Nga Mero Baze
Ka një siklet që dallohet qartë në intervistën e presidentit Ilir Meta në “Zërin e Amerikës”, dhe që ka të bëjë me faktin që presidenti mendon se kur je në SHBA, nuk duhet të tregosh ato që bën dhe mendon në Tiranë.
E para, dukej qartë në përpjekjen për të shmangur një qëndrim të tij, lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që mbështetet nga SHBA. Në Tiranë ai ka qenë kundër saj, biles ka prodhuar krizë për dekretimin e ministrit të Jashtëm në emër të paranojës, se ai po emërohej për të mbështtur këtë marrëveshje.
Në intervistën tek “Zëri i Amerikës”, presidenti ju shmang përgjigjes për qëndrimet që vet mban në Tiranë. Ai modifikoi arsyet përse kishte kundërshtuar emërimin e Gent Cakajt, duke e lidhur tanimë me marrëveshjen e Greqisë, dhe jo atë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që debati është ende i freskët. Dhe kjo, që të mos krijojë ndonjë keqkuptim, meqë flet nga SHBA.
Nuk është e thënë që presidenti ynë të mendojë si mendon SHBA për këtë çështje. Por nëse në Tiranë ka bërë betejë dhe ka shkaktuar krizë politike në emër të një qëndrimi publik që ka për këtë marrëveshje, dhe në SHBA bën sikur nuk e ka mendjen tek qëndrimi që ka pasur në Tiranë, ai është ose hipokrit me shqiptarët, ose mendon se po të bëhet konformist me SHBA-në, shpëton nga ndonjë pasojë politike.
Kryeministri i Shqipërisë nuk ka qëndrim të vetin për këtë çështje, por është i qartë se mbështet çdo qëndrim të lidershipit të Kosovës, të përfshirë në bisedime, ndërsa presidenti ka qenë kundër edhe çdo faktori politik, apo individi, edhe në Kosovë, që mbështet këto bisedime.
Ndaj është e detyrueshme që ai të jetë i qartë në këtë pikë, pasi një problem kaq madhor sa marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk mund të përdoret për të kompensuar gropat e zeza në raportet personale me SHBA, apo këdo tjetër. Mbi të gjitha, se kjo nuk funksionon, por është vetëm iluzion.
Problemi i dytë, është relativizimi që përpiqet t’i bëjë qëndrimit zyrtar të SHBA, për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin në Shqipëri, që reflektohet në mos dhënien e vizave për 170 zyrtarë shqiptarë, apo familjarë të tyre, ku janë lakuar dhe Berishët.
Në qëndrimin e tij, presidenti përpiqet të vlerësojë se më e rëndësishme se kjo, është raporti i “Transparenc International”, dhe shpreh shqetësimin për korrupsionin, bazuar tek ai raport, dhe jo tek vendimi i SHBA. Biles këtu bën dhe një lloj ironie me reformën në drejtësi, pasi thotë që dy vitet e fundit, që kur ka nisur reforma, është përkeqësuar dhe korrupsioni.
Pra, ai realisht përpiqet t’i injorojë dy sinjalet që vijnë nga SHBA, si masat që ajo ka marrë kundër zyrtarëve të korruptuar, ashtu dhe pritshmërinë e reformës në drejtësi.
E gjitha kjo përpjekje, për t’i ikur ballafaqimit me problemet që përballet vendi, dhe mbi të gjitha, përpjekja për t’u marrë me protestën e çunit të Fariut tek “Unaza e Re”, tregon se Ilir Meta nuk ndjehet rehat kur flet nga SHBA.
Përveç gjuhës së drunjtë dhe mos dhënies së asnjë përgjigje, ai ka mes të tjerash keqkuptimin, se në SHBA duhet të flasë si në SHBA, dhe në Tiranë, si në Tiranë.
Lodhet kot me këtë punë, se nuk ka rëndësi vendi ku i thua apo i bën gjërat, por si i thua dhe si i bën.
Dhe e gjithë shfaqja e tij në “Zërin e Amerikës”, ishte një përpjekje për të mos thënë në SHBA ato që thotë e bën në Tiranë.
Duke mos dhënë përgjigje për asnjë pyetje, në fakt ai ka lënë në fuqi përgjigjet dhe qëndrimet që mban në Tiranë.
Si gjithmone shkrim shume i bukur Mero por doja t’ju sugjeroja te gjeni ndonje redaktor te zotin sepse kush e ka shkruar kete artikull duket sikur nuk ka mbaruar as klasen e trete fillore. Gramatika dhe sintaksa per te vene duart ne koke.
Duhet ta redaktoje thojëzorja qe shkruan per “gjokset shperthyese” te filanes qe ngre “temperaturat” dhe “cmend” italianet. Ajo po qe ka kaluar klasen e dyte.
Keto hane ngjarjet me te rendesishkishme te javes qe lame.
1) vrasesi serial I policeve u denua me 6.25 vite burg per 1 polic te vrare. Nje ngjarje qe do kishte tronditur themelet e cdo shteti sado legen ne bote. Ndersa ne shqiperi e beri “drejtesia e re” qe do vendoste drejtesi.
2) gjykata e “drejtesise se re” vendosi qe Ardit Gjoklaj, puntori minoren dhe I pasiguruar mund ta kene vrare alient ose mund te kete vrare veten jashte landifillit te shares ku punonte.
3) elisa spiropali, mendon se perdhunimi ne grup I nje minoreneje eshte nje gje normale ,bile mund te behet edhe film, e me kete rast edhe policia skishte pse nxitonte se po priste filmin.
4) lasgushi na u aratis ne turqi ,ku u be synet dhe bashke me te mori fund edhe nje mashtrim tjeter I timonierit.
Ndersa rilindjes nuk I del e keqja qe mbas mashtrimit te timonierit se saliu nuk mer dot vize amerikane. Na doli qe jo vetem meta po edhe saliu kishin ftese nga Donald Trump bile meta na publikoi dhe selfi me Mike Pompo
ndersa km I vendit mbasi ne gjermani as roja I parkingut nuk e priti, gjeti strehe te nje cope arabi.
Kjo eshte shkurt pasqyra e nje jave rilindase qe nuk ka nevoje per asnje koment.
Sakte Mero
Respekte
Shkurt dhe sakte
Like hajdutit po I vjen fundi.Nuk ka rendesi cfare thote ketu apo atje.Dhe ketu dhe atje e njohin dhe thjesht sa bejne sikur e pyesin.
Strumullari I te keqijave Ne Shqiperi Jane Sali Besrisha dhe Ilir Meta! Nuk ka vlere reforma me drejtesi po nuk u denuan keto monstra!
Fiks!
Nuk ka vend as per nje presje ?
Analize korrekte si gjithmon Mero por duket dora e Elez Biberajt sepse keshtu i intereson as mish as peshk, perse nuk i beri nje pyetje Ilir FLORIRIT ti tboshte perse i thone FLORI.
Ska problem pranga floriri per floririn te bera ne usa
O zot na ruaj nga ky lloj presidenti.Nje bullafiq,qe nuk vlen per president por per plak bostani per te trembur sorrat.
Po vjen SPAK- u galopant ! Frika Like Floririt i ka hyre ne palce !
Sheh tere naten e netet “byzylyqe” gjithandej qe i vijne rrotull.
duarve te tij te hajnise e te gjakosura. Nje mafioz,bashkryetar
me Monstren e Vicidolit ..,.,,,!
Mero te lumte per analizen qe ke bere me mencuri e saktesi je burim qe nuk shteron Do ishte 100 mije here me mire te ishe ti president se ky shtangisti qe na pergjigjet nga Amerika ne emer te Sales e Lulit e jo te presidentit te vendit Kryetari I shtetit qe e perseriti 100 here me shume kenaqsi se Trasparenci ka ulur keto dy vjet ( keto dy vjet qe nuk qeverise familia)vleresimin per Shqiperine vetem te nxije cdo gje Turp per ato pergjigjie qe dha duke u rrotulluar por qe tregoi vete se cili eshte dhe ke perfaqson ne te vertete
Eshte e vertete qe nuk e ndjen veten rehat se i tundin Dosjet e FBI.Ma merr mendja qe shume shpejt dhe Like Bajga do ta “HAJE” Qeline VIP ne Rec te Shkodres.Ka bere shume Zullume!!!
Këto i kam thënë me kohë unë por s’më keni dëgjuar ose s’më keni kuptuar. Mero, të pres te sheratoni për një kafe. Të lutem eja se do bëjmë një takim interesant me ca të përndjekur.
Mero,duhet ta kuptosh sikletin qe ka Iliri,eshte i vetmi president republike ne bote,kur te gjithe shtetasit e republikes e shohin si sinonim i hajdutit presidentin e tyre ! Per te gjithe mund te kete llafe,perceptime,paragjykime e dyshime,por per Meten ka dokumentar jo vetem per vjedhjen por dhe per mosdenimin!
Enk,
sapo Michelangelo mbaroi Davidin, kryevepren boterore, dhe po mblidhte veglat, nje aristokrat ndaloi dhe po shikonte skulpturen.
Mjeshtri pa interesimin e tij.dhe e pyeti:
He, so po te duket?
Mire – iu pergjigj aristokrati- por hunden e ka paksa te madhe.
Mjeshtri mori cekicin dhe nderkohe qe mori dalten mbushi grushtin me pluhur guri dhe filloi t’a godiste ate me cekic afer hundes se sculptures duke leshuar pluhrin nga dora.
Mbas disa goditjesh pyeti aristokratin:
-He si duket tani?-
-Mos luan me! Perfekte!- u pergjigj aristokrati naiv.