Nga Mero Baze
Ka një inkurajim të përsëritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për prokurorët që duhet të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK. Thirrja e sotme ishte me nota shumë motivuese, ndërkohë që SPAK mendohet të jetë institucioni më i rëndësishëm i akuzës në vitet që vijnë.
Inkurajimi i SHBA dhe Bashkimit Europian për këtë institucion, është i pazakontë dhe sido që ta shpjegojnë, tregon një farë hezitimi të prokurorëve për të aplikuar, hezitim që shoqëroi edhe shumë institucione të Reformës në Drejtësi, përfshi dhe institucionet kryesore të Vettingut.
Nëse e kthen kokën pas dhe shikon se sa e vështirë ka qenë të aplikoje për t’u bërë prokuror dhe të fitoje këto 25 vjet, dhe sa vështirë e ka tashmë një prokuror të aplikojë për të qenë në krye të qendrës së pushtetit të akuzës, kupton ndryshimin e madh që po bëjnë institucionet e reja të Reformës në Drejtësi.
Hezitimi për të aplikuar në SPAK apo institucione të tjera, tregon se vetë sistemi i drejtësisë e ka kuptuar rëndësinë e SPAK dhe institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi.
E kanë kuptuar se nuk është më një vend për të rendur, për të kapur një pjesë pushteti nga drejtësia dhe për ta përdorur për vete. Ajo që është kuptuar, është se kush shkon në atë vend, duhet të marrë vendime të mëdha dhe të rëndësishme, dhe kjo ka rritur shumë hezitimin.
Shumica e atyre që po aplikojnë janë prokurorë apo magjistratë të rinj, të cilët nuk janë prekur ende nga viruset e sistemit aktual, dhe kanë besim te vetja se mund të përballen me çështje të mëdha.
Por diferenca vjen jo nga ata që aplikojnë, por nga ata që hezitojnë të aplikojnë.
Nëse Reforma në Drejtësi ka arritur një rezultat inkurajues, është pikërisht vetëdija që i ka futur komunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë, se nuk janë të denjë për të riaplikuar në sistem.
Fakti që shumcia e tyre hezitojnë të aplikojnë dhe e shikojnë me frikë krijimin e këtyre institucioneve, është pasqyrë e qartë e asaj se çfarë sistemi drejtësie kemi.
Kandidaturat e pakta nuk janë dështim i reformës, ashtu siç mund të interpretohet lehtë, por suksesi i reformës. Reforma ka arritur të bindë së pari ata që nuk e meritojnë të jenë më në sistem.
I ka bindur që t’i rrijnë larg drejtësisë së re. Dhe kjo nuk është pak.
Ata që po vijnë, po motivohen nga Perëndimi dhe jo nga ato arsyet, që janë motivuar ata që kanë shkuar dikur në kursin gjashtë mujor në Plepa, apo ata që kanë blerë vendin e tyre në sistem të drejtësisë, për të shitur pastaj vendimet dhe gjykimin e tyre.
Ata tashmë janë bindur se nuk ja vlen të aplikosh për më tej. Dhe kjo shpjegon shumë jo vetëm pse SPAK po kalon në dorë të një brezi të ri, por dhe pse është trembur kaq shumë brezi i politikanve të vjetër, të cilët ndërsa SHBA bën thirrje të ngrihet SPAK, bëjnë thirrje të ngrihet populli.
SPAK , O TA LUMSHA !!
NË VËRË TË MIUT PO FUTEN .?
Te gjithe kane frike se nuk jane te paster.
E kam thene edhe diku tjeter qe ne kete vend nuk ka ngel njeri pa ngren nje lug corb te prishur.
Zgjidhje eshte vetem te sjellesh nga jashte te pakten per 10 vjet qe ti pastroj keta plehrat e politikes dhe drejtesis.
Ky vend nuk shpeton nga hajdutet me hajdute.
HA ha, SHBA ben thirje te ngrihet SPAK. LSI-PD ben thirje te ngrihet “populli” per ta. Rama tall …
Vetem SPAK do ti pastroi qelbesirat e drejtesise te Sali malokut qe e mbushi me hajdute e kriminele te tipit Gjin Gjioni e plot plepa te tjere.
Ti Mero na kenaq me keto mendime brilante.Eshte e vertete,se, nqs deri dje disa rendenin drejte institucioneve te drejtesise per te patur fitime personale,kurse sot gjerat kane ndryshuar, se, edhe ai qe do te vije duhet te matet mire.Bravo.Respekt.
Te jete e vertete valle!!! A thua: do ta kemi kete fat??!!
Një konkluzion qe shpreh kuintesencën e gjithe Kryereformës:
…”është trembur kaq shumë brezi i politikanve të vjetër, te cilet ndersa SHBA bejnë thirrje te ngrihet SPAK,
bëjnë thirrje te ngrihet Populli.”
Shume i qarte je Mero Djali!
Marshall Sali Mostra, Karabushi Lulushi., Mona me nje cizme dhe shembelltyra e Skizofrenes hajdute,
e duane popullin
MISH
PËR
T O P …!
Që të shpetojne Lekurën e tyre!…
Kam shume gjera per te thene por nuk ja vlen. Kur lexon editorialin e Meros e kupton se cfare do te thuash eshte me mire te mos e thuash sepse ai thote te gjitha ashtu thjeshte kuptueshem per cilin do qe kerkon qe ne pak minuta te rroki thelbin e te gjitha levizjeve qe ndodhin ne shqiperine e sotme mbrapa apo para perdes.
Nuk me ngelet vetem ta falenderoje Meron per keto perla brilante .
Bravo Mero shkurt bukur qarte Krahasohen tani shkrimin e Meros me te me te Andit o nëne !
Bravo Mero shkurt bukur qarte Krahasohen tani shkrimin e Meros me ate të Andit o nëne !
Ashtu eshte. Jane prokuror ne nje vend pune ku mjelin lopen.
Te lumte,Mero,pikes i ke rene.
Rikthehem Mero Baze perseri tek shrimet tuaja.Shkurte thjeshte por mbi te gjitha shume kuptimplote dhe te kuptushme per te gjithe populin.
undefined
Na çave k…n me kete fjale 100 here ne dite
undefined
Nuk Mund te vishet ne dyshim qe the gjithe prokuroret dhe gjykatesit aktuale Jane te koruptuar.
Edhe vetem nje favor te kene bere, sikur pa pagese, vetem per njohje, ata nuk mund te procedojne nje akuze pa u kercenuar per publikim skandali.
Me kaq merr fund loja.
Prandaj vetem jurista te rinj dhe disa te huaj me eksperience, mundesisht gjermane, do te mbyllin cdo boshllek te krijuar nga kjo fryme e ndyre anti civilizuese alla Shqipetare.
Ceshtja se perse jemi kaq lehtesisht te koruptushem si komb eshte shume e komplikuar por, per te mos rene ne pesimizem, masa mund te merren per ta frenuar dhe ndoshta zhdukur, qofte me ane te frikes
Nje shembull aktual me rezultate mbreselenese eshte platforma e qeverise per ankesat e qytetareve.
Probleme te thjeshta te qytetareve qe nuk gjejne zgjidhje per vite te tera nga nenpunes shteti me gene korrupsoni te pa riparushme, Jo vetem zgjidhen por me thelbesorja sherbejne si kocifoze per pastrimin nga zyrat e shtetit te murtajes qe quhet rrumpalla shtet c’berese, e themeluar nga Sali Berisha.
Unifred, je kafshe me fyryr njeriu. Desheroi tju cojn ne kopsht zologjik, por dije se atje me tu futur brenda, dote han kafshet e zologjikut, sepse edhe ato ste qasin.
… Te lumte Z.BAZE … Frika VETINGUT dhe SPAK-ut ka trembur krye-krimineli sadist BERISHA dhe hajdutet MAET dhe BASHA …
“Me mire vone se kurre” … Populli pret BURG per ish-pushtetaret 25 vjecar … !
Mero,keto jane budalleqe alla Tak Ngjela. Budalleqe per ata qe nuk e kuptojne realitetin shqiptar.
I vetmi rezultat final i reformes ne drejtesi eshte Ilir Meta president