Mbi papërgjegjësinë e Bashës, që nuk gjykohet kurrë

5 Mars 2019, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka nisur një fushatë denigruese ndaj deputetëve të opozitës, të cilët po pranojnë të marrin mandatet që u takojnë ligjërisht në Kuvend. Me ritmin e nisur, LSI thuajse mund ta riplotësojë Grupin Parlamentar, ndërsa PD duket se po ashtu mund ta kalojë gjysmën.

Ky nuk është ndonjë bilanc që vlen për qeverinë. Nuk vlen as për të konsideruar të zgjidhur krizën politike në të cilën ka marrë zvarrë Sali Berisha, opozitën. Por vlen shumë për të kuptuar, se si opozita e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kanë gjashtë vite që nuk japin llogari askund për atë që bëjnë, duke fajësuar për çdo humbje kundërshtarin. Njësoj siç sillen me humbjet në zgjedhje, ata po sillen dhe me humbjen e integritetit të listës së tyre në raport me Kuvendin.

Gjëja e parë që po bëjnë, është që po denigrojnë kandidatët si injorantë, trafikantë, të dënuar, budallenj, e të tjera epitete, dhe i thonë këto në kontekstin, sikur këta ua ka zgjedhur Edi Rama.

Së pari, nuk besoj se janë kështu shumica. Disa prej tyre që njoh janë njerëz normal, dhe ndonjëherë mbi nivelin e atyre idiotëve që Basha nxjerr në mitingje. Por nëse do ishte e vërtetë kjo që thotë Basha në ofensivën e tij kundër tyre, kjo është një arsye që ai të iki nga drejtimi i PD-së, dhe jo të konsiderojë veten, si viktimë të listës së tij.

Ky rast tregon më së miri, se si ky njeri nuk pranon kurrë të marrë përgjegjësi për çfarëdo gjëje që bën, përfshi dhe listën, që e ka mbrojtur me aq fanatizëm këto dy vjet.

Së dyti, ka një pafytyrësi në trajtimin që u bën disa kryetarëve apo individëve të partive të vogla, apo ish- deputetëve të partive të tjera, të futur në listat e Partisë Demokratike, duke i quajtur dhe ata tradhtarë.

Për të gjithë ata që kanë harruar, pika më e fortë e Lulzim Bashës ndaj kundërshtarëve brenda partisë në kohën e çadrës, ishin pikërisht kryetarët e partive të vogla dhe individë të shquar të këtyre partive, që erreshin e gdhiheshin me të në çadër.

Duke mbajtur në krah një listë me mbi 10 kryetarë partish të vogla, përfshi dhe partitë joparlamentare, Lulzim Basha fuqizoi veten dhe flaku nga Partia Demokratike, gjithë kundërshtarët e vet, duke bërë aleancë me partitë e koalicionit.

Ai i garantoi të gjithë aleatët se do t’i fuste në listat e PD, vetëm që ata të mos e tradhtonin tek çadra, që ishte projekti i tij politik. Dhe ata nuk e tradhtuan.

Kur Lulzim Basha bëri listat në mesnatë, bazuar tek kontributet në llogarinë e Kunatit, natyrisht që i la shumicën e individëve dhe partive jashtë parlamentare në fund të listave, duke i tallur ata dhe duke i konsideruar mbushës topi. Ata i duheshin vetëm si fasadë në çadër, për të mos thënë që ishte braktisur nga emrat e njohur të partisë së vet.

Sapo mbaroi punë me çadrën dhe bëri pazar me Edi Ramën, Lulzim Basha i flaku ata dhe me një cinizëm të pashoq, i ka futur në lista përtej numrit maksimal që ka Parlamenti për një qark.

Fjala vjen, nëse në Tiranë, Lulzim Basha duhet të paraqiste 34 kandidatë, ka paraqitur 50, duke u tallur me këta aleatë, disa prej të cilëve janë pas numrit 34 në listë.

Kështu ka bërë dhe në qarqe të tjera.

Ndërkohë votat e partisë së tyre, aq pak sa janë, kanë shkuar për Lulzim Bashën. Fasada  e tyre në krah të tij në çadër, ishte një lëvizje makiaveliste për të eleminuar me fytyrat e tyre, emrat e njohur në PD.

Tani çfarë morali u kërkon këtyre kryetarëve apo individëve që ka futur në lista?

I përdori, i gënjeu, i poshtëroi dhe tani u thotë: “Mos më shisni, siç u shita”.

Së fundmi, ka dhe një keqkuptim të madh për rolin e atyre që po hyjnë në Parlament. Ata nuk po hyjnë për të vazhduar rrugën e Lulzim Bashës. Lulzim Basha e ka marrë vendimin e tij politik bashkë me Kryemadhin dhe është e qartë se e duan ekipin e tyre jashtë Parlamentit. Kjo është kauza e tyre politike.

Ata që hyjnë në Parlament, janë bilanci i besueshmërisë që Basha ka tek radhët e veta, dhe jo ndonjë akt tradhtie. Fakti që opozitës po i plotësohet lista në Kuvend, me një ritëm që e dëshpëron atë, do të thotë se aksioni politik i Luzlim Bashës, nuk ngjalli besim tek vetë opozita.

Pas kësaj, është e qartë që ata nuk kanë më punë me Lulzim Bashën, por mund të ritakohen me një PD të re, pasi Lulzim Basha të marrë përgjegjësi për këtë masakër që po i bën asaj.

Ndaj, nëse është dikush për t’u denigruar për këtë që ndodh, nuk janë ata, por Lulzim Basha. Ai provoi dhe me këtë akt, se nuk e besojnë as ata që kanë kaluar nga duart e kunatit të vet, dhe jo ta besojnë të tjerët në rrugë. Kur të zgjidhet kjo papërgjegjësi e Bashës ndaj PD, mund të flitet për përgjegjësitë e tjerëve ndaj saj.

16 komente në “Mbi papërgjegjësinë e Bashës, që nuk gjykohet kurrë”

  1. qazim says:

    Analize teper e sakte.Pres me kenaqesi te lexoj shkrimet e tua.

    1. Odise Karapanxha says:

      Aman o Mero, thuaje troc, nuk qeveriset shqiperia nga nje person pa shkolle, qe experience pune ka kamarier e spiun ne Rinas. Pyesni ne Hollande dhe po gjetet se ai ka diplome universiteti, nje mut ka, ai eshte me shkolle te larte te pambaruar. Edhe disa provime qe ka marre, I ka marre me parate e Vehbiut.

  2. Toni says:

    BUKUR E KE THON !!???

  3. Nokja says:

    Lulzim basha eshte nje budalla i vertete.Veprimet e kryera deri tani tregojne mesemiri qe ai jo vetem nuk ka kapacitet te drejtoje nje parti te ketij niveli por ka dhe vese qe turperojne nje politikan si genjeshtar dhe i pabese.Shkurt fare ai shkaterroi nje parti qe lindi si shprese per shqiptaret dhe kete gje ai nuk e ka bere me vetedije por se eshte budalla dhe nuk kupton qe eshte perdorur ekstremisht nga Berisha dhe tani edhe nga Meta

    1. Detari says:

      kur ka qen pd-ja shpres o gomar? qe ne pjelljen e saj e saliut ka qen

  4. studenti i dhjetorit says:

    Berisha ashte i zoti. Ai ja mbledhe te gjitheve. Nuk ka ca me thane, Argita ashte ma e zonja se Monika.

  5. Albert says:

    Shume e dretjte analiza tuaj Mero!! HIPOKRIZI!!!

  6. Taraboshi says:

    Tradhetia e Lulit ndaj ndjekeseve te tije eshtee pa shoqe Ai hoqi nga lista shume deputet qe kane kontribuar per kete Parti dhe i zevendesoj me kryetaret e gjoja te Partive aleate te lilat pervec Fatmir mediut sot nuk u pane ne proteste.Bile ishteshume e gabuat edhe dalja e Fatmirit si leter e djegur.Keshtu Luli para se te akuzoje te tjeret si tradhetar duhet te peshoje veten si krye tradhetar.

  7. Alban says:

    SALI BERISHA VERSUS ADOLF HITLER

    KUSH LUAN ME ZJARRIN DIGJET !

    – Profecia ogurzeze e Adolf Hitlerit

    – Kesaj opozite nuk do ti ngelet askush per ta qare !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – NJE OPOZITE SHEMBULLORE VETRRENUESE !
    Nje opozite autodestruktive par excellance ( per ata qe dine gjuhet e huaja pa e njohur aspak shqipen )

    Pasi zhberi, pasi rrenoi, pasi kalbezoi shtetin shqiptar ne te gjitha qelizat e poret e veta e veta mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci pozita e djeshme= opozita e sotme e udhehequr nga Sali Like Floriri, nuk mund te mos hidhte edhe hapin e fundit, zhberjen, rrenimin dhe kalbezimin e vetvetes.
    E filloi me “ Cadren e Lirise”, me “ Republiken e Re”
    dhe mberriti ne skajin e saj fundit, me djegien e mandateve….
    E filloi me zjarr duke djegur, rrenuar, shkaterruar depo e magazine, fabrika e uzina, pemtore e brezare, magazina mallrash e depo reservash shteterore, sigurim shteteror e ushtri kombetare… e tani iu versul me zjarri e me hekur edhe dyerve te Kryeministrise e perfundoi ne djegie mandatesh deputetesh…
    E filloi me zjarr dhe po e perfundon me djegie te vetvetes. Nje vetvrasje e persosur !
    Te gjitha fete, qysh nga budizmi, hebraizmi, katolocizmi, myslimanizmi, bektashizmi dhe sektet rrjedhese, me perjashtim te sekteve masonike e denojne, por nuk kane arritur te ndalojne vetvrasjen apo vetdjegien !
    Pra vetvrasesit jane kunder njeriut por edhe kunder vete Zotit.
    Ndaj edhe vete Zoti i ndeshkon ne menyren dhe me masen me te rende te mundshme, me marrjen e jetes se vetvetes.
    Cdo gje mund te beje nhe shtet, nje qeveri, nje shoqeri api edhe nge individ kushdo qofte ai pervec ndalimit te aktit te vetvrasjes!
    Aq i vertete eshte ky fakt se edhe perbindeshi me i eger i njerezimit deri sot, Adolf Hitler deklaronte se te vetmit person qe ia kushte frike se mund ta vriste ishin ata qe mund te kishte vendosur te vriste veten bashke me te.
    Nje profecí ogurzeze e perkryer e Fyhrerit gjerman! !
    A nuk ishte nje vetvrases qe vertet ia mori jeten
    Adolf Hitlerit !? Sigurisht qe po! ishte vete Adolf Hitleri qe ia mori jeten vetvetes. nje vetvrases par excellence, pra shembullor !
    A nuk ndodhi e njejta gje me papagallin e tij qe helmoi Boten me genheshtrat e tij, Gebelsi famines qe kishte si busull “ Genhe e genjesh se dicka do te mbetet !”
    A nuk perfundoi edhe ai shumefish i helmuar bashke me bashkeshortin e tij. Pasi helmuan shtate femijet e ver vdiqen po nga helmi !
    Ndaj edhe opozita shqiptare ka zgjedhur vet fatin e saj, mori vet vendimin e vetvrasjes!
    E filloi me zjarr dhe nga zjarri i vet po digjet!
    Kush luan me zjarrin digjet!
    Kush perdor dhunen nga dhuna vdes !
    Kush e fillon me zjarr me zjarr e mbyll…
    Jane keto e shume perla te tjera te filozofine popullore shqiptare qe i shkojne per shtat si askujt thyer kjo opozite qe lindi nga gjiri i popullit po I kapur nga Katovica e cdo dite e me shume po signet e vetvritet !
    Sot oervec shumices se shqiptareve ajo ka kunder edhe aleateve dhe miqte strategjike te shqiptareve ne kohen me te veshtira Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Evropian duke bere edhe me te shoejte fundin e saj jo vetem pa kavdi por edhe te turpshem.
    E duam Shqiperine si krejt Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Dy aspiratat me madhore te popullit shqiptar 95 per qind proamerikan dhe properendimor, po jrhehem perdite e me shume ne carton e kesaj Opozita, e cila po nuk ktheu rruge shoshe nuk do ti ngelet askush per ta qare as brenda e as jashte Shqiperise !

  8. Sinqeritet says:

    Shqiperia eshte pa burra opozite,ose ju kane hequr trurin e vogel.Mjerre votuesit!

  9. Nebil Çika (i riu) says:

    Mero, Po të zë haka ime që nuk po më bën personazh të antenës. Nuk më pëlqeu dhe aq ky artikull. Nuk është e drejtë që më dënon kaq rëndë sa të duken Jari dhe Muli më budallenj se unë. Ata janë thjesht budallenj. Unë jam budallai i budallenjve.

  10. Emigranti SHBA. says:

    Urime dhe pershendetje te perzemerta na Amerika, atyre zonjave e zoterinjeve, qe spranuan te dorzojn mandatetet, e PD, LSI, dhe atyre qe po marin mandatin per te krijuar nje opozit te vertet qe, vendi hyne, te vazhdoi me rreformat e ndermara ne drejtesi e kudo. Te forcoi shtetin ligjor, luften kunder krimit e korrupsjonit dhe te bejn cmos per ritjen ekonomike te vendit, ne interes te qytetareve.
    Esht fat i madh qe ne kete rrugetim kini mbeshtetjen e Nenes Amerik, te BE, prandaj vazhdoni punen, ndonese ne kushte te veshtira per shkak te qendrimit destruktiv te opozites, qe kerkon me cdo menyr anti ligjore dhe kushtetuse, te vj ne pushtet me protesta te dhuneshme dhe thirje qe krujojn destabilitet dhe imazh te keq ne syt e botes, duke rezikuar keshtu ardhjen e investitoreve te huaj, largimin e turisteve, qe per fatin eir mezi krijuan bindje dhe opinjon te mir qe vitin e kaluar erdhen gjasht milion te huaj.
    Ndersa opozita me keto sjellje e veprime , shkateron gjothcka qe esht aritur per mir.

  11. luka says:

    O Studento, per çfare eshte ma i zoti Berisha? Per ta shkatarru ket vend ma shume se çi ka bo? Nuk i thone ‘ma i zoti’, i thone ‘ma krimineli’.

  12. Dash says:

    Shume i sakte si gjithmone…??

  13. maro says:

    Mero Baze urime per shkrimin ,, analiza qe keni bere lidhur me Kryetarin e PD eshte e sakte dhe e vertete,, sa i perket deputeteve qe po zevendesojne me se miri deputetet e djegur ,, nuk jane ata qe pershkruani ju,,, Deputeti i LSI , Enver Rroshi eshte me se i denje per tju perfaqesuar ju ne parlament ,, nje intelektual qe deri nuk ka perfaqesuar dot opoziten,, nje mjek i arte,, jo nga ata qe marrin doktoratura si Mona,, apo si te tjere deputete qe nuk kane mbaruar dot as shkollen e larte,, nje mjek qe na perfaqeson denjesisht ne parlament ,, duheshin dhe te tjere si ai,,, por nuk ka ,,, se Kryetaret e partive i vendosin sipas interesave dhe konjukturave te momemntit,, Urime Enver Rroshi,,

  14. John says:

    Eshte nje aty te blloku qe kalon dhe bertet “te qifsha motren”. Pse nuk e ndalon ate policia mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje