Nga Mero Baze
Zyra e Presidentit të Republikës pas disa deklaratave populiste rreth problemit të banorëve të Unazës së Re dhe takimit me ta, më në fund bëri një deklaratë të qartë që prek një problem ligjor të rëndësishëm në Shqipëri. Dhe kjo ka të bëjë me dështimin e tenderit të Unazës së Re, për shkak të kompanisë me letra fallco.
Zyra e Presidentit gjen si problem faktin, që kompania duhet të paguajë dëmin e shkaktuar nga garancia e dhënë për tenderin, për sigurimin e ofertës.
Problemi që ngre zyra e Presidentit është i drejtë, por nuk ka lidhje me problemin e banorëve të Unazës së Re. Mënyra se si do të bëhet tenderi, sa i rregullt është ai, dhe si duhen ndjekur hapat ligjorë kundër manipulimeve, janë probleme ligjore dhe shpronësimi i banorëve për t’i hapur rrugën “Unazës së Re” janë një gjë tjetër që lidhet me hallin e banorëve.
Presidenti në fakt është duke u tallur me banorët kur flet për këtë gjë, pasi banorët nuk kanë problem kush merr tenderin, por çdo bëhet me shtëpitë e tyre. Për ata që marrin tenderat është e shqetësuar vetëm LSI dhe Luli që i kanë dhënë lotin më të vogël.
Por meqë Presidenti më në fund gjeti një argument ligjor për të justifikuar protagonizmin politik në këtë histori duhet t’i japim të drejtë dhe duhet ta bëjmë këtë për çdo rast të ngjashëm.
Rasti më i frikshëm kur një kompani ka bërë garanci fallco për sigurimin e ofertës, ka qenë viti 2012, kur një konsorcium anonim që thoshte se vinte nga Azia e Largët, dha një ofertë 100 miliardë lekë për të blerë “Albpetrolin” dhe duhet të bënte një sigurim oferte, prej 85 milionë euro.
Ministria që drejtoi ankandin dhe pranoi garancinë fallco nga një bankë në Çikago, prej 85 milionë euro, ishte minisitri, e drejtuar nga LSI e zotit Meta.
Pas hapjes së letrave, dhe shpalljes zyrtare të fituesit, qeveria duhet të tërhiqte menjëherë shumën prej 10 për qind, që ishte mbi 80 milionë euro që nuk e tërhoqi dot, pasi garancia ishte fallco.
Fituesi fallco, që ishte në fakt Rezart Taçi, jo vetëm që nuk u penalizua por vazhdonte negociatat për lidhjen e kontratës, derisa e pa që nuk gjente dot lekët dhe e braktisi procesin pa asnjë reperkusion.
Dhe sot e kësaj dite, falë kësaj papërgjegjshmërie të Ministrisë që drejtonte partia e zotit Meta, nën qeverinë Berisha, shteti nuk ka marrë 85 milionë eurot që i takojnë.
Rasti që Meta përmend sot, nuk është i njëjtë, pasi bëhet fjalë për tender dhe jo për ankand, por ngjan si precedent tek fakti që sigurim i ofertës, është bërë për një kompani fantazëm.
Sot jemi ende në kohë që prokuroria dhe qeveria të kenë mundësi të verifikojnë sigurimin e ofertës dhe të mos i shkaktojnë ndonjë dëm shtetit shqiptar. Ndërkohë dëmi i shkaktuar në vitin 2012, është ende i pahetuar, i pambledhur dhe i pagjykuar.
Është rasti të mbështesim vullnetin e mirë të Presidentit që ta hapim këtë çështje dhe shteti t’i arkëtojë ato para. Janë dyfishi i parave që po prokurohen tek “Unaza e re”. Plot 85 milionë euro. Bëjmë dhe një Unazë tjetër me aq para.
Ka nje dallim te vogel midis sig te ofertes dhe sig te kontrates. Nese nuk e di shko pyet ndonje jurist se ta shpjegon.
Ja unë jam jurist Ardit,dhe po të them se proçedura e depozitimit të garancisë të tenderit apo ankandit dhe sekuestrimi i kësaj garancie nëse tërhiqesh,apo ke probleme për fajin tënd,(pasi je shpallur fitues)është e njëjtë!Paratë e garancisë i kalojnë shtetit.
Përndryshe,pse paguhet garancia kur hyhet në garë?
Është fjala për legjislacionin shqiptar Ardit.
Ti mos e ke fjalën për Xhibutin ndoshta.
Rilindja
Ka 1 dallim shume te madh me 2 rastet
Rastin e pare shteti funksiononte dhe ishte vete shteti qe e kapi mashtrimin ishte ministrii LSI qe e zbuloi mashtrimin dhe e anulloi tenderin. Keshtu qe nuk ke ca I thua.
Ne rastin e rilindjes
Po mos te ishte per ylli rakipin ato 30 milione euro do kishin ikur ne drejtim te paditur si avdiol dobi.
Ajo qe s’thote as Merua as Presidenti as gjykata as njeri eshte se c’u be me
mashtruesit (iken ne drejtim te pa njohur) Banoret e unazes, “per Shqiperine qe duam”
Artikulli i dites, “Spektakeli me 18 Miljon dhe duart e pastra te Rames ”
Mjaft o Mero me Salirat, Ku eshte shteti,ku eshte autoriteti,ku eshte drejtesia,ku eshte populli
Ku eshte krye ministri,ku eshte parlamenti,Ku fshihet hajduteria.
Eu… po perpak harrova,ke te drejte, “vetingu”
Kjo analize eshte si zgjidhje e nje problemi stereometrie ,?
Ca lende eshte kjo STEREOMETRIA
ne cfare shkolle apo univeristeti mesohet??????
Na mbyten delenxhinjte.
O Ben,
Nuk ta ka fajin Flutura qe ti ke bere shkollen e qenve.
Stereometria eshte gjeometria tridimensionale. Kush ka mbaruar gjimnazin ne kohen e Enverit e di. Pastaj, kujt ja dha babi shkollen ne kohen e Saliut ……, me fal pastaj.
Ah mor ben demokrati duket niveli qe keni.
Dhe ti flutur e dashur shkruaj pak si me ta than shqip se Beni idioti vetem filloren ka mbaruar gjysmen e fjalorit nuk e kupton!!
Flutura, mos bej komente te tilla, sepse treçereku i lexuesve qe e quajne veten demokrate, nuk mbaruar tetevjeçaren. Sa lexuan komentin tend, dhe u filloi nje si bëzzzzzz, ne tru. Qark i shkurter.
Je grua shume e nderuar, por duhet ta kuptosh qe votuesit shqipetare nuk mendohen shume, prandaj shkojne ne votime si robotë. Dhe robotet, ti e di, kur u jep nje problem pa zgjidhje, çorientohen dhe …. bëzzzzzzzzzzzz.
Po dakort o njesh .Po te thuash volum ndoshta e kuptonim dhe ne fshataret e ligjit te omit.qe jemi anti rama
1-Nga momenti qe “quhemi” shtet… prokuroria dhe organet e hetim-kontrollit aty jane
Keshtu qe keto qe shkruan,bien poshte.
2- Beri çfare beri taçi+meta+berisha…zoti rilindia, i kishte dhe dokumentat dhe provat dhe ministrin edhe pushtetin…le ti dergonte ne prokurori!
Po e shikonte se prokuroria do mbyllte çeshtjen…le ti drejdohej gjykates.Po do shikonte qe edhe gjykata do “favorizonte” taçin+te tjeret…le ti trejtohej Strazburgut!
3- Pate ndonje perpjekje nga mister rilindia per te çuar ndonje gje ne hetusi?!
( mister rilindja çoi ne strazburg pallatin e lulit…me perfaqesues te shtetit?! avukaten qe donte demshperblim…llummmmmm)
Koment interesant ??
Bejm dhe nje unaze tjeter me 85 milion euro qe ti fitoj po Ulaj. Piktori erdhi ne fuqi si anti korupsion. Zjgenjimi esht alarmant. Garancia e tenderit te Rama Gjiknuri Ulaj duhet konfiskuar nga bankat e Ulajt. Njerzve u bllokojn llogarit bankare per hicgje. Pse sja marrin ktij apo 30 milion jan kafe per tenderat pa mbarim qe jep piktori nga prona e babait. Mos i henkshin o Zot.
Meta një PITON , i verbër , që pret gjahun gjakftohtë, se
PD dhe MUNA, po ja sjellin në gojê.
S’jemi idiot, nuk harrojmë.!
Nuk. falim as MetaMunën, as BashSalën , që do rrënohen nga VETINGU.
Edhe nga e majta kush është baltosur, të bëj gati
PIZHAMAT ME VIJA !⚖️⚖️
Ilir floriri i filmuar per korrupsion duhet ti thoshte banoreve se edhe ai vilat i ka pa leje ose i ka ne token e xanun ose i ka me leje te pershpejtuar.
Duhet ti shpjegoj shqiptareve sa vila ka sa ap sa banjo per macet,pse hajdutet politikan kane kaq shume pasuri ….
Me nje fjale eshte goc e mire por ka ngelur pak me barre qysh me 2012-ten
Ja unë jam jurist Ardit,dhe po të them se proçedura e depozitimit të garancisë të tenderit apo ankandit dhe sekuestrimi i kësaj garancie nëse tërhiqesh,apo ke probleme për fajin tënd,(pasi je shpallur fitues)është e njëjtë!Paratë e garancisë i kalojnë shtetit.
Përndryshe,pse paguhet garancia kur hyhet në garë?
Është fjala për legjislacionin shqiptar Ardit.
Ti mos e ke fjalën për Xhibutin ndoshta.
Tamam, mire e ka Mero. Te shlyej 85 milionet Meta me ish ministrin e vet dhe pastaj te kerkoj sigurimin e ofertes per unazen e re. Fytyre e ndyre e perlyer me bajge. Dhe mbahet si president ky personazh i krijuar mbi hajduteri dhe intriga. Po 10% ne muaj qe ua kerkonte ai dhe Monka atyre qe u gjenin pune.
Mire e ka Mero, meqe ka vjedhur Likja, duhet te vjedhe dhe Edvini, kjo eshte motoja e Meros qe justifikon çdo pisllek te Rilindjes edviniste.
Mero; Kjo pune zgjidhet duke flakur nga pushteti gjithe bajgat 20 vjecare. Keta pushtetare kane marre jete njerezish, prona e le pastaj tenderat. LSI eshte thjeshte nje bande.
Të lumtë Mero. Ke qëlluar në shenjë. Je i madh. Duku andej nga shoqata. Marrim dhe Patozin ta llafosim më thellë këtë çështje me rëndësi rajonale dhe më gjërë.
……”ben”……zoteria i STEREOMETRISE eshte njeri i moshuar,sepse koha kur zhvillohej kjo lende e matematikes ne gjimnaz i takon viteve para 1970-es.
Keshtu qe nuk eshte delenxhi….[fjale qe nuk e parmban fjalori i gjuhes shqipe,por i sojit tend,or “ben” me b te vogel.
Saras e ke gabim!
Kjo lende eshte zhvilluar deri pas ’90 tes…
Meroja ka qene 1 ne matematike, jo se them une po pedagoget e tij edhe shoket e tij te kursit?
po kush e ka fajin qe humbja ne ankandin e 2012 bere nga LSI dhe Taci,nuk qenka hetuar e denuar,mos valle populli apo Meta. Pse nuk i ndeshkon ky rama qe pati 4 vjet pjesen me te madhe te tepsise dhe tani ka gjithe timonin. Le ta fuse timoninne bythe tani se vete edhe ai vjedh me Meten e Berishen. Parulla eshte: mos mi nxirr ti vjedhjet e mia sot se nuk ti nxjerr dhe une ato te tuat dje. Nene te gjithe politikaneve hajdute.
Met Bathorja,
Ne burg nuk te fut Kryeministri, por gjykata. Sa per timonin, e ka dhe do ta kete edhe dy mandate te tjera Edi Rama. Mos shpreso kot! Shtroju punes e lere politiken se nuk eshte per ty
Po te lexoni me vemendjen e duhur Presidenti e trajton ne disa kendveshtrime rastin e unazes se re, pavaresisht se eshte zgjeruar dhe ka te drejte ne ato qe ka shprehur; ja psh mungesa e konsultimit te projektit me publikun qe ka munguar pra me banoret, morespektimi deri diku i legjislacionit ne fuqi per ndertimin e unazes, dhe ne asnje rast ai nuk thote qe rruga te mos behet bile thekson qe eshte shume mire te behet se eshte pjese e unazes se madhe qe rrethon Tiranen dhe do lehtesoje shume qarkullimin, trafikun etj;
Kesaj here Mero nuk ke te drejte thellohu ne ate qe ka shkruar Presidenti;