjesh veten dy herë njësoj”

  1. Petrit says:

    Z. Basha Po ndjek rrugen e duhur per të larguar nga pushteti nje qeveri te korruptuar e te inkriminuar.
    Njerezit e thjeshtë e kane kuptuar qe kjo qeveri tashmë duhet rrezuar.
    Kjo qeveri nuk perfaqëson askend pervçse nje grup njerezish te korruptuar e kriminelë.
    De facto kjo qeveri ka rene.
    De jure do bjeri shume shpejt.
    Ndersa ti shoku mero si nje bythe lepires i klasit te pare qe je mos u merr fare me PD-ne.
    Shih se çfare Po ben pune dhenesi jot Edi
    Jeni qe te dy te deshtuar
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. true says:

      me fjalen celizen e tregoj veten se kush eshte dhe cfare brumi ka. Bravo kete nivel do partia.

    2. mergim tari says:

      Petrit
      Mos thuaj VDEKJE DERI NE ÇELIZEN E FUNDIT TE KOMUNISTEVE.
      Se larg qofte kushedi se çfare mund ti ndodhe Largqoftit, SALIUT. Pastaj do te behesh pishman qe mallkove komunistat dhe po na ben ndonje te pabere, po ja heq vehtes dhe shkon ne te semes. Ose me e pakta fillon e çkul floket deri ne rrenje. Megjithese ti ne fantazine time me dukesh si STRAZUA, qe nuk ka çfare te shkule, vetem perdor nje cope te thate per ti fshire pluhurat kokes perdite.

    3. Jep says:

      Petrit mavria, rri e prit se basha do fitoj. Nga barku I javes me siguri.

    4. Luan meta says:

      Petrit o xhano po qenke dhe ti bithe lepiresi i PDse

    5. Zhzh says:

      PETRIT QENKE KOKRRA E IDIOTIT PERDERISA TA KA MBUSH KOKEN TENDE BOSHE LULUSHI DHE BAXHELLA. TAKSIRAT E KE QE TE PRES3SH SA TE DALE LUL HOLLANDEZI DHE BAXHELKA E LIKE FLORIRIT NE PENSION QE TE SHIJONI PUSHTETIN.

  2. Komentuesi says:

    Keshtu siç po sillet pd-ke.kaq radikale,nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet.Qe te vije ne pushtet,ajo do nje miljon shqiptar te cilat nuk i ka.Ajo duhet te bind popullin me alternativa solide qe te terheq popullin.Por ne faky pd-ke,Bash po bene te kunderten.Me keto lloj levizjesh,me protesta te merzitesheme,nuk ja jep njeri voten.Ps-te eshte e sigurt ne fitore se i ka nj miljon shqipetar.Edi Rama si kryeminister po punon mire.Kjo puna e mire e tij i ka sterruar syt Bashes,Berishes,Metes, dhe Monika doktoresha leshi,qe nuk po lene gure pa levizur,duke ndersyer e paguar studentet per ne proteste.Keto jane radikalizma,qe ne vend t’i afroi njerzit i largon.Pd-ke eshte berer nje parti e urryer me keq se partia e ballit kombetar.

    1. Kleidi says:

      Komentuesi, je shume i sakte ne arsyetim. Por ajo qe duhet theksuar me fort eshte qe keta palo politikane qe kemi po zihen te gjithe per karrigen e pushtetit qe me tagrin qe i sjell karrigja mund te vejne firmen si te duan dhe aty ku kane perfitimin e tyre maksimal vetjak pa e rrujt fare per popullin. Po na vjedhin dhjathas por edhe majtas dhe zihen e krekosen para nesh se kush do jete me i zoti te vjedhi nga populli duke firmosur koncesione dhe ligje sipas qejfit. Jo ligje per te mire te shoqerise sic kemi dhe ligje brenda ne familje qe te jetojme ne harmoni por ligje se si mund te bej nje tender X milion vetem me firmen time. Per kete firmen pra, zihen kta dhe ne ne vend ti shkulim hundet dhe ti themi qe mendoni per te mire te familjes, ne kete rast te shoqerise, ose te izolova fare nga pjesa tjeter e familjes. Ne kete rast i fusim dhe i mbajme mbyllyr ne burg keta hajdiue sic do conim te mbyllnim femijen ne banje nese ben ndonje gabim..Sa me i rende gabimi ndaj harmonise se perbashket familjare aq me i ashper denimi. Pra kta duhan te gjithe burg. Por une nuk jam per momentin ne rolin e kryetarit te familjes dhe rregullat nuk i vendos dot une por kryetari. Ne rastin kur kreret e familjes po zihen me njeri tjetrin kush te na perdori me shume duke na nxjerr te lypim rrugeve, ne ane figurative duke merguar jashte, ne anen reale shic jane shume femije qe lypim rrugeve ne vend te shkojne ne shkolle, ne kemi dy zgjidhje. Ose hedhim poshte kryetaret e familjes duke e marre ne drejtimin e fatit tone si shoqeri dhe nese keta qe ishin kryetare tani do kthehen ne rrolin e femijeve te degjuar familja i miremban per te miren e perbashket dhe harmonse. Por nese ky femija i duket akoma vetja kryetar dhe do vij prap te na vjedhi atehere do denohet me qendrin ne izolim. Ne banjo. Denim. Dhe nese gabimi perseritet e perseritet duke demtuar familjen atehere pervec banjes ka edhe qilar. Dhe ky femija i prap dhe hajdut izolohet per nje kohe te papercaktuar ne qilar deri sa te zej men dhe ta kuptoje dhe te pendohet se qe familja te kete harmoni duhet te gjithe te kujdesemi per njeri tjetrin. Ne te kindert ngele ne qilar qe per kta kreret e shqiperise sone do te thot BURG. Nese nga ana tjeter une nuk bej dot rolin e kryetarit atehere une jam i detyruar te bej cthot kryetari se ndryshe perfunoj ne banje ose ne qilar. Me mire rri e lyp rrugeve sesa te denohem. Pra kjo eshte ceshta, a e kemi ne si shoqeri aftesine apo moralin per te nxjerre kryetare te afte dhe moralshem qe vertet mendojne per te mire e shoqerisi para interesave vetjake? A kemi mundesi ne ta kuptojme qe nese e kam mire me shendet personin qe kam afer dhe se ai nuk ka strese dhe halle ne e sigurt qe ne do ja kalojm me mire sebashku duke mos diskutar ne kafe gjithe diten per halle dhe strese, por duke diskutuar per gjerat e bukura qe na rrethojne me pyje e me plazhe? Prandaj dhe jetojme si familje se ne si kafshe nuk jetojme dot pa nje nga familja afer. Pra gjithmon une do kem nje person afer, qe mos te me qaj hallet por qe te gezojme ditet qe kemi ne toke. Provoje nje here shko rri vetem ne mes te pyllit..Sdo kesh anje kryetar mbi koke dhe as do te shkoj ndermend per kryetar se do doje sa me shume nje si vetja prane qe te kesh mundesi te sigurosh ushqim dhe ngrohje. 4 duar jane gjithmone me mire se 2. Edhe 4 duar jane shim pak kur do te mbijetosh ne pyll. 1 milion njerez here 2 duar 2milion duar dhe ketu kemi gjithe shancin te mbijetoime ne pyll edhe pa kryetaret. Ata le te vazhojne te zihen per karrigen midis njeri tjetrit se do kene ngel me shume pak duar dhe veshtire te mbijetosh ne xhungel.

  3. Lani says:

    Pertrit shko bej shurren se edhe ti qenke loqe njsoj si Basha. Edi Rames ti rru…by…

    1. Bureto says:

      Jo Lami, më vjen keq, sepse e ke gabim. Është Basha më l**e si Petriti.

  4. Prona lesh e li says:

    PD eshte aq e semure sa asnje ilac s’i ben derman. Filozofia e Lulit eshte ajo e dhelpres qe bridhte pas koqeve te dashit. Ketu do jemi.

  5. Erion says:

    Zoti Petrit….. e ke nje hall kjo kuptohet por keto qe thite Meroja jane te verteta bile i ka te zbutura, kjo s’do te thote qe Rama eshte flori por Rama meriton nje opozite me serioze me kembe ne toke, sa per “qelizat komuniste” … me mire mos e kishe permendur fare se e ule steken shume poshte

  6. nord.al says:

    Ndersa ti Petrit o zog krenare vazhdo rrugen qe ke filluar se se shpejti do te perfundosh ne hale se bashku me Bashen tend.

  7. Kryqi says:

    Basha about you and your PD.Once you lied !!!
    A liar will not be believed, even when he speaks the truth.
    Fuck off you goofy !

  8. Turi says:

    Me 200 PETRITA hahaah. Ik o k.r bej cicin

  9. Vasili says:

    Ti Z Petrit veri syzat e shife mire gjendjen e rrenuar. brenda pd ,cfar njerzish pa peshe ka rreth vetes Basha pse me cunin e Fari kryeservilit do i mbushe mendjen popullit qe te votojne per te?? Ne do qe te genjesh veten vazhdo e do shohesh rezultatin
    Opozita shqiptare e udhehequr defakto nga Luli eshte me qesharakja ne bote,sa here ka thene se do rrezojne Ramen ne vjeshte ,e shtyne ne dhjetor ,ne janar , tani ne shkurt e asgje e shume e shume te tjera Nje opozite e tille e ben popullin te mos kete shpresa per te ardhmen e si jane ata nuk kane per te pare poshtet me sy per nje kohe te gjate Sa per z Mero nuk mund ta ofendosh ashtu ,po nuk te pelqeu mos e lexo Ai eshte me i miri analist per stilin e tij pikant,te qarte ,te thelle ,te kuptueshem ..gazetar i vertete jo kazan

  10. Dakord me ty Petrit…
    Vdekje komunisteve deri ne qelizen e fundit.
    Mbase te ndihmoj dhe une.Ta pastrojme PD prej tyre.Prej ish sekretarit te Ppsh,e te tjere ish komunisteve qe vodhen PD ,shpresen e mijra shqiptareve qe ne lindje
    I fundit tani,Clirim Rustem Gjata.Te thote ndonje gje emri Rustem Gjata.Kryetari i famshem i gjykatave komuniste.
    Ka dhe me Petrit.
    Po te genjen mendja .P D eshte kapur nga komunistet qe ne lindje.Themeluesit kane vdekur ose fizikisht ose moralisht te perbuzur,te perzene nga komunistet qe u zune vendin.
    Mos ki shprese tek Basha.
    Do te te shese perseri.
    Ne fund te fundit parate jane me te mira se ti.
    E mbase ti mund te mos kesh para,po Basha ka…

  11. Shkullaku Uturaku says:

    Mero, Basha asht i mbarum po merru me qeveriun e Rames se po na mbaron neve. Do ta kuptosh kur te ngulehet huni Ramoshit ty. Do jete vone, pasi do jesh 7 muajsh shtatzane. Lene Bashen ne debilllekun e vet, merret Grigja me te njitash. Meru me oligarket e Rames se do tee hane dhe ty neser. Nuk duan shtyp ata.

  12. Flutura says:

    Petrit, PD u pastrua totalisht nga shtresa e persekutur dhe nga konservatoret
    Plot me komuniste eshte sot PD

  13. sopiqoti says:

    O zoti “.Petrt.”,qeverine e sotme qe kryesohet nga Edi Rama e solli ne krye te qeverisjes te vendit VOTA E ZGJEDHESVE dhe vetem ata e kane te drejten ta largojne PO ME VOTE dhe te sjellin nje qeveri tjeter.Proteste partiake per te rezuar nje qeveri legjitime nuk ka bythe te qendroje.Protestat i organizojne sindikatat qe tek ne mungojne,i organizon shoqeria cicile ose vete populli ngrihet ne proteste kunder qeverise POR eshte e papare qe partite,opozita te organizone protesta.Ato i organizojne protestat ne sallen e Kuvendit nepermjet debatit.Dhe kush flet per protesta?Lulzim Basha,ne shpinen e te cilit rendojne tre krime per te cilat duhet te shkoje para drejtesise dhe jo ne krye te protestes.

  14. Bregdetari says:

    I Marsh te keqen partisesocialiste dhe Edi Rames

  15. Ndryshe says:

    URIME Petrit!
    Kot qe Mero ka shkruar kete artikull…
    Te gjithe jane marr me komentin tuaj!
    Keto jane komentuesit e ketij portali qe me sharje fyerje i versulen atij qe ka mendim ndryshe.. !

  16. Petrit says:

    Komentuesit me te famshem ne bote !!!!!
    Ne vend qe te sjellin argumente bindës dhe te “dialogojme “ rreth nje teme te caktuar kalojne ne sharje e ofendime.
    Une kam thene thjeshtë mendimin ne bazë te bindjeve te mija.
    Per ju qe me imagjinoni me floke apo pa floke,
    Te bardhe apo te zi !!!
    Kam mbi 22 vjet qe jetoj i lumtur bashke me familjen jashte shqiperise.
    Kthehem 2 here ne vit shqiperi e shijoj nje shtepi fantastike qe kam ndertuar me djerse.
    Politika per mua eshte thjeshtë nje tifozllek.
    Ashtu siç bej te njejtin tifozllek per INTERIN dhe BARCELONEN.
    Bindjet e mija janë te djathta dhe keshtu do te ngelen pavarësisht se kush do te vije ne krye te PD-se
    KAQ …..
    E si gjithmone vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

  17. Roland says:

    Ky petriti i pare ne komentet, ka mundesi te jete petriti i lesh e lise ose shkurt ” peço pithropi ” peçoja qe i lepin bythen monik shurres…

  18. Flamur says:

    Petrit me vika keç që paske nje llogjik shumë te dobet. Ti nuk ke dhenë asnje argument ne komentin e pare që komentuesit të kundershtonin ty. Gjithashtu ne komentin tend ti je i pari që ofendon dike{ne kte rast Meron}.Nqse ti ofendon dike duhet ti pranosh ofendimet që të vine nga te tjeret. Dhe bindja jote nuk eshte tifosllik siç thua zotrote,por nje bindje komplet radikale,sepse e deklaron vete se kuzhdo qe do jetë ne krye te PD ti do te jeshë me to.Dhe per ate fjalinë e fundit ma merr mendja se është dakor mbi 80% e popullit. Por per të zhdukur komunizmin duhet fillimisht të ja fillosh nga partija jote.

  19. Taraboshi says:

    vjedhje dhe krime te tjera Petrit sa thua me del se qenke i ri.Mbaj mendimin tend te djathe apo te majte per mua pak rendesi ka.
    Kur eshtekrijuar PD une kame qene me ne moshe se sa je ti sot.Numuri i anetareve te saj ne nje kohe rekord u be sa numuri i anatareve te PPSH sot PS Ne kete parti u futen shpejt njerez te pa informuar mire.njerezkarierista qe nuk gjeten derman ne PPSH fshatar te burgosur per ndergjegje dhe per vjedhje etj.Shume pak u futen nga e djatheta reale.Ne te u be nje mish mash qe nuk e merrte vesht qeni te zone.
    Ne zgjedhjet e para prulariste humbi.Gjeti rrugen me te shkurter duke vrare 4 djem te ri ne shkoder.qe e quajti fitore por ne fakt ishte humbja e tij me e madhe.Se mbas tyre u bene zgjedhjet e pushtetit lokal ku humbi shume bindeshem dhe qe atehere me te drejte nuk ka fituar asnje here dhe me kete program perseri nuk do te fitoj asnje here.Djali i FarisSalinjasi dhe shume te tjere e diskretitojne PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje