Nga Mero Baze
Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, ka premtuar se do të rishikojë lejet për rreth 400 HEC-e të vegjël, të liçensuar nga qeveritë shqiptare “Berisha” e “Rama”, të cilat janë përdorur si argument pë rritjen ekonomike dhe fuqizimin e tregut hidro-energjitik në Shqipëri.
Shifra është anomalisht e lartë dhe në pamje të parë duket një ide e suksesshme, që ka detyruar biznesin të investohet në këtë drejtim.
Por nëse gërmon pak më thellë, duket se fuqia kryesore që ka vënë në lëvizje këtë mekanizëm, është se shteti ka ofruar një fitim të sigurtë për ta, dhe një mekanizëm korupsioni për zyrtarët e vet.
Nëse një ide e suksesshme qeverisjeje konkurron dhe mbijeton në tregun e lirë, me kaq shumë forcë sa ka mbijetuar dhe vazhdon të mbijetojë kjo ide e vitit 2007, ajo është vërtet një ide gjeniale.
Por në fakt, tek kjo histori gjeniale është vetëm shpikja për të garantuar disa biznesmenë që paratë i kanë të sigurta dhe për këtë, të parapaguajnë për licensat që marrin.
Odiseja e HEC-eve të vegjël shkon kundër dy prioriteve të zhvillimit të tregut energjitik në Shqipëri, në kundërshtim me ato që rekomandon OKB dhe BE për Shqipërinë.
Sipas OKB-së, Shqipëria është një nga dy vendet europiane që duhet të diversifikojë urgjent tregun e energjisë, pasi e ka atë të varur tërësisht nga burimet hidrike.
Në kushtet e ndryshimeve klimaterike dhe shterjes së rezervave ujore, Shqipëria është duke investuar në drejtim të kundërt të prioriteteve që i ka caktuar OKB.
Ajo duhet të diversifikojë burimet e energjisë, duke investuar në parqe eulike dhe ato solare, apo qoftë dhe termocentrale.
Ideja e vazhdimit të licensimit të HEC-eve të vegjël është tërësisht në kundërshtim me këtë prirje.
Së dyti, Bashkimi Europian i ka vënë kusht Shqipërisë për të liberalizuar tregun e energjisë. Afatin e parë e ka pasur në vitin 2018. HEC-et e vegjël vazhdojnë mbështeten mbi çmimin e fiksuar të blerjes së energjisë nga shteti, duke vrarë rregullat e tregut të lirë.
Nëse ato do të ishin lënë në treg të lirë, asnjë biznesmen nuk do të ofrohej të investonte. Kjo shpjegon dhe faktin që ato janë një ide fallco e pompuar me lekët e taksapaguesve, janë PPP të fshehta, të shpikura nga qeveria “Berisha”, e të vazhduara nga qeveria “Rama”.
Nëse një biznemen do të ofrojë leje ndërtimi për HEC-et për ta shitur energjinë ku të mundte, dhe sa të ishte çmimi i tregut, ai nuk do investonte.
Pra, ky është një treg artificial, nuk është një treg real dhe i mbështetur mbi rregulla tregu. Për këtë arsye, është dhe një ide jo-funksionale, që përveçse nuk i bën ndonjë nder tregut të energjisë, është kthyer sot në një problem të rëndë mjedisor dhe ka shkaktuar plagë sociale.
Disa prej këtyre HEC-eve, u kanë marrë fshatrave burimin jetik për mbijetesë, kanë fshehur ujin duke e futur në tuba, duke shkatërruar ekosistemin, dhe kanë dëmtuar rëndë mbijetesën e tyre.
HEC-i në Sotirë, në ujvarën e famshme të Gramshit, që është vend pelegrinazhi nga gjithë Shqipëria, në fakt ka boshatisur fshatin Sotirë.
Njerëzit janë lodhur t’ia dalin me biznesmenët e HEC-it që shkelin kontratën për marrjen e ujit, dhe kanë lënë fshatin pa ujë për të mbijetuar. Si përfundim, dikur aty kishim një fshat që jetonte nga uji dhe ujvara, tani kemi një “kolonizator” që bën lekë nga uji i ish-ujvarës, por nuk kemi më fshat. Ata kanë ikur.
Një fenomen i tillë po vërehet tashmë me HEC-e të ngjashme në Hormovë, Mezhgoran apo Nivicë e Zagorie, ku uji që do të devijohet në tuba, do të prishë ekosistemin, do rrezikojë mbijetesën e mijëra kokëve bagëti që e kishin përroin burim jetese, të mbjellat e fshatarëve që jetojnë me to, e deri tek uji i pijshëm.
Kontratat fiktive se gjoja ndërtuesit do t’i lënë dhe ca ujë fshatit për të mos vdekur, jo vetëm që nuk zbatohen, por janë burim i përhershëm konflikti. Dhe këtu me siguri të gjithë do kujtohen, kur dikush të shpërthejë ndonjë sasi dinamiti mbi ndonjë nga këto HEC-et, apo larg qoftë, kur të gjendet dikush i vdekur pas ndonjë konflikti të tillë.
Dhe e gjitha kjo, në emër të asgjëje të dobishme.
Beteja për HEC-et e vegjël nuk është betejë për ndonjë treg energjie të qëndrueshëm dhe as të bazuar mbi rregulla tregu, por mbi një ide fiktive, bazuar tek korrupsioni i vogël i zyrtarëve që licensojnë kundrejt garancive të mëdha që ka dhënë qeveria në blerjen e mallit që prodhojnë.
Përrenjtë shqiptarë kanë ujë kur Shqipëria përmbytet dhe kur çmimi i energjisë është përtokë, ndërsa ne ua blejmë me çmim të fiksuar.
Në verë kur kemi nevojë për energji, ata kanë aq pak ujë, sa nuk del të pijnë as bagëtitë rrotull tyre.
I vetmi dëm real që bëjmë, është që ata vlejnë më shumë si përrenj të egër me ujë, se sa si burime hidrike.
Veriu i Shqipërisë, tregu më i konsoliduar i turizmit malor, është tashmë në pikëpyetje nga kjo histori. Të gjithë ne merremi me Valbonën, se atë njohim, por në fakt nuk ka ngelur përrua e lum i vogël mbi Drin, që nuk është futur në tuba, nga Valbona deri në Dukagjin.
Dhe heshtja vjen nga zbrazja e zonës prej popullsisë dhe shkretimi që sjell ky fenomen.
Kjo qeveri ka ndërmarrë shumë moratoriume të vlefshme. Moratoriumi për gjuetinë, fjala vjen, ka qenë një ide brilante, pasi ka mbushur pyjet dhe malet e Shqipërisë me kafshë të egra.
Moratoriumi për pyjet po shton gjelbërimin. Heqja e lojrave të fatit, po kthen paqen sociale në qytetet e kapura nga krimi i lojërave të fatit.
Do të ishte mirë që ministrja Balluku ta shikonte seriozisht moratoriumin për HEC-et e vegjël dhe ta mbyllë këtë histori.
Mos jepni më asnjë liçencë dhe verifikoni e hidhni në kosh çdo licensë që është shitur e rishitur, që është dhënë vite më parë.
Kështu do të vendoset jo vetëm paqja me natyrën, por do çmontohet dhe një makanizëm korrupsioni, që ekziston gjoja në emër të tregut të energjisë.
Të lumte
Do ti rishofi per tu marr ndonje lek. Keshtu beri dhe damiani sapo u be minister dhe prape vazhduan licensat sapo vajten te gjithe pronaret dhe u falen tek ai. Kjo eshte qeveria qe kemi votuar. Ke per ta pare mero qe as nje licence ska per te anulluar.
Ata ministra apo kryeministra qe kane premtuar çmime te garantuara nga qeveria per energjine duhet te futen ne burg. Ky shkrim i Meros me kujton PPP-ne qe do te nenshkruhej me nje firme kineze per ndertimin e nje autorruge. Por koncesionari kinez kerkonte nga shteti rembursim ne rast se ai nuk arrinte fitimin e parashikuar nga kalimi i mjeteve dhe njerezve ne kete autorruge! Dhe ministrat shqiptare ua plotesojne qefin. Keshtu qe te ashtuquajturit investitore jane vetem perfitues dhe grabitaqare. Ata nuk duan te rrezikojne asnje cent ne investimin qe kryejne. Por edhe ministrat nuk jane budallenj qe hedhin firmat. Edhe ata marrin “pjesen e tyre nga investitori”. Ai qe humbet eshte populli shqiptar dhe Shqiperia. Keshtu behen milionere disa dhe varferohet shumica dhe shkaterrohet vendi.
AMEN !
Hidrocentralet e vogla ekzistuese duhet të jenë në tregun e lirë. Kjo është arsyeja e korrupsionit në nivelin shtetëror dhe nivelin e investitorit. Jo marrëveshja e blerjes së energjisë nga OSHEE! Ky është mekanizmi i vetëm për të ndaluar interesin e investitorëve në hidro.
Mero, e ke qa shkrimin. Si gjithmone xhanem, por a do kene sy t’a lexojne kete shkrim brilant, t’i kthehen enegjise se rinovueshme. Shqiperia ka 300 dite me diell, dhe jo vetem.
Po HEC i Holtes jane 3 te tille qe po behen por edhe 4 te tjere! Cdo gje po shkon ne shkaterrim te flores dhe faunes!! Pyjet e Geamshit dhe Pogradeci si edhe Librazhdit po priten nnga njerez pa shkolle pa ideale vetem shkaterrim!! HEC ne gryk te Llenges mbi lumin Shkumbin ka shkaterruar rrugen Egnatia ! Eshte nje humbje e madhe turistike ! Te lutem verifikoi dhe shkoni ti shihni nga afer!!!
Mutin duhet ta hash deri ne fund ,Jo hec..et por gjithcka eshte shkaterruar,duhen 100 vjet qe te vemi atje ku keni qene.U shkaterruar njeriu qe I ben te gjitha keto ndyresira.
rigonin e ha taze apo e pi si caj??
Nuk po e kuptoj se çpo ndodh, kete qendrim ndaj kesaj marrezie qe ka ndodhur me dhenjen e konçesioneve per ndertimin e hidrocentraleve (pale shitjen e 4 hidrocentraleve turqve) duke ju siguruar blerjen e energjise qe do prodhonin me çmime shume te larta nga çmimi i energjise qe prodhohet nga KESH, sidhe shkaterimin e mjedisit me gjithe pasojat qe i ka renditur mire edhe Mero, tani u nderua ministri dhe per çudi Ministrja e re do beje “skanimin” dhe do ti anulloje edhe pse leje jane dhene edhe gjate vitit 2018. A thua se po ndodh ndonje mrekulli dhe ky vend do te futet ne rruge te mbare? Apo jane paradhenje premtime elektorale? Neser do te na thone qe jane kontrata te lidhura dhe po ti anullojne ka kosto te medha per prishjen e tyre. Nuk e kam te qarte ate qe thote Mero, se mund te regullohet me liberalizimin e tregut te energjise ( qe nuk merret vesh se pse vazhdohet prej 28 vitesh te jete si ne socializem).
Shume drejt e shtroni problemin zoti Mero Baze.Mendoj se cfarso licence qe eshte dhene dhe nuk eshte filluar nga investimi eshte I mundshem te anullohet te anullohet me vendim te Keshillit te Minisrtrave per arsye te interest shoqeror e Kombetar.Ndersa per ato te filluara,le te ushtrohet kontroll rigoroz per zbatimin pike per pike te kushteve te dhena krahas licensimit,per shembull kohen e fillimit e mbarimit te ndertimit,per plotesimin e kerkesave per mbrojjtjen e mjedisit,per kompensimin e demeve qe mund te shkaktonin gjate ndertimit e qe nuk I kane shlyer.Ne se konstatohen shkelje te tilla e te tjera,besoj se ne kontrata duhet te kete dhe klauzola ndeshkuese deri ne pezullim e anullim te licencave…
Nuk e kane thene kot se qeveria e ze lepurin me qere dhe nuk eshte kunderta,qerrja,(licensuari),te zerre qeverine…
keta horra politikan 28 vjecar qe jane bere super bllokmen,japin leje per cdo ndertim e shkatrrim,i lene te ndertohet gjysma edhe pastaj shkojne ti ndalojne apo pezullojne duke i demshperblyer me miliona se keshtu e kishte kontrata dhe nuk mund te vepronim ndryshe se jane te drejtat e ndertusit apo te drejtat e njeriut.
shikoni se sa ndertime jane prishur dhe demshperblyer per faj te politikaneve qe bejne sehir kur ndertohen ne keto 28 vjet.
llogaritni se sa deme i eshte shkaktuar buxhetit shtetit,ekonomise,ambientit ……
njerez qe prishen e pushtuan trotuare rruge ura hidrovor pyje……
shikoni sa miliona fitoi becheti i lubonjes dhe i soniles ,po dashnoret apo burrat e akuzuar te vokshit apo majlinda bregut…..
dhe a dha njeri llogari per te gjitha keto shkatrrime vjedhje e vrasje per keto 28 vjet……
vetem akuza dhe kunder akuza ndaj njeri tjetrit dhe trushplaret vazhdojne te mbrojne idhujt e tyre kriminel….
jeta vazhdon me skamdalin e radhes……..
analistet bythlepires vazhdojne ti bejne fresk politikaneve dhe trushplaret vriten me njeri tjetrin…..
Sakt, Prandaj ska ngelur njeri me IQ mbi 50 ne ate vend.
Mero, sot ma mbushe mendjen qe ke edhe damar ekonomisti. Bravo, analize perfekte…
ne albanistan akoma presin ato pak pem qe kan shpetuar.
Ai vend nuk ka kapacitete per hydro, lumenjte jane shume te vegjel, u be akoma dhe me e thate toka tani.
Nje fenomen i tille verehet edhe ne bregdetin e rivieres ne bashkine e Himares.
1. Uji i sjellur per te vaditur tarracat e fameshme Piqeras- Lukove i dhene privatit i cili ka bere hidrocentral pikerisht ne plazh duke kryer njekohesisht dy krime ekologjike-vodhen ujin qe ishte destinuar per vaditje me investim kolosal dhe prishen dhe anen e detit
2. Ndertuan hidrocentral ne lumin e Borshit duke privuar nga ujet te cilin me nje investim kolosal te kohes se socializmit e perdorte nje fushe e begate pjellore e Qeparoit.
Eshte koha qe qeveria ti jape fund ketyre krimeve
Bravo Z.Baze nje analize e perkryer.??
E keni degjuar shprehjen: Si kofini pas te vjelit”? Tani qe e ka marre ferra uraten, u kujtua “ekonomisti” Mero?? Te gjitha keto vjedhje te pasurive kombetare nga politikanet dhe oligarket, kane qene te qarta dhe te kuptueshne, jo vetem nga ekonomistet, por edhe nga “bufat” e medias shqiptare. Perse askush nuk eshte ndjere deri tani??
E keni degjuar shprehjen: Si kofini pas te vjelit”? Tani qe e ka marre ferra uraten, u kujtua “ekonomisti” Mero?? Te gjitha keto vjedhje te pasurive kombetare nga politikanet dhe oligarket, kane qene te qarta dhe te kuptueshne, jo vetem nga ekonomistet, por edhe nga “bufat” e medias shqiptare. Perse askush nuk eshte ndjere deri tani?