Pesë persona, mes tyre administratori i një resorti në Golem, janë arrestuar pasi dyshohet se mbajtën të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Tatimeve. Sipas Policisë, punonjësit tatimorë ndodheshin në resort duke ushtruar detyrën, kur u penguan të largoheshin nga ambientet.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", shtetasit:
S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;
Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;
A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;
H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;
B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pa pyesni njëherë këto trimat e hetimit sa lekë kanë kërkuar! Kështu e duan këta se vijnë si gjobaxhinj gangstera
Fanja prapë ky ka gjithë jetë që nuk paguan taksa e tani do të rrëzojë shtetin me Allbinin.
Po sikur të kenë pritur vetë sa të marrin lekët?! Po pse vetëm punën e shtetit bëjnë tatimorët?!
Kaq shume e kane kapur shtetin oligarket sa besojme qe mund te marrin peng edhe punonjesit e thjeshte dhe te mos u hyje gjemb ke kembe! Ketu ne SHBA do ti kishin vrare ne fragrance! Ky eshte shteti Shqiptar!
Emri I resortit . Sa leke ka marre mediaos ta nxjerr emrin