Një udhërrëfyes për të kuptuar Sali Berishën!

1 Shkurt 2019, 22:04Editorial TEMA
Një udhërrëfyes për të kuptuar Sali Berishën!

Nga Mero Baze

Po përpiqem t’iu jap disa udhëzime në cilësinë e njeriut që e ka njohur nga afër dikë që dikur ishte problem politik, kurse sot është problem social dhe estetik.

Së pari, nëse doni të kuptoni vizionin e Berishës për të qeverisur vendin, apo si ka qeverisur vendin, shikoni se çfarë akuzash bën. Të gjitha akuzat e tij, janë dëshira të parealizuara të tij, ose përvoja që i kanë kënaqur epshet e pushtetit që ka patur.

Kur akuzon për vjedhje, mendon se çdo bënte vetë, po ta kishte në dorë. Kur merret me thashetheme, mendon se nga çfarë ka frikë kur është në pushtet, kur flet për seksin dhe orgjitë e kundërshtarëve, është duke folur për frustrimet e tij seksuale, incestet në familje, dhe mërinë e gjatë të nënës që nuk i foli derisa vdiq, kur flet për divorce e martesa, ka parasysh panikun që i shkaktojnë martesat gati incestore në familje, dhe akoma më shumë, martesat për lekë. Ndaj më shumë se sa të shikoni kundërshtarët e tij, përpiquni të lexoni në shfrimet e tij, ëndrrat dhe përvojat  e veta.

Akuzat e Berishës vizatojnë autobiografinë më të mirë të tij, të ngjizur më mirë se çdo do ta bënte çdo autor i talentuar.

Së dyti, nëse doni të kuptoni si i ka punët politikisht me aleatët tanë, SHBA apo partnerët e tjerë perëndimorë, shikoni kur flet për Kosovën. Sa herë izolohet, sa herë humbet pushtetin, sa herë e ndjen se është i rrezikuar, ai mendon se Kosova është shpëtimi i tij.

Kur vodhi zgjedhjet në vitin 1996 dhe nuk përballonte dot ofensivën amerikane kundër tij, ktheu sytë nga Kosova, bëri thirrje për largimin e Rugovës, ndryshimin e kursit paqësor dhe zëvendësimin e tij me Demaçin. Kjo i kushtoi dhe humbjen e Kosovës, dhe humbjen e miqësisë me Rugovën, dhe goditjen përfundimtare nga Perëndimi.

Pas një izolimi të gjatë trevjeçar, kur nuk e priste as roja i ndonjë Ambasade, në vitin 1999 ai ishte në gjendje të rënduar psiqike dhe filloi fliste përditë për Kosovën, ndërkohë që fatin e saj e kishte marrë në dorë SHBA dhe NATO. Fliste herë pro, herë kundër saj, herë pro Rambujesë, herë kundër saj, herë pro Rugovës, herë kundër tij, herë pro ofensivës së NATO-s, herë e kritikonte se s’po përdornin tomahokët, vetëm e vetëm që dikush t’i thoshte “çfarë halli ke?”

Nuk i tha asnjënjeri, derisa Kosova u çlirua.

I xhindosur ngaqë nuk e pranonin në asnjë zyrë të Perëndimit, u nis nga Kukësi të shkonte në Kosovë, por as aty nuk e lejuan. Është i vetmi udhëheqës shqiptar që i është refuzuar viza dhe për Kosovë, natyrisht me urdhër të SHBA-së dhe Perëndimit, dhe dakordësinë e lidershipit shqiptar atje.

Viza për në SHBA nuk është asgjë para kësaj.

Dhe i është ndaluar kur në Kosovë nuk ngeli më njeri pa shkuar, dhe romët që lypnin në Bulevard.

Ligjërimi i tanishëm politik i tij, përkon ekzaktësisht me atë kohë. Mos u lodhni të diskutoni a ka vizë për SHBA.

Shikojeni si flet për Kosovën, si merret me Hashim Thaçin, si bën sikur nuk e di që ai është në një gjatësi vale me Shtëpinë e Bardhë, për të kuptuar hallin e tij.

Nuk është puna se ka, apo s’ka vizë për në SHBA, se po të kishte, do mjaftonte provokimi i Ramës, që ai t’i hipte avionit e të bënte selfie në Uashington.

Problemi që ai ka, është se i është hequr viza si politikan kundër interesit shqiptar dhe amerikan në rajon.

Nëse doni të kuptoni makthet e tij, do të shikoni se ai përzgjedh të viktimizojë njerëz që ai nuk u gjen dot fakte për t’i përbaltur, megjithë fantazinë digitale që ka.

Ka kaq kohë që merret me Linda Ramën, gruan e kundërshtarit të tij Edi Rama, pikërisht pse ajo nuk bën atë që ka bërë gruaja e tij. Nuk ka shoqëri me oligarkët e burrit të vet, nuk e shikon kurrë me biznesmenët që marrin tendera publikë, shpesh në rrugë të pandershme, nuk e shikon të drejtojë gjoja ndonjë fondacion, nuk e ka parë me Rezart Taçin në krah, nuk e ka parë t’u vërë gjoba biznesmenëve që bënin sikur blinin piktura nga 150 mijë euro për llogari të saj, nuk ka rrjet nepotik si ajo, dhe çmendet pse ajo punon si profesioniste dhe paguhet si e tillë, pamvarësisht pushtetit të burrit.

Është aq i obsesuar pas saj, sa i quan krim faktin që ka ndarë një burrë dhe është martuar me një tjetër, dhe ndoshta me mendjen e tij këtë e quan dhe epërsi të gruas së tij mbi të.

I numëron Edi Ramës gratë, a thua se Linda nuk ja di, na tregon me fantazinë e tij si është ndarë me to, me kë janë martuar ato më pas, çfarë ka bërë ky pasi është ndarë me to etj, se kështu beson që kaq shumë gra që ka në jetën e tij Edi Rama, sikur nga pak të këqija të jenë, bashkë ja arrijnë gruas së tij. Dhe ngushëllohet.

Së fundmi, nëse doni të kuptoni pse ka 12 vjet që më sulmon mua dhe i jam bërë makth, duke vazhduar të më përmendë nëpër Parlament e në emisione televizive, duke u çuar si lugat në mesnatë, sa më dëgjon emrin, shikoni se si nuk gjen dot asnjë argument për të sulmuar, por mendon se ka armë të fortë faktin që gazeta TemA ka sulmuar në vitin 2000 Edi Ramën, dhe që një nga djemtë e mij ka fituar bursën e ekselencës për Master në Universitetin e Londrës.

Gazeta TemA ka qindra shkrime kundër Edi Ramës, biles disa shumë të ashpër dhe të drejtë, dhe disa që kanë pasur burim Sali Berishën si kjo dosja që permend, natyrisht fiasko të turpshme.

Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shendetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ‘80.

Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalen, se Rama eshte i qartë çfare është ajo histori.

Ligësia e tij që ka mundur të përdorë gazetën TemA, ndërsa mua nuk ka mundur të më mbajë dot peng me atë pisllëk, duket se i është bërë obsesion për 20 vjet. E paska pasur ëndërr të jetës atë gjë. Kjo natyrisht e bën pis atë pjesë të historisë së gazetës, por po të ishim ndryshe, ne do ishim Neë York Times, e jo një gazetë shqiptare, dhe kjo as na turpëron, dhe as na komplekson.

Fakti që nuk jemi peng të Sai Berishës dhe Edi Ramës na bën të ndjehemi mirë. Dhe akoma më shumë, fakti që ky njeri nuk di ç’të thotë për mua, por i kujtohen histori të 20 viteve më parë, na bën dhe më krenarë, si njerëz të lirë.

Por meqë nuk kam dashur të përgjigjem më parë për sulmet ndaj djemëve të mi, pasi e di që ka kompleksin e djalit të vet, po e sqaroj sot përfundimisht.

Unë kam dy djem, jo një, se tjetrit i ka mbetur qejfi që nuk e sulmojnë, pasi sapo ka mbaruar me “Diplome Nderi” në Queen Mary në Londer. Të dy kanë mbaruar të njëjtin Universitet për bachellor në Cambrige, me diploma nderi të klasit të parë.

Të dy kanë fituar master në Londër. I pari në UCL, që është brenda dhjetë Universiteteve më të mira të botës, i dyti në Quin Mery, që është pak më poshtë në rankim, por ndër më të mirët e botës.

Të dy kanë mbaruar me rezultate shumë të mira dhe masterat me shpenzimet e mija.

Sipas një ligji të Sali Berishës në vitin 2008, çdo student shqiptar që pranohet në një nga 15 universitetet më të mira të botës, shteti shqiptar i paguan tarifën e shkollës, (jo strehimin dhe ushqimin) dhe studenti kundrejt një kontrate, është i detyruar të punojë pastaj dy vjet në administratën shqiptare.

Im bir u pranua për master në UCL, që këtë vit është brenda dhjetë Universiteteve më të mira të botës. Mua nuk më njohin në Londër që ta ma fusin djalin me mik në Universitet. As Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Koincidenca është se ministre e Arsimit në atë kohë, ka qenë ministria teknike e Lulzim Bashës, dhe ajo alarmoi Saliun, por dhe po mos ta kishte firmosur ajo, mund t’ia merrja me gjyq, se i takonte sipas ligjit që ka bërë vetë Berisha.

Çdo student shqiptar që pranohet në një nga 15 Universitetet më të mira të botës, i bën nder Shqipërisë, nëse ja pranon ato para burse, pasi do vij të punojë në Shqpëri. Ndryshe i ka rrugët e hapura në çdo vend të botës me atë diplomë.

Ky ligj është nga të paktat gjëra të mira që Sali Berisha ka bërë për këtë vend, jo për tim bir. Ai e ka fituar atë me djersë të tij, siç e ka fituar vajza e Astrit Patozit, e Ferdinad Xhaferrit, e Ndre Legisit dhe e shumë figurave të tjera publike në vend.

Tani, për t’i kthyer borxhin Berishës kam një betim. Meqë Berisha ka plot nipër e mbesa, nëse dikush prej tyre pranohet në një nga 15 Universitetet më të mira të botës, si djali im, dhe Berishët nuk kanë lekë t’ia paguajnë, se mund t’ua ketë bërë nusja rrush e kumbulla me fotot në Instagram, të më njoftojnë se do t’ua paguaj unë, që të paktën të dalë dhe një Berishë i shkolluar tamam në këtë vend.

Makthi i tij real është pikërisht suksesi i fëmijëve të të tjerëve dhe imazhi i fëmijëve të tij, që kanë lënë prindër jetimë, që kanë çuar në varr vogëlushin Edison nga Vora duke luajtur me biçikletë, dhe që u bëjnë karshillëk shqiptarëve duke u mbushur mendjen se lekët ua ka sjellë nusja me dyqanin e brekëve në Bllok.

Berisha është pikë e vrer vetëm për këtë shkak, pasi e shqetëson fakti që jo të gjithë armiqtë e tij i kanë fëmijët si ai.

Ai është njeriu që fëmijët e mi e njohin që të vegjël, dhe që kanë parë në adoleshencën e tyre se si ai u hidhte makinën në erë para pallatit, si rrethonin punën e babait me policë për të mbyllur gazetën, si masakronin çdokënd nga kushërinjtë e tyre pse kishte mbiemrin tonë, dhe si terrorizoheshin miqtë e vjetër të babait, nëse ndesheshin në rrugë me ta, duke mos u folur dot.

Këtë portret krimineli nuk ua heq dot nga mendja fëmijëve, edhe pse nuk u kam folur kurrë për të.

Në fund dua t’u them se kur dëgjoni Berishën të akuzojë, jeni duke parë çfarë ëndërron ai të ishte, dhe kur merret me familjet e tjerëve, është duke projektuar fatin e zi që e ka ndjekur me fëmijët dhe gruan e tij, që së bashku përbëjnë një familje të kriminalizuar. Ndiqni këtë udhëzim dhe do ta kuptoni lehtë.

Personalisht sot e quaj fat dhe ndëshkim të drejtë nga Zoti, ta shikoj këtë njeri në këtë gjendje që është katandisur. Ashtu e mbylltë jetën, duke vajtuar dhe klithur kundër gjithçkaje të mirë që i vret sytë.

Fundi i një njeriu i ngjan jetës së tij, dhe jeta e tij është e gjithë ligësi.

76 komente në “Një udhërrëfyes për të kuptuar Sali Berishën!”

  1. Cuku says:

    Te lumte pena Mero

    1. Afa says:

      Shkrim shum i mire zoti Baze. Por keni bere nje autogol (ndoshta te qellimshem). Atu ku prononcoheni se edhe femije te tjere te politikaneve na fitokan bursa pasi kualifiokohen per ndonje nga 15 universitete me te mira te botes (perfshire ketu edhe femijet e shtangistit like floriri). Po ca qenka kjo koincidence keshtu??? Vetem politikanet tane injorante i paskan femijet gjeni??? Ferdinant Xhaferri??? Ai qe do permirsonte cilesine e diellit??? Kjo tregon qe ka dicks qe nuk shkon ne sistemin e kualifikimit, dhe ju politikanet dhe gazetaret tuaj ja paskeni gjetur anen edhe ketij sistemi si ta korruptoni e shtremberoni. Turp

      1. Llaman says:

        Ne universitetet qe permend Merua ka scholar fee, dmth pagese qe shkon nga 30.000 ne 40.000 $ ne vit (pa perfshire ketu strehimin dhe ushqimin). Kush ka aq para nga shumica e njerezve ne Shqiperi? Jepen dhe bursa, por nga niveli i shkollave ne shqiperi, as sa gishtat e nje dore nuk jane per cdo vit.

        1. PasqyraDje says:

          Mero i qan keto shkrime tani kundra Sales. Por po keshtu shkruajte per ta ngritur Salen 6 vjet me radhe. I hodhe mire themelet e tij ne trupin e ketij populli martir qe u shker…ye mire nga Enveri. Kjo puna jote tani duket si ne te ngreme kazmat per te prishur bunkeret e Enverit. Shume vone!

      2. ABAZI says:

        dhe mua nga i gjithe shkrimi me beri pershtypje femijet e tre politikaneve tashme me te deshtuarit dhe me te pashkolluarerve FXHAFERRI NDRE LEGISI E ASTRIT PATOSI CUDI CUDI MERO’

      3. Dori says:

        Shkrimi i Mjershtrit te madh, Mero baze, eshte nje model i gazetarise moderne. Ai permendi vetem tre femije te figurave politike qe kane fituar bursa studimi ne universitetet me te mira te botes krahas qindra apo mijra femijeve nga familje qe nuk merren me politike…

    2. Komentuesi says:

      Po Zoti Mero! Eshte e vertete,jeta e Berishes eshte gjithe ligesi.Po nuk vdiq Saliu nuk do kete qetesi shqiperia.Ekzistenca e ketij njeriu,eshte fatkeqesi per shqiperine.Dita qe do vdes Saliu do jete dita e shlirimit te shqiperise dhe do jete festa me e madhe per shqipetaret.Ai eshte i degraduar,shushatur.Ai ecen per inerci se truri nuk i punon. Eshte shkordhur fare,eshte amorf.

      1. Ferizaji says:

        Saliu ka vdekur politikisht.
        Jam nga Kosova, dhe ate dite qe humbi zgjedhjet dhe ra nga pushteti, une paraprakisht kisha marr dhe femijet me vete ne Tirane, per te qene deshmitarë të asaj qe do mesojne ne histori, çrrenjosja perfundimtare e se keqes ne historine moderne shqiptare dhe ardhjen e nje fryme te re krejtesisht ndryshe nga ckishim pare e degjuar. Isha nga te paktet kosovar qe nuk e doja Saliun.
        Me kalimin e viteve, dhe kosovaret e tjere e pane kush ishte Saliu.

    3. Nr1 says:

      Mos u shfajeso me faktin qe letrat ti dha berisha
      Por I thuaj rames kam fajin tim qe si dobic qe ishe, si bithlepires I asaj qeverie edhe ti duhet te beje sic Benin gjithe gazetat
      Na lehteso krimin qe ke Bere duke mos na fyer inteligjjencen dhe prano ku haje, pije, dhe sa I ke sherbyer padronit tend keto vite
      Ky shkrim eshte duke I hedhur rere na fytyra edhe Nje here rames por akoma, me keq tregon fytyren tende qe akoma sje I sinqerte
      Ke lind e do vdesesh bythlepires
      Asgje ste pastron ty

    4. XheJ eN Bi says:

      Z.Mero Baze,kur thua se do t’i paguash shpenzimet e nipërve që do të studjojnë në një nga 10 Universitetet më të mira ,tani ja thua për për t’i bërë karshllëk ,po do jesh i detyruar të mbash fjalën .
      Me parat që kanë vjedhur tani për tani kanë të jetojë 10 breza me lluksin që ju nevojitet.Po z. M.Baze harron një gjë ,që Reformës në Drejtësi po i vjen fundi dhe Dinastia Berisha nuk ka për t’i gëzuar ato para dhe nipave të Berishës DO TU PAGUASH SHKOLLIMIN..

  2. rozi says:

    100% e sakte…dhe asnje koment!
    Faleminderit Tema.

    1. Adi says:

      Me kete qe ke shkruar konfirmove dy gjera Mero: 1) qe nuk je profesionist po lake i pushtetit te rradhes se nje gazetar profesionist nuk do publikonte dicka kaq te rende pa e verifikuar me nje burim tjeter sidomos kur burimi i pare nuk eshte i besueshem; 2) qe djali yt ”gjeni”, si shume ”gjenij” te tjere psh cuni faros apo i xhaferrit, paska perfituar nga fonde shteterore

  3. ??? says:

    ZOTI E DËNOFTË, SE NGA RROBI , S’PO E GJEN GJË.
    METO, MOS U LODH ME SPJEGIME, SE E NJOHIM,
    E PËRBUZIM DHE UROJMË SA MË SHPEJT TA HEDHIN JASHTË VETES DEMOKRATËT, QË TË SHPËTOJNË PD-në.
    SHQIPËRISË I DUHET PD-ja!

    1. saljoni says:

      i ke ren pikes, shqiperia ka nevoje shume po shume per nje pd te vertete pa mbetje komuniste

  4. h says:

    Berisha eshtë një ndyrësirë, qen e bir qeni dhe babë dhe gjysh qensh.
    Por ai nuk është vetëm.Në një thes me të hyjnë të gjithë ato servila sahan dhe bythëlëpirës
    që përkëdhelnin atë për të vjedhur bashkë me të duke fuqizuar një pushtet kriminel,hajdut,bandit
    dhe mafjoz.E keqja nuk vjen kurrë vetë se ajo nuk e di rrugën.E keqja ka shoqërues të devotshëm.
    Dhe shqiptarët si ndjellës dhe shoqërues të së keqes,janë fenomenë të pashoq.

  5. koci says:

    Një analizë me sens psikologjik që thotë metamorfozën e këtij njeriu të lidhur pa skrupuj pas pushtetit.

  6. Azio says:

    BRAVO,BRAVO,z. Mero.
    Briland shkrim.
    Nuk thone kot.Te keqiat qe ke bere tek te tjeret, te rencin ne koken tende.Apo te pafsha si mos me keq.Dhe vertete Sali Pisit keto mallkime e kane zene tamam.Eshte realitet.Ka shkalluar perfundimisht.
    Ky eshte haku I popullit.

    1. Nemercka says:

      si gjithmone bukur dhe sakte

  7. Geni says:

    Perfekt Mero.Kënaqsi të lexoj.

  8. Amerika mund tja ket heq vizen por shpellaret e tokes xanun nuk ja kane heq vizen ketij vampiri komunist qe ka ber me mijra te keqija ndaj ketij vendi.
    Ketij vampiri komunist qe i ka filluar te keqijat qekur ishte sekretar i ppsh ,nuk ja ka hequr vizen drejtesia e korruptuar shqiptare qe u pasuruan ne saj te pushtetit te njeriut me te lig qe ka nxjer kombi shqiptar.
    Ky uriah hip eshte sinonim i ligesis dhe i gjith poshtersive

  9. Gramos (GBZR) says:

    Nuka skaner me te plote se ky shkrim per kriminelin qe kriminalizoi gjithe shoqerine e vendit,ndersa shteti duhet te vendose ligjin per kedo e mbi kedo.

  10. faikonica says:

    Dakort!!Shtyrja e pleqerise si per Nexhmijen,si Saliun eshte mallkimi i atij lart per ta e per ne

  11. Liri Gori says:

    O Mero djali. Mos tu thafte pena kurre. Ne pergjithesi shkrun me gjakftohtesi dhe mendje te kthellet, kesaj rradhe duket sikur ja numerove djallit nga foltorja e parlamentit. Ishalla mbase nuk vdes rropqiri para se ta kredhin brenda. I qifsha te 14tat.

  12. kashi says:

    e ke qare mero

  13. Pende e holle dhe shume realiste,ky njeri,berisha,ka vetem nje vletesim,ndyresire,bravo z.baze

  14. Kanan tafili says:

    Po mire mo ju komentues kokebosh we e keni inat berishen se ua k shkerdhy jeten a nuk kujtoni se ky trimi qe shkolloj femijet me bythelipirje pushteti a nuk eahte mekatar se ka qene sic eshte edhe sot eminenca gri dhe njeriu me i besuar dhe koburja e sali berishes sic eshte sot e edi rames!!? Apo kjo ska rendesi per ju se ashtu sic u pallonte berisha u pelaen tu plloj edhe ky skizofreni i sotem qe leket e vjedhura i k neoer off shore! Po ju aq dini ndaj edhe mbijetojne vemje Si ky shkerdhata qe ben ai i ndershmi dogzboru!

  15. Tani says:

    Te lumte pena. Te njejten gjuhe ‘estetike’ perdor edhe ti. Ky shkrim me kujton titullin ne gazete qe dikur perdorje per djalin e Rames. Ta ngeci mire Berisha aty. Tani ste mbetet vetem te nxjerresh vrer nga goja, ske c’ben tjeter. Berisha malok eshte por ti je si puna e Izet Haxhise.
    Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron…

  16. Boston says:

    Urime dhe suksese djemave.

  17. Leon Rrapini says:

    Pseudonjeri Enveri, pseudonjeri Berisha, të dy shpirtzinj sadista që u bënë krerë partish për të zezën e Shqipërisë. Enveri vdiq dhe la mbrapa, përveç varfërisë, dhe luftën e klasave nën udhëheqjen e Partisë, kur të vdes Berisha do lërë mbrapa, përveç varfërisë së antarëve të Partisë se Tij, edhe erën e qelbur të bëmave të veta.

  18. Ajaxi says:

    Berisha eshte i vdekur dhe i pa kalltur. Po na kuterbon gjersa ta kallin.

  19. Iliri nga Gjermania says:

    E ke qendisur shkrimin z.Baze.
    Bravo Respekt je i madh.????

  20. P tarko says:

    Te lumte Mero pikes i ke rene por nuk kuptoj nje gje si ka akoma shqiptar qe i vene nga pas

  21. kunati i shokut Luli says:

    E ke qare fare Mero…te lumte!

  22. Jep says:

    Bravo Mero, I shkelqyer.

  23. Don says:

    Mero me kete shkrim e ke shkaterruar fare perbindeshin e vicidolit. Te lumte mendja brilante dhe personaliteti juaj i pa kompromis me te keqen poshtersine dhe tradhetine. Une gjithmone kam menduar se krimineli i vicidolit eshte qenie e trashe dhe jo racional nuk kam qene i gabuar. I zgjuar eshte ai qe mendja i punon per pune te mbara. Saliu punoi per djallin sepse eshte vete devil. Atij i mungon jo vetem etika, njerzilleku dhe perkushtimi, por atij i mungon racionaliteti dhe kuptimi per jeten, familjen dhe raportet me shoqerine. Kjo detyrimisht te con ne percaktimin faktik se ky njeri ka lindur si nje perbindesh i cmendur qe e vetmja aftesi e tij eshte te beje punera te djallezuara kunder njerezve te ndershem, duke perdorur servilizmin, bullizmin, kercenimin dhe mashtrimin. Edhe po te mos futet ne burg, doktor mortja do te vdese i tretur ngadale nga helmi i shpirtit dhe i mendjes se tij te perbindeshme. Flm per formatin e Temes dhe mundesine per hapesiren e shprehjes se publikut.

  24. xhemal says:

    i di shumica e shqipetareve keto qe shkruan merua.te zezat i kane hequr ne kurris.edhe qe pushtare ,shtetare,politikane gazetare zyrtare ,seksere;servile,kremineli,zhvates,dembele,teveqele e plote te tjere qe kane mberthyer per gryke shqiperine e akomo po e rjepin ,do duhet nje sakrifice e madhe e kohe e gjate te sherohen plaget ,pushteti i medias eshte po aq pergjegjes sa pushtetet e tjera per marrezite e saliut ,edhe merua ka ngrene corben e saliut

  25. Një analize shumë e sakte e gjendjes psiqike e njeriut qr i solli kaq shumë te vuajtje popullit shqiptar.Unë kam frike se Sali Krimineli te fjitha këto i merr për mburrje dhe thotë ” jam dikushi”.Jam i sigurte qe deri qe te shojnë në ferr ky njeri populli shqiptar nuk do te kete qetesi, por edhe kur te ik ky do te kene mbrapa kopjen e keqe te tij Ilir Meten .E bë qofte se Saliu ka kene ma i drejtperdrejt në krimet qe i ka ba Shqipërise, Iliri ashte ma i fshehte ma dinat.Edhe ku duhet te shkojnë në ferr bashke me Saliun.

  26. Një analize shumë e sakte e gjendjes psiqike e njeriut që i solli kaq shumë te vuajtje popullit shqiptar.Unë kam frike se Sali Krimineli te gjitha këto i merr për mburrje dhe thotë ” jam dikushi”.Jam i sigurte qe deri qe te shkojnë në ferr ky njeri populli shqiptar nuk do te kete qetesi, por edhe kur te ik ky do te kene mbrapa kopjen e keqe te tij Ilir Meten .E në qofte se Saliu ka kene ma i drejtperdrejt në krimet qe i ka ba Shqipërise, Iliri ashte ma i fshehte ma dinat.Edhe ku duhet te shkojnë në ferr bashke me Saliun.

  27. aqifi says:

    E verteta eshte e hidhur por ngelet e vertete. Berisha dhe Rama jane dy ane te se njejtes medalje por edhe ata qe i kane bere veri si njerit edhe tjetrit nuk kane shume dallim. Shqiperia ka nxjerre me mijra studente ekselente por vetem disa prej tyre “kane pasur fatin” te fitojne bursa studimi. Po te tjeret kush i ka pjelle lopa?

  28. Drini says:

    Ekselet Mero!Bere mire qe e sqarove kete pike te erret qe te kishte mbetur nga gangsteri vrastar i pergatitur posaçerisht per keto monstruozitete!Pastrove vehten nga ajo balte e hedhur prej ketij shpirt katrani dhe sqarove opinionin se autor eshte pereri e njejta dore qe vrau Shqiperine!Luftoni deri ne fund me kete baloz te zi deri sa te kalbet siç edhe e meriton e pasketaj edhe Shqiperia nuk do te lengoje me e do te shohe driten qe shpresoi ne vitet 90!Rama eshte nder te paket intelektuale qe morri persiper kete bare deri ne shkaterimin perfundimtar te kesaj katrahure qe injoranca e ndertoi me mjeshteri!Shqiperia po futet ne shina si te gjithe vendet demokratike paçka se nuk e meritonte kete vonese,por me mire vone se kurr!Respekt edhe nje here per keryeartikullin qe do mbahet mend gjate jo per nga stili i te shkruajturit por nga te vertetat e mbarsura te kesaj teme ndaj nje karagjozi vrastar qe ka drejtuar kete vend fale injorances kolektive qe ha torten me legen!

    1. Ladi says:

      Ekselet Drini meso te shkruash pastaj meru me pastrimin e plehrave qe nxjerr nga goja mero bajga

  29. Albani says:

    Shkrim i shkruare jo me dore dhe pene por me ZEMEZ Shqiptari.E o eshte fatekeqesia jone e te gjitheve,rrugdalja eshte vetem bratisja e ketij njeriu qe ne kete vend nuk meriton asgje. Turp per kete shqipètar kreminel i lindur dhe nje barajktar i çmendur.

  30. Tali says:

    Shume e sakte analiza, atje eshte gjithcka qe cdo shqiptare i ndershem dhe patriot mendon per S. Berishen. Fati yne i keq qe Shqiperia u drejtua prej tij, i kane mbetur vetem ata qe kane perfituar prej tij, cdo mendje e kthjellet eshte distancuar prej tij, e di se cfare simbolizon ai tashme.
    Respekte!!

  31. ymer says:

    te lumte mero,kjo eshte figura e liget e saliut,por ke lene shume pisllek te tij pa thene.

  32. LILOLABJA says:

    Shkrim i persosur ! Qershia mbi torte !
    Zoti Baze ! Ju e operoni kriminelin pa i nxjerr gjak ,e keni gdhendur tashme emrin tuaj ne gazetarin shqiptare .
    Jemi ne pritje te aktit te fundit ,çuarjen e tij para drejtesise , qe Ju jo pak me gazeten tuaj keni dhene nje kontribut te paçmuar .
    FALEMINDERIT FALEMINDERIT FALEMINDERIT

  33. ZIGURI says:

    Qe e ema i ka mbajt meri deri sa vdiq ca prisni nga sala.

  34. qazim says:

    E prisja kete shkrim nga ju z.Mero.Eshte nje radiografi brilante e ketije njeriu mizerabel qe personifikon gjithe te keqiat qe mund te kete nje qenje njerrzore.Ai dhe vetem ai ka deformuar cdo gje ne kete vend.Mallkuar dita qe ka lindur ky lugat.

  35. XY says:

    Si gjithmone ekselent Mero.BRAVO
    Ne se ka nje njeri ( nder te tjere ) qe i ka bere gropen dhe i ka nxjerre masken duke e xhveshur kete kryekriminel lakuriq , je ti Mero. BRAVO

  36. Nebil Çika i riu says:

    Shkrim kryevepër dhe pik.

  37. Atdheu says:

    Bravo z. Mero. Si ne te shumtat e rasteve brilant. E keni pershkruar me kaq saktesi karakterin e kesaj plazme. Mjafton. Ju lexoj me kenaqsi.

  38. Lennard says:

    Me kete shkrim Zagarit te Vucidolit i duhet hapur nje Gjyq Publik .Te Denohet per Shpifjet dhe Zullumet qe ka Gatuar dhe servirur

  39. Me 1996, 1 muaj pas shpalljes se zgjedhjeve,diku nga muaji mars(eshte e verifikueshme),Milosheviqi hoqi vizat par kosovaret per te udhetuar ne shqiperi9deri ne ate kohe ata duhej te pajiseshin me vize dalese).Kjo verteton bashkepunimin e kasaj monstre me Milosheviqin,pasi kosovaret duke menduar si patriote do votonin Salen,per demokracine9qe nuk erdhi kurre).Kjo eshte prove e pakundershtueshme e bashkepunimit te tij me Milosheviqin,kujtojeni shqipatere te shiperise e shqipatre te Kosoves………..

  40. A says:

    S.B duhet vene para ligjit se pari per demet qe I ka shkaktuar shtetit dhe shoqerise ne vite .por me kete momente
    duhet denuar jashte parlamentit per degradimin e dialogut ne sulme dhe ofeza personale.Shperfillja dhe menjanimi nga politika eshte nje lehtesim per te gjithe deri sa te vije ora e drejtesise…

  41. zenelaj says:

    Me ben te ndjehem krenar per personalitetin dhe ndershmerine qe ke treguar Mero Baze.I ke vene pikat me I.Kjo mbeturine toksike duhet ghroposur mijra kilomentra nen toke qe te mos kete mundesi te shkaktojer edhe me tej deme ketij kombi e njerzimi.

  42. Vlora says:

    Je pak i pasakte Mero,

    Fondi i ekselences perfshin te gjitha shpenzimet!
    Nuk e kane te gjithe studentet te aksesueshme kaq lehtesisht perftimin e fondit te ekselences. Duhet te jesh pak i famshem, se ndryshe mund te te akordojne shifra si 25%, 50% te totalit. Eshte pak a shume si te punesohesh te Banka e Shqiperise, teorikisht eshte me konkurs, nderkohe ne realitet jane te gjithe te afermit e politikaneve, njerezeve te pushteve te tjera. Pak a shume njerzit e oligarkeve. Kaq do mjaftonte per shqiptaret per te kuptuar qe politikanet ne Shqiperi jane nje, nqs i sheh qe kacafyten eshte sepse kam prishur ndonje marreveshje ne biznes, eshte shume e thjesht. Nuk ka lufte idesh per politikat e zhvillimit te vendit, ka konkurence ne biznes!

    Ps. Anyway djalit tuaj i uroj sukseset me te mira ne UCL, i cilie shte nje nga top universities on Times Higher Education Ranking!

  43. zenelaj says:

    Me ben te ndjehem krenar per personalitetin dhe ndershmerine qe ke treguar Mero Baze.I ke vene pikat me I.Kjo mbeturine toksike duhet groposur mijra kilomentra nen toke qe te mos kete mundesi te shkaktoje edhe me tej deme ketij kombi e njerzimi.

  44. pato says:

    Ka te drejte Rama qe i tha Berishes qe je pa kanun, pa bese dhe gjithe ligesi. Mero i sherbue PD-s dhe Berishes symbyllur me gjithe shpirt ne vitet me te veshtira te PD-s dhe ishte i vetmi qe kishte njefare vlere ne PD. Kaloi dhe ne ekstrem me shkrimet personale kunder Rames duke u bere vegel e Saliut. Mero Baze kishte nje dallim ndaj te tjereve besonte verberisht ne ate qe bente dhe besonte verberisht per Berishen dhe injoroi te gjithe zerat e arsyshem. Berisha ashtu sic ka bere me te gjithe pasi e pa qe nuk e perdorte dot me e shkeli me kembe ne pabesi dhe ligesi.

    Mire Berisha por kur lexoj edhe kete simpatianet e PD-s me vjen te qaje e te qeshe se sa shpjet harruan punen e Mero Bazes per PD-n. Me eshte mbush mendja qe ne ate kohe qe nuk eshte vetem Berisha ne ate Parti jane te gjithe njesoj, Berishizmi aty eshte kthyher ne kulture dhe nuk ka shpetim. E vetmja zgjidhje eshte shkririja e PD-s dhe do zoti Berisha eshte gjalle te shohe vdekjen e mostres e krijoi.

  45. Kellira says:

    E vetmja vlere e ketij shkrimi eshte informacionin per ligjin paçka se ne Shqiperi “te gjithe jane te barabarte por disa jane me te barabarte se te tjeret”.
    Per pjesen tjeter nuk mjafton kaq.
    Duhet te shkruash nje artikull te gjate, madje nje liber, ku te citosh gjithe turpet qe ke shkruar per te ngritur dhe mbajtur ne kembe pushtetin e Sali kermes. Te pakten kerko falje.
    Po kjo do bythe…

  46. Flutura says:

    E kemi ditur te verteten qe ne fillim. Askush nuk e ka besuar, por militante te PD kane dashur ta besojne, madje edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi kane bere akuza te tilla, sepse jane njerez vulgar, qe fatkeqesisht jane mare me politike.
    Shpifja ngjit aq sa ngjit bajga ne qiell.
    Shkrim i shkelqyer, bravo!?

  47. Jimi says:

    Mero! Ishte ne nderin tend, qe shum me heret te beje kete sqarim , apo pergenjeshtrim per dy arsye . Se pari, sepse nje individ i pautorizuar, qofte ky ish k/minister apo ish president, duke tu referuar ty dhe pa lejen tende, akuzon nje qytetar qofte ky edhe k/minister, apo kundershtar, politik! Se dyti reagimi yte duhej te ishte shum i ashper, qe ne momentin qe kjo kufome politike e fizike qe po qelb gjithe duynjane me dekompozimin e vete, lancoi ne eter thenie perverse, duke tu referuar ty! Ti e dije shum mire se cfare efekti luajne ne individe, e shoqerine shqiptare te tilla monstruozitete. Ky humanoid nekrofil i vecante ne llojin e vete, duke tu referuar ty po luante me jete dhe lumturine e shum individeve dhe familjeve te pafajshme. Megjitheate nje fjale e urte thote! Me mire vone se kurre!

  48. Lizga says:

    Ju lumte…kjo eshte gazetari….

  49. Goni says:

    E ciditeshme si mund te grumbullohet gjith helmi I botes tek ky super gjarper?
    Si eshte e mundur qe do gjenden gjithemone 5 kokra qe ti shkojne pas.
    Llahtar.

  50. Erli says:

    pa diskutim je gazetari më i mirë shqiptar.

  51. quasar says:

    Mero, shkrim tejet i sakte dhe i arritur. Per mua perla eshte fraza se si familja po mundohet te justifikoje pasurine fale xhiros se dyqanit te nuses dhe brekeve qe ajo shet ne Bllok. Kryeveper.

    1. saliun dhe ramen ashtu i pafsha ! burra kurva qe shajne njeri tjetrin ! po femijet e politikaneve qe permende i dime !po goca e bregut goca e lindites kalamajte e dash shehit etj etjr ! po femija ime me 10 absolut pse nuk morri burse ! po politikane djathtas majtas i bejne ndere femijeve te tyre gjeni !i bejne ndere sherbetoreve te tyre ! cu mbetet nga bursat i japin me leke ! kjo eshte historia e femijeve gjeni

      1. quasar says:

        S’te heq asnje presje ; sistemi eshte qelbur e manipuluar paturpesisht ne favor te te korruptuarve, imoralve dhe te paafteve me kohe e me vakt. Ndaj nje paketim i tyre pa perjashtim si majtas e djathtas ne Rec per pushime 30 vjet e siper eshte i domosdoshem.

  52. labi says:

    Lexoj me deshire,gati c’do dite shkrimet e tua Mero,kjo e fundit ishte e vecante,bravo,bravo kjo eshte gazetari me nivel,Pergezime ne punen tuaj.

  53. N.VJOSA says:

    Te lumte Mero Djali,
    Nje aktakuze e Vertete!
    Nje radioskopi per nje doktorr Pacient, nga me te ndyret qe ka pare ky vend dhe ndoshta mos e pafte kurre e Ardhshmja e Shqiperise!

  54. N.VJOSA says:

    Bravo Mero Pashe Tepelena,
    Edhe vet Zigmund Frojdi ta kish shkruar, nuk do tja shkruante me mire Anamnezen
    ketij Deliranti Mashtrues Mitoman!

  55. kris says:

    Mea Culpa me shume vonese. Ajo historia e dosjes gjyqesore e portretizoi Ramen si nje monster e familjen e tij te nderuar si nje fole incesti. Ekspozimi i karteles personale mjekesore perben krim . Pra nese dosja gjyqesore eshte fallsifikuar ,dikush duhet te denohet . Po keshtu dhe per kartlen mjekesore. Vetem kur gjykata te denoje fallsifikuesit dhe ke expozoi kartelen, atehere Edi mund te kete satisfaksion te plote ligjor por demi qe ju be atij eshte kolosal e i pariparueshem

  56. student city says:

    Shume shkrimi i mire por nuk eshte interes i shumices ne Shqiperi te merret me ish funksionar.
    Ti si gazetar qe ke marr kaq shume lavdata kur merresh me Berishen a do merresh ndoj here me ndonje teme qe eshte ne interes te shqiptareve!?
    Nga sjellja e juaj ne te kaluaren me shkrime pro Berishes kush garanton qe te njejten gje do e beni me Ramen kur ky nuk do te jete be pushtet!
    Urime!

  57. çeço Selimi says:

    ZOTI i ndeshkon kekataret duke ju zgjatur jeten dhe duke i shtuar makthet ! Personazhi Juaj ( pasi nuk po ja ze emrin ne goje se me ndyhet komenti ) , ka bere shume mekate ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, por me shume tropojaneve ! ZOTI e ndeshkovte ! AMEN !

  58. FIX316 says:

    Kryeministri me i nemur i te gjitha koheve!!!!!! P.D-ja duhet ta perjashtoje nga radhet e saj,qe te jete opozite e vertete.!

  59. FLORIRI-ILIRI says:

    o malok o shpellar o injorante te maleve ju hjeret a vone ne male do perfundoni ne gropa qe as sorrat nuk kane qa me u hanger

  60. Ardi says:

    Nga shkrimet me te dobeta….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje