Nga Mero Baze
Lëvizja Socialiste për Intgerim, po përpiqet të dobësojë aleatin e saj kryesor në opozitë, Partinë Demokratike, duke krijuar një mini-koalicion brenda koalicionit me partitë e vogla, kërkesat e të cilëve, Lulzim Basha i la jashtë vemendjes për shkak të pafuqisë së tij për të plotësuar kërkesat e tyre për ndryshimim të Kodit Zgjedhor, si dhe orekseve të tyre për pazare elektorale.
Në prag të zgjedhjeve lokale, Agron Duka i cili drejton një nga partitë e vogla të opozitës, lë të kuptojë se po shikon mundësinë e rreshtimit rreth LSI për të rritur kështu peshën specifike të aleatëve të PD, përballë saj.
Nëse kjo skemë funksionon dhe me partitë e tjera të vogla, Partia Demokratike rrezikon të përgjysmojë pushtetin me aleatët e saj, të cilët duke u bashkuar rreth LSI, rrisin rëndisinë e tyre në koalicion opozitar, pasi pazarin e fundit me PD, e presin në emër të nënkoalicionit të ri.
Dhe ka plot arsye të besueshme, që LSI të shikojë punët e veta në qëndrimin ndaj PD.
E vërteta është se LSI dhe partitë e vogla ndjehen të anashkaluar dhe të përdorur nga PD në aksionin e tyre politik. PD ka synuar të mos ndryshojë Kodin Zgjedhor dhe të mos e hapë atë debat duke e shtyrë pa fund me qëllim që të shmangte pazarin me partitë e vogla.
LSI nga ana e vet është e pasigurtë në lëshimet që PD do t’i bëjë për zgjedhjet, përfshi komisionerët informalë dhe zonat e lira.
Të bashkuar të gjithë përballë Bashës, aleatët opozitarë në një farë mënyre po përpiqen të rrisin peshën e tyre në një moment të vështirë politik për Bashën, kur ai më shumë se kurrë ka nevojë për ta.
Nga ana tjetër LSI dhe partitë e vogla bashkohen me njëra tjetrën në qëndrimin e qartë për hyrjen në zgjedhje.
Partia Demokratike e ka degraduar çështjen e hyrjes në zgjedhje, duke e kthyer në një shantazh të përsëritur që përfundon me pazare në tavolinë nga Basha. Viti 2017 ishte rasti më i qartë, se si Basha përdori aleatët e vegjël dhe LSI-në për t’u ulur në tryezë me Ramën dhe pas tryezës fitoi çdo gjë kundër interesit të tyre, biles dhe me strategji për të eleminuar LSI. Tani LSI po bën të kundërtën, po përdor aleatët e Bashës për t’i bërë Bashës shantazh për pazar para zgjedhjeve.
Duke deklaruar hyrjen në zgjedhje pa e vënë në diskutim si opsion të tyre, LSI dhe partitë e vogla, zhvlerësojnë shantazhin e Lulzim Bashës dhe fitojnë shumë herë më tepër peshë në vendimarrjen e opozitës, duke u bërë atë faktor vendimtar.
Skema duket se është një ide e LSI, të cilën po e mbështet i pari Duka, por mund të pasohet dhe nga të tjerët.
Ideja për ti hequr nga duart Bashës të drejtën për të bërë pazare në emër të opozitës, dhe për ta detyruar të jetë luajalë me ta, është goditja më e fortë që Basha mund t’i japë autoritetit të PD, brenda opozitës, duke e detyruar të bëhet i barabartë me të tjerët.
E gjitha kjo tregon se opozita ka identifikuar Lulzim Bashën si njeri që ka përdorur fuqinë e partive të tjera për të bërë pazare me Ramën. Dhe ti heqësh Lulzim Bashës të drejtën për të bërë pazare në emër të opozitës është më keq se ta shkarkosh. është sikur t’i heqësh identitetin e vetëm politik që ai ka.
PIRDH O MERO SE LIROHESH.JE BERE QESHARAK O DEREZI.TE NJEJTEN GJE BEJE DHE ME SALIUN.NA E BERE SKENDERBE.LEGEN TEPELENE.
Sa bukur e analizon PD mero,,,Nuk e analizon askush tjeter…….
Por dhe Edi Rames apo Socialisteve ju pelqejne pazaret me lulin e vogel, dhe pazaret jane ne kurriz te njerzve kjo eshte e sigurte.
Frikau la hyre ne palace kurse Monikes ne bythe.
Nje leter per Ramen.nepermjet ..Tema..
SULMI FRONTAL I BRENDESHEM NDAJ LIBERALIT.RAMA.
Ka mbetur vetem ….Tema..me pejashtim te disa shkrimeve te tipit..55..nje media e pavarur progresiste .Nje armate politike , mediatike e.shoqeruar nga nje grumbull heterogjen njerezish kane filluar nje sulm te pergjitheshem per rrezimin e Rames.Por cilat jane forcat goditese…?
1…Grumbulli anarkotribal i PD se kriminelit Berisha dhe idiotit qesharak te rrezikshem Basha.Ku grupim anarko feudal perben forcen me te madhe goditese te tipit fashist ne Shqiperi .Qellimi eshte i qarte ,shkaterrimi i reformes ne drejtesi, pengimi i integrimit te Shqiperise ne BE dhe ruajtja e pasurise se vjedhur.
2..Karteli LSI..nje organizate filonaziste familjare , e ngjashme me mafian tipike siciliane me synim marrjen me cdo kusht te pushtetit, edhe me dhune .
3..Partite e vogla te djathta, Mediu, Shehi, Ndoka, ballistet, legalistet , shoqatat e ish te perndjekurve dhe partićka te tjera qe kane vetem disa famijare rreth tyre.
4..Nje pjese jo e vogel e studenteve , rreth 60 perqind qe dian nga nje cope diplome e sic deklaroi dje nje gazetar i njohur , kane problem barin qe do te zhjedhin per te vrare kohen .
5 Organizata Politike e A.Qorrit e ashtuquajtura ..marksiste…por qe nga marksizmi nuk ka kuptuar asnje germe.Jane thjesht nje grup llafazanesh qe ne kete moment jane ne sherbim te kriminelit Berisha.Teoria e tyre, …bashkesia vepron dhe rrezon…pa patur nje program, nje objektiv , nje qellim, nje drejtim dhe organizim eshte sa qesharake aq edhe utopike.
6..Por forca me e rrezikeshme eshte shnderruar media , pa perjashtim e cila eshte shndrruar si propoganda hitleriane.ne prag te sulmeve naziste ndaj Polonise , Frances dhe BS .Jane bashkuar te gjithe , pa asnje dallim qe si nje lukuni qensh te terbuar nga mengjezi deri ne naten vone me 95 perqind shpifje , me.moderatore gebelsiane qe organizojne shfaje te neveriteshme televizive po bejne ceshte e mindur per te mashtruar dhe acaruar opinionin publik kunder Rames.
Ketij fronti indirekt i bashkohet edhe politika perendimore e cila konsideron akoma banden e.Berishes si bashkebisedues politik , pavaresisht klimen e dhunes qe ata po e dellarojne hapur .Cudit se si PD pranohet akoma ne.diskutimet e Partive Popullore kur ajo eshte e ngjashme verem.me nje parti fashiste.
Cila eshte rrugedalja…
Me ose pa Ramen PS te ndryshoje kursin e deritanishem., te shpalle nje program radikal te majte ku te perfshihen .
Rroga minimale 350 euro
Program i ndertimit te shtepive popullore per te.pastrehet e varfer .
Ritja e pensionit minimal 200 euro.
Ndihme sociale 200 euro per te papunet deri ne 2 vite dhe nje program punesimi
Ndalimi i.plote i PPP dhe rritja e rolit te shtetir ne veprimtarine prodhuese .
Nje program i shpejte indistrializimi mbi bazen e lendeve te para te vendit ,si dhe terheqjen e industrive hitech nepermjet investimeve te huaja dhe vendase .Te bllokohohet betonizimi dhe te stimulohen ngritja e ndermarrjeve prodhuese.
Te shpejtohet reforma ne drejtesi , te shtohen shkollat e.mesme profesionale dhe te mbyllen te gjitha ato shkolla te larta qe nuk plotesojne kushtet minimale te mesimdhenies dhe punes shkencore .Te synohet ne nje numer 30 40 mije studentesh .
Vetem me nje program te majte polulli.i.majte do te garantoje te ardhmen e vendit kunder sulmit frontal te anarkotribalizmit dhe primitiveve qe kerkojne shkaterrimin e vendit .Liberali Rama duhet ta kuptoje shpejt situaten , pas veprimeve te PD ..LSI DHE TE TJEREVE EDHTE DORA E ZEZE ANTISHQIPTARE .
A mund te me shpjegoje dikush pse duhet te egzistojne gjithe keto parti te vogla parazitare me Lesh e line ne krye!? A sjellin ndonje dobi? Kane vendimmarje? Vetem thithin fonde dhe parazitojne.