Shkëlzenin nuk e shpëton Revolucioni, por gjykatat!

18 Mars 2019, 18:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të kuptuar çfarë i dhemb realisht Shkëlzen Berishës, sihikoni reagimin e tij, pas botimit të vendimit të Gjykatës së Floridas, që i heq atij çdo alibi, rrreth përpjekjes për t’i quajtur shpifje ato që janë shkruar rreth tij. Gjëja e parë që nxitoi të thoshte, por që askush nuk ja kishte thënë, ishte se në Florida nuk u gjykua ajo që ndodhi në Gërdec, por padia e tij për shpifje.

Në fakt, askush nuk tha që në Florida u gjykua krimi i Gërdecit, pasi krimi i Gërdecit ka ndodhur në Shqipëri, ku janë dhe autorët, dhe viktimat, dhe do të gjykohet këtu. Një nga dy çështjet e Gërdecit, ajo e trafikut të armëve, është gjykuar dhe në SHBA, se ka pasur aktorë amerikanë, dhe ata janë dënuar me burg. Shkëlzen Berisha, që është autor në të dy aferat me të njëjtin grup njerëzish, nuk është gjykuar ende në Tiranë. Por siç e ka zakon rëndom babai i tij, kur ti e akuzon për një gjë konkrete, ai të përgjigjet për një gjë tjetër.

Ajo që ka gjykuar Gjykata e Floridas, janë pretendimet e Shkëlzen Berishës, se është i pafajshëm në historitë e Gërdecit dhe se kërkon një dëmshpërblim 60 milionë dollarë. Dhe ky pretendim është hedhur poshtë. Pra, gjykata është bindur, që ai nuk mund ta mbrojë reputacionin e tij në SHBA, pasi me ato fakte që ka gjykata në SHBA, ai konsiderohet që i ka bërë ato që thuhen.

Por për të mbrojtur reputacionin, ai duhet të gjykohet nga një gjykatë shqiptare. Nëse Shkëlzen Berisha është i përfshirë dhe është përgjegjës apo i korruptuar në historinë e Gërdecit, këtë nuk e ndajnë dot gjykatat e huaja, por një gjykatë shqiptare.

Prokuroria e Shqipërisë duhet të hapë çështjen, qoftë dhe “kryesisht”, pas vendimit të kësaj gjykate amerikane, ku ai nuk mbrojti dot veten nga akuzat e faktuara që i ka bërë shtypi ndërkombëtar, dhe duhet të kryejë një hetim të thellë, ashtu si ka bërë Gjykata e Floridas.

Ajo ka rreshtuar në vendimin e saj gjithë hetimet që ka bërë shtypi ndërkombëtar për këtë çështje, gjithë dëshmitë jo publike të bëra nga personazhe që kanë qenë të përfshirë në këtë histori, gjithë dokumentacionin zyrtar ku implikohet emri i tij, dhe ta çojë akuzën në gjykatë.

E njëjta gjë vlen edhe për rastin e CEZ dhe për çdo akuzë tjeter për llogari të Shkëlzen Berishës.

Ajo që po bëjnë Berishët, pasi kanë ndaluar Prokurorinë dhe gjykatat të merren me ta, është të ngrejnë padi ndaj gazetarëve që kanë shkruar për ta, për t’i frikësuar apo bërë pazar për mbyllje goje.

Një krim i pandëshkuar, një vrasje masive e 26 vetëve nga një histori korrupsioni, një akt mafioz siç është ai i trafikut të armëve, deri tek vrasja e Trebickës, pasi janë ndaluar të gjykohen politikisht, po tentohen të përdoren si burim akuzash për denoncuesit, ndërkohë që autori ende nuk është gjykuar.

E njëjta gjë dhe me historinë e CEZ. Gjykata dënon Romeo Karajn si shpifës, që është dëshmitar në historinë e pisët të privatizimit të OSSH, ndërkohë që nuk e ka hetuar këtë çështje dhe nuk ka asnjë hetim për të. Pra, gjykata kërkon që Romeo Karaj, të bëhet prokuror, gjykatës, që pastaj gjykata të marrë faktet e ta falë atë.

Ndryshe nga gjykata shqiptare, Gjykata e Floridas, e ka shqyrtuar vetë përfshirjen e të birit Sali Berishës në Gërdec dhe është bindur se ai nuk mund të shfajësohet për të. Gjyqtarët tanë i bien shkurt dhe mbrojnë kriminelin, pa gjykuar krimin, por duke gjykuar denoncuesin. Njësoj si për rastin e Grida Dumes. Një TV afër Berishës shfaq pamje ku Salianji shkëmben mesazhe erotike me të, nën inicialet G.D., pastaj në mbrëmje G.D. në mesenxher, bëhet Grida Dume, pastaj Grida telefonon çdo gazetë e TV ta heqin, dhe ata që nuk e heqin, i çon në gjyq dhe u thotë ma provoni që Salianji e kishte me mua. D.m.th për një gjë që e ka besuar dhe burri, që i ka kërkuar divorcin, nuk mund te bëjë gjykata sikur nuk e beson pa bërë më parë hetim për këtë, pasi si në atë anektodën e famshme, “fakti është brenda”.

Për të gjithë ata që janë prekur nga kjo që i ka ndodhur Shkëlzen Berishës, duhet ta dinë se për sa kohë Shkëlzen Berisha nuk i është nënshtruar kurrë asnjë procesi penal për akuzat për korrupsion në Shqipëri, për sa kohë nuk është thirrur të shpjegojë tabulatet me Delijorgjin, ditën e masakrës dhe më parë, për sa kohë nuk jep shpjegime si ka lënë takim me CEO-n e CEZ-it, me babain e tij kryeministër për të rritur çmimin e energjisë, dhe pas takimit ai është ulur me ta, për sa kohë nuk shpjegon si ka nxjerrë miku i tij Nue Kalaj 7 milionë euro cash, pasi Shkëlzeni ja ka mbaruar porosinë, për sa kohë nuk shpjegon pse Ismail Mulleti, mbartësi i koncesionit të ngjyrosjes së naftës i derdh atij në llogari 200 mijë dollarë, për sa kohë nuk shpjegon dot pse Aldua i raportonte me faks, kopjen e vendimit që  kaloi për Gërdecin, e dhjetëra gjurmë të tjera në vendin e krimit, ai është një i akuzuar që nuk mund të mbrohet dot dhe të shantazhojë shtypin.

Tek vendimi gjyqësor i Gjykatës së Floridas permenden tre histori mafioze per Shkëlzenin, dhe tek të treja arsyetimi është i njëjtë, pasi nuk mund të ketë mbrojtje selektive të reputacionit duke shantazhuar gazetarë të veçantë, pasi interesi publik prevalon mbi jetën private.

Babai i tij e ka pasur të lehtë kur kontrollonte dhe vazhdon ta kontrollojë drejtësinë, “ta pastronte” të birin. Por mentaliteti i Berishëve është ndryshe. Ata quajnë fyerje përballjen me drejtësinë. Ata e quajnë drejtësinë, një kamzhik për kundërshtarët, por jo një gjë që duhet të përballen, pasi e quajnë ulje të autoritetit të tyre. Për të mos çuar të birin para drejtësisë, Sali Berisha i vuri flakën shtetit shqiptar.

Është ky mentalitet që tashmë e ka lënë djalin e tij rrugëve, pa mbrojtje, dhe me një vendim gjykate që e damkos atë, si njeri të pambrojtshëm nga akuzat që i janë bërë.

Babai i tij që preferoi për egon e tij, ta mbante larg drejtësisë, në fakt e damkosi publikisht fajtor dhe të lidhur me mafian. Nuk u damkos nga etiketimet e Lawson. U damkos nga vesi i babait të vet, që e quan fyerje që drejtësia të merret me familjen e tij.

Halli i vërtetë i Shkëlzen Berishës, nuk është se një gazetar amerikan e njeh dhe e përshkruan si mafioz dhe të korruptuar. Halli i tij real, është se perceptimi i shqiptarëve për të është kështu. Shqiptarët pranojnë se Shkëlzeni nuk është në burg se ka pasur babain kryeministër, por janë të qartë që ai është pjesë e dy historive mafioze të Gërdecit, e asaj që vrau 26 vetë, dhe asaj që futi në burg dy biznesmenë amerikanë, që Shkëlzeni ju imponua si sekser, duke hedhur në rrugë dhe pastaj të vrarë në kanal, Kosta Trebickën.

Shqiptarët janë të bindur për rolin e tij në CEZ, për Nue Kalaj, për Rrahmanin, për tokat në Ksamil, për ryshfetet për çdo koncesion e tender ku ai hynte si sekser në emër të pushtetit të babait, e deri dëshmi private që mund të bëhen ndaj tij.

Gjykatat për këto vendosin pasi dëgjojnë dëshmitarë, pasi mbledhin prova, pasi hetojnë gjithçka me seriozitet, siç ka bërë Gjykata e Floridas.

Sot më shumë se kurrë, është e qartë se Berisha  kontrollon gjykatat, por dhe shtypin që kërkon të bëjë revolucion në Shqipëri. I kontrollon në mënyrë aq poshtëruese, sa ata japin vetëm shfajësimet e Shkëlzenit për Gërdecin, por jo dhe akuzat për të. Dhe kjo të bind më shumë që revolucioni po thirret më shumë për të shpëtuar tipa si Shkëlzen Berisha, që e kanë vendin në burg, se sa për të bërë qoftë dhe Lulin një ditë kryeministër, siç e ëndërron kunati i vet.

Por më shumë se revolucioni, mendoj se Shkëlzenin e shpëton gjykata. Një gjykim i thellë i tij dhe historisë korruptive të familjes së tij në pushtet, do ta bënte dhe atë më të lirë, dhe PD më të lirë, por dhe botuesit e shtypit shqiptar më të lirë prej tij.

Dhe në fund, kur kërkon 60 milionë dollarë gjobë në SHBA, natyrisht që e paguan një 6 milionë për avokatët dhe garancinë e procesit. Nuk di kush ja ka paguar Shkëlzen Berishës këto para, jo se nuk ka, pasi ka më shumë se aq, por i ka pa letra si Luli, që detyrohet t’i paguajë në emër të dy rusëve. Shpresoj mos të thotë që ja ka paguar ndonjë pronar hoteli nga ata ku pozon  blogerja. Se vetëm babai i tij, bën sikur beson që milionat e djalit janë nga Instagrami.

27 komente në “Shkëlzenin nuk e shpëton Revolucioni, por gjykatat!”

  1. Tami says:

    Te lumte pena z. Baze.
    Ke vene trimerine dhe guximin perballe ketyre monstrave, si askush tjeter ne Shqiperi.
    Te pergezoj dhe falenderoj!!

    1. Komentuesi says:

      Te lumt zoti Mero.Ju thoni qe gjykimin e Shkelzen Berishes ta beje gjykata shqipetare,por ku ka gjykat ketu,ajo qe eshte,e ka zene paraja poshte dhe korrupsioni i ka verbuar syt.Ketu shpeton Shkerdheni se gjykatesit akoma jane te Saliut.

    2. Cudia says:

      Shpresoj qe Xeni ne inat e siper te hedhe Meron ne gjyq Meron per shpifje dhe keshtu te filloje procesi i vetdemaskimit. Ne terbim e siper cdo gje ben vaki.

    3. Amy says:

      Bravo Mero !, nje analize teper te sakte, dhe te vertete, dhe ne te tjeret e dime shume mire implikimin e berisheve si familje mafioze ne keto ngjarje te renda, Tani e ka ne dore prokuroria dhe gjykatat ketu tek ne,
      Dhe ta mendosh qe shkelzeni te ishte vellai i ndonje ministri socialist, apo i K/Pralamentarit apo i vete K/Ministrit ! E mendoni se cfare mund te bente familja berisha dhe te tjere rondoboke qe e ndjekin nga pas ne kete vend ? Zjarr dhe lufte do kishin bere,

  2. marjani says:

    ato brigadat e pa organizuara qe mblidhen me apo pa pagese tek sheshi skan se cbejne,as medjat qe shiten per kacidhe apo interesateper personale qe shpejt ose vone duhet te humbin te drejtat e lishencave per sabotim ,disinformim neglizhim korruptim ,per njerezit e pa denje deri ne tradheti kombetareduke I falimentuar gjobitur me shuma marramendese dhe te pa meshirshme per gjithe veprimtarine .gjarperi duhet kapur nga kokanje here e pergjithmone .

  3. Nebil Çika (i riu) says:

    Mero, bëj ndonjë manovrim ti marr unë ato 60 meleonë dollarët të los një tango me Shkëlzenin.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Me pelqeu fundi Mero..

  5. Qytetari says:

    Mero, bravo per kurajon e madhe dhe penen e holle!

  6. Zef Kryeqyqe says:

    Shqiperia nuk ka frika nga Sali Berisha. Perkundrazi, duhet te kete ai dhe familja e tij per nje mije e nje te zeza qe i kane shkaktuar ketij vendi. Nuk e kuptoj si e ndjekin ate njeri ata njerez te cileve ai vete u ka prishur emrin e katranosur karakterin aq sa i ka bere si dordolece. Komunist me te denje as Enver Hoxha nuk mund te kishte enderruar.

  7. Koba says:

    Kujdes Z.Mero mos shkoni per GJAH!!!

  8. Koba says:

    Kujdes Z.Mero mos shkoni per GJAH!!!
    Me duket se Moderatori do qe te shkoni!!

  9. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Zen-Gay
    o peder
    Guy prapë
    të çon haber
    aty prapë
    zbulum del
    dhe pse çështja
    osht n’apel.
    .
    Suma Zenit
    apeloi
    kush e di
    se sa pagoi.
    Nuk punon
    Zeni i ngratë
    nga Armina
    vijn paratë
    se miljona
    bo në vit
    kush e di
    sa brek ka shit.
    Ësht puntore
    e dalluar
    shet sytjenat
    pa përtuar
    i numron
    brekët përditë
    siç numronte
    vjerri dhitë.
    .
    Dhe dy rreshta
    po i shkruj
    për atë Mama-
    dhinë tuj:
    Se revoltat
    ja kan nisë
    qy me Qadrën
    e Lirisë
    e me rendin
    fort jan ndesh
    për Lirinë
    duel në Shesh.
    Por, e treta
    e vërteta
    tash qy nisi
    tatëpjeta
    do të mlidhen
    bijt e shkijes
    mu te Pilli
    i Lirijes.

    1. emilio says:

      Fantastik si gjithmone.

    2. Black Eagle says:

      Hahaha I madhe fare

    3. Popull says:

      Ma hek trunin Gopist, ku te shkon mendja mor njeri. Hahahahahahaaa

  10. Yççç says:

    OPAAAA, OPAAAA????

  11. h says:

    Ju lumte për guximin,personalitetin,profesionalizmin,ndershmerinë intelektuale.
    Ansnji degjeneratë te tipit lubonja,ngjela,bushate e tjerë nuk guxon ta hapi gojen duke prekur ngjarjen.
    Nuk njoh veprimtarine tuaj letrare apo stilin tuaj në shkrime.Nuk më interesojnë.
    E vërteta eshtë e kristaltë edhe kur shprehet me koncepte të thjeshta.
    Keni admirimin tim personal dhe total.Shpresoj mos jem i vetmi.

  12. sit back and relaks says:

    Mero ska drejtesi me keshtu dua une, Ti e ke shkruajtur e zeza mbi te bardhe qe gjykata e florides vertetoi qe xeni eshte fajtor per gerdecin pasi konsideroi te verteta hipotezat e librit te lawson dhe nuk mori ne konsiderate pretendime te xenit. Pra shkurt ke thene qe xeni eshte fajtor apriori dhe i kerkon prokurorise te vere vulen mbi verdiktin e gjykates Meros. Tashme duket nje si tip zbythje dhe po e pranon dhe vete qe ja ke futur kot pasi ke pare reagimet, komentet dhe ndoshta pasi je konsultuar edhe me juriste. Ke keq komentuar me dashje apo prej budallallekut vendimin e gjykates florides duke shtremberuar per arsye politike nje gjyq qe ska mbaruar pasi eshte apeluar, gje qe harrove ta permendje kur publikove argumentimin e gjykates.
    Gjeni nje person qe te deklaroje me fakte perballe gjykatesit qe zeni eshte i perfshire, pas kesaj prokuroria mund ta therresi xenin qe ta ballafaqoje me akuzat dhe ti marri atij deshmine dhe bazuar tek ajo deshmi te filloje hetimet dhe me fakte tja hedhi poshte e te ngreje akuze per te. S’ka pse xeni te hapi gjyq ndaj vetes se dikush ka pare enderr se xeni eshte i perfshire. Hetimi sic dhe kam shkruajtur me pare duhet te rifilloje prej Mediut, Bumcit, MM, MD, Delijorgjit, Pinarit, Meico-s e me pas nqs dalin prova te drejtperdrejta apo te terthorta qe implikojn xenin ath te thirret si deshmitar e me pas te merret i pandehur. Drejtperdrejt nuk e merr dot ne hetim xenin sepse ka shume mundesi qe ne vend te vere vetulla prokuroria mund te nxjerri syte. Gjeni prova per te rihapur ceshtjen dhe kjo ishte detyra e Rames qe diten e pare qe erdhi si KM e tja referonte prokurorise provat. Pyete Ramen se pse nuk ka bere detyren qe i ngarkuan 1 milion shqiptare. Behu objektiv dhe dil nga linja editoriale qe te sugjeron fuga i rames. Nqs Rama s’do, prokuroria s’do ath i bie bara shoqerise civile qe te ngreje akuze mbi autoret e gerdecit, le te pajtoje nje zyre juridike dhe te kerkoje rihapjen e ceshtjes duke akuzuar drejtperdjet shtetin dhe qeverine shqiptare per vrasje me dashje. Kjo eshte ceshtje ku eshte cenuar siguria publike me pasoje vdekje, Mjaft bete gerr verr per propagande te momentit, dhe ti qe je kaq i preokupuar duhet te jesh i pari te merresh personalisht me ceshtjen, t’i marresh nje deshmi me ze e figure Luan Shehut ku ai te deklaroje me pergjegjesi te plote qe xeni eshte i implikuar e te cosh dosjen ne prokurori, e jo te perpiqesh te perdoresh kete histori si shantazh per llogari te Rames ne negociatat qe po behen apo qe mund te behen neser me opoziten. Ke bythe ta besh kete, nqs po beje nqs jo mo bej gam gam kot po vazhdo fshiji xhomin e syzeve herr fuges.

    1. Uomo qualunque says:

      Bravo. Keshtu arsyetohet. Dhe ju militante dhe injorantet e tjere dilni nga binaret qe ua shtrojne te tjeret dhe mendoni me koken tuaj. Pse nuk flet nje fjale Merua per Ramen (jo sic I futej poshte krevatit kur ishte me berishen) per faktin qe ka 6 vjet ne pushtet dhe asnje prove nuk ka cuar ne prokurori?

  13. TNT says:

    Zenit llapa mrena kesaj rradhe, te vetmit qe i kane ngel ca militante te shoqates Vatra ne Amerike qe nuk e di perse jetojne atje dhe zvarriten ne FB me shpresen se Babi i Zenit do kthehet ne zyre dhe ti marre ne pune… Ta bofte zoti hallall se je i vetmi trim qe ua ke rras manallin deri ne rreze kesaj familje te degjenerume qe shkaterroi cdo shprese per nje te ardhme europiane…. Zoti qofte me ty

    1. Uomo qualunque says:

      Po ca ka rase nuk e shikon zeni nuk po shpenzon fare dhe armina po punon ne call center. Jo mo shoku jo vetem llafe jane dhe dhe nuk pyet kali nga mizat. Me keto shkrimet e meros dhe me mbrojtjen e rames berishet kane 100 vjetesh ymer…

  14. Buda says:

    Padyshim, Mero Baze mbetet gazetari me i madh i tranzicionit dramtik ne Shqiperi, nga diktatura psikologjike shekullore e shqiptareve ne psikologjine e lirise, barazise dhe drejtesise!

  15. zhulsi says:

    I nderuti “ulu pak e e qetesohu”!
    Sado ta perdredhesh “llafin” nuk e zhvlereson dot shkrimin e MB, sepse nuk mbulohet dot dielli me shoshë. Se cfare ndodhi atehere u pa me figure e me ze, ato si hedh dot poshte me pese rrjeshta qe shkruan. E pame Saliun si u be si bisha e terbuar e rrezoi nje sistem drejtesie per hater te pushtetit. Fjalet lavire e horr bulevardi nuk i tha as Mero e as une apo ti. Ne keto rrethana e shiko kete Llalluqen qe ishte vegla e Saliut dhe te tjere te seres se tij, e nxjerr kollaj konkluzionet. Prandaj qetesohu, relaksohu e tregohu pak me ovjektiv se faktet jane kokeforte.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      I ke parasysh Amerikont, njashtu, allora nqs i ke parasysh duhet ta kesh von re pershemull qi Lali Arviza ne ate kohe knej i thoshte Ina Rames te arrestonte komanden e gardes knej i rrifte shpatllat Sales ene i thojte burr shteti mo. E kom fjalen per 21 janarin se me sa kuptova ne komentin tend ti i referohesh 21 janarit megjithese shkrimi eshte per gerdauecin. Por padashje, megjithse ke gabu ngjarje ti ke qellu ne shenje pasi subkoshienca jote ne menyre te perkryer ka bere lidhjen midis gerdecit dhe 21 janarit duke gjetur piken e perbashket ne te dyja ngjarjet, ai quhet Arvizu. Arvizu eshte personi qe i rrahu shpatullat saliut nepermjet duarve te rames per gerdecin dhe eshte personi qe i tha burre shteti me gojen e tij Saliut ne 21 janar. Now tell me, kush ambasador amerikon merr guximin e i thote burre shteti nje udheheqesi qe vret popullin e vet dhe vazhdon qendron ne detyre prej departamentit te shtetit sikur nuk ka ndodhur gje. Allora, nqs bazohemi ne theniet e dites se politikaneve ku deklaratat e ambasadorit jane qendrim i shtetit qe perfaqeson ath dalim ne perfundimin qe Amerika, departamenti i shtetit, presidenti i amerikes i ka thene saliut burre shteti me gojen e arvizut per ngjarjen e 21 janarit, e une nuk e di se nqs berisha per 21 janarin konsiderohet burre shteti per gerdecin duhet te marri cmimin nobel per paqe. Tani qi ktu ka nji dore qe po na i bo punet sallate ka, se kush se si e se qysh nuk di me ta thone lala ty po nji gjo osht e sigurte, gerdeci ishte bixines amerikon, ishte bixines armesh dhe amerikont shkojn mas eres barutit si zagari mas buces. Pa u zbardh gerdau i gerdecit nuk zbardhet as 21 janari e asigjo tjeter. Gerdau i gerdecit ka zon nen vete jo vetem banoret e gerdecit por aty kane ngel poshte shume te verteta qe askush nuk ka interes ti germoje se nuk i dihet ne cilin oxhak te Tokes se Lire do dali tymi.

  16. Flutura says:

    Kjo eshte gazetari! Kybeshte profesionalizem!
    Komplimente! ?

  17. SKENDERBEU says:

    Perhere i sakte dhe ne forme i nderuar Mero!!!

  18. ann says:

    O Mero ,po qe je kaq i sakte dhepus i thelle ne analize, pene e rende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje