Të mos bëjmë sikur kemi President!

4 Mars 2019, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në gjithë këtë histori të sforcuar për të prodhuar një krizë politikë, gjëja më e shëmtuar e krizës nuk është as akti prej kamikazi i opozitës, dhe as indiferenca e shumicës ndaj këtij akti. Gjëja më e shëmtuar e kësaj krize është fakti që ne bëjmë sikur kemi President, dhe biles dëgjojmë, as pa u skuqur dhe as pa u zverdhur, deklarata prej presidenti.

Sot i përsëriti për të disatën herë.

Është një gjë shumë e shëmtuar që në një krizë të rëndë politike, të prodhuar me shumë sforco, shumë para dhe shumë interesa, mes të tjerash dhe joshqiptare, Presidenti i vendit të bëjë sikur nuk është pjesë e krizës, por mbi palët në këtë krizë.

Thirrja e sotme e Presidentit për të bërë “hapa pas”, pasi ka urdhëruar njëherë “hapat para”, dhe akoma më keq, shpikja e tij se jemi para një krize kushtetuese, është në fakt fyerja më e madhe që i bëhet shoqërisë gjatë kësaj krize.

E vetmja krizë që po përjeton Shqipëria në këto momente, është kriza e opozitës, e cila në pamundësi për t’u reformuar dhe për të ndryshuar, po kthehet në kamikaze, me shpresë të vrasë, ose plagosë dhe kundërshtarët.

Ky akt është i dirigjuar nga dy njerëz, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Njëri përmes gruas e tjetri përmes dikujt, që e ka vënë të “nusërojë” në selinë e PD, kanë urdhëruar prodhimin e një krize artificiale politike, me axhendë të qartë, duke tentuar të godasin sistemin politik përmes nxjerrjes së opozitës jashtë këtij sistemi, me shpresë se ndalin humbjen e kontrollit mbi drejtësinë dhe pushtetin mbi të.

Unë nuk e di si përfundon kjo krizë për Edi Ramën dhe qeverinë, por di që mbaron kur nga skena të dalë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata janë të parët në radhën e viktimave që kjo krizë mund të prodhojë. Të tjerët mund të plagosen kur të zhduken këta.

Ky akt i pashembullt dhe i pangjashëm në asnjë vend tjetër demokratik në botë, nuk ka prodhuar dot deri tani as krizë institucionale, as kushtetuese, dhe as sociale.

Krizë institucionale nuk ka, pasi nuk ka asnjë institucion që nuk funksionon, por mund të ketë institucione që nuk bëjnë si duhet detyrën, siç është ai i presidentit.

Krizë kushtetuese ka vetëm në rastet kur institucionet kushtetuese janë të paralizuara dhe nuk funksionojnë për shkak të politikës.

I vetmi rast para së cilës u gjendëm në një krizë kushtetuese, ishte akti i Presidentit për të mos dekretuar ministrin e Brendshëm e më pas ministrin e Jashtëm, por dhe ajo krizë u tejkalua “me qetësi dhe dashuri” nga shumica, dhe nuk e akuzoi shkaktarin për shpërdorim detyre. Në fakt ajo krizë duhej zgjidhur me forcë, siç e kërkon Kushtetuta, por u zgjidh me metoda shqiptare.

Krizë tjetër kushtetuese nuk di të kemi.

I vemti pretendim është të kemi krizë sociale. Por e vërteta është se protestat e paguara të opozitës, po prodhojnë dhunë, por jo destabilizim në shoqëri, po injektojnë urrejtje, por nuk po prodhojnë dot përçarje në shoqëri, po prodhojnë huliganizëm, por jo anarki.

Shoqëria është e ndarë dhe e distancuar qartazi nga aktet e një pakice të dëshpëruar opozitare.

Biles dëshpërimi i Presidentit dhe opozitës është pikërisht pse nuk po prodhojnë dot krizë sociale, krizë kushtetuese dhe krizë institucionale, dhe meqë nuk e prodhojnë dot, luajnë tango me njëri- tjetrin, njëri thotë “hap para” e tjetri “hap pas”.

Në fakt, këta i ngjajnë më shumë atyre aktorëve të dështuar, që bëjnë prova në shtëpinë e tyre me gruan para se të dalin në skenë, dhe pastaj aty bëhen qesharakë.

Presidenti nuk ka kujt t’i bëjë thirrje përveç gruas së tij, nëse vërtet do ishte nevoja. Por në këtë rast nuk është as nevoja. Gruaja po bën çfarë i thotë Presidenti, ashtu si ajo “nusja” tjetër në PD, po bën çfarë i thotë “vjehrri” i shtëpisë.

Dhe nëse e kanë seriozisht atë kërkesën që si opozitë po dorëzojnë pushtetin, s’kanë pse ua marrin mandatin ca kukullave në Kuvend, për të marrë ca kukulla të tjera që presin në radhë.

Pushtet është posti i Presidentit. Le ta lëshojnë atë! E di që nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, por së paku na e kursejnë këtë talljen, sikur kemi President që bën thirrje për paqe.

52 komente në “Të mos bëjmë sikur kemi President!”

  1. Illir says:

    Foli BAXHELLES BERISHES DHE BASHES SE TI I MESON POR BURGUT NUK I SHPETON

    1. Zigur Qarrri says:

      Rasti me pa precedent: Presidenti (preshi-denti) perfaqeson shtetin jashte vendit. Gruaja e tij (qe nuk fle me te) tere diten lufton per te shkaterruar shtetin brenda vendit. Nuk ka asnje komedi, drame apo tragjedi me te madhe Shekspiriane, Molierane, Cehoviane qe te kaloje kete gomarllek alla shqiptaresh katundare. Jane te dy si cift bashke per ne plehra, te dy te lerojne token me bel dhe mjelin lopet me shale hapur. Turp per ne shqiptaret qe ju dhame mundesine te bejne kete qe bejne keta fshatare injorante. Se ai palla tjeter, ai vicidolsi, ai ka problem me trurin e vogel, duket qarte kjo nga si leviz e llafos, ai nuk duhet marre ne konsiderate mes njerezve, eshte nje kufome e gjalle, por e rrezikeshme, ai eshte I rreshtuar qartazi kunder njerezve, thjesht mund ta quash makine e vdekjes.

    2. Bamiri says:

      “Presidenti nuk ka kujt t’i bëjë thirrje përveç gruas së tij” e bukur:)

  2. Gjenerata 1964 says:

    E ke qare.

  3. ZoguZi says:

    Shyqyr fole dhe ti me ne fund’,ne menyre te drejtperdrejt per kte njeriun e shpifur!! Tallin trapin me shqiptaret dhe me hallet pafund qe mbajne familjet shqiptare!!
    Ky palla del e flet sikur naten shtrihet ne krevat me bodygardin dhe jo me Monen ncncnc i shofin njerezit si dele dhe copa injorantesh

  4. Berti says:

    Hajduti po e ndjen burgun…

  5. Lena says:

    Bravo !Keshtu mendon 80% e Shqiperise !

  6. Zhzh says:

    SI GJITHMONE I SAKTE MERO. NUK I HEQ DOT ASNJE PRESJE.

  7. Gori says:

    Goditje e sakte e vendimtare z.Baze!Fatkeqesi per kete vend qe ne krye te shtetit qendron nje njeri pa vlere,a personalitet vetem kumarxhi !Esenca e ketij editoriali eshte kur cilesoni qe “kriza mbaron vetem kur te iki Sali Berisha e Ilir Meta”me qarte qe kaq nuk ka e qe populli mezi e pret!Do te jete çlirimi i dyte i ketij vendi e shqiperia do te behet edhe me e begate pa ferra neper kembe!Kjo shpute horrash e dallkaukesh qe u rriten nen hunden e atyte qe sot ndoshta nga turpi nuk guxojne te bejne deklarata sper te stopuar kete katrahure,duke quajtur keta legena qe perfaqesojne popullin opozitar aksidentalisht “burra shteti ” dhe “yje ne ngjitje”,per interesa te tyre te ngushta ku jo pak here perfolja ndaj tyre eshte bere prezente kudo ne bote e reputacioni u eshte demtuar duke u vajtur ne fund!Sali Berisha,Lulezim Basha e Ilir Meta duhet te shkojne para drejtesise ose tu behet gjyqi atje ku u nda torta e do te shikoni se si do ti coptoje populli jo me legena por me hunj!Ndryshe ky popull nen hunden e atyre qe i ushqyen e i bureruan deri ketu do te asimilohet ose duke bere lufte vellavrasese ose do te kerkoje te largohet njehere e mire nga ky vend i nemur qe tashme i eshte nxjerre uji i zi!Rruge te mesme nuk ka ose Edi Rama me popullin te shkojne ne burg ose keta kelysha te agjenturave te futen neper biruca e tu sekuestrohen te gjitha pasurite qe i kane vjedhur ketij vendi e populli ,duke i ktheyr reputacionin qe kishte ne vitet 90 atyre qe pretenduan se do te sillnin demokracine ne Shqiperi nepermjet ketyre funderinave qe i pine gjakun ketij populli!

  8. LILOLABJA says:

    Mero e ke qare ! Te gjithe presim varrimin e ketyre dy sojsezeve !

    +

  9. Prind says:

    Politika shqiptare po VETEPASTROHET .Duke u zhdukur vete, i kane bere nje nder aq te madh ketij vendi. Presidenti e ka radhen tani per vetepastrim dhe do ndodhe patjeter padi te shohe sa pis e ka bere gruaja e vet duke ja shkermoqur para syve ate cike Lsi qe ka mbetur.

  10. Keta dy maskarenj jane te shqetesuar pse nuk po fillon lufta civile qe te vriten shqiptaret me njeri tjetrin dhe te fitojne keta karriken.
    Pjesa me e madhe e popullit po e kupton qe jane nje tuf rrugacesh te paguar per rremuja,nhe tuf te deshperuarish qe po paguajne dritat…..
    A ka vend ne bote qe presidenti te kete gruan kryetare te opozites dhe pres te dali kunder gruas..

  11. SPAK says:

    Bravo Mero. Analize e shkelqyer.

  12. Pilafi says:

    Merua presjet i vendos atje ku duhen. Cfare do heqesh ti o “Zhzh ” . Me te vertete shkrim i goditur

  13. Dyrrahu says:

    Opozita eshte ne enderr te keqe. Ajo tashme nuk din cfare te bej.
    Vendimi per t’i shuar vendet e deputeteve eshte nje vetemashtrim i tyre. Ata kane menduar se me t’i dorezuar mandatet Rama do te dorezohet, kjo nuk iu doli.
    Kane qene te bindur se Parlamenti do te ngelet pa opozite, as kjo nuk iu doli sepse nje nga nje do te zevendesohen te dorehequrit.
    Sali Berisha e ka prushin nen kembe, ka menduar se me kete menyre do ta bllokoje parlamendin dhe te ngecin puna e formimit te Gjykates Kushtetuese dhe institucionet tjera te reformes ne drejtesi. Keshtu BE nuk i hape negociatat me Shqiperine dhe vet i shpeton drejtesise.
    Qeveria dhe Parlamenti duhet te jene shume te kujdeseshme sepse plaku edhe nje hère e kthen vitin 1997, per te mos rene ne dore.
    Président dhe presidence nuk ka.

  14. Ashtu kot says:

    Eshe nje keqekuptim i madh, zoti Mero. Nuk ka fare rendesi se cmendojme ne. E rendesishme eshte se cfare mendojne Iliri, Sala, Basha dhe Co. Ata vertete mendojne qe sot Shqiperia eshte ne krize te gjithanshme, sepse nuk mund ta mendojne Shqiperine pa ata. Te rritur me mesimet e shokut Enver, Sala, Iliri dhe Mona mesuan qe kapitalizmi dhe borgjezia jane nje. Ata mesuan se nuk kishte gje me te keqe se borgjezia. Sidomos ajo shqiptare ishte antikombetare, hajdute, kriminele, por e pasur. Ketu lindi keqekuptimi I madh ne koken e tyre. Ata menduan se edhe e kunderta eshte e vertete. Ata menduan qe te jesh borgjez duhet te jesh kriminel, hajdut, spiun, dallkauk dhe i pasur . Ata vendosen te vjedhin, vrasin, spiunojne, me qellim qe te krijonin borgjezine shqiptare. Kush me mire se ata mund te vidhte dhe te pasurohej?! Bene cnuk bene dhe ja arriten. Krijuan borgjezine tone, krenarine e Kombit! Tani kur rrumpalla e rruges po krijon Spakun dhe organet e drejtesise, Borgjezia cuditet dhe konsideron qe eleminimi i saj eshte antikushtetuese, antishqiptare, jo konstitucionale dhe “anti” ne fuqi infinitive. Kjo zoti Mero i ngjan asaj furtunes ne goten e ujit. Ne kokat e tyre tashme mendohet vetem ne formen e te drejtes “apsolute”, qe ata kane per te na shperdredhur pafundmerisht si borgjezia legjitime shqiptare. Ata cuditen se si Rama i mashtroi dhe nuk u vete mendja qe as Rama nuk i mbron dot. Cdo furtune ka fundin e vete. Bile dhe ato te gotave te ujit. Bile dhe ato qe zhvillohen ne koken e Sales, Ilirit e CO.

  15. stop says:

    Mero te lutem mos e perdor me fjalen opozite kur komenton per PD dhe LSI. Keto jane thjesht dy familje mafioze. Familja mafioze Berisha ka krijuar nje organizate kriminale qe quhet PD dhe familja mafioze Meta nje organizate kriminale qe quhet LSI. Totalisht te lidhura me Balilet,kokainen,vrasjet,dhunen e korrupsionin.

  16. Anila says:

    Mero je I papare! I bie ne koke cdo problemi. Te lexojme ty dhe nuk kemi nevoje te lexojme artikuj te tjere. Faleminderit !

  17. Dn says:

    Po as te mos mendojme se kemi shtet….

  18. nord.al says:

    Cfare mendon Sala? E kam thene edhe nje here, ai ka mend vetem per te krijuar SUDAN. Deri aty arrin mendja e tij e ndritur.

  19. pato says:

    Presidenti i ben thirrje Zonjes se pare te bej hapa pas.. Hajd e merre veshe kete pune! Kshu te gjen kur merr mendjen e analisteve te portaleve dhe te mediave qe tallin bythen me parate e budallenjve. E ka then mire populli – beji qejfin budallait te hedh para me grushta.

    Keta do vij dita qe me Saliun ne krye do ti perulen Rames per meshire. Nese Rama nuk tregon meshire do marrin rrugen neper Bote. Kjo gje ka marre funde, ironia me e madhe eshte qe njeriu qe urrejne sot eshte i vetmi qe mund ti shpetoj jo vetem si individe por edhe si parti. Rama i shpetoi njeher kur beri marreveshjen me Bashen megjithese ju la rruga e lire. Kesaj rradhe nuk besoj se do tregohet kaq zemergjere . Se koken e kujt kerkon dhe sa do jene gati te shesin njeri-tjetrin mbetet per tu provuar. Por keta opozitaret qe kerkojne besen tek populli e kane provuar mese njeher qe jane njerezit me te pabese qe ka ky komb dhe mbi te gjitha nuk kane bese as tek njeri-tjetri.

  20. Ndrea ?? says:

    MERO! BERISHA DHE META, JANË TË DJEGUR.
    DO TA MARRIN APO JO RAMËN ME VETE, S’MË INTERESON .
    ZHDUKJA E KËSAJ KLASE TË KORTUPTUAR POLITIKE, TASHMË MË DUKET NJË RRUGË PA KTHIM !

  21. Emigranti says:

    Iliri vodhi thesarin e Shqiperise gje te cilen nuk e kane bere as pushtuesit e vendit tone. E kete e dine te gjithe ne Shqiperi; me mire nga ne e di Edi Rama. Ketu , Z. Mero dua tju bej nje pyetje dhe te lutem te me japesh nje pergjigje:” Si ka mundesi qe Edi Rama te vere ne krye te shtetit nje felliqesire te tille si Ilir Meta????!!!!.Qe kur u vu ky president(dhe kete e beri Edi Rama) u zbehen shprest tona per reformen ne drejtesi dhe per reformat e tjera. Edi po kor frutet e gabimeve te veta qe ve Ilirin president dhe nuk i mbajti premtimet e fushates zgjedhore per te denuar krimet e Saliut e Ilirit. E keto ngrene pikepyetje edhe per Z. Rama?

    1. Y p says:

      Ekziston nje shprehje ‘popujt pa memorje kolektive jane destinuar te shuhen’. Per fat ke keq kjo eshte nja nga cilesite qe na ka denuar gjate historise se combit tone.

      Ma lejo te ta qartesoje se pse Edi Rama votoi Ilir Meten president.

      Ishte periudha kur (si sot ) opozita po kerkonte te krijonte nje krize pasi zgjithjet i kishte te humbura. Edi Rama ishte ne pushtet bashkëqeverisje me Ilir Meten. Ne qoftë se Ilir Meta nuk zgjidhej president, qeverija do binte do kishte zgjedhje te parakohshme, opozita do kishte arritur qëllimin dhe Edi Rama nuk do arrinte te fitonte 70 vende ne parlament, me shume mundesi nuk do ishte ne qeveri sot.

      Ilir Meta i beri shah mat vetes duke pranuar vendin e Presidentit, sic po e tregon historia deri sot.

  22. Adrian says:

    Eshte kohe qe me deputetet e rrij ta shkarkojne kete palacon president,prandaj dhe u pshur dhe beri gjoja deklarate Bashkimi,sepse Po e ndjen qe shumica ne ate kuvend Mund Te kete me shume se 84 vota.po e nuhat qeni

  23. votren says:

    Te lumte dora dhe mendja !

  24. ARBEN Camaj says:

    Bravo!
    Me kete shkrim aspak te dyzuar, e bere ndarjen e plote nga mbeturinat e te se kaluares, duke zgjedhur progresivitetin perendimor.

  25. Nje Sali nje skraparlli na Kane rene ne ujdi says:

    Te lumte Pena o Mero kurajozi po nuk e Di a I lexojne ata shqiptare qe shkojne ne proteste keto analiza te shkelqyera per te kuptuar drejt realitetin politik shqiptar Me siguri nje pjese jane te paguar e nuk duan t ja dine per keto , nje pjese nuk dine ti lexojne e kuptojne se Saliu e Iliri I kthyen diplomat e shkollimit ne mall ,qe ata qe I kane blere Jane njelloj si analfabetet ne zonat ku nuk kish shkolla ose nuk shkonin ne shkolle femijet , shembullin me te “mire ” e jep zonja e pare me diplome te vjedhur , nje pjese tjeter dalin te shohin gallaten e opozites live se kane ca tipa Ballinjsh , Salianjesh, Sumash qe nuk mund ti lene pa pare Gjoja presidenti po tallet me popullin se gjithcka ai e paguan ,kur ne darke I jep te tjera orientime zonjes seee pare ne mengjez te tjera te paverteta popullit Ska si te ndodhe ndryshe kur ai eshte dora vete e gjithe kesaj xhallamahie e kuptohet qendrimi per jete a vdekje I Salushometushit e Monikolulushit nga drejtesia Une nuk e kuptoj dot pafytyresine e kesaj katershe. qe duan ti vene prap flaken vendit per te ruajtur bythen e tyre , nuk kuptoj qe shumica eshte shume eirrituarnga keto figura qe nuk ju bejne pershtypje se sa I shajne e ofendojne se nuk meritojne te jene figura publike e mbeten ekraneve Z President tani ka shume kohe ne shtepi ,se femijet I kane jashte , qe te justifikoje postin e qytetarit te pare e pagen qe merr nga djersa e popullit , te keshilloje e mbushish mendjen per dialog me radhe te pare gruas se vet Gjifhashtu tI kerkoje qe te beje opozite demokratike , jo duke mallkuar e ofenduar K M e qeverine se ka ofenduar Gjithe shumicen qe e ka votoar per te Ne raste se nuk ben kete me mire te lere vete postin e presidentit e te hidhet ne fushebeteje per te bere hapur ate qe ka pergatitur ne fshehtesi

    1. Gezim Berdica says:

      O zot sa i vertete dhe i sakte je

  26. Z. Baze,
    Ke ngelur i vetmi Gazetar Patriot, ku e para per ty eshte Shqiperia dhe Shqiptaret. Analize e perkryer. Kjo e ashtuquajtura “Opozite” ka kryetar Sali Serbin, te tjeret jane vegla. Urdherat ketyre ua jep KGB ruse, shikoni gjithe Ballkani eshte ne te njejten situate nen tentaculat ruse.
    Ilir Meta eshte bythshitur, dashuria dhe “dobesia” e tij per Sali Serbin, eshte ceshtje pazari . Koha e Shqiperise po vjen, me veshtiresi por po vjen, Spaku eshte shume afer, keta po e ndjejne shume afer kete dhe jane si ato kafshet qe po bien ne kurth. Duhet hetuar edhe burimi financiar i tyre.
    Nga vine parate?!

  27. Riza Cerova says:

    ILIR META TURPI = BETINO KRAKSI I SHQIPERISE

    ME VJEN TURP PER KETE PALO PRESIDENT HAJDUT E VETEKAPUR NE FLAGRANCE ME ZE E ME FIGURE ME 700 MIJE EURO FAQJA E BLLOKUT E 64 VIDEO TE TJERA ME DUAR NE PRESHIN E KUSARISE !

    ILIR META ESHTE TURPI…. BETINO KRAPSI I SHQIPERISE !
    HAJDUT, KUSAR I PANGOPUR… KRYEMAFIOZI I SHQIPERISE !

  28. alphade says:

    Nje analize koncize por brilante. Si gjithemone artikujt e zotit Mero
    jane te jashtzakonshem per fokusin e problemeve kryesore qe shqe-
    tesojne sot shoqerine shqiptare. Sa per presidentin skuth nuk mund
    te gjesh ne kete planet nje kryetar shteti kaq hipokrit qe “hedh gurin
    dhe mesheh doren. Vetem Ilir Floriri mund te shitet kaq “lire” para
    shqiptareve qe e njohin deri ne gen si mafioz e mbi te gjitha si hajn.
    Populli thote: “paste hijen e vet”!!!! Nje kobzi qe diten ben sikur i qan
    zemra per popullin dhe naten thur plane djallezore,sebashku me
    bashkekryetarin e mafias shqiptare, Saliserb Vicidolin . “Dje” i beri
    thirrje opozites qe te beje nje “hap mbrapa” dhe pozita te bente “dy
    hapat e Leninit mbrapa” per te kercyer “boleron shqiptare” ?! Cfare
    Qelbesire ! Nje president i zhytur kembe e koke ne korrupsion dhe
    eshte pikerisht kjo aresyeja qe dy bandat mafioze, qe s’kane qene e
    s’jane parti, por vetem banda banditesh , jane hedhur egersisht ne
    sulm kunder qeverise aktuale dhe sidomos kunder kryeministrit ak-
    tual,kusuret e te cilit, sidomos ne fushen idelogjike jane larg se majtes
    shqiptare dhe nderkombetare , me nje qellim te vetem,jo se i preu
    barku per popullin por per te mbrojtur me cdo kusht e mjet makia-
    velist pasurine marramendese qe i kane plackitur shqiptareve dhe
    tash me krijimin e institucioneve te reja te Reformes ne Drejtesi ,keto
    banda heret apo vone do t’i nenshtrohen investigimit, konfiskimit dhe
    mbi te gjitha ndeshkimit: RECI. Dhe te paret qe do t’a bejne “inagurimin”
    e RECIT do te jete binomi Berisha- Basha dhe “derivatet” e tyre …qe,sic
    thote zoti Mero “nusja” dhe “vjerra”……!!!

  29. Alban Dega says:

    KUSH LUAN ME ZJARRIN DIGJET !

    – Profecia ogurzeze e Adolf Hitlerit

    – Kesaj opozite nuk do ti ngelet askush per ta qare !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – NJE OPOZITE SHEMBULLORE VETRRENUESE !
    Nje opozite autodestruktive par excellance ( per ata qe dine gjuhet e huaja pa e njohur aspak shqipen )

    Pasi zhberi, pasi rrenoi, pasi kalbezoi shtetin shqiptar ne te gjitha qelizat e poret e veta e veta mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci pozita e djeshme= opozita e sotme e udhehequr nga Sali Like Floriri, nuk mund te mos hidhte edhe hapin e fundit, zhberjen, rrenimin dhe kalbezimin e vetvetes.
    E filloi me “ Cadren e Lirise”, me “ Republiken e Re”
    dhe mberriti ne skajin e saj fundit, me djegien e mandateve….
    E filloi me zjarr duke djegur, rrenuar, shkaterruar depo e magazine, fabrika e uzina, pemtore e brezare, magazina mallrash e depo reservash shteterore, sigurim shteteror e ushtri kombetare… e tani iu versul me zjarri e me hekur edhe dyerve te Kryeministrise e perfundoi ne djegie mandatesh deputetesh…
    E filloi me zjarr dhe po e perfundon me djegie te vetvetes. Nje vetvrasje e persosur !
    Te gjitha fete, qysh nga budizmi, hebraizmi, katolocizmi, myslimanizmi, bektashizmi dhe sektet rrjedhese, me perjashtim te sekteve masonike e denojne, por nuk kane arritur te ndalojne vetvrasjen apo vetdjegien !
    Pra vetvrasesit jane kunder njeriut por edhe kunder vete Zotit.
    Ndaj edhe vete Zoti i ndeshkon ne menyren dhe me masen me te rende te mundshme, me marrjen e jetes se vetvetes.
    Cdo gje mund te beje nhe shtet, nje qeveri, nje shoqeri api edhe nge individ kushdo qofte ai pervec ndalimit te aktit te vetvrasjes!
    Aq i vertete eshte ky fakt se edhe perbindeshi me i eger i njerezimit deri sot, Adolf Hitler deklaronte se te vetmit person qe ia kushte frike se mund ta vriste ishin ata qe mund te kishte vendosur te vriste veten bashke me te.
    Nje profecí ogurzeze e perkryer e Fyhrerit gjerman! !
    A nuk ishte nje vetvrases qe vertet ia mori jeten
    Adolf Hitlerit !? Sigurisht qe po! ishte vete Adolf Hitleri qe ia mori jeten vetvetes. nje vetvrases par excellence, pra shembullor !
    A nuk ndodhi e njejta gje me papagallin e tij qe helmoi Boten me genheshtrat e tij, Gebelsi famines qe kishte si busull “ Genhe e genjesh se dicka do te mbetet !”
    A nuk perfundoi edhe ai shumefish i helmuar bashke me bashkeshortin e tij. Pasi helmuan shtate femijet e ver vdiqen po nga helmi !
    Ndaj edhe opozita shqiptare ka zgjedhur vet fatin e saj, mori vet vendimin e vetvrasjes!
    E filloi me zjarr dhe nga zjarri i vet po digjet!
    Kush luan me zjarrin digjet!
    Kush perdor dhunen nga dhuna vdes !
    Kush e fillon me zjarr me zjarr e mbyll…
    Jane keto e shume perla te tjera te filozofine popullore shqiptare qe i shkojne per shtat si askujt thyer kjo opozite qe lindi nga gjiri i popullit po I kapur nga Katovica e cdo dite e me shume po signet e vetvritet !
    Sot oervec shumices se shqiptareve ajo ka kunder edhe aleateve dhe miqte strategjike te shqiptareve ne kohen me te veshtira Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Evropian duke bere edhe me te shoejte fundin e saj jo vetem pa kavdi por edhe te turpshem.
    E duam Shqiperine si krejt Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Dy aspiratat me madhore te popullit shqiptar 95 per qind proamerikan dhe properendimor, po jrhehem perdite e me shume ne carton e kesaj Opozita, e cila po nuk ktheu rruge shoshe nuk do ti ngelet askush per ta qare as brenda e as jashte Shqiperise !

  30. Spinoza says:

    SI perhere i perpikte zoti Baze.E verteta eshte vetem nje dhe s’mund te shtremberohet ose fshihet.Eshte koha tani te thuhet ajo me zeplote
    Nje keshille mendoj une: Artikut tuaj dhe te tjere ne kete situate te perkthehen pervec gjuhes angleze edhe ne disa gjuhe te tjera dhe te botohen per lexuesin e huaj.E verteta do ze ! Dhe zeri jeni Ju.
    Dita_dites po fitoni respektin dhe mirenjohjen e shqiptareve te vertete qe duan te verteten dhe vetem te verteten.Mirenjohje !

  31. Tir says:

    Zoti Mero te lumte per gjetjen e radhes! Artikull i goditur! Te them te drejten nuk jam ne asnje parti, por zhgenjimi dhe fyerja me e madhe qe me eshte bere ka qene zgjedhja e Bllokut7% president te vendit tim, qe kurre nuk e kam pranuar. Kur flet ky me kujtohet shprehja:” Pordhi kali ne dere te hanit”

  32. ALBAN DEGA says:

    ILIR META DUHET TE BEJE TRE HAPA
    PARA !

    – Turpi i Shqiperise… E perdhos shqiponjen dykrenare dhe Flamurit kombetar!

    – Kryemafiozi apo Betino Kraksi i Shqiperise

    – U kerkoj falje publike shqiptareve qe dy kryeartikujt e mi tek Koha Jone e Nikolle Lehesit te tij sot e bene kryeminister te Shqiperise!

    Se pari, eshte turpi i Shqiperise i vetekapur ne flagrance me zerin e figuren e tij me bllok ne dore me 700 mije euro faqja ! Dhurimi dhe mbajtja e postit qe mban eshte ne kundershtim te plote me Kushtetuten e Shqiperise, aq me teper per qendrimet e tij destruktive, rrenimtare, partiake te njeaneshme politike.
    Se dyti, tu ktheje shqiptareve parate e pasurite e vjedhura atyre me Banden e tij te pangopur me djersen dhe gjakun e shqiptareve si dhe vete LSI-ne qe e ka kthyer ne nje ciflig, prone private pa tapi dhe gjobvenese te familjes se tij biologjike. Bashke me to edhe parate e shqiptareve per turizmin e tij diplomatik presidencial per gjoja cmimet nderkombetare, veprimtari lokale dhe konferenca qe nuk kane asnje vlere dhe asnje lidhje me postin e detyrat e tij si President I Republikes si Shqiperise apo interesat e shtetit shqiptar !
    E treta e verteta, ti dorezohet ligjit e drejtesise per kusarine e korrupsionin e tij masiv dhe si shkaktar intelektual i masakres se 21 janarit 2011 me 4 te vrare, qindra te plagosur, rrembyer me dhune e torturuar nga “ Xhuponet e Zinj” te Sali Berishes e 4000 plumba te zbrazur nga Garda Pretoriane e qeverise Sala- Meta, ne shkelje flagrante te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise dhe atyre nderkombetare ! Deklarata e tij raciste per protestuesit dhe popullin e vet si “ Kokepalaret” eshte akt diskriminues, fyes dhe destruktiv i nje politikani, qeveritari, deputeti ndaj popullit shqiptar qe shkel te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, barazine e qytetareve para ligjit dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise !

  33. ALBAN DEGA says:

    Nje falje publike popullit tim

    ILIR META DUHET TE BEJE TRE HAPA
    PARA !

    – Turpi i Shqiperise… E perdhos shqiponjen dykrenare dhe Flamurin kombetar!

    – Kryemafiozi apo Betino Kraksi i Shqiperise

    – U kerkoj falje publike shqiptareve qe dy kryeartikujt e mi tek Koha Jone e Nikolle Lehesit te tij sot e bene kryeminister te Shqiperise!

    Se pari, eshte turpi i Shqiperise i vetekapur ne flagrance me zerin e figuren e tij me bllok ne dore me 700 mije euro faqja ! Dhurimi dhe mbajtja e postit qe mban eshte ne kundershtim te plote me Kushtetuten e Shqiperise, aq me teper per qendrimet e tij destruktive, rrenimtare, partiake te njeaneshme politike.
    Se dyti, tu ktheje shqiptareve parate e pasurite e vjedhura atyre me Banden e tij te pangopur me djersen dhe gjakun e shqiptareve si dhe vete LSI-ne qe e ka kthyer ne nje ciflig, prone private pa tapi dhe gjobvenese te familjes se tij biologjike. Bashke me to edhe parate e shqiptareve per turizmin e tij diplomatik presidencial per gjoja cmimet nderkombetare, veprimtari lokale dhe konferenca qe nuk kane asnje vlere dhe asnje lidhje me postin e detyrat e tij si President I Republikes si Shqiperise apo interesat e shtetit shqiptar !
    E treta e verteta, ti dorezohet ligjit e drejtesise per kusarine e korrupsionin e tij masiv dhe si shkaktar intelektual i masakres se 21 janarit 2011 me 4 te vrare, qindra te plagosur, rrembyer me dhune e torturuar nga “ Xhuponet e Zinj” te Sali Berishes e 4000 plumba te zbrazur nga Garda Pretoriane e qeverise Sala- Meta, ne shkelje flagrante te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise dhe atyre nderkombetare ! Deklarata e tij raciste per protestuesit dhe popullin e vet si “ Kokepalaret” eshte akt diskriminues, fyes dhe destruktiv i nje politikani, qeveritari, deputeti ndaj popullit shqiptar qe shkel te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, barazine e qytetareve para ligjit dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise !

  34. Nebil Çika (i riu) says:

    Zoti Baze, pas këtij artikulli është e qartë se po kërkon të bësh personazh të antenës presidentin e republikës. Për të bindur ty dhe të tjerët se Jari nuk është më budalla se unë, nxorra te minerva një foto të vjetër ku Jari më ka vënë të ulem nën dy thika kërcënuese sipër kokës që besoj e ke parë. Kam foto (pa thika sipër kokës), edhe me presidentin që provojnë se edhe ai nuk është më budalla se unë që ta meritojë para meje nderin për të qënë personazh i antenës. Unë e di që ti e di se e gjatë është rradha e demokratëve që presin të bëhen personazhe të antenës, prandaj vëre dorën në zemër dhe kupto se pas Jarit është rradha ime.

  35. Sqepari says:

    Pse o Mero i ndot faqet e gazetes Tema duke botuar te paguarin e zenit, Andi Bushatin, apo qe te dukesh gazete e te gjitha kraheve?

  36. Genti says:

    Mero keq qenka katandisur Tema, me lexues e komentues buxhetore me pseudonime nga e njejta dore. Me ne fund, me duket se Shqiptaret po zgjohen e po e kuptojne teatrin pozite, opozite e media, ne Shqiperine Social Komuniste te nje diktature Hibride.

  37. olimpia says:

    Mero ,qe Meta dhe Berisha te zhdukeshin perfundimisht Rama ,me ndihmen e deputeteve te rinj te arrije nje kompromis per tu rikthyer ne sistemin maxhoritar prprocional.Ne kete menyre do ti jape mundesi popullit qe e sheh vehten djathtas te krijojne nje force politike te qendres se djathte e cila shume shpejt mund ta reduktoje PD ne nje grup te vogel primitiv ,pa asnje rol ne shoqeri.Jam i bindur qe nje pjese e madhe e borgjezise prodhuese do te perkrahe nje parti te qendres se djathte ,larg pinjolleve qe u ka mbetur ora ne vitin 44…Sepse nuk mendoja qe te rinj si Shehaj qe kane njohur perendimin te beheshin vegla te rendomta te nje hitleruci primitiv ballkanas si Berisha.Nderkohe Rama duhet te beje nje kthese te forte drejt politikave te majta…ndryshe le te hape krahun sepse reformat liberale nuk mund te vazhdojne pa u kujdesur per shumicen qe mbijeton me veshtiresi.Jam i bindur qe PS ka plot te rinj te talentuar…Pesonazhe si Shalsi,Klosi,Xhacka,Bazhdari,por edhe e reja Shahini etj deshmojne nje vitalitet dhe inteligjence qe mund te perballonte me sukses te ardhmen e PS .

  38. @autori says:

    Ndaje mendjen o Mero! Kemi apo nuk kemi krize? Nese nuk kemi, le te vazhdoje pune Qeveria e Parlamenti dhe nuk ka aresye per tu shqetesuar kaq shume, as Rama, as nderkombetaret dhe as ju gazetaret e partive. Por ama nese kriza eshte e rende, nuk ka rendesi emri qe ju mund ti vini asaj, atehere te gjitha palet duhet te terhiqen nga kokfortesia dhe fodulleku. Nese vertet “perpiqen” per te miren e qytetareve dhe stabilitetin e vendit. Mos u merakosni kaq shume per Ramen se nuk e gjen gje Shqiperine nese ai i hap rrugen nje qeverie teknike dhe tranzicioni. Perkundrazi, po te jete ai i domosdoshem si k/minister i vendit, shqiptaret e vendosin perseri ne zgjedhjet e radhes. Me nje pakt politik dhe qeveri teknike sipas axhendes europiane, hapja e negociatave eshte me e sigurte. Por mendja me thote, se kriza do te vazhdoje, sepse pas gjithe kesaj perplasjeje, arrogance dhe mashtrimi te pushtetit e politikes, fshihen pasurite qe i jane vjedhur popullit nga te gjitha palet gjate 28 viteve.

  39. Flutura says:

    Nga inati i Edi Rames shkaterruan vehten ?

  40. sul korriku says:

    Presidenti i Republikes eshte ne KONFLIKT INTERESI
    shume te rende. Si mund te jete ai mbi palet me Moniken kryetare partije ?
    Njeri prej tyre duhet te jape doreheqjen ose ne te kunderten duhet te nisin procedurat per shkarkimin e presidentit.

  41. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMT M.BAZE.JA KE THENE TE GJITHA ATIJ QE U BE SHKAK PER 21 JANARIN TRAGJIK ME 4 VIKTIMA DHE E QUAJTI “KOKEPALARE”.
    -KJO KUKULL QE ZBATON VETEM URDHERAT E SALIUT DUHET TE JAPI DORHEQJEN PASI NUK ESHTE NE GJENDJE TE DREJTOI AS GRUAN E TIJ E JO ME VENDIN.
    -KJO MOSTER KA VENE PASURI PRRALLORE NE SHQIPERI,ANGLI,SERBI E KUDO DUKE VJEDHUR FLORIRIN E KRRABES,NE ÇEZ,NAFTE E KUDO SHUME HAPT I NDIHMUARE NGA SALIU ME DREJTESIN E KAPUR PREJ TIJ SHUME TE KORRUPTUARE E DEGJENERUARE.
    -KY+SALIUN -2 PERBINDESHA TE KETIJ VENDI BENE E PO BEJNE ÇMOSE TE PENGOJNE REFORMEN NE DREJRESI,PASI PREJ SAJ MUND TE SHIJOJNE SUPEN E “HOTELIT” NE REÇ TE SHKODRES.
    -NE KTO PROTESTA TE DHUNESHME SHIHET GJUHA E HELMET EDHE E LIKES QE HEDH GURIN E FSHEHE DOREN ME “QETSI E DASHURI” ME HAPA PARA E PAS QE KESHILLON QEVERINE SIKUR AJO ESHTE KRIJUESE E KRIZAVE,KUR I GJITHE FAKTORI ND/KOMBETAR NE BOTE FOLI QART NE TIRANE E BRUKSEL.DHE KJO U PA QARTE SE ATA NE TIRANE E ABANDONUANE TAKIMIN ME TE,PASI E DINE SE AI ESHTE NR.2 I FATKEQSISE KOMBETARE NE KETE VEND.
    -DHE ERDHI KOHA QE SALIUN,LULIN,MULIN,MONEN,ETJ,TE MOS I SHOHIM MË ME SY NE KUVEND,POR DUHET QE DHE KY HAJDUT FLORIRI TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE.

  42. Bureto says:

    Në vartësi të procesit të marrjes së mandateve të dorëzuara nga deputetët e listave të PD dhe LSI mund dhe duhet të përfundojnë këto etapa:
    1-Të miratohet Kodi i ri Zgjedhor që kërkon 84 vota deputetësh dhe me të të shkohet në zgjedhjet e 30 qershorit.
    2-Nëse numri i deputetëve në Kuvend shkon deri në 93, atëhere nis procesi i shkarkimit të Ilir Metës. Arsye ka boll. Ndërkohë do ketë përfunduar krijimi i Gjykatës Kushtetuese që lipset për këtë proces.
    3-Edi Rama të kërkojë votbesimin popullor, duke e çuar, aty nga vjeshta, vendin në zgjedhje të parakohshme.
    4-Ndërkohë janë ngritur SPAK, BKH e Gjykata Speciale dhe fillon kështu nëpërmjet tyre, pastrimi i klasës politike të vjetër dhe protagonistëve të saj, kaq e dëshiruar kjo nga populli.
    Në këtë mënyrë, kush e do vendin dhe shërimin e gjithë plagëve që ka shkaktuar kjo klasë politike këto 28 vjet, duhet ta tregojë me vepra, duke ecur në këto etapa. Më mbrapa vijojnë dhe shumë reforma të tjera qysh nga ribërja e Kushtetutës dhe e sistemit zgjedhor, duke rregulluar gjithë mangësitë që ato kanë dhe që kanë shkaktuar gjithë këto pasoja në këtë tranzicion të lodhshëm. Pra të kemi kështu një fillim të ri, ose një Republikë të Re, duke i dhënë fund tranzicionit problematik.

  43. Cuku says:

    Respekte z,Baze

  44. Erli says:

    Je gazetari më i mirë shqiptar. Pa asnjë diskutim

  45. Albert says:

    Mirenjohje!!! Respekt!! Mero. Eshte me te vertete kenaqsi te lexosh shkrimet e tua!!! Faleminderit!!!!!

  46. Nazmi says:

    Mero, te lutem mundohu qe te rishihen ne ndonje tv fjalimet e Berishes ne r 21 janar se nuk duhej te largohej nga karigja e kryeministrit se e kishte zgjedhur populli. Po te njejten gje qe thot Rama sot. Ateher çfar do Berisha
    Mendoj qe po ti rishoh populli fjalimet e Berishes do te zvogelohet shume numuri I njerzeve qe dalin ne grieve

  47. Sinqeritet says:

    Mero: Disa bastarde qener gjithmone do te lehin!
    Te me falin burrat e malsise,qe i respektoj dhe jam krenar per ta,por nje pakice uzurpatoresh te paligjshem,rrugace te paguar,antipolitikane, antipopullore qe me pare ” e deshin Shqiperine si Europa” dhe tani si Rusia, nuk perfaqesojne popullin e ndershem shqiptar ,qofshin keta: Preshidente, spiune-mafjoze apo kuklla-hajdute me cizma.
    Nuk kane force ta kthejne Historine e Shqiperise mbrapsh!

  48. marjani says:

    MERO BAZE ti vertet je nje patriot I shquarte, uroj edhe 100 vjet te tjera jete the jehone,. fjala gazetar eshte teper e vogel per ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje