Sinjalet pozitive që mund të marrë opozita, nga protesta e 16 shkurtit

15 Shkurt 2019, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edhe pse lajmet rreth protestës janë të mbushura me tension dhe paralajmërime për dhunë, ana pozitive e protestës së nesërme është më e rëndësishme. Duke qenë një protestë e thirrur në kuotat më të ulëta politike të opozitës, ajo është pikë së pari një protestë për të bashkuar opozitën dhe për t’i dhënë rrugëzgjidhje shumë pikëpyetjeve që gjenden para saj.

Deri më sot opozita është e ndarë brenda saj në qëndrimet ndaj reformës së pabërë zgjedhore dhe fajëson PD-në, është e ndarë në qëndrimin ndaj zgjedhjeve, ku PD është më shumë afër bojkotit dhe të tjerat pro hyrjes, është e ndarë në qëndrimin ndaj rrugës radikale, atë të djegies së mandateve, apo rrugës institucionale, ku dhe këtu PD është e ndarë nga të tjerat.

Ka po ashtu një fenomen gjobëvënie të partive aleate të PD, ndaj PD, duke e shantazhuar pikërisht për këto kontradikta mes tyre, lidhur me kuotat që duan të lira për zgjedhje, nëse hyjnë së bashku.

Para opozitës sot, më shumë se kurdoherë, ka pikëpyetje të mëdha për lidershipin e saj dhe për të ardhmen e këtij lidershipi, çfarë është një stres më vete për palët. Është në pikëpyetje aftësia e Bashës për të ngjallur besim, paqartësia e Berishës nëse do një parti në pushtet, apo një parti gjithnjë e më të vogël të bashkuar rreth tij, është në pikëpyetje nëse më 2021, opozita do të jetë e bashkuar, apo një pjesë e saj, ose PD, ose LSI, do të bëjë koalicion me PS, nëse kjo e fundit nuk merr sërish 71 vota.

Protesta e nesërme nuk e sjell në pushtet opozitën dhe sikur t’i vërë flakën Kryeministrisë, edhe sikur të sillet si të dashuruarit e Paskuqanit ditën e Shën Valentinit nga Liqeni, por ajo mund të jetë një moment, ku shumë gjëra brenda saj mund të precipitojnë dhe të fillojnë  të marrin formë.

Në varësi të asaj që do të quhet sukses i protestës, Partia Demokratike do të vendosë të hyjë në zgjedhje, apo të djegë mandatet. Dhe kjo varet nga sinjalet që ajo do të marrë nga protesta.

Nëse protesta i dështon, nëse grumbullon vetëm bërthamën e militantëve si në çadër, nëse e ndjen se nuk ka të ardhme t’i bashkohen qytetarët, atëhere PD do të marrë vendime rakdikale, do të djegë mandatet dhe do shkojë jashtë Kuvendit. Kjo do të zgjidhë plot probleme të saj, por mbi të gjitha do zgjidhë problemin e lidershipit.

Lulzim Basha nuk mund të jetë më pas kësaj lider i PD, pasi projekti i tij për ta sjellë PD në pushtet në rrugë institucionale dështoi në vitin e gjashtë të tij. Ai mund të rrijë si kryetar i partisë së vogël që i duhet Berishëve si studio juridike për t’i mbrojtur politikisht, por jo si përfaqësues i opozitës që do të vijë në pushtet.

Ky zhvillim mund ta shëmtojë skenën politike, por dhe mund të ndihmojë forca të reja të dalin në skenë, duke qenë të papërlyera dhe duke mos i dhënë Edi Ramës alibinë që i jep kjo opozitë.

Nëse sinjalet nga protesta do të jenë pozitive, nëse PD dhe të tjerë e ndjejnë se, përveç militantëve në protestë janë dhe qytetarët që bëjnë shumicën e këtij vendi, nëse kjo demonstrohet me fuqinë e protestës dhe jo fuqinë e dhunës, PD mund të qetësohet, Basha mund të ndjehet më i sigurtë, dhe ai mund të vazhdojë rrugën institucionale, duke hyrë në zgjedhje dhe duke vazhduar betejën për vitin 2021.

Një zhvillim po aq i rëndësishëm është dhe raporti që do të vendosë PD me aleatët pas protestës.

Fiks dy vjet më parë, në të njëjtën javë, PD e bëri këtë test, e vazhdoi me çadrën, dhe siç e pat thënë dhe vetë Berisha, ajo ishte një protestë e militantëve të PD, jo e qytetarëve, dhe Basha nuk e lexoi mirë atë, kur u soll me protestën si pronë private, duke bërë pazar me Edi Ramën. Në fund të protestës së para dy viteve, Basha arriti në përfundimin se rruga e fitores për të, është një paqe me Edi Ramën, dhe nëse ai nuk kapte 71 mandate, koalicion me të kundër LSI.

Në këtë rast, ky është një film i përsëritur, por që të gjithë i druhen fundit. PD dhe LSI duhet të qartësojnë pas protestës një aleancë besnikësh, me kusht që asnjë prej të dyve të mos tradhtojnë njëri- tjetrin, nëse Rama nuk kap 71 mandate. Dhe kjo do të vërë në provë fuqinë e besimit që ata kanë tek njëri- tjetri. Protesta e nesërme mud ta japë një sinjal dhe për këtë.

Por mbi të gjitha, protesta ka shumë rëndësi dhe për vendosjen e raporteve normale të opozitës shqiptare me Perëndimin, Bashkimin Europian dhe SHBA. E futur në një rreth populist dhe pa vizion, opozita jonë është bërë zëdhënëse e çdo kauze që mendojnë se dëmton qeverinë, duke humbur koherencën e tyre me Perëndimin.

Ndërsa në vitin 2017, ata blenë një foto 20 mijë dollarë të Bashës me Trumpin që e varnin mbi furgona e kuaj nëpër fushatë, sot ata kanë një problem pikërisht me Shtëpinë e Bardhë, pasi ende nuk guxojnë të mbajnë një qëndrim ndaj politikës së SHBA për Kosovën.

Presidenti Trump ka shkruar sot një letër për presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, që i inkurajon të nënshkruajnë marrëveshje, ndërsa opozita shqiptare bën sikur këtë e bën Xhorxh Sorosi, dhe kanë ngritur një retorikë populiste kundër politikës zyrtare të SHBA, duke e quajtur partnerin e SHBA, Hashim Thaçi, argat të Serbisë.

Përpjekjet e saj për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, duke prodhuar aleatë të rremë Perëndimorë dhe duke injoruar Shtëpinë e Bardhë dhe Brukselin, e bëjnë atë një opozitë më së paku të padobishme dhe të bezdisshme për Perëndimin, pasi janë jo seriozë për t’u pasur partnerë.

Nuk mendoj se opozita do të sillej kështu po të ishte në pushtet, por një provë e madhe për të qenë serioz dhe i besueshëm, është pikërisht mënyra se si sillesh në opozitë.

Ndaj për protestën e nesërme nuk ka rëndësi zhurma, por sinjalet që do marrë opozita prej saj.

Sot opozita jonë është në konfuzion të plotë. Ajo nuk është as e majtë, as e djathtë, as nacionaliste, as internacionaliste, ndërkohë që do të duket edhe antikomuniste, edhe dakord me populizmin neomarksist të Arlind Qorrit, edhe kundër oligarkëve me fjalë, edhe pro tyre në mënyrë selektive, edhe pro të varfërve me fjalë, edhe milionerë në jetën e tyre private, edhe parti e pronarëve, edhe parti e zaptuesve të “Unazës së Re”, e kështu me radhë.

Ndaj mos harxhoni kohë dhe nerva, të dëgjoni skenarë lufte e Rambosh, dhe as heronj që do japin jetën në Bulevard për Saliun dhe jo nga Saliu këtë radhë. Opozita është më 16 shkurt në një betejë të madhe me vetveten, dhe kjo, në varësi të sinjaleve që do marrë nga shoqëria dhe jo nga policia.

Pasnesër më 17 shkurt, do të jetë një ditë më e mirë për opozitën. Së paku, një ditë më e qartë për mijëra demokratë, për të vendosur nëse mund t’ia dalin kështu si e kanë nisur, apo duhet të ndryshojnë rrugë sa nuk është vonë.

Nuk është zhurma ajo që bën diferencën, por sinjalet reale që i kuptojnë të gjithë në heshtje dhe reagojnë si shumicë e heshtur. Si 240 mijë që ngurruan t’ia ri-japin votën më 2017 dhe qëndruan në shtëpi.

15 komente në “Sinjalet pozitive që mund të marrë opozita, nga protesta e 16 shkurtit”

  1. Ladi says:

    Ore ti shkruan me llogjike qytetare, por nga ana tjeter, pikerisht kjo llogjike mungon. Eshte si ajo historia ne pallat qe cante dru per soben ne apartament dhe nusja i thoshte: mos te lutem se shqeteson komshijte, mos te lutem..Ndersa vjerri ju pergjigj: A osht konoku i Xhiu tem ky!? – dhe vu i mshote sepates… Prandaj Mero djali, nuk eshte muzike kjo per veshet e ktyre… dhe nuk ja vlen qe te shpjegohem me gjate

    1. ku e gjeti llogjiken qytetare ky fshatar rropsi

      i dale nga Haleja e shpellarit PD !

  2. Termal says:

    Blofi i fundit me proven e forces.Asgje nuk kane per te bere ,pervec asaj te zakonshmes ,pra nje pjesmarrje tre deri kater mije njerez (shumica nepunes te njesive vendore te tyre, plus ca nga ata te “doktor Xhelalit” te Kamzes) , qe do ti bejne njeqind apo dyqind mije ne deklarata.Pastaj nga e diela Berisha dhe Luli do te fillojne edhe njehere te mendojne ne se do “do te behen arabe apo eskimeze”.

    1. Hiqja Lenes,jepja Prenes says:

      Qaji hallin lulit,berishes,xenit,mones ….. Pse o popull hajvan beheni preh e talljeve
      te tyre,ata ndrojne karriket ju prap atje jeni si me bashen si me ramen si me leshin
      si me preshin,po ata 5 vete jane o bageti qe kane 30 vjet qe ju mjelin,ju kane ndare
      ne dy kope kryesore ky eshte ndryshimi,cobanet jane te njejtit

  3. L.H says:

    Ky quhet shkrim,kjo quhet analize!Vetem se nuk ke marre ne konsiderate faktorin baze Inteligjencen!

  4. Komentuesi says:

    Ju Mero,jini gazetari me i miredhe shume inteligjent.Ju personalisht nuk jini si ata gazetaret e kazanit te vertete si Fevzua,Bushati Shkullak gogleshi,apo Mark Markmuriqietj Eni Vasiliqija.Por je ineligjent,i sakt ne mendime dhe ne analizat politike.Respekt.

  5. EmigrantiE says:

    protestat jan te shendeteshme, kudo neper bot, por qytetaret shqiptar, duhet, te kerkojn ga qeveria te permiresojn kushtet e per pun e jetes, por jo te shkojn mbas berjahit, se do te mar pushtetin Basha, e Monika dhe kamikazet e tyre.
    Keta lloi politikanesh jan provuar, perfundimi ka qen, pasurimi i tyre, priviligjet per familjaret, femjet, dhe te afermit e tyre, ndersa ne anean e qytetareve ka mbetur, cvatja e prones, papunesia, koorupsjoni, degjenerimi i drejtesis, varferimi i qytetareve dhe tani pengimin e reformave, qe shpejtojn arimin e Vendit ton ne BE.
    Prandaj, vellezer e motra beni kujdes, mos kaloni ne akte dhune, si ndaj pasuris shteterore, private dhe me keq, nese veprohet e demtohen apo tentohen te demtohen istitucjonet e rendeis te vecant, per te cilat ka rregullore dhe ligje te vecant. Kush shkel ligjin dote pergjgjet dhe do mar ndeshkimin. kushdo qofte.

  6. Liri says:

    Si gjithmon I mrekullueshem mik. Flm

  7. ALBAN DEGA says:

    VRASESI SERIAL ….

    Vrasësi serial… – Nga Alban Dega
    Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27
    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen.
    4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre …
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!
    Nga Alban Dega, Nju Jork

  8. Xhemo says:

    Hajde Mero hajde. Shkrim I persosur po ke harruar te shtosh qe ku din shumica e militanteve te pd te numerojne. Plus qe nuk e permend ndoshta me qellim qe shumica e ktyre militanteve paguhen me Para serbe e ruse, se nuk esht rastesi qe shumice I ke nga qytete ku vepron Serbi berishe dhe mul noka I udb.
    Nuk ofendoj Gjith kto qytete se shumica derrmuse Jane njerez si te gjithe ne me Halle e probleme, po e kam per ate pjese qe pranojn te paguhen Duke I bere dem shqiprise.
    Edi Rama nje mut esht si Gjith politikanet e tjere, por kta vrases e injorant te pd si berisha, lulic etj etj Jane 1000 here me keq se Rama

  9. Nebil Çika i riu says:

    Sa të jem unë në krye të përndjekurve flini të qetë nuk do ketë asnjë problem.

  10. Ylli says:

    Protestat partiake me bejne per te vjelle .Mu peshtiros 21 Janari me demagogjine ,teatralen ,karnavalen ,populizmin dhe propaganden sharlataneske te opozites se asaj kohe .Imagjinoni se moto ishte “lufta kunder korrupsionit” dhe “hap kutite” e kulmi ishte se keto i kerkonin militantet e Tom Doshit !?!? Teater absurd !!!
    Asnje presje nuk i heq fjaleve te mesiperme per protesten e sotme .Per cfare behet dhe nga kush ?!?!
    Do behet Shqiperia me e mire ne 17 Shkurt ???
    Aq sa u be me 22 Janar !!!
    Keta militantet e Partive ,jane njerezit me te peshtire te shoqerise shqiptare.
    Kush ka qene pro 21 Janarit ,me thoni nje arsye qe duhet te jete kunder 16 Shkurtit.??
    Kush ishte kunder 21 Janarit ,me thoni prap nje arsye pse duhet te jete pro 16 Shkurtit ??
    Nese dalin per nje vend pune ,tjeter histori .Te pakten mos na rrujne trapin me shpjegime demokratike.

  11. Kutadi says:

    Analize nga dikush qe fshihet pas gishtit.
    Nese nuk e konsideron veten pjese te kazanit, duhet te besh edhe nje analize te qeverise rama.
    Per hir te bindjeve personale nxirre sa me pozitive te te mundesh, por beje ama mos ji I njeanshem.

  12. Landa says:

    Te lumte pena!

  13. Petro Thanasi says:

    Analiza jote u vertetua. Nje dite pas deshtimit, Luli beri pikerisht ate qe parashikove ti. Dogji mandatet. Zjarrin ti vere, por eshte mekat se dogji ne parti te tere. Aferim i qofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje