Rasti “Paloka”, si keqtrajtim i politikanëve nga mafia

30 Janar 2019, 20:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nënkryetari i Partisë Demokratike në opozitë, deputeti Edi Paloka, është përdorur zyrtarisht në një skemë të pastrimit të parave nga një familje nën hetim zyrtar, të cilës i janë bllokuar 5.5 milionë euro në Lezhë. Familja e cila ka tentuar t’i paraqesë të ardhurat, si dhuratë nga një miliardier suedez, në fakt ka përdorur nënkryetarin e PD, Edi Paloka, dhe vëllain e një deputeti tjetër të PD, Bedri Hoxha, i cili ka bërë sikur ka shitur tre apartamente dhe garazhe me vlerën rreth 700 mijë euro në Shëngjin, vlerë që nuk është as në Bllok në qendër të Tiranës.

Prokuroria dyshon se vlera anomalisht e lartë e përdorur në këto shitje, është një ushtrim i zakonshëm i pastrimit të parave nga personat në fjalë.

Por le të mbetemi tek deputeti Edi Paloka.

Nga kontrolli i deklaratave të pasurisë prej vitit 2012 deri në vitin 2018, rezulton se Edi Paloka nuk ka pasur ndonjë pronësi apartamenti në Lezhë, pra nuk i ka deklaruar ato.

Shitja e apartamenteve të pablera fiktivisht, dhe me një shumë anomalisht të lartë, është konsumim i ndërgjegjshëm i veprës së pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Por ka një detaj tjetër edhe më dyshues në deklaratat e pasurisë së tij.

Në vitin 2016, Edi Paloka ka deklaruar se ka prishur një kontratë apartamenti, për të cilën i janë kthyer mbrapsht 38 mijë euro. Mjafton të verifikohet se kujt ja ka blerë dhe shitur ato dy apartamentet që bëjnë diku tek 150 mijë euro fiktivisht, dhe kujt ja ka kthyer këtë apartament për të cilin ka marrë 38 mijë euro, për të arritur në një përfundim edhe më të rendë të pritshëm, që ai është përdorur në këtë operacion kundrejt një pagese 38 mijë euro, e cila i është dhënë në formën e kthimit mbrapsht të një kontrate për një apartament, të cilin po ashtu nuk e ka deklaruar kur e ka blerë.

Prokuria me siguri që do të bëjë punën e saj për një hetim të thelluar në këtë pikë, por nga aq fakte sa kemi përpara, Edi Paloka ka konsumuar dhe veprën e fshehjes së pasurisë, dhe atë të përdorimit si subjekt në një proces të pastrimit te parave në favor të një familje që është vënë zyrtarisht nën sekuestro konservative për këtë akuzë.

Ajo që duhet të sqarojë Edi Paloka tani e tutje, është së pari kontrata që ka blerë dikur dy apartamente në Lezhë dhe kujt ja ka blerë, kontrata që i ka shitur dhe kujt ja ka shitur, dhe cila është diferenca mes dy çmimeve.

Pas kësaj, duhet të sqarojë përse nuk i ka në deklaratat e pasurisë këto apartamente dhe në fund, kush është kompania që i ka blerë dhe pastaj i ka kthyer apartamentin me vlerë 38 mijë euro në vitin 2016.

Por më e rënda e kësaj historie nuk është se Edi Paloka është përfshirë në këtë histori pastrimi parash. Ka plot raste të ngjashme në botë që politikanët e bëjnë këtë dhe marrin përgjegjësitë e duhura.

Rasti i Palokës është poshtërues, se këtu duket që e kanë përdorur për pastrim parash gati si argat. Dhe kjo është poshtëruese për standardin ku ka rënë politika shqiptare.

Pas kësaj është mirë të marrë avokat të zotin, se Berisha nuk e mbron dot. Aq sa kishte në dorë, e ka bërë nënkryetar të PD. Këtë pozicionin e argatit e ka zgjedhur vetë.

21 komente në “Rasti “Paloka”, si keqtrajtim i politikanëve nga mafia”

  1. gardiani says:

    Nuk ka mundesi , ky po ahet dhemb per dhemb me krimin e me ” krimet” e te tjereve !

  2. Ardi says:

    Te gjitha sa thuhen mund te jene te verteta por mund te jene dhe te paverteta. Duke nisur nga fakti qe shitja te jete kryer sh kohe para se Paloka te behej subjekt i deklarimit te pasurise dhe deri tek falsifikimi i emrit te tij ne gjithe kete histori. Me e mira eshte te presim te dain faktet e te degjojme dhe Paloken para se ta lincojme mediatikisht

    1. bbbbb says:

      Para se Paloka te behej subjekt i deklarimit te pasurise…..Ooo a je ne metro a si. Paloka ka 20 vjet deputet

  3. rroku says:

    E shikoni se sa i ndershem eshte THUTHUQI…. ja kjo eshte PDja e SALILULIT mbushur me trafikante e hajdute qe duan te rezojne Edin bashke me partine e ILIR FLORIRIT… qe e drejton dokroresh Monika qe ka mbaruar shkollen me pesa.

  4. anastasi says:

    Ne nje koment ne shkrim tjeter sot per Edi Paloken komenti i im nuk u botua nuk e di pse e hoqen shkrimin per Edi Paloken,ne komentin tim kam shkruar se kush eshte ky badakci,ky mizerabel people,ky eshte nje fundrine,ky eshte spiuni numer nje i shpellarit te dragobise qe e mbane si spiun ne pd-ne.Edi Paloka eshte njeriu me negative dhe me i ndyre ne politiken shqipetare,spiuni numer nje i Sali toptani Berisha.Dy deputet me te ndyre ne politiken shqipetare jane Edi Paloka dhe Petrit Vasili te dy keta “trimerosh” haleje duhen zhdukur nga faqja e dheut,nuk duhet lene gjalle.Avni Rustemi ngrehu dhe mos i lere gjall.

  5. drino says:

    JE GJIGAND O MERO POR KETA HAJDUTE NUK I LAN DOTE AS VJOSA…… VETEM VETINGU ESHTE AI QE DO I JAPI SHPRESE KETIJ POPULLI TE MJERE. ME LETE U SHPARTALLUA DREJTESIA E ENVERIT SE KJO QE BERI SALI KRIMINELI QE E MBUSHI ME MALOKE E PLEPA SI MALOKU GJATA, GJONI, E HORRA TE TJERE.

  6. Azio says:

    Filluan t’i dalin kembet gjarperi.
    Prisni dhe duroni.
    Filmi sa po ka filluar.Eshte me disa seri.
    Pastaj Paloka do te thote:Ju betohem thkam berathnjegje gabim.Moth me merni ne qafe mor aman.

  7. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI BAZE.
    KETE PUNE JU PO E BENI SIC E BEN PARTIA DEMOKRATIKE ME PERFSQESUESIT E PS. TE LUTEM SHUME, BENI PUNEN TUAJ DUKE DHENE LAJMIN QE KENI DERI ME SOT PA BERE KOMENTE. LERENI PROKURORINE DHE GJYKATAT TE BEJNE PUNENE DHE PAS VENDIMIT TE FORMES SE PRERE BENI KOMENTET. MOS PARAGJYKONI NJEREZIT PA FACTE TE VERIFIKUARA.
    KETE E KERKOJ NGA TE GJITHE SEPSE KUR DEL E KUNDERTA ASNJE NUK KERKON FALJE PUBLIKE DHE NUK KERKON TE PASTROJE EMRIN E ATIJ QE E KANE BALTOSUR. MOS BENI ROLIN E BABALES EDHE JU.

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Paloka ethte i pathter thi haleja!..
    Pothte thpitharaket! ?

  9. Sali pekmezi says:

    Nxirre komentet o zoraxhi gazetar te qifsha ne bythe o zoraxhi,ke tre ore qe nuk i nxjerr komentet o zoraxhi,pisanjos.

  10. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Epo nuk ka pas Ramen profesor ne pastrim lekesh thuqi se perndryshe sdo kishte bir kumlle te gjente leket e tija ne xhepin e thuqit.

  11. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Epo nuk ka pas Ramen profesor ne pastrim lekesh thuqi se perndryshe sdo kishte bir kumlle te gjente leket e tija ne xhepin e thuqit. .

  12. Emigranti says:

    SHitja e dy pallateve te Palokes, nje nenpunes i Pd, asgje me shum, deshmon se cfar pasurish kan ven keta hajdut ne vitet e demokracis.Duke vjedhur pasurin e popullit.
    Vetem, SPAKU< KLGJ, duhet ti shkoi ne fund hetimit , gjukimit dhe sekuaestrimit te pasurive qe kan ven pushtetar, partiak, te majt e te djatht, kudo ku kan punuar ne funksjone shteterore e partiake.
    Paloka me shitjen e dy pallateve, ku ka perfituar mbi 150 mij apo 200 mij Ero , esht vetem maja e ajzbergut.
    Jane ketao shushunja, qe i kan pir gjakun ati populli, duke e len ne dit te hallit.

  13. Doktori says:

    Z.PALOKA,NE QENDREN REZIDENCIALE NE SHENGJIN,KA 8 PALLATE TE PA DEKLARUARA DHE LEHTESISHT TE VERIFIKUSHME

  14. zenelaj says:

    Une qe sfolla mua do me madhe burri tha thuthuqja e shkrete kur nje kandidat per dhender po testonte tre motrat thuthuqe,dy te parat folen me te dhe u skualifikuan.Kete thuthuqin e partise qe per te nxjerre nje germe i duhet te rrotulloje gjysmen e surratit do ta sakrifikoje pd-ja me motivacionin larg bithes time.Mos harroni se ca here ky mavria ka dale dhe kunder Lulit dhe ky i fundit si shef sigurimi qe eshte sdo tja fale,rasti erdhi apo e shiti vete ai nuk i dihet.

  15. TA says:

    me pelqen analiza jote por kete analize duhet ta beje prokuroria perpara teje?……….

  16. Esneralda says:

    NJE PYETJE TJETER DEL NATYRSHEM KUBI GJETI PARATE PER TE BLERE GJITHE KETO SHTEPI KY MENDER DEPUTETI PALOQE? EDHE KETEBDUHET TA HETOJ PROKURORIA QE KA FRIKE NGA PALOQET

  17. Maksim says:

    Shkelqyshem o Baze!
    Desha vetem te di a ka ndonje havet nga qytetari digital i Berishes?

  18. John says:

    Edhe Berisha qe ti e shan rregullisht te lavderoi sot ne parlament kur po zihej me Ramen, per nje investigim si gazetar, vetem se te ngaterroi emrin dhe tha Ymer Baze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje