Nga Mero Baze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan sot zyrtarisht stopimin e marrëdhënieve miqësore me Kosovën, duke anuluar vizitën e një gjenerali të lartë dhe duke paralajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, çka është jetike për pavarësinë e Kosovës. Vendimi pason rezistencën e qeverisë së Kosovës për mos pezullimin e taksës 100 për 100 qind me Serbinë, si kusht për avancimin e axhendës së bisedimeve brenda 120 ditëve të ardhshme.
Vendimi është një ngjarje e panjohur në raportet mes Kosovës dhe SHBA, dhe një sinjal i zymtë për të ardhmen e Kosovës dhe mbështetjen perëndimore të saj.
I njëjti sinjal ka ardhur dhe nga Gjermania, ku eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për taksën kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Pra, nëse për projektin e bisedimeve Kosovë- Serbi, SHBA dhe BE nga një anë, dhe Gjermania nga ana tjetër, kanë disa diferenca në opsionet e tyre, në qëndrimin ndaj taksës, ato janë të bashkuara.
Në këto kushte, ky presion ndërkombëtar nuk përballohet me burrni odash kosovare, por me debat publik të hapur dhe ripozicionim të spektrit politik në Kosovë ndaj kësaj çështje.
Vendosja e taksës, edhe ashtu, më shumë se sa kundër Serbisë, është vendosur në një kontekst rivaliteti brenda liderëve politik në Kosovë, në garën për t’u dukur kush është më shumë patriot.
Tani ky rivalitet duhet të marrë fund.
Kosova duhet të shprehet dhe të pozicionohet pro ose kundër Perëndimit. “Besa e Odave” të Kosovës nuk mund të dalë mbi “besën” që Kosova i ka dhënë Perëndimit në vitin 1999, kur e ka çliruar dhe e ka shpëtuar nga shfarosja.
LDK, PDK, AAK, VV dhe çdo faktor tjetër politik duhet të shprehen nëse janë pro ose kundër mbështetjes perëndimore për Kosovën, që i hapin rrugë bisedimeve me Serbinë.
Askush nuk ka të drejtë të bëjë profetin për bisedimet, as për fundin e tyre dhe as të paragjykojë rezultatet, me alibinë që duhen bllokuar pa filluar.
Bisedimet me Serbinë janë një dënim që nuk i shmanget dot askush. Ato janë po aq të vështira dhe të dhimbshme sa lufta me serbët, por nuk i shmangemi dot.
Liderët politik në Kosovë, nuk duhet të fusin kokën si struci në rërë dhe të bëjnë sikur nuk e shikojnë se çfarë po ndodh.
Ata duhet të shprehen dhe të pozicionohen së pari rreth kësaj situate për taksën që i hap rrugën bisedimeve dhe pastaj dhe për bisedimet, duke u bërë pjesë e procesit.
Bisedimet me Serbinë nuk janë dhe nuk duhet të bëhen objekt betejash elektorale dhe as mekanizëm për të rrëzuar njeri- tjetrin nga pushteti. Ka plot arsye përse duhet ta rrëzojnë njëri- tjetrin nga pushteti. Bisedimet janë gjëja e gabuar. Ato rrëzojnë fatin e Kosovës dhe jo fatin e Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj Isa Mustafës apo Albin Kurtit. Ndaj ato duan po aq guxim, madje më shumë se sa në luftë, duan po aq burrëri dhe mençuri, madje dhe më shumë. Ky është një proces që e konsolidon pavarësinë e Kosovës, ose e varros atë, dhe askush nuk ka luksin ta trajtojë si ndonjë aksion personal, apo si një axhendë politike partiake, por si detyrim kombëtar.
Sot, falë këtij rivaliteti primitiv dhe klanor në Kosovë, SHBA, çliruesja e Kosovës, dhe Gjermania, aleatja më e madhe e saj në Europë, janë të zemëruara me Kosovën.
Humbja e aleancës me ta, është fundi i Kosovës, pa qenë nevoja të flasim për bisedime. Ndaj është mirë që ky absurditet të marrë fund dhe Kosova të mbrojë aleancën me Perëndimin, çliruesin e saj real.
Kosova nuk ka dy zgjedhje si Serbia. Ka vetëm një, dhe është vetëm Perëndimi. Të tjerat janë dokrra patriotike, që i shërbejnë më shumë Serbisë, se sa Kosovës.
Then shqip “mos u hiq si gjel plevice o kosovar,por shtro bythen ke kaposhi kotecit(perendimi) si pul e bindur myzeqeje..
I rre menija koqevart se do trashin zonin si cuba.
Cubi osht ai i modhi matan detit t modh.
Vec ai trash zonin,se ” M duket se u njofem si teper” po thot amerika.
Malokt i rre menija se meqe jan njof me amerikn,mund t ngrefin muskujt si rrota kaori..
Bojn ca shtanga dhe ju duket vetja i fort.po harrun sesi iken me kuc e me mac para cerek shekulli “t fortet kosovar”,kur moren malet t lebetit qe po t mos ishte amerika s do ishin mo tash.
Ule hunden shqiptarqiq!
Shplaj gojen kur flet per kosoven mor tevecel qe perpiqesh te flasesh edhe me dialekt tirons. Tamom si byth qire .
Sale demokrati:bej koment por mos u bej cinik.Nuk e ke provuar zotrote cizmen serbe qe po shane te tjeret.Pamvaresisht mos ekuilibrit te forcave,ata burra u ngriten ne lufte deri ne vdekje.Nuk bene shetitje ne bulevard dhe as ekskursion ne mal,.
Eshte e para here dhe me behet zemra mal qe nje figure publike si e jotja flet hapur per problemin.
Ke aq te drejte saqe ne subkoshiencen time nuk kam pranuar qe Hajredinaj te ishte aq budalle. Kam menduar qe ai si Patriot dhe lufteatr i Kosoves ka qene ne te njejten vale me Ameriken dhe ka luajtur pjesen e tij per te arritur fitoren ne bisedime. Sic duket kam qene zhgenjyer. Hajredinaj mendon vetem per interest e tij. Patriotizmin e shtirur e perdor si servilizem ndaj Evropes. Nuk dua te shkoj me tej por them: Akoma ka kohe. Eshte koha qe taksa te hiqet.
Hajredinaj, kokefortesia eshte primitivizem. Mos me bej te mendoj qe ajo gazetarja zvicerane qe na quante ne Shqiptaret me koke te sheshte qe themi gjera te thjeshta ka patur ne mendje ty.
Nese kosova ndahet kejo do jete nje katastrof kombetare dhe krijimi I serbise se madhe..Se kujt I intereson kejo ,nje zot e di.Edhe nese kejo ndarje behet si shperbim Serb para bashkimit shqiperi kosove katastrofa nuk ndryshon.Kujt I hyn ne pune nje bashkim I tille pa pasurit perkatse?..Kompanite grabitqare boterore I moren shqiperise dy pasuri te mendja,.naften dhe mineralet..Hiqi dhe kosoves trepcen dhe pastaj shqiperia dhe kosoves I mbeten shkembinjte e Maleve qe mbushin shqiperine dhe pak fushe gjys kenetore ne perendim te vendit…bukur forte!..Be ta kemi shendosh..
Komandanteve u ka ikur koha. Ramush dorezo qeverine.
Liria e dhuruar, eshte nje liri e munguar.
Me terezi pak…se serbët edhe pas ndonjë marrëveshje do mbeten hasmi ynë përjetë…dhe kur të vijnë prapë në kufi për të kërkuar kokat tona unë më kollaj do ndiqja Ramushin në luftë se sa ty Mona…!
Hajde te bashkohemi me Kosoven,qe te na haje “ujku” te gjitheve!
Kjo eshte koka e malokut:
-O UNE,O TI!
undefined
Jane mbledhur tradhetaret ne wmer te unitetit me Perendimin! Ke perendim!?! Ate te trump idjotit dhe te shithrit e te kapurit nga Putini apo te Clinton Bish dhe Bler!? Ky lowja we eshte ne shtepine e bardhe dhe administrata e tij jane me antishqipyaret dhe proserbet qe keni pare ndonjehere! Ndersa ata qe bejne thirrje per heqje brekesh so mero gelbaza jane vemje dhe bythqira qe su bie ndermend per kombin! Ndyresira dhe Zoti us dhente ku i dhemb me shume!
Kam nje pyetje nga kerkesa e Amerikes dhe BE-se specifike per taksen.. C’fare humbet Kosova me lenien e takses ?!?! Kosoves I eshte mohuar e drejta sic nuk I eshte mohuar Maqedonise, Kroacise, Malit te Zi nga Serbia per njohje.. Leshimi I takses nga Kosova nuk sjell asnje benefit per te.. Ja ta heqi.. Per c’fare do flasin ?!?! Serbia s’ka per ta njohur Kosoven. Ka ndonje reagim konkret nga qeverria serbe ?!?! Kane 20 vjet bisedime dhe asgje konkrete nuk eshte rrealizuar.. Pensjonet jo, Tecat e bllokuar, etj etj kerkesa. Asgje e leshuar. Mos ta permendim fare njohjen si shtet.. Serbia po sillet si shtet kult me vete. P’se Kosova duhet te ulet te flase me nje shtet qe s’do te bashkepunoj.. Sa here del Vuciq dhe Dacic leshojne komente bomba sikur Serbia s’ka asgje te humbase.. C’fare humbasin serbet ne kete mes ?!?! Une jam qe te bizedojne por jo pa nje sinjal te qarte qe te jene te hapur per kerkesat e Kosoves..
Zotrinje,Haredinaj ka te drejt te mbaj nje qendrim te prere me disa lapanjos qofshin Amerikan,qofshin Rus,qofshin dhe nje eurodeputet gjerman.Kosova eshte nje shtet i pa mvarur nga askush Serbia,nje shtet i ndyre qe kerkon kosoven e Rramush Haredinaj dhe Hashim Thacit heroi i kosoves.Amerika ka kohe qe nuk po bene asgje per kosoven,sidomos gjigandi elektronik Doland Tramp peshkaqeni me i madhe ne Amerike, lufte e madhe me Democra-tet e Bill clintonit per pushtet dhe me teje dhe nuk i bie nderment per Haredinaj dhe Thacakun.Me Serbet nuk duhet patur asnje meshire,eshte shtet dhe popull i pa bese.Kosoven nuk e sulmon dot asnje shtet kush do qofte,per kete te jeni te sigurt.Lufte kunder kosoves nuk mund te beje askush,Kosova duhet te bashkohet me shqiperine,nuk ka tjeter rruge.
Ne prapaskenat e politikes boterore po luhet rezikshem.lideret kosovare duhet te tregohen te mencur e patriote.mund te cojne kosoven ne pozita qe jane katastrofale .nuk po bej llafe boshe.ruajeni kosoven te pavarur o lider te kosoves.eshte nderi dhe detyra e juaj nese nuk jeni bastarde a te shitur.
O te degjeneruar!
Ju po thoni qe vetem per pordhet tuaja Kosova te fal Trepcen qe kushton 500 miliarde $ ? Atehere lufta u be kot, 20 mije njerez u masakruan, dhe u torturuan kot, Atehere sipas jush do ishte me mire qe Kosova te ishte ndare pa lufte ne vitin 1992 kur Miloshevici dergoi ne Tirane miliarderin serb Milan Panic ku i kerkoi Berishovicit ndarjen e Kosoves midis Serbise dhe Shqiperise nga Prishtina e lart ta merrte Serbia ndersa nga Prishtina e poshte ta merrte Shqiperia.
Te degjeneruar!
Mos harroni se pa Trepce nuk ka jete, pa Ujman nuk ka uje, pa Ujman nuk ka energji elektrike. Zoti ua ka falur atyre njerezve ato pasuri. Kush jeni ju qe doni tu falni serbeve pasurite e atyre njereve qe u ka falur zoti?! Ju nuk jeni zoti dhe ata njerez do ti gezojne ato pasuri brez pas brezi sepse zoti ka thene dhe vendosur ashtu dhe jo ju sepse nuk ju pjerdh njeri…
Pyetja qe duhet te shtrohet, taksa e vendosur eshte nje veprim demokratik dhe i gjithepranuar nga politikberesit ne Kosove, apo eshte nje veprim autoritar dhe dashakeqes qe i sherven nje personi apo nje grupi te kufizuar me pushtet. Kosova eshte nje shtet sovran dhe si i tille duhet te marri vendimet e saj. Ajo qe duhet te sigurohet eshte qe vendimet te jene institucionale, demokratike dhe te pavaruara. Mos harrojme se Italia dhe sot e kesaj dite ka nje taks te padrejte per kamionet qe vijne nga Shqiperia. Eshte kujtuar ndokush t’i kerkoj heqjen e takses Italise per kamionet qe demotjne eksportet e Shqiperise?
Heeeeee….Me mire mut se I Vogel…..
Çfarë duhet të bisedojë Kosova kur serbi nuk e njeh si shtet..
Ka kohe qe Perendimi eshte rikthyer kunder Kosoves dhe kombit shqiptar ne pergjithesi. Gjithe bota ve taksa. Dhe Trumpi me shume se te gjithe. Qe kur ka ardhur ne pushtet veçse ka rritur taksat ndaj Europes, Kines etj etj. Dhe mire ka bere. Po perse merren kaq shume me taksat qe Kosova i ka vene Serbise?! Nuk kuptoj asgje. Pse Kosova duhet te jete vasal i Serbise dhe jo nje shtet sovran?! A nuk eshte Serbia duke e luftuar çdo dite Kosoven me te gjitha mjetet dhe menyrat?! Perse Amerika kerkon qe Kosova te humbase dinjitetin dhe sovranitetin e saj?! Pse Amerika nuk i ben thirrje Serbise me pare qe ajo te njohe Kosoven dhe pastaj taksa hiqet vetvetiu?! “As gjarperin mos e vrafsh me doren e tjetrit” – me thoshte dikur gjyshja ime. Dhe siç thote nje komentues me lart:”Liria e falur, eshte liri e manget”! Ministri i jashtem i Amerikes, Bolton, ka qene qe ne krye te heres, nje kundershtar i vendosur i nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Nuk eshte Kosova qe po prishet me Perendimin, por eshte Perendimi qe po e shet Kosoven per interesat e tij. Siç ka bere gjate gjithe shekujve. Serbia sillet si armike e betuar e Kosoves dhe Perendimit kjo nuk i ben pershtypje, por perkundrazi, kerkon qe Kosova te mos ngreje koke dhe te mos e hape gojen. Une nuk dua te mbaj marredhenie me armikun tim, dhe askush nuk mund te me detyroi qe te jem buzagaz me te, kur ai eshte nopran me mua. Reciprocitet. Amerika po te doje le te paraqese nje plan te detajuar te zgjidhjes se konfliktit Kosove – Serbi, ku te jete perfshire medoemos edhe njohja e Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Serbise, si dhe shkembimi konkret i territoreve dhe heqja e takses. Fatkeqesisht gjithe bota sot eshte me Serbine: Amerika, Europa, Rusia, Kina. Shqiptaret jane perseri vetem. SI monedhe shkembimi ne pazaret e Fuqive te Medha. Siç ka ngjare ne shekullin e 19 dhe 20-te.
Haradinaj e tha haptas qe te hiqen taksat garantoni integritetin e kosoves
Amerika nuk po flet me nje ze
Pra kur e njeh kosoven pse nuk garanton kufijte e saj?
E gjithe kjo po behet vetem per kapitullin 35 te serbise duan qe serbia ta kaloi kete kapitull para zgjedhjeve europiane
Kosova nuk, duhet te nenshkruaj marrveshje me administraten tramp
Bolton i vetmi amerikan qe eshte shprehur kunder pamvarsise
Haradinaj te mos e heke taksen edhe sikur ta rrezojne… asnje parti zdo kete kurajo ta heqe sepse zdo merrte asnji vote
Ndarja e. Kosoves nuk ngjit ne popullate ajo parti qe kerkon heqjen e takses te dale e ta thote pastaj shikojme
Haradinaj nqs rrezohet nga taksa do kthehet me i forte, ajo parti qe e heq shkaterrohet ne zgjedhje
Formula qe ka gjetur haradinaj eshte o leven e mishit o leven e hekurit
Zgjidhni
Pershendetje
Mero eshte nje njohes i shkelqyer i qeshtjeve politike te Kosoves ( se per Shqiperine dihet nje ekspert ) , edhe titulli i keti shkrimi e thote qe kemi te bejme me analfabetet qe kemi ne qeveri dhe ne presidence, Ramushi nuk eshte duke u pajtuar per taksen per shkak te popullizmit te tije dhe jo per shkak te patriotizmit , krejt ne pyetje jane zgjedhjet qe ramushi ta ket se arme te mire ket taks ne zgjedhje, ( sepse kurre nuk ka fitu me shume se 13 %)por dijet mire qe ramushi si nje analfabet dhe tru peshku qe eshte nuk pritet me shume, pastaj e kemi ket analfabetin tjeter THaqi qe shkon ne BRuksel si pa koke dhe as qe e ka idene se qka eshte duke bere, dhe vetem duke e fundosur kosoven me marreveshje te komunave serbe ne kosove , edhe ky eshte nje analfabet tjeter qe e sheh edhe ne menyren se si flet , per cdo ndryshime ndermjet shtetve duhet gjithe spektri politike te behey se bashku, por vetem tek ne shqiptaret nuk e bejme, e kemi marreveshjen me greket ku sali fazliqi e beri atw marreveshje sekrete, ashtu edhe thaqi eshte duke bere bisedime sekrete, dikush tha qe nuk duhet tw bisedojme per Trepqen, dhe ujmanin, por shume e dijme qe deshem apo nuk deshem bisedime do te ket edhe per trepqen edhe per ujmanin, a e dini pse ? Sepse 1/3 e trepqes eshte ne serbi dhe 2/3 e trepqes eshte ne Kosove ashtu eshte puna edhe me ujmanin, po siq thashe me THaqe e me koktule si ky do ti humbasim shume , duhet te behemi se bashku te gjitha partite dhe me nje platforme dhe te kemi ekspert perndryshe vaj halli per ne, ( nese ju kujtohet keshilltari i thaqit thoshte para 4/5muajsh do te jete nje marreveshje e dhimbshme ) dhe e fundit kjo taks qe po llomotitin keta pushtetare ne si qytetare po humbim me shume diku u ngritur qmimet( buka eshte rritur menjehere) dhe serbise 3/ 4 e eksportit te pergjitjshem nuk ka ndonje ndikim te madhe ne shtetin e tyre, kur VV thoshte para me shume se 10 viteve ti bojkotojme produktet serbe keta pushtetaret qeshin me ket propozim, duhet ne se qytetare qe te vetedijesohemi dhe shume lehte eshte me i bojkotu prodhimet serbe pa e bere taksen, une po mundem ti bojkotoje pa ndonje problem pse te tjeret nuk po e bejne ?
O Mero le nam ore ti
Censuron edhe komentet e qytetareve te thjeshte vetem e vetem se te shajne Ramen
Popoo Ju qenkeni bere me keq nga Berisha
Me duket se ka te drejte Luli
Thirrini mendjes o Kosovare! Cilet jane ata qe ju mbeshtesin ne rast kercenimi nga Serbia?! Askush veç Amerikes. Ruajeni miqesine me amerikanet dhe Europen Perendimore! Tregohuni me ne fund mirenjohes me ta! Degjojini se jane ku e ku me te mençur se ju!
Mero,
Serbia shkon ne bisedime e forte. Ka ne dore njohjen e Kosoves dhe do mundohet ta shese ate sa me shtrenjte.
Pa taksen, Kosova shkon ne bisedime me xhepa bosh, si lypsare. Duhet te shese token e saj per te shpresuar ndonje gje nga filantropja Serbi.
Pra taksa eshte me se e drejte!!!
“Miqte” e Kosoves i thone “hiqe taksen se duam ne”, por nuk japin ndonje argument bindes perse.
As japin ndonje garanci per rezultatet e bisedimeve, duke e vene Kosoven ne pozita te pabarabarta me Serbine.
N.q.s. negociatoret duan qe palet te shkojne “pa arme” ne bisedime, le te carmatosin te dy palet, jo vetem nje pale. Pra Serbia te njohe Kosoven dhe Kosova te heqe taksen. Pastaj hajd te bisedojme per ceshtje te tjera si te barabarte.
I dobet ky artikull Mero.
Drejte z. sh
Mere Nuk permend fare se cfare takse i ka vene serbia kosoves dhe rep.se shqiperise
Bllokimi i pa drejte i interneksionit te larte kosove-shqiperi qe e ka firmosur me marrveshjen e brukselit dhe nuk e zbaton qe 6 vjet e mban peng
humbjet jane 80 mil € ne vit
Sa here rama e ka permendur kete bllokade elektrike dhe cfar masash ka marre kunder kesaj embargoje?
Po mere pse nuk ben nje analize rreth kesaj por nuk resht duke trumbetuar analizat e gazetave serbe
Ka te drejte ramushi kur thote qe shtypi shqiptar po ha para ruse
@Kuq e zi
Ka shume te ngjare qe kush NUK flet si une e ti, ha ne grazhdin rus!
Faleminderit per argumentin shtese!
Vendosja ne pozicione jo te barabarte ne favor te serbise eshte kyci I deshtimit te kosoves si shtet I pavarur , dhe rrjedhimisht marreveshja do jete nje humbje e madhe e kosoves e cila do detyrohet qe per nje njohje formale aspak te rendesishme serbe ti fale keti shteti fashist pasurit e saj me te rendesishme…thuhet se behet fjale per500 miljard eura sipas intervistes se fundt te z. Haredinaj..Humbja e ketyre pasurve kombetare ne shqiperi dhe kosove con ne nje shtet te deshtuar shqipetare qofte edhe sikur te bashkohet.Nuk ka komb shqipetare te xhvilluar pa pasurite I tij kombetare , si nafta , mineralet ne te dy shtetet kosove e shqiperi..
Nga gjithe kjo histori me shkembim tokash e vendosje taksash lindin dy pyetje: e para, kush ia shtiu ne men hashim thacit dhe me mbeshtetjen e kujt ai doli dhe promovoi tezen e shkembimit te tokave? e dyta, kush ia shtiu ne men dhe kush ia sugjeroi ramush haradinajt vendosjen e takses 100% ndaj serbise? A eshte kjo nje politike ku njeri i bie thumbit e tjetri patkoit, apo eshte nje dicka e koordinuar dhe ne sinkron me miqte, qe sot shfaqen si kundershtare apo si te ofenduar nga taksa apo nga ideja e shkembimit te tokave. Ne ballkan luhet nje loje influencash jo vetem midis perendimit dhe rusise apo dhe turqise e deri kines por edhe midis vete vendeve te perendimit, midis BE dhe Amerikes dhe me specifikisht midis Gjermanise dhe Amerikes. Ne dime qe te pakten ne publik Amerika eshte pozitive ndaj idese se shkembimit te tokave ndersa Gjermania kunder, per FSK Amerika pro ndersa BE teorikisht pro por ishte kunder momentit kohor qe u zgjodh per ta zyrtarizuar, ndersa per taksen jane te dyja kunder. Ath ne 3 momente, Amerika dhe Gjermania kane pasur 2 qendrime te kunderta e nje te perbashket. Po te analizojme kohen kur u vendos taksa ajo ishte pak a shume ne te njejten kohe qe u hodh ideja e shkembimit te tokave, pra ishte si nje levizje parandaluese ndaj idese se ndarjes se kosoves pasi vendosja e takses solli bllokimin e bisedimeve dhe si rrjedhim pa bisedime nuk ka as zyrtarizime idesh ne ndarje te kosoves midis thacit dhe vucic. Po kujt i intereson bllokimi i bisedimeve te cilat mund te conin ne ndarjen e kosoves, pra kush nga miqte tane eshte shprehur kunder saj, besoj se llogjika te con tek Gjermania. Pra po ti lidhim pikat ne kete menyre dalim ne perfundimin qe vendosja e takses bllokon ndarjen e kosoves, kunder kesaj ndarje eshte shprehur Gjermania, pra me llogjike do ti binte qe Gjermania te ishte pro takses dhe kunder qendrimit Amerikan edhe ne kete pike, por sic thame me siper Gjermania bashkohet me Ameriken ne qendrimin ndaj takses, te pakten publikisht. Eshte si nje loje shahu ku te dy palet kane ngecur dhe bejne levizje kot per te shtyre lojen. Duke u nisur nga sa dime e sa mund te analizojm them se Ramushi ka mbeshtetjen e kamufluar te Gjermanise ne kete punen e takses, ndersa Hashimit me sa duket i pelqen me shume propozimi qe vjen nga lobistet amerikane dhe qe ka edhe konsensusin Rus, e cila nga ana e saj me precendentin qe krijohet nga shkembimi i territoreve zgjidh ngercin ne ukrahine, oseti etj. Nqs Amerika dhe BE do kishin realisht nje qendrim per kosoven ath nuk do ishte e veshtire te realizonin doreheqjen apo renien e qeverise se ramushit dhe zgjedhjen si KM te dikujt qe eshte pro axhendes se tyre. Nqs Ramushi po reziston ne krye te qeveris kjo eshte sepse dikujt ne perendim, dhe une them Gjermanise i intereson qenia e tij si KM. Jane dy filozofi te kunderta qe perplasen ne kosove, ajo e Merkel-Sarkozi dhe ajo e Trump-Bannon.
Merkel – Macron*
Merkel – Macron*
.
analize e sakte.
Merkel – Macron*
.