Mbi frikëra të paqena për imazhin dhe stabilitetin e Shqipërisë!

7 Mars 2019, 20:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edi Rama bëri mirë që udhëtoi drejt Italisë për t’u përballur me shtypin Italian dhe për të ndarë të vërtetën e tij, për atë që po ndodhin në Shqipëri. Kjo qoftë dhe për të vetmen arsye, se shtypi italian ishte nën një alarm fallco për trazira në Shqipëri dhe deri luftë civile. 

Kjo ka koston e vet tek rënia e turizmit drejt Shqipërisë dhe krijimi i një psikoze pasigurie për investitorët italianë që duan të vijnë këtu dhe të tjerë në botë që mund të ndikohen nga shtypi italian. Dhe Rama e bën më mirë se çdo shqiptar tjetër këtë punë dhe sikur të mos jetë kryeministër.

Por deri këtu.

Shqipëria nuk rrezikon asgjë nga beteja e dhunshme dhe nervoze e opozitës. Dëmi më i madh i mundshëm për Shqipërinë ka ndodhur, dhe ai është krijimi i një precedenti për mospranimin e sistemit politik dhe daljen prej tij.

Prej vitit 1990, ky është atentati më i madh që i është bërë këtij sistemi politik dhe dëmi përfundon këtu.

Të gjitha frikërat e tjera janë të pavend.

Është i pavend, alarmi fallco se protestat në Tiranë, sidomos ato të dhunshmet, po na prishin imazhin në Europë. Nuk besoj se një vend që proteston, duket një vend i keq, edhe kur protestat nuk janë popullore, por luftë e një sekti politik për pushtet.

Protestat dëshmojnë dhe para Europës dhe anën tjetër të medaljes, përgjegjshmërinë e shtetit, mos vrasjen e demonstruesve, menaxhimin demokratik të tyre, etj. Këto janë ato që na bëjnë një shtet më serioz në sytë e atyre që kanë 2 sekonda kohë për të parë lajme nga ky vend.

Shqipërisë ja kanë nxirë faqen koha kur kryeministri urdhëronte vrasje nga kati i dytë i kryeministrisë dhe “qeni i gjahut” i tij, që ishte ministër i Brendëshëm, zbatonte urdhërin. Shqipërinë e turpëron fakti që këta vrasës, nuk janë dënuar akoma, por nuk e turpëron fakti, që qeveria e sotme mban dorën dhe nuk i vret këta. Kjo e nderon.

Edhe më i pavend është shqetësimi për trazira. Shqipëria nuk ka asnjë premisë të përsërisë vitin 1997. Mbi të gjitha nuk ka sepse ajo ishte një revoltë popullore që destabilizoi shtetin dhe jo një protestë e financuar me sforcim që kërkon të destablizojë pushtetin, si kjo e tanishmja.

Por ajo që është kryesorja, kriza e vitit 1997 preku xhepin e çdo shqiptari, që pas humbjes së demokracisë, më 1996, humbën dhe të ardhurat familjare më 1997.

Në vitin 2019, ata që protestojnë kanë çfarë humbasin, nuk janë si protestuesit e Vlorës që kishin lënë lekët tek vjehrra e Lulit tek “Vefa”, apo si ata të Lushnjës, që kishin ngelur me presh në dorë dhe ja nxirrnin inatin Tritanit.

Në vitin 2019 ata që protestojnë kanë çfarë humbasin nga dhuna dhe protesta. Vilat më të shtrenjta në Tiranë janë pronë e tyre, vilat më luksoze në Lalëz janë pronë e tyre, vilat më luksoze tek “Laguna Blu” në Golem janë pronë e tyre, vilat në Drimadh apo në Dhërmi janë të tyre, bizneset më të mëdha në Tiranë, janë pronë e tyre, baret, hotelet dhe restorantet më të shtrenjta në Tiranë janë pronë e tyre…!

Mos u shqetësoni se nuk do shikoni dot kurrë Lulzim Bashën, apo Monikën duke vrapuar drejt Lalzit, drejt dyqanve luksoze të bllokut(dhe atyre të brekëve të shtrenjta të Arminës)  apo vilave në periferi për t’i djegur, se i kanë të tyre dhe jetojnë vetë aty. Dhe mos mendoni që ato që nuk janë të tyre, mund t’i prekin lehtë me dorë se e dinë mirë të kujt janë.

Retorika e dhunës së 16 Marsit është po ashtu një maskë. 11 vite më parë më 16 Mars, Shqipëria varrosi 26 vetë dhe shëroi plagët e 260 të tjerëve, pasi i biri i kryeministrit, baxhanaku i tij dhe shokët e djalit, disa ministra e disa trafikantë e banditë, ishin përfshirë në një biznes demontimi që mori jetë njerëzish nga makutëria për të fituar në Gërdec. Ai ka qenë 16 Marsi më i zi i Shqipërisë. Deri më sot, ata që e bënë, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, ndaj mos u shqetësoni se ndodh ndonjë gjë. Askush nuk vret dot më shumë se 26 vetë në ditë, për të na tronditur.

Shqipëria e vitit 2019, është një vend që mund të prodhojë stuhi në gotë, por deri aty. Më tej çdo kush, sidomos ata që bëjnë si të revoltuar janë të parët që kanë çfarë humbasin. Përveç pushtetit që e kanë vet-humbur.

 

 

 

23 komente në “Mbi frikëra të paqena për imazhin dhe stabilitetin e Shqipërisë!”

  1. Ladi says:

    Pa fjale.. Gjithcka e thene ketu krejtsisht e vertete. Stuhi ne pjate

  2. I says:

    O Meroooo …. jane paragjykimet ndaj nesh qe jane si benzina qe pret vetem nje shkendije. Neper evrope nuk mendohet per “demokraci” apo “diktature vrasese”, kur mendohet per Shqiperine. Lufta jone – dhe ne emigrantet e hasim perdite ne nje forme ose tjetren, eshte imazhi i kafsherise dhe prapambetjes Lindore dhe pothuaj-barazimi me emigrantet Afrikane dhe Siriane. Keto jane hijet qe po lufton Rama dhe ne perdite. Keto protesta kane ESTETIKE te shemtuar, ndryshe nga dhuna qe vendet e tjera aktivizojne. A e kuptoni se sa te bukur duket Ujku i Cerrikut dhe shoket e tij kokecepsh ? Krahasoni protesten e Saliut me ato ne Serbi, duke injoruar anen politike. Thjesht paraqitje…. Serbet duken si njerez, ne dukemi si majmune pre-historik. Lere pastaj te krahasohemi me turmat e Frances me jeleket e verdhe. Kete imazh shtyn media e huaj ndaj nesh, jo ate te ngjashem me Rusine dhe diktaturen e Putinit.

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Si i hutuar me dukesh Mero, kot per kuriozitet kush ia pagoi Rames udhetimin dhe intervistat neper Apenine? Se ne Evropi koha eshte flori dhe nuk te jep kush minutazh falas ne Europ.

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Si i hutuar me dukesh Mero, kot per kuriozitet kush ia pagoi Rames udhetimin dhe intervistat neper Apenine? Se ne Evropi koha eshte flori dhe nuk te jep kush minutazh falas ne Europ..

  5. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Si i hutuar me dukesh Mero, kot per kuriozitet kush ia pagoi Rames udhetimin dhe intervistat neper Apenine? Se ne Evropi koha eshte flori dhe nuk te jep kush minutazh falas ne Europ…

  6. orli says:

    Mero! Je fantastik.

  7. Lizga says:

    Kenaqsi tju lexosh juve BRAVO

  8. Albert says:

    Ekselent Mero!!! Pena tende ne kete shkrim nuk shkruan, as gervisht. Ajo godet ate sistem te dale boje dhe uleret: ” THIRINI PAK MENDJES OOOO MILET”. Te lumte Mero!!!!!!

  9. Arber iliri says:

    Ka vetem nje ceshtje thelbesore qe duhet thene.
    Berisha basha e kryemadhi e dijne se po demtojne vendin persa i perket pranimit ne BE.e bejne se jane bastarde apo u sherbejne qarqeve antishqiptare.per kete organet e sigurise kombetare duhet te vepronin duke filluar ndjekjen e tyre si i detyron kushtetuta e ligjet perkatese. Meqe keni qejf shembujt perendimore. FBI vetem 5 muaj pasi Trump ishte betuar si President ne analize te veprimeve te tij filloi ndjekjen e tij si rezik per sigurine kombetare ne favor te Rusise.Fakt i dale ne drite javen e shkuar.Askush nuk e akuzoi FBI per kete dosje.

  10. Simpatizanti says:

    Mero ja brilant qe nuk sheh asgje te keqe me pushtwetin asnje vile nga keta te pushtetit, asnje biznes asnje testorand asnje pallat ashje prej gjeje! Vetem ti je i varfer she ti do dubet te kesh i pri se ke lesht e kokes ne Angli per kalamjt dhe ke ngelur holle borxh andej e borxh kendej! Ta qaj hallin vella po mos e ruaj se te ka zene llapa kallo qe nga koha e berishes kur ua wike kurvat ketyre socialistev she kwtyre budallenjve online qe masturbohen me buthtalljet e tua me ta!

  11. TOMORI SHBA says:

    NJe falenderim te madh, zoti Mero ke nga bashkeatdhetaret e tu , ketu ne Amerik, per editorjalet ne pergjithesi, por ne vecanti, ky i sotmi, tregon fytyren e vertet te nje opozite destruktive, qe me genjeshtra e mashtrime, ndja qytetareve, kerkon te rimar me cdo kusht e cmim, pushtetin e humbur.
    Me keto veprime qe po shikojm, si nxites te protestave te dhuneshme, skan kaluar pa len gjurme, jo vetem tek qytetaret amerikan qe nga viti ne vit deshironin te vizitojn ekalojn pushimet ne Atdheun tone te dashur, por edhe tek shqiptroamerikanet, qe sjan te paket qe po diskutojn neper kafene, qe te anullojn vizitat e pushimet, per shkak tew trazirave dhe destabilitetit te vendit tone, qe kerkojn e zbatojn Berisha, Berisha, Basha, Monika, me porosi te bashkeshortit te saj, I lir Metes.
    ershendetje qeveris Rama, ministrit te brendeshem, drejtorit te policis se shtetetit dhe gjith focave te policis, gardes, qe edhe pse shum qytetar rrugecer, kan shkelur ligjin dhe duhet te ndeshkoheshin simbas ligjit dhe regulloreve, per mbrojtjen e objekteve te rendesis se vecant, qe lejon perdorimine armeve luftarake ne raste te cenimit apo demtimit te prones shteterore, sic e pam me 16 SHkurt, ku u tentua te shkaterohet dera e kryeministris dhe te futeshin branda kriminelet e hajdutet.
    Policia e shtetit e shmangu me shum profesjonalizem vrasjen. Ndryshe nga 21 Janari i 2011, kur Berisha dhe Basha urdheruan dhe vran kater demostrus ne mes te bulevardit me duar ne xhep.
    SH presojm qe qyteraet me dat 16 dote protestojn paqesisht, duke hequr dore nga nxitesit e dhunes, kryesisht, Berisha,Basha, MonIKa , Petriti , E ca ish deputet, qe sillen me keq nga ca rrugace e bandit te felliqur.

  12. Zaimi says:

    Ata te henen kercenojne per dhune e te enjten te hane mune o Baze!Respekt per analizen qe u bene ketyre banditeve ordiner.Vetem nje hamendje qe ne qe dijme te lexojme jemi ne nje mendje me Ju e editoriali sherben per te marre mesim ata qe i vene pas kesaj turme te hazdallosur ,por konstatoj se asnje nuk ta lexon kete editorial nga ata se nuk dine shkrim e kendim!Po te lexonin editorialet e tua me siguri qe Saliun ,Lulin e Moniken do ti shkonte pas vetem ndonje pseudodiplomat qe ka ndikuar j pak ne qendrimin e tyre ne politike e qe sot vijne sikur jane ata qe kane sjelle frymen demokratike!

  13. Mehmet Cela says:

    E SHKELQYER…venerisht Tritani me presh ne…!!!

  14. Durimi says:

    Protestuesit me daten 16 , nuk jane protestues por bandite qe bejne iso krimineleve te vendit. Ska pse te protestosh bashke me kriminelin dhe hajdutin per pyshtet . Per hallet e tua gjej nje dite tjeter dhe mos u bashko me ata qe e kane shkaterruar kete vend, prandaj theme qe ata qe do protestojne ne 16 jane bandite, por edhe shpirtezinj e injorante. Mero Baze eshte i pa perseritshem me kurajon, elokuecen, por dhe egersine kunder te keqes. Mero meriton shume dhe eshte shembull qytetari dhe patrioti, por dhe me aftesine e nje shtetari.

  15. Realisti says:

    Bravo MERO.
    SI GJITHMONE I SAKT DHE I VERTETE.
    RRETHANAT HISTORIKE TE 1997 JANE KREJT TE TJERA.
    MOS TE TREMBET ASNJE ….NUK DO NDODH.
    SALIU DHE BANDA E TIJ BERI VETVRASJE.

  16. lagja.brrakes says:

    Bohet fjale me permys gjith establishmentin o Mero. E di qe po u shem ai do japesh hesap ne ti. Po e pregatit bota shemjen e stablishmentit e Basha thjesht po munhohet me kap protagonizmin.
    Pranej ne ka nai rrezik ne Shqipni ka vetem per ju qe i sherbyr diktatures ripjellse. e do ju padisin do ju morin parusite korruptive e dikush do haj dhe burgun.
    Bjeri sat dush tina daulleve me futuna ne gote ne pjate a ne hale.

  17. Labi says:

    Meri,gezuar 8 marsin bitch.

  18. vons says:

    Mero, pak me I qarte, se edhe ti, me gjithe talentin, harron te redaktosh dhe kalon nga nje dege ne tjetren. Se I paqarte je dhe lexuesi duhet ta imagjinoje se cfare po thua ti, por po t’i lexoje fjalite ashtu sic jane, kuptimi del tjeter. Cfare ben Rama me mire se cdo shqiptar “krijimin e nje psikoze pasigurie”. Apo “kjo” (e verteta e tij, megjithese ti e ke per alarmin, pra ky) ka kosto mbi turizmin.

  19. John says:

    Kujdes ore se ndoshta I intereson qeverise qe ta paraqese situaten sikur do te destabilizohet (se keshtu e ha opozita, sipas qeverise).

  20. HOMORA says:

    LIGJI DHE RREGULLI FONDAMENTAL I RINISE DHE POPULLIT TE SAJ.

    Shikuar qe politikanet evitojne te mos kuptojne revendikimet e Rinise e Popullit.
    Konstatuar qe ;
    revendikimet e te disave jane shume larg mjaftueshmerise per te siguruar ndryshime serioze dhe te atesuar me partneritetin e Rinise dhe Popullit,ja nje liste jo perfundimetare ne trajtimin e temes por qe paraqet,prezantojne garanci rezultati afatgjate (ndoshta te perjetçem). Ne nuk jemi naive,plutokratet ne pushtet do te bejne gjitheshka per t’na penguar e njekohesisht t’na ndalojne (interesat e tyre skllaveruse e diktojne nje manover te tille) drejte Evolucionit Modern Demokratik,ndaj qendron pak a shume me kryesoria,me esencjialia per berien e aplikimit te ketyre (qe jane nje pjese dhe nuk perfaqesojne teresine totale,siç dihet nje qytetar eshte nje univers idesh per mireqenien e jetes tokesore) propozimeve.

    A) EKONOMI/PUNE-SIM

    1-Gjendie Gjenerale e fiskalitetit ;
    nenshkruar ne Konstitucion pamundesine per Shtetin qe te terheqi mbi 25% te pasurise se POPULLIT.
    2-Ngritie imediate ;
    e rroges se ulet,pensionet dhe te minimumeve sociale 40%.
    3-Dhenie Pune Masive ;
    funksionareve per te rivene kualitetin e sherbimit publike para se te behet Revizionimi Gjenerale i Politikes Publike:
    stacionet e treneva,spitalet,shkollat,postat…
    4-Strehim :
    plan konstruktimi te 500 mije Shtepi Strehimi te Moderuara,me qellim ulien e çmimeve te qirave,fondet e ardhura ne natyre ose te mirat fituese dhe ri-dinamizimin e ekonomise punedhenese.
    Denuar rende prefektet dhe kryetaret e bashkive qe lene jashte te pastrehet,ata qe kerkojne lemoshe et te braktisurit e sistemit aparatçiko-oligarshi-financiare, qofte ky person çfare do lloj ngjyre ideje,apo politike,apo besimi a shtrese sociale.
    5-Bnakat :
    te behen me te vogla me se fundi te mbrohemi nga :
    krizat,te thuejme monopolet,ndarien e spekullimit te derdhies se parave dhe,injektimin e kapitaleve ne nje projekt biznesi i çfare do lloj natyre apo volumi qofte masa e tij ku,populli duhet konsultohet ne menyre absolute dhe primondiale me anen e votes referendumi (elektronik nen kontrollin e agjensive serioze te organizimit votues me prezencen perfaqesuese te kolektivitetit popullor) apo popullor mbi projektin ne fjale,pro apo kundra,po apo jo,ju vlen apo sju vlen,i dobishem apo i pa dobishem etj…
    6-ANULLIMI i BORXHIT PUBLIK :
    sepse kjo ska vend qe te jete ne fuqi per aresye se ajo tashme eshte paguar shume here,nga fillimi saj dhe deri me tani.

    A) POLITIKE

    7-KUSHTETUAR :
    Rishkruar nje Kushtete nga Populli dhe per Interesat e popullit te pamvarur.Venia ne vend te nje referendumi te inisiative qytetare ;RIQ.
    8-Ndalimin e Lobbys dhe rrymave,rezove dhe rrjeteve te influences.
    Perjashtim i perhereshem nga jeta politike e nje te zgjedhuri (deputet,kryetar,funksionar,shkencetar,kerkues etj…)qe kane nje dosie juridiksionale hetuese,venia fund e kumulimit (bashkengjities) se mandateve drejtuese dhe pushtetit.

    9-ALBXIT :
    dalia si kandidatuese e bashkimit europian me se fundi per te rifituar Pamvarsine tone Politike,monetare dhe ekonomike (respekt vullnetit te popullit dhe inspirimeve te tija per nje KOMB te LIRE pa diktatore te brukselit mbi koke me diktimet e bankes europiane mbi financimin e jetes se Shqipetarit,dhe federales amerikane per diktime mbi borxhet dhe rolin e tyre social,ekonomik dhe kulturor,sidomos pa diktatin pameshireshem te grabitesve lobbyste-sh private mbi jeten dhe zhvillimin e societes shqipetare) ne kete menyre behen 50 milliarde euro kursime ne vit.
    10-Evazioni Fiskale :
    rekuperuar ndermjet 18 dhe 27 miliarde euros te braktisura nga shteti çdo vit tek CAC 40.
    11-Ndalimin e menjehershem ;
    te privatizimeve dhe rikuperimin e pasurive publike,autostardat,aeroportet,parking dhe linjat hekurudhore.
    12-Gjobat,radaret dhe ndeshkimet me proçesverbale :
    Heqien e radareve te panevojshem dhe gjobitiet me video qe s’eshte gje tjeter veçse nje tjeter takse e maskuar.

    13-Edukacioni Nacional :
    perjashtuar gjithe ideollogjite e kasaj kryeministrie dhe vene ne xero (ne sheshim) teknikat edukuese shkaterruese (metoda globaliste…).
    14-Drejtesi :
    katerfishuar buxhetin e saj dhe limituar ligjin e kohezgjaties te proçedurave.Thjeshtezuar dhe ta kthejme drejtesine totalisht falas dhe te lehte kalimin e saj per te gjithe.
    15-Mediat :
    Thyer monopolet dhe shoqerite mediatiko-politike,lejuar mediat te penetrueshme (kalueshme) nga qytetaret dhe garantuar pluralitetin (shumellojshmerine) e opinionit.Venie fundi perfundimtar propagandes te te zgjedhurve.Terheqien e financimeve (subvoncioneve)publike mediave (500 milions deri ne 1 miliard ne vit) gjithashtu dhe folete fiskale te gazetareve.

    16-Garantuar Lirine e qytetarve :
    duke regjistruar ne Kushtetute ndalimin e Shtetit te nderhyje (fusi hundet) ne mesimedhenien,edukacionin,shendetin,familien…

    C) SHENDET/EKOLLOGJI

    17-Vjetersim dhe dekadence i mjetve apo objekteve te jetes:
    rrenimi i programuar duhet luftuar duke zgjatur (shtuar) garancite e konstruktoreve ne 10 vjet minimumi duke siguruar dhe garantuar prezencen e pjeseve kembyese-riparuese.
    18-Plastika-kautçuku :
    ndaluar ne nje kohe relative ( si fillim) komercializimin e shisheve plastike apo artikuj te tjere te kesaj natyre gota,pjatat, luge pirunj kautçuku dhe amballazhet ndotese etj…
    e me pas te behet i perhershem ndalimi i perdorimit te plastikes dhe konservave si amballazh ushqimi !!!

    19-Laboratoret Farmaceutike :
    dobesuar influencen e tyre ne pushtetet gjenerale te shendetesise dhe spitaleve.
    20-Bujqesi:
    Ndalimin e OGM (organizma gjenetikisht te modifikuara),pesticidet kanceruese,turbulluesit endoktrinian,dhe monokulturat (prodhimi intensif i nje produkti te vetem bujqseor etj…).
    21-Ri-industrializacion e SHQIPERISE :
    me qellimin te zvogelojme importet qe don te thote prodhimin me traditen krijuese produktive shqipetare e me kete menyre stopojme ndotiet agresive dhe te egra per Popullin.

    D) Gjeopolitike
    22-NATO :
    dalie e menjehereshme nga traktati i atlantikut veroir dhe ndalim i angazhimit te ushtrise Shqiptare ne luftra agresioni.

    23-Shqiperi-Vendet e mbare Botes :
    Europes (jo EU)-Afrika-USA-Azia-Euro-Azia-Australie-ZELANDA etj…
    Pushuar menjehere grabitien,ngaterimin (futien e hundeve) ne çeshtie politike dhe ushtarake qe s’na perkasin per te zhytyr ne diktat varferimi apo roberimi poujt qe i vuajne efektet e ketyre politikave apo nderhyrie me interesa oligarshike finaciare.Kthyer parate e diktatoreve dhe pasurite e perfituara ne menyre ilegale dhe legale te qelbur pra,jo ne menyre te drejte,te gjithe popujve te Rruzullit.Riatdhesimin (terheqien)e menjehershme te ushtareve qe gjenden ne misione ushtarake kudo ne bote.Dalia nga sistemi i dyfishte euro-lek qe ka per qellim mbajtien e Shqiperise ne varferi.
    Gershetuar,thurrur raporte te barazise (i barabarti me te barabartin) me te tera Shtetet e rruzullit.

    24-Penguar :
    flukset emigracionuese ne pamundesi mikepritie dhe,integrimi te pamundshem, per aresye se ndodhemi ne nje krize te thelle civilizacionesh apo civilizacionuese qe ne po jetojme aktualisht.
    25-Politike e huaj :
    respekt te patudshem dhe te palekundshem i te drejtes Internacionale dhe te angazhimeve qe ne kemi firmosur.

    VEMENDIE DHE KUPTIM !!!
    Keto 25 propozime do te ndryshojne ne menyre te menjehereshme jeten e perditeshme te Shqipetareve simbas ligjeve te paktit te trezorit shtetoror dhe Publik me fitimin e 37 milliards euros nga sakrifica dhe vullneti juaj per prodhim punesor,pra me djersen e ballit tuj,me forcen e kraheve te juaja,me frymezimin e shpirtit te juaj per jeten e begate.
    SHQIPERIA eshte nje KOMB i pasur dhe,Populli I Tij trim dhe punetor,Ai ska pse te Jetoje ne mizerie padrejtesisht nen diktatin e oligarshise financiare.

  21. Shkodrani says:

    Boto komentet Mero, mos u bej qesharak. Mjafton qe je socialist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje