Nga Mero Baze
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili gjendet së bashku me një grup politikanësh shqiptarë të ftuar në “Mëngjesin e Lutjeve” në Uashington, ka ndryshuar tonet për marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, nën kujdestarinë e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është shprehur dakord për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përfundojë me njohjen reciproke të njëra- tjetrës nën kujdestarinë e SHBA dhe Bashkimit Europian, çfarë është në të vërtetë e gjitha çfarë po ndodh.
Meta, nga Tirana ka udhëhequr një pozicion të kundërt me këtë që thotë në Uashington, dhe është përpjekur të inkurajojë një aleancë kundër kësaj marrëveshje në rrugë zyrtare.
Ai kundërshtoi në mënyrë antikushtetuese emërimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, nën paranojën se është përzgjedhur për të firmosur këtë marrëveshje, ndërkohë që Shqipëria nuk është ende pjesë e kësaj marrëveshjeje, dhe se gjithë ngarkesa kundër emërimit buronte nga fakti se ai është qytetar i Kosovës
Së bashku me Sali Berishën në Shqipëri dhe Ramush Haradinajn e Albin Kurtin në Kosovë, Ilir Meta praktikisht udhëheq një aleancë kundër kësaj marrëveshje, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur të jetë neutrale në këtë histori, duke inkurajuar palën kosovare të marrë vendimet e veta.
Ndryshimi i qëndrimit në Uashington, nuk besoj se ka ardhur nga ndonjë seancë informuese, më tepër se sa di në Tiranë, por nga një përpjekje e tij, për t’u faktorizuar në këtë histori.
Pas asaj që duket se i ka ndodhur Berishës, Meta po përpiqet të bëjë atë që bëri tek reforma në drejtësi, ku deri në ditën e fundit, ishte kundërshtar i egër i saj, dhe vetëm kur SHBA dhe BE ju ofruan për ta bindur atë, ai bëri sikur mori rolin e përbashkimit të gjithë faktorëve politikë opozitarë që e votuan reformën.
Vetëm pak ditë para se ai të votonte reformën në korrik 2016, pati përplasje të forta, biles shumë joetike, me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe një lloj destabilizimi në raportet brenda koalicionit qeveritar.
Vetëm pasi ata e përfshinë atë, duke i dhënë një rol pajtuesi me opozitën, pa ndryshuar asgjë në thelb, Meta u bë më katolik se Papa, si mbështetës i reformës.
I njëjti skenar duket se po përsëritet. Si në atë këngën e dikurshme revolucionare të pionerëve shqiparë të viteve ‘70, Meta është gati të këndojë nga Uashingtoni këngën “…Na llogarisni edhe ne…”
E gjitha çfarë po ndodh, është pikërisht kjo. Në të njëjtën tavolinë ku presidenti i Kosovës flet për marrëveshjen, ku politikanë shqiptarë si Majko apo Gjiknuri, janë po ashtu në mbështetje të Kosovës, presidenti Meta po përpiqet të krijojë idenë se nuk ka gjë me marrëveshjen, por duhet llogaritur dhe ai.
Aq më tepër që ai, ndryshe nga socialistët, mezi e ka pritur ardhjen e presidentit Trump dhe është e padrejtë që tani kundërshtarët t’i marrin idhulllin e tij e ta lënë në mëshirë të tezave të Sorosit.
Ndoshta kërkesa mund t’i merret parasysh, por deri tani Shqipëria nuk është pjesë e këtyre bisedimeve. Ajo është vetëm nën vëzhgim, se si po inkurajon Kosovën, pro apo kundër marrëveshjes së sponsorizuar nga SHBA e BE.
Nëse do të ndodhë që të përfshihen dhe shtetet fqinje të Kosovës e Serbisë, me siguri që do të duhet dhe firma e Presidencës së Bosnjës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Rëndësi ka që presidenti jonë është gati të firmosë. Thjesht duke kërkuar ta llogarisin dhe atë.
Vrojtim i sakte. Nuk di ne se do kotriboja po te thoshja qe Iliri ka llomotitur aq shume kunder bisedimeve, sa bile dhe ne Amerike nuk ka mundur te rri pa hedhur nje pike helmi ne fjalen e tij. Ai thote qe i vetmi rishikim i kufijve eshte zgjerimi i kufijve te Ballkanit Perendimor brenda Evropes. Ne pamje kjo duket ok, por ne thelb ai prape fut pyka midis Evropes dhe Amerikes. Duke qene qe qendrimi Amerikan dhe ai Evropian ka qene pak i ndryshem ne kete ceshtje, ai si mjeshter i percarjes, mban hapur qendrim per “mosndryshimin e kufijve”, duke u rreshtuar ne kete rast pro Merkelit. Mendon Iliri se duke u paraqitur ne Amerike pro Evropian, do mahnise Amerikanet. Idjot i lindur qe nuk kupton qe Amerika dhe Evropa jane dakort, me ate qe mund te arrijne shqiptaret dhe Serbet. Indirekt ai eshte kunder marreveshjes, qe e nxjerr ate kunder Amerikes dhe Evropes. Kjo eshte politika qe perfaqeson Rusia dhe ne esence ndihmon Serbine sepse forcon pozitat e Vucic ne bisedime me Thacin. Se sa do influencoje ky qendrim i tij ne arritjen e marreveshjes, do e tregoje koha por Iliri, i dashur Mero, e preu te njejten bilete si dhe Sala. Ve bast qe dhe atij do i ndalet dhenia e vizes per ne Amerike. Amerikanet nuk kane qejf kur u hiqesh me i shenjte se Papa. Ata nuk duan qe Iliri te futi pyka midis tyre dhe Evropes. Ata mund te respektonin diallogun dhe argumentat, se pse nuk duhen rishikuar kufijte dhe jo friken per te thene te verteten tende dhe ta thuash ate “nen ze”. Ata urrejne thiken mbas shpine. Iliri ne kete kontekst eshte thjesht viktime e idjotesise se tij.
Nuk po e marrim vesht kete Presidentin to/+………………………………………………
..
Nuk po e marrimvesht si duhet kete presidentin tone a eshte mish a eshte peshk.Ky nuk e di se populli po din me shume se ky por nuk se cfare te beje.
……………………………….+
po që e ke qarë!!!!
Faleminderit.
E drejte analiza e Mero Bazes, por ky Presidenti ahqiptar) me se paku “teveqel” dhe realisht nje antiamerikan i thekur (per arsyet qe ai i di vete por qe i di edhe i gjith publiku shqiptar), kerkon te llogaritet “edhe ai” tani qe nuk ka ja mban por, me tu kthyer ne Shqiperi, do vrapoje edhe ai, se bashku me Berishe, Bashe, Monike, Petrit Vasil, Fatmir Medi etj, te shkojne me kova benzine dhe kallepe dinamiti me date 16 shkurt per te “mposhtur proamerikanin Rama” dhe pasuesit e tij, per ta nxjerre per flokesh nga Kryeministria.
Kjo eshte e verteta qe e dine dhe amerikanet.
Eshte gjithmone aktuale peralla e vjeter kur lepuri krenar u ul perkrah ariut per te kryer nevojen por u zhgenjye kur ariu e kapi lepurin dhe e perdori per leter higjenike. Kete me kujton historija e presidentit tone trim me Trampin.
Kam mendim tjeter.
Meta e di qe “qellimi” amerikan kunder berishes eshte shume afer dhe me “qendrimet” e tija,kerkon te behet opozita e ardhshme…qe masandej do te thote kryeminister i ardhshem.
Keshtu me dalin hesapet mua
Shume rreshta ke shkruar e shume e ke vrare mendjen per nje njeri qe kerkujt nuk i shkon nder mend se ç’fare mendon ai e perse!!Ai mendon vetem per LMI(Levizja Moni-Ilir) dhe LSI si levizja (Luli-Sali-Ilir) e asgje me shume me moton “Pertej Gjirrit te Lazerit u befte qameti!Ndaj te lutemi z.Baze leri keto monstra se Shqiperia ka halle te tjera edhe me te medha e me problematike se keto!
Mendoj se ceshtja e territorit te Kosoves eshte kombetare dhe jo thjeshte Kosovare dhe akoma me jo vetem politike. Prandaj perfshirja e faktorit politik, ate akademik kombetar si te pozites ashtu dhe opozites ka rendesi vendimtare per mbeshtetjen qe do marri nga US dhe EU. Sa me te qarte e bashkuar ( ketu e kam fjalen e te gjithe faktorit duke perfshire ate te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise por dhe Malite te Zi) do arrijme ne nje vendim kombetar te paster dhe pa pasoja kombetare te me voneshme. Pra numerimi i Presidentit te Shqiperise eshte mese i natyrshem. Dhe e fundit keto padrejtesi dhe pasoja kombetare ndaj nesh jane bere nga te huajte jo nga Shqiptaret dhe udheheqesit e tyre. Udheheqesit e tyre ne histori nga qe kane qene te percare dhe ne lufte ndaj njeri tjetrit per ofiqe, pasuri kane hyre ne pazare antikombetare me te huajte dhe here here dhe me keq, me armiqte tane kombetare. Keshtu qe sa me shume mbeshtetje te kete nga faktori shqiptar aq me e sakte do jete kjo marreveshje qe mund te vendose deri diku edhe padrejtesite historike.
undefined
SI mendoni ju me.ate cere (pamje) që ka Ilir Meta do të fitojë simpatinë e amerikanëve.Ai është siç ka qenë Gandi nga jashtë.Por Gandi ishte human pa.vese dhe kishte një 200 milion indianë që e kishin zgjedhur si prijës.Ndetsa iliri ka Cim Peken Bes Kallakun ata kampionin e kikboxit Petrit Vasili dhe Monen.Cili nga këta mundet tu interesojnë amerikanëve?
I dashur Mero, me këtë shkrim kryevepër përfundimisht e meriton të vish në shoqatën time si antar me të drejta të plota.
NO KOMENT
Nuk cuditem qe amerikanet ftojne fekale si meta she mediu ne evente pa ndonje rendesi te vecante… Gjithmone kam parasysh te njejten gje benin dhe me Sadamin, Kadaffin dhe shume jashteqitje te tjera… dhe pastaj j’u pergatisnin arkivolin….
Mero si gjithmon je NJISH……..
Nuk di kur do hapet dosja FLORIRI I KRRABES….
LIKJA………
Esht, shum vone qe Iliri, te bej deklarata te tilla, kur esht then, shkry\uar dhe akuzuar, per shum pislleqe, hajdutelleqe te bera, deri sa u kap me ze e figur, per nje koorupsjon te madh, duke qen ne detyra shteterore.
Fatkeqesi kombetare qe Rama dhe PS, e votuan per president te vendit,. E kishte mir PD, qe e refuzonte dhe sisht dakord per tu ber president Ilir Meta.
Faktet treguan qe menjeher mbas miratimit, bente thirje nga Lezha, per armatosje te shqiptareve, I vuri drun Petrit Vasilit me servilat e tij dhe emeroi te shoqen MOniken kryetare te LSI., me qellim konsolidimin e pushtetit, per ti shpetuar hetimit e gjukimit.
Prej kohesh ka veshur kostumin e kryetarit te LSI dhe vetem kethen ligje qeveris, Gjithnje ne forma te ndryshme i kundervihet njelloi si PD, rreformes ne drejetsi, Tani qe po i shtrengohet laku per tu hetuar, ndryshoi pllaken dhe kundershtar i propozimit te SHBA, dhe BE, per taksen ndaj mallrave serbe dhe boshnjake u kethye ne pro, qendrimit te Amerikes dhe BE. Ky esht Presidenti i SHqiperis Ilir Meta.
ymer baze i temës ka një publik deri diku të paditur, dhe një pjesë janë nga partia e dules ! qëllimi i ymerit është distancimi i shqipërisë nga trualli shqiptar i kosovës dhe jo roli i hajdutit meta. thelbi i shkrimeve të meros është pengimi i bashkimit kombëtar me çdo lloj preteksti. ymeri është në një linjë me berishën pavarësisht se nuk shkojnë për arsye vetjake.
SI NDRYSHOVE,SI QENDROVE,NJE FUND KE