Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!

28 Shkurt 2019, 18:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk mendoj se opozita është tronditur aq shumë nga qëndrimi i ashpër, i delegacionit të eruparlamentarëve kundër djegies së mandataeve. Edhe pse LSI e PD, nuk kanë lënë më asnjë anëtar pa e angazhuar që të shajë deri tek brezi i shtatë, secilin eurodeputet dhe t’i shpallë të lidhur me krimin, drogën dhe pa harruar të shtojë se janë të korruptuar, ndjehet që ata kanë qenë të përgatitur për këtë gjë.

Ajo për të cilën duket se opozita është gjendur e papërgatitur, është Deklarata zyrtare në emër të Misionit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, i përbërë nga shtatë anëtarë të PE-së, nga grupe të ndryshme politike, të cilët rekomanduan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se kushtet janë plotësuar.

Kjo deklaratë në të vërtet vë në provë dhe misionin e vërtetë të djegies së mandateve nga opozita, dhe përpjekjen e sforcuar të saj, për t’u dukur si zjarrëvënëse e Shqipërisë, vetëm që të mos hapen negociatat.

Radikalizimi i jetës politike në Shqipëri në prag të çeljes së negociatave, dhe sidomos përpjekja për të provokuar dhunë mbi institucionet, do të ishte një arsye e fortë dhe e plotë, që negociatat të mos hapeshin edhe pse kushtet janë plotësuar sipas Misionit faktmbledhës. Kjo gjë shihej qartë qysh në deklaratat e para të ardhurve nga Brukseli. Fillimi i këtij procesi prej opozitës, dukej se suksesin më të sigurtë të vetin, kishte pikërisht mosçeljen e negociatave.

Por nëse deklarata zyrtare e Misionit merret parasysh si vendimtare dhe Bashkimi Evropian çel negociatat, kjo është përgjigjia më e mirë për ta zhvlerësuar gjithë bllofin e opozitës dhe përpjekjen e Sali Berishës për t’i marrë zvarrë për hallet e tij.

Opozita shqiptare nuk mërzitet nga kritikat e Brukselit, as nga ironia e tyre, as nga cinizmi me spekullimin që ata bëjnë për zgjedhjet në Shqipëri. Opozita shqiptare mërzitet vetëm nëse nuk ja arrin qëllimit dhe qëllimi i saj mbetet mos hapja e negociatave dhe bllokimi i Reformës në Drejtësi.

Kjo e dyta falë presionit ndërkombëtar dhe tejkalimit të disa ngërçeve administrative, po ecën, dhe nuk mund të frenohet. Nëse Bashkimi Europian përdor hapjen e negocitave si një mënyrë për t’i deinkurajuar ata, nuk ka nevojë të vijë t’i kritikojë apo sulmojë në Tiranë, dhe as të dëgjojë parrulla patriotike nga Kryemadhi e Basha, që duan të “ruajnë sovranitetin” e Shqipërisë nga Bashkimi Europian. Ata heshtin vetë.

E vetmja gjë që e bën të pavlefshëm gjithë aksionin opozitar, është hapja e negociatave, të cilën realisht nuk e meritojmë në këto kushte politike. Por ai është vendimi që mund t’u vërë fre gjithë skenarëve për destabilizim apo ëndrrave për “pranvera ruse” në Ballkan.

26 komente në “Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!”

  1. Adam says:

    Po qe je i MADH Mero

    1. Amy says:

      KJO ESHTE MESE E SAKTE, ANALIZE REALE PERFEKTE NGA MERO !

  2. albaniafist says:

    Mero-personalisht, nuk besoj se anetaresimi Shqiperise ne BE do sjelle avantazhe afatgjata, por kjo eshte nje deshire e shumices qe duhet respektuar. Ne e meritojme hapjen e negociatave, per faktin se kemi plotesuar cdo kondite dhe superkondite te BE-se. Ngjarjet e fundit jane ne fakt nje prove se keto kondita jane plotesuar, pasi kane shqetesuar nje opozite qe perbehet nga ata qe kane kryer krime si vjedhje galopante dhe deri edhe vrasje diten per diell, mu ne mes te bulevardit kryesor te Tiranes.
    Ne se ka nje komb qe duhet shperblyer per arritjen e nje objektivi qe asnje tjeter vend nuk e ka bere, ai komb eshte kombi shqiptar. Pastrimi Gjykatave dhe Prokurorive te cdo niveli eshte nje arritje qe asnje vend fqinj, qofshin keto edhe anetare te BE-se nuk e ka bere deri me sot.

    1. Europ,Europ .... says:

      Keto gjykatat e “pastruara” si u ndane me ate 20mijonishin e unazes,di njeri gje ?
      Hajdute nga te dy palet,nga te gjitha anet , “per europen e bashkuar”
      Hajdutet e ndershem ne lufte me hajdutet e pa ndershem,hajdutet e sotem ne
      lufte me hajdutet e djeshem,pushtete te kapura nga mafje te “monitoruara” nga
      presidenti i vendit

  3. Ce says:

    Tani që problemet e Europës i ka marë në dorë Kejdi dhembcakallja e leshitdhise punët e negociatave do ecin përpara se ajo i dha mend dhe z. Knut Flankeshtein, mjerë Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë çfarë monstre ka si deputete te leshitdhise

  4. {sit back and relaks} says:

    Dmth Europa duhet te na e japi statusin per t’ja dhi opozites shqiptare, hahahahahahahha. Je i madh, po me te medhenj jane ata qe i hane dokrra te tilla. nje here thua i dogjen mandatet se kishin frike nga vetingu, tani thua vetingun e kemi top po opozita do te vonoje statusin per ne europe, status qe askush ska thene gje qe e kemi te garantuar pasi jemi ne te njejten situate si vjet, dhe vjet po njesoj u rekomandua hapja se i kishim plotesuar kushtet dhe morem nje mut. Pse nuk i ben njeri pyetje opozites a do futet ajo ne zgjedhjet lokale apo jo?

  5. Lennard says:

    E thene Drejt

  6. tahipi says:

    Mero hapjen e negociatave e meritojme me shume se Serbia,Maqedonia e Mali i Zi.

  7. Kozmos says:

    ME KETO QE BEN OPOZITA , NE PRAG TE NEGOCIATAVE , TREGON QARTE QE ATA JANE KUNDRA SHQIPERISE . JANE ANTISHQIPETAR TE NEVERITUR . ME GJITHE KETO SHKOPINJ NEN RROTA ,SHQIPERIA DO TE PERPAROJ DHE ATO DO TE PERFUNDOJN NE REC . TURP PER ATE PJESE TE QYTETAREVE , QE SHKOJNE MBRAPA HALLIT TE KETYRE MASKARENJVE .

  8. K9 says:

    Pranvere ruse?!!
    Me duket se ishte Zeri I Amerikes, qe vodhi nje dokument sekret nga prokuroria dhe e botoi, duke qene e ndergjegjshme per pasojat destabilizuese qe kane akte te tilla, me Berishen qe po priste nje komardare.
    Nese dikush ben te njejten gje me dokumenta federale amerikane, perfundon si Julian Anssage. Sanksione, persekutime, sentenca penale nderkombetare dhe eleminime fizike.
    Boll me me fobine dhe histerine antiruse!
    Qendrimi i tyre kunder Kosoves dhe ceshtjes shqiptare eshte i mjaftueshem ti shohim si kundershtare dhe te jemi vigjilente, por jo te jemi kaq idiote dhe budallenj qe tju adresojme edhe intrigat tona ordinere apo intrigat e Zerit te Amerikes!

  9. Zagali says:

    Pd dhe LSI E KEN KTHYER KOKEN NGA RUSIA DHE SERBIA.Nuk ka spjegim tjeter.Por megjithate koken e tyre do han.Nte semes vafshin.

  10. Baton DR says:

    O Sit back and relaxi…2 gjona të lutem:
    1) Gjithë vendet e lindjes ashtu e kanë marrë aderimin në BE….nga e keqja dhe jo se po e ndrisnin…! Tjetër gjë se tani ka ndryshuar ca avazi…
    2) Pse nuk i bën njeri pyetjen Pozitës a do të hyjë në zgjedhje apo jo….me këtë dhjerje në majë të kokës që i bëri Opozita “lojës politike” pse jo …?! Goxha “lojë” e menderosur ka qenë gjithmonë ama po gjithmonë i fusnin nga një të fshirë me letra të dyja palët tok…kurse tani mund të bëjë vaki gjithshka…!
    Megjithëse më e mundshmja është që do i vemë flakën njëri-tjetrit …prapë…ndërkohë që politiqirët do jenë duke ngritur ndonjë dolli bashkë andej nga Maldivet… prapë…!

    1. Sit back and relaks■●▪○%^* says:

      Celesi i rremujes sot qendron ne marreveshjen e 18 Majit mes Bashes dhe Rames. Rama mesa duket i ka dale fjale Bashes rruges ose ndoshta gjithe kjo qe po ndodh eshte pjese e marreveshjes se 18 majit. Nqs marreveshja e 18 majit ka pasur si pike te sajen qe ne gjysem te mandatit rama dhe basha te bejne nje qeveri me baze te gjere ath merr kuptim edhe filmi qe po ndodh keto dite, skenari i te cilit ka si bashkeautor poziten dhe opoziten. Eshte e paqarte nese lsi ka qene pjese e marreveshjes apo eshte kerkuar te shtohet me pas. E gjithe show qe po behet keto dite do perfundoje me nje qeveri me baze te gjere e cila do marri persiper integrimin, reformen zgjedhore dhe zgjedhjet qe mund te behen pas pak a shume 1 viti e ca.
      Nga ana tjeter rremuja e ketyre diteve merr kuptim edhe ne variantin ku Rama i ka dale fjale Bashes per premtimin e qeverise se perbashket dhe basha me monen po luajne karten finale e cila e ka vene Ramen perballe 2 zgjedhjeve, te marri persiper kostot e nje revolte te opozites deri ne konflikt civil ose te pranoje kushtet e opozites qe do te thote te pranoje qeverine teknike ose ate me baze te gjere per te cilen eshte rene dakord ne 18 maj me Bashen.
      Nqs ju kujtohet ndermjetes dhe garant te saj dolen amerikanet te cilet ofruan dhe nje pakete kompromisi qe u quajt paketa mcallister e paraqitur nga Hoyt Yee nga departamenti i shtetit dhe k7 donald lu ishte dhe garanti i saj.
      Europianet nuk u perfshine fare ne kete mesele te 18 majit por ishin amerikanet qe e moren ne dore punen duke bere Bashen te dilte nga cadra, te hiqte dore nga kerkesa per doreheqje te rames dhe qeveri teknike, kerkesa qe jane rishfaqur keto dite prape, cka do te thote qe ose jemi kthyer ne piken zero, pra perpara marreveshjes ose kjo qe po ndodh eshte pjese e skenarit per te vene ne jete marreveshjen.
      Nuk ka arsye tjeter se pse basha ne 18 maj te linte cadren dhe te futej ne nje pale zgjedhje qe i kishte te humbura pa filluar per shume arsye dje kryesorja ishte koha e shkurter per fushate qe kishte ne dispozicion, vetem 1 jave pak a shume nderkohe qe Rama kishte mbi 2 muaj qe bente fushate pa e care koken per cadren dhe kerkeses per shtyrjen e dates se zgjedhjeve iu pergjigj negativisht duke e lene opoziten praktikisht pa asnje opsion. Ditet ne vijim do e qartesojne me shume nese opozita eshte e revoltuar sepse u genjye nga rama dhe nderkombetaret si garante apo kjo eshte thjesht nje loje dhe per pune 1 jave do ulen serish e do bejne nje qeveri te perbashket.
      Varianti tjeter i kokefortesise se qeverise ne e dime se ku na con pasi e kemi tashme eksperiencen e 97 kur sali berisha pranoi ti vihej flaka vendit per hir te egos se tij personale por ku merite pati edhe opozita socialiste qe ne vend te behej zjarrefikese i hodhi akoma me shume benzine zjarrit.
      Rama ka hyre me historine e politikes shqiptare si ana e kundert e sali berishes, uroj mos te dali nga kjo histori si fotokopja e saliut.
      Ka pak a shume vetem 10 dite kohe per te permbyllur te tere procesin.

      1. a.f. says:

        Cdo loje qe luhet ne kurriz te popullit, ka per qellim qe te mbroje placken e vjedhur nga mafia e hajduteve te pushtetit dhe politikes shqiptare. Te gjithe kryebanditet, perfshire Ramen, jane te bashkuar ne kete pike. Ndersa Komuniteti nderkombetar eshte i lodhur me Shqiperine, ne perpjekjet e tij per te vendosur ketu, Ligjin dhe Demokracine. Duket qartazi qe populli shqiptar nuk eshte i pregatitur per kete gje. Duhen nja dy breza…

  11. Skenderi says:

    Z. Baze, kete oerfundim duhej ta kishe thene qe ne krye te heres, menjehere mbas protestes “se madhe” te opozites, me 16 shkurt, 2019!
    Shkaku kryesor i gjendjes se tanishme eshte perpjekja e opozites Sali Berisha, Ilir Meta, Lukzim Basha, Monika Krtemadhi & Co per te penguar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, sepse nga ketej fillojne edhe te tjerat, funksionimi i institucioneve te reja te drejtesise, nga te cilat antishqiptaret, proserbet dhe proruset e tradhetaret e siperpermendur i tremben ndeshkimit (arrestimit, dhe gjykimit, mbasi hetimet jane bere qysh heret).
    Te oresim dhe te shpresojme!

  12. A says:

    Ne se eshte e vertete,ky eshte nje lajm I mire qe cdo gje te shkoj nje drejtimin e duhur duke filluar nga ndryshimi i vijes politike postkomuniste,mendesia e menyres se berjes se opozites dhe, baskpunuimi ne transparence I saj me mazhorancen,etj.etj deri te ndryshimi i cdo individi duke kuptuar te drejtat dhe detyrimet ne shoqeri. Parlamenti eshte vendi ku politikanet tregojne si punojne dhe justifikojne pagen qe marrin,nuk eshte vendi per sulme personale apo familjare ,te metave fizike etj,prandaj duhen perjashtuar keto sjellje se pari duke i hequr llastiqet dhe guret Berishes e kom.Km eshte i te gjitheve dhe pa ata(opoziten) demokracia nuk funksionon.Puna dhe detyrat e km Jane sh.te rendesishme ,por km si person nuk eshte i rendesishme perderisa eshte i zevendesueshem dhe Jeta pa te vazhdon.Basha dhe gjysma tjeter e vetes se tij -Berisha-e prishen imazhin e vendit me dhunen etj.Mbetja e tyre jashte politikes eshte e pashmangeshme..Ne se Europa i jep Shqiperise nje shans per tu futur ne shek21,duhet shpejtuar hapi per nje te ardhmen me te mire drejt civilizimit.Shpresoj me te miren per vendin dhe shoqerine!

  13. Nebil Çika (i riu) says:

    Të lumtë Mero. Asgjë nuk bëhet në këtë vend pa miratimin tim.

  14. a.f. says:

    Cdo loje qe luhet ne kurriz te popullit, ka per qellim qe te mbroje placken e vjedhur nga mafia e hajduteve te pushtetit dhe politikes shqiptare. Te gjithe kryebanditet, perfshire Ramen, jane te bashkuar ne kete pike. Ndersa Komuniteti nderkombetar eshte i lodhur me Shqiperine, ne perpjekjet e tij per te vendosur ketu, Ligjin dhe Demokracine. Duket qartazi qe populli shqiptar nuk eshte i pregatitur per kete gje. Duhen nja dy breza..

  15. Portali says:

    Jo cdo e keqe vjen per te keq.

  16. Nexhat says:

    Po sa i zgjuare je mençure je be Mero gel-Baze duket sikur ke dale nga by…..e Rames.

  17. Albert says:

    Shume bukur. E ke qare Mero.

  18. Albert says:

    Shume bukur, bravo Mero!!!

  19. blerta says:

    ANALIZE FANTASTIKE, NQSE BE BEN KETE KJO DO TE BEJ QE PD TE CLIROHET NGA DORA KOMUNISTO FASHISTE E SALI BERISHES SE LULET E MONAT JANE TE MBARUAR. ESHTE FATKEQESI KOMBETARE QE KJO PARIT ESHTE NE KETE GJENDJE……

  20. nardi says:

    I ke lexuar mire komentet e mia z.mero!

  21. Lom Biduli says:

    Si i shkund pleshtat PD-ja,
    Djegia e mandateve eshte nje version i Berishes . Ai eshte dirigjenti dhe “truri” i PD-se.
    Me falni qe po them truri por jo per te shpikur gjera te mira por vetem te keqija.Mjeshter i se keqes keqadashi Berisha qe as me te madhe nuk ma le ndergjegja tja shkruaj emrin por duke qene se dua te ruaj derjtshkrimin e bej me te madhe.
    Per hier te karriges kur e gjithe shqiperia po digjej ai po vete emerohej “presidhjente”, me duket se populli shqiptar e pa se cfare u be ne pranveren e 97 -s.Por shejt harruan se cili ishte ky njeri qe doli pa asnje siklet nga e gjithe kjo mesele qe e coi Shqipen e shkrete ne sketerre.
    Si pa te keq mori qeverine dhe ujku do gjak nuk ha ngordhesire si Hiena ai vrau 4 te pafajshem dhe perseri sh pelivan i madh .
    As nje gjemb nuk e shpoi . Si Li Xhixha ne maje te telit .
    Sot i ka vene perpara tufen e hakerruar e te uritur per pushtet dhe vete jep definicione.
    Eshte e vertete qe BE dhe ShBA do te flasin e do te mos jene dakord apo ku di une se cfare qendrimesh mund te mbajne por e”” KEQJA ESHTE TEK NE”
    Ajo e ka emrin berisha.
    Pjesa tjeter eshte e menaxhueshme.
    Te tjret jane ushtare jo si ne lojen e shahut por thjesht ushtare qe i terheq prej hunde,
    Lulja ,Mona kokemadhi, apo gojemedhenjte e atij rangu jane te pa ngopur me pushtet e pare.
    Nje fjale e utre popullore thote “KUR I HA BYTHA DHISE ,HA BUKEN E BARISE”
    Poluajne me kete popull e po tallen si ja do kokrra e qejfit.
    Po e tradhetojne e po e sjellin verdalle duke perligjur shpirtin e ketij populli.
    Ju deshen votat qe ta” qeverisin ” dhe ky i shkrete ja dha ate qe desh politika.
    Tani politika po luan me me te po e le ne balte, do me e po e fut ne lufte ,poti veje flaken vendit ,po do qe ne ti kthejme armet njeri tjetrit.
    Une mendoj qe ky popull vec qofte BUDALLA po tju degjoje ju or qyrravece politikane qe ju terheq Sala per hunde.
    Mos u shisni si opozite or te mjere se jeni ata qe shpejt dote merrni gjykimin e ketij populli qe doni me djeg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje