Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së drejtësisë amerikane, lidhur me çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike në fushatën e lobimit në SHBA, në vitin 2017. Letërporosia e ardhur nga SHBA pranë Prokurorisë shqiptare, ka disa pyetje zyrtare për Lulzim Bashën dhe stafin e tij, por Basha ka refuzuar të paraqitet.
Por përmes një letre drejtuar Prokurorisë, Basha tenton të fshehë objektin e vërtetë të hetimit, që është hetimi nga drejtësia amerikane, dhe e motivon refuzimin “për t’u njohur me një informacion që ju paskeni marrë në kuadër të hetimit që ju po zhvilloni në lidhje me respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike.”
Refuzimi është një problem i ri i Lulzim Bashës me drejtësinë amerikane, pasi autoritetet zyrtare amerikane, kanë shtuar presionin mbi Prokurorinë shqiptare për t’iu kthyer një përgjigje, pasi po kalon çdo afat. Por për këtë çështje duhet të shqetësohet Basha, jo ne.
Ajo që Lulzim Basha tenton të mashtrojë opinionin publik, është referimi tek një hetim i Prokurorisë shqiptare. Prokuroria shqiptare fatkeqësisht nuk ka nisur ende një hetim ndaj Lulzim Bashës, edhe pse duhet të niste me kohë. Në këtë rast, “Letërporosia” amerikane është një praktikë e rëndomtë e bashkëpunimit mes dy vendeve, që për të marrë dëshminë e një shtetasi të huaj, përfshirë në një hetim, ata përdorin Prokurorinë e vendit përkatës për të marrë përgjigje.
Pra në këtë rast, Prokuroria jonë nuk bën as pyetje dhe as hetim për Lulzim Bashën, por i vë përpara pyetjet e ardhura nga SHBA dhe nga Skocia, ku po kryhen hetime për financimet në emër të Partisë Demokratike, dhe ai duhet t’u japë përgjigje. Prokurori shqiptar në këtë rast është një noter dhe zyrë postale.
Nëse Basha nuk ka lidhje me kompaninë ruse që ka paguar 500 mijë dollarë për të, ai duhet të vrapojë të ndihmojë drejtësinë amerikane në hetimin e Muzinit. Aq me tepër që ka hak për të marrë, se ai dhe e ka “perfolur”.
Duke deponuar para amerikanëve, ai çliron veten dhe i takon amerikanëve të zbulojnë kush fshihet vërtet pas pagesave të rusëve.
Por po u fsheh, dhe sidomos po beri si budalla, siç po bën, atehere mund t’i ndodhë siç i ndodhi Shkëlzenit, i cili tani e ka me vendim të Gjykatës së Floridës përfshirjen tek aferat e trafikut të municioneve dhe të demontimit në Gerdec.
Pavarësisht se Basha bën si trim, refuzimi për të bashkëpunuar me SHBA, e dekonspiron si fajtor. Kjo tregon se ai e di kush fshihet pas rusëve, e di të kujt janë paratë, e di pse janë paguar paratë, e di pse PD është përfshirë në transfertat e kundraligjshme, e di dhe se çfarë ligjesh ka thyer këtej, dhe përtej oqeanit. Ai edhe në këtë rast është sjellë si vetvetja, siç ka vepruar gjithmone kur e vinin përpara akuzave: ka bërë sikur nuk kupton.
Refuzimi për të mos u dhënë përgjigje, nuk është se e bllokon hetimin ndaj tij dhe as që e lehtëson pozitën e tij. Përkundrazi, ajo rëndon pozitën e tij si mosbashkëpunues me drejtësinë amerikane në këtë çështje dhe akoma më shumë, mund të rëndojë pozitat e tij, nëse merret i pandehur në këtë çështje.
Ai mund të refuzojë t’i përgjigjet një prokurori amerikan sa kohë është në Shqipëri, por nëse shpallet fajtor, nuk ka raport mjekësor apo avokat që ta shpëtojë nga përballja me drejtësinë amerikane, aq më tepër që e kemi miratuar qysh më 1935 ligjin e ekstradimit me SHBA.
Dhe këtë e di më mirë se kushdo tjetër. Ai mund të mos jetë jurist i formuar, pasi siç po del, nuk po gjejmë dot se ku ka bërë Universitetin, por ama i pandehur i sprovuar është, dhe e di se si mund t’i shpëtosh drejtësisë.
Por problem i tij është se ai ka përvojë, vetëm se si i iket drejtësisë shqiptare, jo asaj amerikane.
Aq më tepër, nëse e gënjen mendja se këtë gjë mund ta zgjidhë politikisht. Drejtësia e atij vendi është aq e ndarë dhe e pavarur nga politika, sa kjo që po bën Basha, vetëm sa e rëndon edhe politikisht, dhe vërteton perceptimin që ekziston për të dhe opozitën e tij, se gjithë kryengritja e pallatit politik të opozitës, bëhet për t’i shpëtuar drejtësisë. Biles dhe në SHBA-së.
Jemi shtet kot. Edhe Meroja nje nder mendjet me te mprehta ne gâzetariné shqiptare e ka humbur shpresen qe ky vend do kete ndonjehere prokurore e gjykates te guximshem per te bere drejtesi. Meroja shpreson qe Amerika te denoje kriminelet tane meqe ne nuk mundemi. Eshte koncept patetik por qe perputhet me realitetin tone.
Mero
PD zyrtarisht I ka bere thirje prokurorise shqiptare
Qe te publikoje dosjen ne fjale qe per me teper ka 8 muaj qe ka ardhur.
Per cfare arsye prokuroria nuk e ben publike kete dosje???????
Ti mero si gazetar I pamvarur qe gjete dosjen e shkelzenit ne amerike nuk e nxjer dot dosjen e bashes ne shqiperi???????
Sepse nese dosja behet publike
Edhe delenxhinjte me te lodhur te rilindjes do e kuptojne qe ajo dosje nuk ka asgje per bashen sepse po te kishte qofte edhe 1 dyshim amerikanet do kishin dale vete te paret ta thoshin dhe nuk do dilin bijte e stalinit dhe te enverit qe te mbronin ameriken.
Jeni bere qesharake si komunistet si shqiptare
Nuk ka gjykata dhe prokurori ne albanistan, te gjitha jane ndertuar me vjedhje. Cdo punonjes i shtetit eshte hajdut.
Sakte dhe kuptohet.Vetem po u futen andej nga kane dale.E kane trash zullumin .Oreksi madh te ha koken.Te vraret kerkojne shpagim.
BASHA NUK DON TE DIJE FARE PER KETE HETIM , NUK KA FRIKA NGA SHBA , POR KRENOHET SIKUR ESHTE I PASTER .
Ah more Mero e ke keqkuptuar ti leter porosine:
Ajo eshte nje leter falenderimi I qeverise Amerikane qe konfirmon se parate e derguara jane terhequr dhe US shpresojne ne dergesen e rradhes sipas grafikut, se Trump-it I duhet te niset shume shpejt per ne Florida per nje turnament golfi
Kaq, thjeshte
Po budallai kot ka frike
kur ti bien bolet dashit.
kur ti bien bolet dashit..
kur ti bien bolet dashit…
Nuk po gjejm dot ku e ka ber Universitetin”i vulos te gjitha pet kete moster.
Qarte si drita e djellit del qe Muzin ka marre pare nga kompania Ruse per te lobuar per PD. Kjo mund te jete thjeshte nje skeme qe Muzin ka marre pare nga Rusi dhe I ka shkruar sikur jane per PD. Kjo nuk ka lidhje direkte me Bashen por Amerikanet duan te dine ne se Basha di gje per keto para ose jo. Neqoftese ai nuk di gje, ahere duke e deklaruar kete ai i ben nje nder te math investigimit qe behet ne Amerike. Edhe po te di gje ai duhet te spjegohet se keshtu i ben nje sherbim te math PD the antareve te thjeshte te PD, Shqiperise dhe gjithe Shqiptareve qe i jane aq mirenjohes Amerikes per mbeshtejen qe na ka dhene vazhdimisht. Eshte e pakuptimte qe Basha ti referohet te drejtes se tij per te mos bashkepunuar me drejtesine. Asnje nuk e akuzon Bashen, por vetem e pyesin ne se ka njohuri per keto para. Bashes ne rradhe te pare I leverdise te laje emrin e PD nga kjo mesele dhe te deklaroje se ai as qe ka haber per keto miljona dollare. Heshtja eshte keshilltari me i keq per te.
Qartësia e gjykimit tuaj dhe sidomos shtrati thellësisht ligjor mbi të cilin ju mbështesni arsyetimin tuaj në këtë koment brilant, ka vlerë për njerëz që në aktivitetin e tyre kurrë nuk e mendojnë të ligën, jo më ta bëjnë atë. Por, mjerisht, Basha në çdo hap që hedh tregon qartë, se me këtë kategori njerëzore ai nuk ka aspak dëshirë të ketë të bëjë.
BASHA FILLOI VARJANTIN QE NDOQI ME VJEDHJEN E 250 MILJON EUROVE NE RRUGEN E KOMBIT PER TI SHPETUAR DREJTESISE POR KETE RADHE NUK I SHPETON DOT SE KA TE BEJE ME SHBA. FAMILJA BERISHA U BE NON GRATA TANI E KA RADHEN LULI,.
Fjale imzot fjale.
Sa akuza ka ky shalngjitur,qe nga shtepia e verdh(te mos flasim per vilen ne utreht nga paret e vefes) spiunimi i kosovareve ,rruga e kombit, shtes kati pa leje,per kunatin,per thirrje per lufte,bashkepunim me ruset duke pastruar paret e pista te partis…
Por kujt i thua.
Po te ishte nje njeri i thjeshte vetem se ka ber nje lidhje korenti apo uji pa leje shkon ne burg…
Keta halet vodhen e shkatrruan ,vazhdojne te tallin menderen me ne….
KUSH DO TE MESOI LAJMET E VERTETA TE DITES LE TE LEXOI NE MBREMJE EDITORJALIN E TEMES NGA GAZETARI I MIRFILLTE MERO BAZE. MOS LEXONI LAJME KAZANI….
DILNI SHQIPETARE TE NDERSHEM E TE URTE ,TE PUNES E SKARIFICES ,MBUSHNI RRUGET PER TE MBROJTUR INTEGRIMIN E VENDIT, LYEJINI ME BOJEN E INTEGRIMIT KETA NJEREZ DESTABILIZUES DUKE KERKUAR DREJTESI DREJTESI DREJTESI
Keta artikuj editoriale pavaresisht se paraqiten si analize jane thjeshte gjenjeshtera banale qe pergenjeshtrohen shume lehte. Ky artikull tregon shume gjera por kryesorja eshte se tregon, se sa e lehte eshte te manipulosh me iluzione nje pjese te popullsise ne menyre konstante.Une do permend vetem 2 genjeshtera te medha. Sigurisht cdo analize fillon me nje genjeshter te madhe dhe kejo eshte se drejtesia amerikane po meret me Bashen. Genjeshter. Cpune ka drejtesia amerikane me nje politikan te nje shteti Sovran? C’fare ligji te USA ka thyre Basha qe dretesia e USA te merret me Bashen? Ketyre pyetjeve asnje su pergjigjet sepse jane genjeshtera. Tjetera eshte se PD u morr me kontrabande armesh ne Gerdec. Kejo mund te jete pjeserisht e drejte por perseri krimineli me i mdhe edhe ketu eshte USA. Dihet e dokumetuar se armet kontrabande qe Shqiperia shiste ne Irak, Siri dhe Afganistan u jepeshin grupeve terrorriste qe USA mbeshteste dhe te paraqitej ne opinionin public se gjoja USA sishte e perzier. Shembulli me I mire I kesaj metode spjegohet me faktin tjeter se USA mbane kampe torturash ne shtete te huaja si Poloni dhe Bullgari per te mos thyer ligjet e USA. Te njeten gje ben edhe me muxhahedinet ne Shqiperi. Pra ne thelb eshte USA qe i kordinon te gjitha nga mbrapa por ne baze te ligjeve te USA dhe nderkombetare te tjeret jane fajtore. Por paveresisht nga te gjitha keto fakti tjeter me i madh dhe i pamohueshem eshte se si Rama , Berisha,Nano, Basha jane te korruptuar. Me ndihmen e USA keta te 4 kane ardhur ne pushtet. Por kejo sdo te thote se duhet te akuzohen per te keqija qe si kane. Pra nje njeri qe akuzohet dhe denohet per vjedhje ska pse te akuzohet pa abaza per vrasje. Kejo quhet padretesi. Por perseri shqipraret duhet te mos harrojne historine se sa i dashur dhe popullor dhe se sa u mbrojt nga perendimi Berisha.Tani te gjithe e urrejne Berishen por ky opinion ska ekzistuar ne kete nivel 20 vite me pare paveresisht se Berisha ska ndryshuar asnje qime. Me te njejtin fat do perfundoje edhe Rama.Dhe loja vazhdon.
@jon
Ti Jon ben aoto pyjetje pa kuptim dhe po vet jep pergjigje pa kuptim. Ti ne menyre retorike pyet: Cpune ka drejtesia Amerikane me nje politikan te nje shteti Sovran? Pergjigja eshte se ketu nuk behet fjale per nje politiksn por behet fjale me investigimin qe po I behet Muzin ne Amerike dhe ne rruge e siper ka dale dhe emir i Bashes. Pra Amerikanet nuk kane kerkuar si idjote, pa arsye, informacion nga Shqiperia ne se Basha di gje per investigimin e lidhjeve te Muz me Ruset.
Ti prape ne menyre retorike pyet cfare ligji ka thyer Basha ne Amerike…Pergjigja eshte :Asnje ligj(tani per tani), por Basha ka bere bisnes ne Amerike per lobimin e Muzinit ne favor te PD. Sigurisht qe kjo kontrate eshte bere ne baze te ligjeve Amerikane. Ne rast se kontrata eshte bere jashte ligjeve amerikane, kjo eshte akoma me e rende per Bashen.
Per pjesen me poshte ku shan Ameriken sikur te ishje shoku Enver as ja vlen te diskutohet. Problem eshte i ngjashem me dashurine. Ti psh dashuron Rusin dhe urren Ameriken, une dashuroj Ameriken dhe urrej Rusin etj etj
Te adrmiroj qe merr mundimin te shkruash mendimin tend pa shar dhe ofenduar. Kejo mendoj se eshte modifikim i paraqitjes se jashtme per arsye se ku jeton por nga zemera pak ke ndryshuar. Une s’urrej anje ne bote. I dua te gjithe pa perjashtim dhe vecanerish amerikanet, sepse e kuptoj shume mire poziten e tyre. Po ti pse urren Ruset? Ky eshte i vetimi fakt qe te ben te mos shikosh drejt. Sa per nderhyrjen ruse ti e ke ngrene sapunin per djathe dhe vazhdon. Se kupton akoma qe cdo gje qe perdoret ne Shqiperi me perpara eshte perdorur dhe ka skaduar ne perendim. Pra e filluan me presidentin e USA, i doli boja dhe tani e perdorin me shume sukses ne Shqipereri me te vetim sebep se keshtu i do shtypit, te tregoje ne te ardhme se mund te manipulije gjerat si te doje, sic ben shtypi i majte te njejten gje ne USA. Sa per ceshtjen tjeter te lobimit dhe pjesemarrjen e ruseve eshte shume e thjeshte ( nqs heq urrejtjen nga brenda) te kuptosh se ne te gjitha shoqerite lobuese perfshi edhe ate qe ti permend thote ” ne kete kompani lobuan disa ruse” pra keta ruse qe lobuan sdo te thote se loboi rusia( shteti) sepse ne te njejten kompani kane lobuar kompani apo individe nga gjithe bota. Me pak fjale shprehje te tilla si “nderhyrje” jane thjeshte te sorollasin ata qe akuzohen dhe sigurisht ne fund ti varrosin. Dhe une ketu skam ne mendje te spjegoj gjenjeshtera e tjeterit. Nderhyrja ruse “It is a hoax” si i quan presidenti i USA
Qenit,kur i vjen ngordhja vete e bën shurren tek dera e xhamisë.Kësaj radhe ky KINGU e ka bërë tek dera e kryexhamisë botërore.Prandaj dhe dhurata që do të marë,do të jetë e këti rangu.
Nje gje nuk kuptoj.Thirrja nga Prokuroria e nje qytetari(ne kete rast Basha eshte i tille)eshte si te therrase komshiu,dhe ty te teket te mos shkosh dhe perfundon aty.Aq me teper kur kerkohen te jape sqarime per nje leter porosi nga Drejtesia Amerikane.Ketu o letra nga drejtesia jone eshte leter bakalli,o eshte nje manipulim politik,o eshte nje teater,qe nuk e di ku e ka regjine ne Amerike apo ketu?Ne rast se eshte e vertete qe leterporosia nga Amerika eshte e vertete,dhe Drejtesia jone nuk eshte ne gjendje te therrase nje qytetar per sqarime ,atehere te dale publikisht qe jane te pa zot te kryejne detyren qe u njeh ligji.Boll me keto skena me shume komike se tragjike.
Botoji dhe opinionet qe duken ndryshe apo dalin prej rreshtit. Dobi me shume do kishim te gjitha palet.
Pse duhet te shania.