BERxiti shqiptar!

19 Shkurt 2019, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Perëndimi nuk ka asgjë me Partinë Demokratike. As Brukseli, as SHBA, nuk kanë ndonjë konspiracion kundër saj. Reagimet e tyre të ashpra nuk kanë të bëjnë me Partinë Demokratike, por me lidershipin e saj.

Thirrja e SHBA, e cila ishte ajo që duket se ka tërbuar më shumë klanin “Berisha” brenda Partisë Demokratike, ju drejtohet deputetëve të PD, që të mos i binden urdhërit për djegien e mandateve, duke konsideruar se lidershipi i Partisë Demokratike nuk është ende i lirë për të marrë vendimet e veta, pa pyetur Sali Berishën.

Reagimi i Bashkimit Europian i shkon dhe më afër të vërtetës, pasi e lidh vendimin e PD-LSI, me përpjekjen për të refuzuar reformën në drejtësi, kundërshtari më i vendosur i së cilës vazhdon të mbetet Sali Berisha.

Pra në një farë mënyre, reagimet e ashpra Perëndimore, kanë të bëjnë me përpjekjen për të ndarë Partinë Demokratike, nga një proces në të cilën po tenton ta fusë Sali Berisha, i cili në thelb është BERxiti shqiptar.

Ky proces kërkon nxjerrjen e opozitës shqiptare nga sistemi legjitim i demokracisë shqiptare, për ta shantazhuar atë dhe për të prodhuar një precedent të rrezikshëm, për të ardhmen e demokracisë.

BERxiti shqiptar ka disa tipare që dallohen që larg që janë simptoma personale të Sali Berishës.

Ajo që Berisha po përpiqet të bëjë me PD-në, është ta fshehë pikërisht procesin e BERxitit, dhe ta maskojë atë me populizëm. Sali Berisha kërkon që të marrë me vete PD-në në daljen e tij nga politika, dhe të shpikë arsye të tjera, përveç atyre që ai ka për këtë akt politik të PD.

Të shtunën para Kryeministrisë, ai u përpoq sa mundi të prodhonte vrasje politike, por nuk ja doli.

Të enjten do të përpiqet përsëri. Siç po merret vesh, protesta do të jetë shumë më e vogël, por PD po përgatit grupe speciale me kundragaz të përballojnë ndërhyjen e policisë, dhe pse jo, të shkaktojnë viktima.

Procesi i BERxitit është një proces që mbështetet mbi keqkuptime dhe konspiracionin kundër Perëndimit. Sulmet e paguara mbi faqen e Ambasadës së SHBA në Tiranë, sulmet ndaj Bashkimit Europian dhe përpjekja për të krijuar një konspiriacion të Perëndimit mbi PD, janë në vetvete një strategji për t’u ndjerë të viktimizuar nga Perëndimi, ndërkohë që janë realisht të viktimizuar nga Berisha.

Një gjë vulgare është për shembull, përpjekja për të quajtur qëndrime zyrtare të SHBA ndonjë raport kritik të “Zërit të Amerikës” dhe t’i quajnë ato argumente për të dalë nga Parlamenti, ndërsa të quajnë qëndrime personale qëndrimet e Ambasadës së SHBA dhe ta sulmojnë atë publikisht.

Kontigjenti i BERxitit vazhon të personalizojë sulmet zyrtare dhe të zyrtarizojë raportet personale të mediave që kanë pavarësinë e tyre.

PD përsëri mendon se edhe ambasadori i ri i BE është si Vlahutini, dhe ambasadorja e re e SHBA, është si ambasadori Lu (në fakt ashtu duhet të jenë), dhe kanë qëndrime personale kundër tyre dhe jo zyrtare, ndërsa “Zëri i Amerikës”, sipas tyre, megjithëse është medie dhe jo zyrë shteti, ka qëndrime zyrtare.

Është njësoj sikur të çmendej ndonjë nga Partia Socialiste dhe të thoshte që, meqë drejtori i seksionit shqip të VOA-s, është kushëriri i Erisa Xhixhos, VOA-n e drejton LSI, ndërkohë që në atë studio, njeriu që e ka ndjerë veten më keq, është Ilir Meta.

Nën presionin e BERxitit shqipar, është lidershipi i Partisë Demokratike dhe aleatët e vegjël. LSI është në të njëjtën gjatësi vale për të njëjtin hall të lidershipit të saj. Gjithë këtë presion Lulzim Basha po përpiqet ta përballojë, duke ua paraqitur deputetëve të tjerë dhe aleatëve gjithë këtë qëndrim, si një përpjekje për të gjunjëzuar qeverinë.

Djegia e mandateve nga politikanët është një akt madhor dhe vendim personal, kur njeriu e ka kuptuar që nuk bën dot më asgjë në këtë sistem politik, dhe në këtë aspekt, ata mund ta bëjnë këtë.

Por përpjekja për të bërë sikur do djegin mandatet për të kërkuar pushtet në tavolinë, është vazhdimi i përpjekjes për të viktimizuar njerëz në protesta, që pëfundon me viktimizimin e sistemit. Dhe në këtë pike, BERxiti shqiptar po përdor bashkë në një front, ata që bëjnë sikur duan shembjen e kësaj klase politike, me ata që janë gati të vdesin për Berishën.

Dhe në fund, BERxiti shqiptar është një proces, i cili në vend të ndajë Shqipërinë nga Perëndimi, do pastrojë politikën shqiptare nga të rrezikuarit prej Perëndimit.

Ai do të marrë me vete, vetëm ata që rruga Perëndimore e Shqipërisë nuk i çon në Perëndim, por para drejtësisë. Dhe këtë më të qartë se kushdo tjetër, e ka vetë Brukseli dhe SHBA.

Ndaj thirrjet e tyre nuk janë për Berishën, as për Ilir Metën, as për të deleguarit e tyre, Monikën dhe Lulzimin. Janë për deputetët e emëruar të tyre. Ata duhet të zgjedhin të jenë pjesë e BERxitit, apo pjesë e Perëndimit në shoqërinë shqiptare.

BERxiti është ikja e berishizimit nga politika shqitare dhe si çdo gjë që ka sunduar gjatë dhe me dhunë, nuk do iki kaq lehtë. Dhe akullnaja kur shkrin nga shtrati i saj i vjetër, merr gurë dhe pyje me vete.

BERxiti ynë nuk do iki pa kosto. Por do iki!

33 komente në “BERxiti shqiptar!”

  1. LILOLABJA says:

    O Mero je fantastik !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    E operon kriminelin pa i nxjerr gjak. Je duke e henger me buke per se gjalli .
    As zoti nuk ja ben dot kete qe i ben ti kesaj mostre !
    Faleminderit Mero !

    1. prind says:

      nuk mund te fle pa lexuar editorialin e Meros, je fantastik, deperton. Kryefjala e vitit meriton te jete gjetja e super Meros-BERxit.

    2. AMY says:

      I agree with MERO !

  2. zi says:

    E keqja ne Shqiperi eshte simboli i Berishizmit,
    s’eshte torte qe me nje te prere te thikes ta ndash,ti maresh ere dhe te emerosh pjeset ne te keqe,ne te mire,ne te qelbur,
    eshte fryme,jetese,ide.
    Eshte njelloj si te krahasosh nje grip te thjeshte me kancerin me te keq,nje c’jerje nga nje gangrene,nje dhimbje koke nga nje tumor,nje vrasje psikologjike nga nje teror.
    Izolimi i shkakut do te ish ilaci i pare per te sheruar te teren,
    shkaqet qe mbeshtesin ate,duke e sheruar ne vazhdimesi do te ish sherimi i pjesshem,
    ndergjegjesimi,asgjesimi i plote i frymes qe na ka mbytur dhe na mban te tille vitesh.

  3. ?????????????????? says:

    BERXIT !! HERËT A VONĒ !
    DHE DO TË MARRË FRYM LIRISHT EDHE PD-ja.
    BERXIT dhe METXIT , dhe do të shpëtojmë nga qelbësirat
    NË HALE TË GOMERËVE DO TË VENË LESHELISTËT DHE TË GJITHË ATA MAJTIST QË KANË NDYRUR DORËN ME PARATË E POPULLIT !

  4. nord.al says:

    Bravo Mero, falemnderit!

  5. Anton says:

    Si bisturi je Mero!

  6. Lloji says:

    BERxiti yne eshte koka e gjarperit qe ka kapur Shqiperine peng me disa bandite ordiner deputete qe po na prish me perendimin….

  7. TNT says:

    Gjigand ate ne goje ju ke fut dhe nuk ja u nxjerr dot askush ….

  8. Ermal says:

    PEE KAR DO SHKOJ PS RAMA DHE TE GJITHE MBESHTETESIT E VET KET VIT

    1. cane says:

      Wow…ermut fantastik je.

  9. ILYRIA says:

    SALI RAM BERISHA duhet ta denonin vete Demokratet…….por ata jane frikacake / langaraq, vetem perballe Kryeministrise me 50 Polica bonin si gangsterra………i binte , plaku pa dhembe dhe nje putane me pantallona zbori, Xhamit per ta thyer sepse urrejne cdo mendim qe eshte kundra varferise shpirterore qe pjesa me e madhe e kesaj fatkeqesie te shqipetareve perfaqeson……Partise Deshtake
    Faji nuk eshte vetem i Sales…..por te gjithe ata qe urrejne , per sadopak qefmbetje Ed Ramen…..flas Televizione apo rrjete sociale, therrasin ne Studiot e tyre per te degjuar ” qyfyret e lojturmendura” te qoftlargut Sal Ram Mostapafshabojenerracentendekurre………keta ,per mendimin tim, jane po aq konfliktual sepse dufin dhe urrejtjen e shprehin nepermjet “korrikules me skrupulose” te agresivitetit te Gjuhes me te bukur ne Bote te nxjerre nga Goja e tradhetarit te Popullit Shqipetar Sal Ram Beogradit.
    Une i bej thirrje te gjithe atyre qe e duan sadopak ate Vend, pa menduar per as edhe nje moment per te majten apo te djathten shqipetare, qe te ruajne qetesine e tyre , te ruajne Familjet e tyre, te shohin vetem hallet e tyre …te pakten per keto dite pa DIN e IMAN…….. , larg Tradhetareve, larg rremujaxhinjve, larg shkaterrimtareve, larg vellavrasjes, larg egersise se te folirit si te cmendur pa Fe e Bese sic eshte Qoftlargu Sal Ram Beogradi.
    TUNG

  10. Komentuesi says:

    Plumb pushke je o Mero.Bravo dhe te lumt ajo mendje qe ke.Respekt.

  11. ???????????????????? says:

    BERXIT !

  12. Koli says:

    Levdata me vend merr Mero. Ka pak njerez qe te vrasin me arme dhe ka ca me pak qe te vrasin me pene. Ky i dyti eshte rasti i Mero Bazes. Koha e Sali Banditit, pjelles te tij dhe ciftit Like&Mona u ka ardhur fundi. Uroj qe SHBA dhe BE, Produkte te te cileve (sidomos te SHBA-ve) keta jane, te mos u ofrojne imunitet prej drejtesise te re qe keta (SHBA&BE) kane sot ne duart e tyre. Meqe Edi (qe sdi asgje tjeter vec te flase bukur) skish mendere ti conte vete ne burg ja la drejtesine ne dore nderkombetareve. Te shpresojme se Berishët&cifti Meta Kryemadhi do te perfundojne ku kane vendin. Kosto..eshte e pa perfilleshme me cfare keta monstra na kane ber si kombe dhe shtet.

  13. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    gallat e madhe, ca bejne si namuzqare, ca bejne si xhymert. il popolo come sempre, nell cullo.

  14. R says:

    Vend karagjozesh… e sjell verdall nje plak i lajthitur

  15. Maksi Daci says:

    Edi Rama and PSja are the albanian cancer. What they doing to the poor people in that beautiful Albania, for my opinion, they’re terrorists. Shqiperia i ka te gjitha pasurite e veta, perse mos te behet shqiperia si Germanya apo Switzerland. Ku shkon gjith ajo pasuri. Me shtrenjte eshte benzina, apo energjia(korenti) ne Shqiperi se sa ne Amerike. Ndoshta nuk jam shume simpatizane i Berishes apo i Bashes. Por tani per tani shqiperine po e udheheqin nje grup terroristesh te pangopur dhe tradhetar te kombit shqipetar

  16. Emigranti says:

    Zoti Mero, ke qen dhe mbebetesh, nje nder editoret me te mir qe ka shtypi i shkruar.
    SHpresoi dhe, besoi, se kreret e opozites qe muaren nje vendim, te jashtezakonshem, te pandodhur ne boten demokratike, mbas deklarates te SHBA , BE, dot therasin mendjes, per te anulluar bojkotin dhe me keq djegjen e mandateve, dhe doti kethehen jetes parlamentare., larg dhunes, larg rruges.
    SHpresoi dhe besoi qe mazhoranca, duke par, problemet ekonomike qe ekzistojn dhe mangsit, qe jan te kritikushme, dote gjej rrugen e bashkepunimit me opoziten, per te ralizuar rreformat e ndermara dhe per ta cuar vendin ne zgjedjet lokale, me kod te ri zgjedhor dhe me nje komisjo n te depolitizuar.
    Mendoni, bashkerisht, si te beni me mir detyret per hapjen e negocjatave, jo per protesta e mitinjgje, qe pengjne hapjen e negocjatave ne Qershor.

  17. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: July 5, 2018 at 8:13:50 PM EDT

    ANTIAMERIKANET E ANTIEVROPIANET ME TE KEQINJ…. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerika dhe BE nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane e proevropiane me fjale e antiamerikanet e antievropiane mr veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se dhe ambasadores se BE-se Romana Vllahutin ?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Blendi Koran Toptani, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jeruzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antievropiane te thekur !
    Si mund te jene proamerikanee proevropiane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten 13 here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne e BE-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdoves sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Keida Mehmeti, Monika Kryemadhi, Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…Blendi Fevziu e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te l

  18. Lexuesi says:

    Fakti eshte se me asnje ambasadore femer nga SHBA kryekrimit Berishe nuk i ka ecur si me te emeruarit burra ku kerkmen e quajten edhe “burre shteti” e pjellen e tij “ull ne ngjitje”!Bejini nje ritushim te gjithe ambasadoreve te akredituar ne kete vend e keni er te pare qe armiq ball er balle balozi i zi ka patur vetem ambasadoret femra!Shpresojme qe ambasadorja e re te jete e vendosur qe shteti shqipetar te jete me nje drejtesi institucionale te instaluar e te gjithe gangsteret qe me parate e taksapaguesve shqipetare kane bere pazare ne kurriz te ketij populli per mese 28 vite duke u bere milionere te perfundojne se fundemi neper biruca e atje te ribashkohen duke krijuar ndonje partiçke te re!Dora e hekurt e drejtesise duhet te bjerre urgjentisht mbi Berishet,Bashet,Toto Liket e funderinat qe kane perfituar nga keta gangstere me kollare si Paloqet rangu i Vasileve e deri tek jashqitja e gazetarise si Qim Peket e koompani!Same shpejt aq me mire !Mero meriton te quhesh maja e gazetarise Shqipetare e ma do mendja qe me hile i jep vend edhe “kopilit te bllokut” ne kete faqe per ta diskretituar !

  19. fati says:

    I shkreti ky sit back-u vetem me cullon (b…) merret, duket se diçka e madhe i ka ngec.

  20. BrExit(BrittanyExit) says:

    Mendoj BerExit & MetaExit

  21. a.f. says:

    Ne analize te fundit, populli do te paguaje si perhere te gjitha kusuret, ndersa te gjithe banditet e politikes (perfshire Ramen) do te dalin te fituar. Hajdutet e te gjitha bandave te politikes kane nuhatur rrezikun e nje drejtesie te komanduar nga nderkombetaret dhe ne marreveshje me njeri tjetrin krijojne “rremuje” dhe “krize”. Shqiptaret, vec te ndjekin shembullin e studenteve, te mos i qasen politikaneve. Mafia ka privatizuar gjithshka ne Shqiperi. Edhe krizat.. Nderkombetaret duhet te marrin situaten nen kontroll me nje qeveri teknike, te propozuar prej tyre dhe ti cojne te gjithe banditet e politikes prapa hekurave.

  22. a.f. says:

    Ne analize te fundit, populli do te paguaje si perhere te gjitha kusuret, ndersa te gjithe banditet e politikes (perfshire Ramen) do te dalin te fituar. Hajdutet e te gjitha bandave te politikes kane nuhatur rrezikun e nje drejtesie te komanduar nga nderkombetaret dhe ne marreveshje me njeri tjetrin krijojne “rremuje” dhe “krize”. Shqiptaret, vec te ndjekin shembullin e studenteve, te mos i qasen politikaneve. Mafia ka privatizuar gjithshka ne Shqiperi. Edhe krizat.. Nderkombetaret duhet te marrin situaten nen kontroll me nje qeveri teknike, te propozuar prej tyre dhe ti cojne te gjithe banditet e politikes prapa hekurave…

  23. Don says:

    Te lumte pena Mero!

  24. Don says:

    Bicaku i “Ceco” Meros e rrjep mire lekuren e cjapit Sali.

  25. Halim says:

    Si arriti ky funderine e Zerit te Popullit t’a zevendesoje Zerin e Popullit me Temen?!
    Zakonisht komunistet japin grate te shefat per kariere,po ky e ka si cope mishi gruan!
    Enigme per tu zgjidher…te jete pune bythe valle?!

  26. undefined says:

    E meriton titullin Ing. Mero .

  27. Komunisti says:

    Thojani hapur popullit Mero…ngadakesimi i zbatimi te shtetit ligjore.Shperblimi i gjithshkaje qe ndidhe sot.
    Nje kryeminister i zen rob…ne duart e SHIK…nga ish Kryeministri ne Opozit.Ku shteti ligjor ngelet nje eder per te mose e realizuar kure kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje