Telashet amerikane, që e zgjuan kaq herët Bashën, këtë të hënë

25 Mars 2019, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Meraku i vetëm i Lulzim Bashës sot, sapo doli nga dera e Prokurorisë, ishte të fliste për një hetim shqiptar, dhe jo amerikan. Edhe pse 4 ditë më pare, ai refuzoi të shkonte në Prokurori, dhe i ktheu përgjigje arrogante, kërkesës së SHBA dhe Skocisë për pagesat e bëra në vendet e tyre në emër të Partisë Demokratike, sot ai u zgjua më herët se zakonisht, dhe u paraqit në Prokurori. Dhe sapo doli prej andej, u pëproq të fshehë arsyen pse u çua aq herët dhe pse u bë qëngj i butë, për të shkuar aty.

Ndaj deshi të fliste për një hetim shqiptar, dhe jo amerikan. Në fakt, nuk është se ka gënjyer plotësisht. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ka nisur dhe një hetim shqiptar ndaj tij, për shkelje të ligjit shqiptar të financimit të partive politike.

Por Lulzim Basha shkoi aty për t’u dhënë përgjigje letërporosive të ardhura nga SHBA dhe Skocia, ku provohet me fakte, se në emër të tij janë bërë 650 mijë dollarë pagesa të deklaruara, ndërsa ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë pagesa. Dhe siç e thekson dhe vetë Prokuroria në njoftimin zyrtar, 500 mijë prej tyre janë bërë nga kompania ruse me qendër në Skoci, “Biniatta Trade”.

Pra, që t’i përmbledhim faktet, Lulzim Basha sot hetohet në tre shtete. Në Skoci, në SHBA, dhe në Shqipëri. Në Shqipëri për shkelje të ligjit të financimit të partive, ndërsa në SHBA mund të përfundojë nën akuzën për pastrim parash.

Po ti shtosh kësaj historie dhe faktin se Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Opinion” në dhjetor 2017, se 500 mijë dollarët janë mbledhur në një “foundreising” të shqiptarëve në SHBA dhe i janë dhuruar lobistit të tij, Lulzim Basha është i pashpresë për të dalë nga kjo histori. Kjo deklaratë i hap atij punë të re me hetimin amerikan, pasi duhet të gjejë kush janë shqiptarët, a kanë deklaruar në taksat e tyre vjetore shumën që kanë paguar, kush e ka organizuar fushatën e mbledhjes së fondeve etj, dhe kur të gjitha këto të rezultojnë shpikje të Lulzim Bashës, ai mund të fajësohet për devijim të qëllimshëm të hetimit dhe fshehje provash, çka e bën aktin e pastrimit të parave, një veprim të kryer me vetëdije të plotë.

Fakti që Lulzim Basha u pëproq ta paraqiste thirrjen në Prokurori si hetim shqiptar, është pikërisht përpjekja për t’i fshehur opinionit publik problemin që ka me drejtësinë amerikane, pasi sipas mendjes së vet, me Prokurorinë shqiptare, mbaron punë duke e sulmuar publikisht dhe duke e intimiduar, siç ka bërë tetë muaj rresht, dhe ata ishin duke mos e thirrur fare.

Falë këmbënguljes së palës amerikane dhe mesazheve që Prokuroria dhe ai vetë ka marrë këtë javë, sot kemi një zbythje të tij, shkuarjen me bisht në shalë në Prokurori, dhe hapje të çështjes dhe nga Prokuroria shqiptare.

Tani mos u shqetësoni më, se sa faj ka Lulzim Basha. Të gjithë ata që duan ta mbrojnë, apo t’i dalin në krah, është mire t’i japin vetëm një këshillë, që të mos bëjë më deklarata.

Më pëlqeu fakti që ky Gazmend Bardhi e ka kuptuar gjëmën që ai bën me deklarata dhe nuk foli kur doli nga Prokuroria, por tha se i ka thënë të gjitha Lulzim Basha. Kjo tregon se ai e di gjëmën që të bën Basha kur flet.

Ka bërë deklarata mjaftueshëm, që e kanë bërë atë të pambrojtshëm. Ka shpikur që paratë i ka gjetur në SHBA nga shqiptarët, ka shpikur më pas që nuk e di kush ja ka dhënë ato para në emër të PD-së, lobistit të tij, dhe sot akoma më keq, në mënyrë qesharake, ka deklaruar se PD po përballet me një hetim që e ka kërkuar vetë.

Ajo që Basha nuk tha akoma për SHBA, është se aty ka nisur një hetim i dytë, lidhur me pagesat që janë bërë për të sulmuar ambasadoren amerikane të emëruar në Shqipëri një vit më parë, që ajo të rrëzohej në Senat. Ato do të jenë telashe të reja për mënyrën e pagesës, pasi vetëm politikanët shqiptarë besojnë se e keqja u vjen nga ambasadorët, dhe jo nga qeveritë e tyre.

Kaq mjaftojnë që ky njeri, ose të shpallet fajtor, ose budalla. Meqë PD e do edhe të pafajshëm, edhe kryetar, të paktën të mos flasi, se kështu si e ka nisur, shpresa  e vetme për ta mbrojtur mbetet deklarata e djalit të Fahriut, që “vetëm presidenti Trump dhe kryetari Basha akuzohen për financime ruse, ndaj Basha do fitojë”.

37 komente në “Telashet amerikane, që e zgjuan kaq herët Bashën, këtë të hënë”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Keta te dy dalin ne fund fitimtaret e PD Lulzim Basha
    dhe djali i gazetarit te famshem Fariu.
    Keta qe te bejne gjemen.

    1. Zagali says:

      Keta te dy po.Te bejne gjemen.Fahriu i madh dhe ai i vogli ish deputet te na rruajn bythen.

  2. Cuku says:

    Te lumte dora Mero

    1. XheJ eN Bi says:

      jon….
      Xhoni Merua nuk është Gjeni ,po je ti koqe kandari.Me kaq sa shkruajte e bëre dhe ti një ” EDITORIAL”.
      Nuk të harijnë faktet që jep për Bashën ,apo do faksimilet e letërporosive të ShBA-së.

  3. jon says:

    Kete titull Editorial anjehere skam marrre mundimin as ta lexoj as te komentoj, por disa tituj interesante dite e fundit me terhoqen vemendjen. Si gjithone shumica shprehin komente te shkurtera si “ analise e shkeqyre” ‘Mero je intelektuali me I madh’ etj komente te kesaj nature qe sja vlen as te permenden. Shprehja Editorial sigurisht si te gjitha kopjimet qe ne bejme vjen nga shtypi perndimor( shtypi i rreme) qe ne faqen e pare ja dedikon 1 personi( ose2) qe perfaqeson me mire ideologjine e asaj gazete. Zakonisht ata qe shkruajne ne editorial shkruajne jo cdo dite por mesatarisht 1 here ne jave ose me gjate. Shkruan 1 here ne jave sepse do nje analize te thelle te shkrimit qofte i rreme apo jo, do fakte, do attachment etj gjera te kesaj natyre. Gjithashtu do te shkruash te pakten 1000 fjale deri ne 10 mije apo me shume. Pra pyetja vjen. Si ka mundesi qe Merua poston dita me dite. Eshte gjeni dhe i shkelqyer apo i rrem ? Kejo pergjigje duhet te ja japi cdo njeri qe e lexon por une e kam mendim tim te ndryshem nga shumica. Psh ben gjoja nje analize te Gerrdecit me rreth 300 fjale. Dikush do thote ku eshte e keqja. Por si mund te besh nje analize te nje krimi pa paraqitur disa analiza specialistesh, shkrime te dikujt qe specializohet ne keto ceshtje etj gjera te kesaj nature. Eshte e njejta gje si dikush te beje historine e Shqiperise ne kohen e Skenderbeur pa u referuar asnje shkrimi te historianeve te mepareshme qe kane shkruar per kete ceshtje. Pra dicka nga e kaluara duhet te pranohet si e vertete apo te pergenjeshtrohet. Pra edhe une mendoj se Merua eshte ‘GJENI’ sepse me tregon mua se sa e lehte eshte te blesh trurin e shumices se shqiptareve. Por nga ana tjeter une di gjithashtu se ndryshimet qofte politike, ekonomike apo sociale si ben turrma 99 peqindshe , por pakica 1%. Pra propaganda e Meros u drejtohet shumices kurse une u drejtohem pakices.

    1. 1 says:

      Pyetja atehere eshte : kush je dhe kush te lexon? Te pakten Mero Baze eshte dikushi dhe ne krahasim me te gjithe leterbakallasit e kazanit shqiptar mbetet gjithmone shume me lart. Kaq n’a mjafton neve qe medojme si Mero.

    2. Xcode says:

      Pyetja atehere eshte : kush je dhe kush te lexon? Te pakten Mero Baze eshte dikushi dhe ne krahasim me te gjithe leterbakallasit e kazanit shqiptar mbetet gjithmone shume me lart. Kaq n’a mjafton neve qe medojme si Mero.

    3. sss says:

      Pirdh o Joni Pordha , pirdh…cfare ke dashur te thuash…shfaqu hapur dhe presim te te shohin ne studion 360 grade te Zhejit…

      1. Nul Noka dhe Paloka says:

        I nderuar Jon,
        Shume faleminderit qe more mundimin dhe shkruajte kete koment ne Tema (qe ti nuk e lexon), per nje editorial (qe ti nuk e lexon), dhe na tregove me prova se nga çfare idiotesh perbehet llumi i PD-se.
        Dhe ketu nuk ka rendesi fare se kush eshte Mero Baze. Ai mund te jete edhe burre i poshter, por kjo nuk te been ty me pak idiot me ate katrahure qe ke shkruar. Kur ta lexosh neser nuk do ta kuptosh as vete. Njeri I falimentuar – ne çdo 100 vete qe te njohin ty, 99 mendojne qe je idiot. Vetem nje mendon se je i zgjuar. Nuk e thashe une. Ti e the.

    4. Zigur Qarri says:

      “Jon”, je i sakte fare,nuk heq as edhe nje presje.Eshte injoranca,servilizmi provincial,militantizmi partiak,mungesa e qytetarise,
      struktura sociale e shoqerise shqiptare,baza per te arritur qellimet e veta,”intelektuale”te pandergjegjeshem si Edvin Rama,
      qe nuk ka qene dhe nuk eshte intelektual i mirefillte,por vetem nje demagog.M.Baze eshte ai provinciali tipik,qe gjithshka
      e ka kthyer personale,fakt qe nuk e ben te besueshem,sepse nuk eshte e mundur kurre,qe nje njeri normal te ndryshoi 180 grade
      kur ndryshon padronin e tij.Megjithese Edvin Droga perdori kongresin e Partise per te sulmuar Gazetarin Çim Peka,ne shkrimin
      e tij “Dy fjalë Edi Ramës”,si pergjigje,Z.Peka i eshte drejtuar Kryeministrit dhe jo harbutit Rama,duke mos e personalizuar.
      Mentor Petrela, neurokirurgu i njohur botërisht, pjese e 100 me të mirëve ne bote, por pjese e listës së zezë të kryeministrit
      Rama me nëpunësit e denoncuar si abuzues me detyrën, ka thyer heshtjen duke reaguar për lajmin në fjalë.
      Në një prononcim për ‘Panorama online’, Petrela me ironi pohoi se duke marrë shkas nga dënimet që u bënin komunistët
      gjyshërve të 1944-ës, e djeshmja ishte lule.Reagimi i Mentor Petreles.
      “Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo
      rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”. Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit.Per te
      evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte
      e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete. Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i
      skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja
      jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht” Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44
      gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime,
      burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule. Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti
      duhet te gjykohet si armik”. Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e
      plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”. Skuadra FB
      kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe I drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh
      nje i poshter sepse jetove me arritje”

      1. qorri zigur says:

        Mos je gje Joni mer tyc?

    5. Mbretit i prene koken ne gijotine, ndersa Saliut do t'ia presin me sepate says:

      Sa lexova nikun Jon Gerdeci kalova ne koment tjeter, mbasi me kap e vjella kur me dalin perpare sherbyesit e Shkelzenit!

    6. SKENDERBEU says:

      ti ia fut si kau peles shoku!

  4. tarasi 2 says:

    ti mire e ke shkruajtur, po lulezimes i pelqen me shume burgu ne amerike ,do ja kaloi shum kendshem me afrikoamerikanet ,car te besh keshtu e ka jeta diku duhet ti paguash mekatet qe ke bere

  5. GE says:

    Nje artikull plot llogjike. Zoti Basha duket shume konfjuz. Ai behet qesharak ne deklaratat e tij kontarditore, por e verteta eshte vetem nje. Basha nuk ka nga te levize, por te thote te verteten. Ju zoti Mero keni thene gjitcka, por ne nje pike sikur gabon: thua qe Basha eshte akuzuar ne tre shtete por gabon ne aktakuzen. Ai mund te perfundoje ne Amerike me aktakuzen per pastrim parash, por ne Shqiperi mund te jete me keq per te. Po qe se ai do akuzohet ne Amerike per pastrim parash, detyrimisht kjo do jete akuze dhe ne Shqiperi dhe jo thjesht akuze per shkeljen e ligjit te finacimit te partive. Kjo situate perkeqesohet ne permasa katastrofike per te dhe vecanerisht per PD ne se rezulton se paret e paguara nga “Biniatta Trade”, jane pare te paguar nga Ruset per te lobuar per PD. Me vjen turp ta mendoj qe kjo eshte e vertete, por kjo eshte me e rende se cdo akuze qe mund te behet ne Amerike. Aq e rende sa komentet jane te teperta.

  6. Gerti says:

    Eshte rasti qe ti jepet derma ketij intriganti te paskrupull. Rraseni ne burg kete plehre te pariciklueshme vicidoliste.

  7. Timi says:

    Basha nuk do dali nga burgu për 20 vite së paku por do isha fatlum të isha në Holandë afër gruas së tij. Nuk do kisha nevojë më kurrë të punoja. Me milionat që ka ajo do i shpenzojë me dikë. Se nuk e pret Bashen ajo.

  8. Kozmos says:

    PD NUK I MJAFTON NJE BUDALLA SI LULZIMJA ,POR ESHTE SHTUAR DHE NJE KOKERR GOMORI SI CUNI I FAHRIUT .

  9. Demokrati says:

    Sot lulka doli nga prokuroria i dhjere por krenar! ! ! ! !

  10. Dinastia says:

    Problemi eshte edhe me skandaloz!Pasi siç theksoi shkarazi edhe ishdiplomati kinez qe SHBA ne fillim e kishte me sy te mire Bashen ,por tani ai ka humbur pike duke mos thene te verteten qe Lulezimi “yll ne ngjitje” eshte po ai qee ka qene por diskretitimi qe i ka bere Rama mjeshterisht ka bere te mundur qe atij ti jeet haku si nje person qe kerkush nuk i ka thene jo vetem pune e mbare,por se edhe eshte bere perpjekje per ta shitur si “star” kur ai eshte nje afije e rendomte qe padashur ngre larte atin e tij shpirteror si nje njeri me talent ne fushen kua ai sherbeu qe nga 1982 e deri me sot duke dashtur ti lere stafeten nje ngjeli te kreksur qe perveç tingullit ki,ki ki nuk ka asgje tjeter!Ndaj edhe ishdiplomatet sot kane vendosur ta shesin si jo te tyre,pasi ai nuk dijti te beje me elementaren duke iu dhene asi nen menge nga nje diplomat e kua ai e grisi ne vend ta perdorte si kryetar bashkie te Tiranes jo se nuk donte por nuk dinte te luante!Ndaj per qytetarin shqipetar tashme ky Lulezim eshte i perenduar por problemi eshte se nese do te marrin ndeshkim per demet qe i kane bere ketij vendi duke e vjedhur,vrare e shitur apo do te mbeten si “yje te shuara” per ti lene vendin ndonje “ylli tjeter ne ngjitje” ne nje kohe jo te larget!Shqiperia eshte djegur e plaçkitur keto 28 vite me keq se ne luftrat qe ka kaluar e kllounet qe ka patur ne krye duke e vjedhur tere kohen si Ahmet Zogollet e koompani,ndaj nderi qe mund ti behet ketij vendi e populli eshte ta lene rehat drejt zhvillimit e stabilitetit per te qene nje popull qe te tregoje aspiratat e tij e perse jo edhe ambicjet qe ka per te qene i barabarte ne tavoline duke u bere te ditur qe si atyre edhe neve bishtin na e ka hequr evolucioni njerezor e jo ufot pasi nuk besojme pavaresisht koheve te keqia qe kalojme!

  11. Zigur Qarri says:

    Bashes nuk do ti ndodhe asgje,ashtu si nuk ka ndodhur asgje edhe Berishajve deri tani.Mafia”rilindjes dhe megafonet mediatike te
    saj,bejn vetem presion,per te ulur paksa kritikat ndaj Edvin Escobarit dhe bandes se tij mafioze.Escobari i “Rilindjes”Edvin Droga,
    u afrua me organizatat kriminale,i bashkoi te gjitha duke i bere pjese te pushttetit te tij,qe nuk eshte vetem se nje organizate mafioze,
    tashme e legjitimuar.Ne nje situate tjeter,ndoshta do te kishte nderhyrje ushtarake,per te arrestuar Edvin Escobarin,ashtu si u veprua
    ne Panama me Manuel Noriegen.Edvin Droga eshte Pablo Escobari europian,por me nje ndryshim,Pablo Escobari u angazhua si individ
    ne politike,Edvin Droga si organizate.Qeveria e ”Rilindjes”eshte nje organizate mafioze,dhe ky eshte rasti i vetem ne Bote.Jo ne Shtetet Demokratike,por as ne sistemet diktatoriale nuk ka ndodhur,qe te kete kaq shume afera korruptive dhe mos te denohet askush.
    Nje familjar vret veten nga turpi ne Burg,sepse u denua per 30 mije Leke te vjetra,qe nuk ishte ne gjendje ti paguante per energjine
    elektrike te perdorur.Ndersa Escobari i Europes Edvin Rama,vjedh miliarda dhe asgje nuk i ndodh!!!Se sa shpenzon psikopati
    drogaxhi me suiten e tij jasht Shtetit,per intervisten me moderatorin Bruno Vespa,per ndeshjet e futbollit,basketbolllit,operacionin,
    per ekspozitat private te zhgarravinave te tij ne Itali,Gjermani,Austri,Kine,Zimbabve…..qe llogariten miliarda Leke te takspaguesve
    shqiptare,qe i kalojn edhe shpenzimet e disa Universiteteve,nuk behen transparent.Aferat korruptive(vjedhjet)te pushttetareve
    dhe te oligarkeve te tij,qe llogariten miliarda Euro,gjithashtu nuk behen kurre transparent!Te gjith,pa perjashtim,duhet te publikojn
    shpenzimet,vetem banda e “rilindjes” dhe mafiozi Edvin Droga,jo!Nderkoh qe mbi 37000 kryefamiljare denohen me burg per rrymen
    elektrike, drogaxhiu”lan hesapet”edhe me kritiket pa parti,duke u fryre si Benito Musolini,per tu duartrokitur nga banda e tij dhe
    militantet truthare.Sukseset e skizofrenit drogaxhi jane,zhberja e Institucioneve,rrenimi i ekonomise,rritja alarmante e vetvrasjeve,
    e varferise dhe emigracionit.613 kg kokaine qe u kap ne Durres,e ka shitur apo e ka perdorur te gjith per vetem Edvin Droga?

    1. vertino says:

      Sakte o tej zigur qorri ke bo nje analize “perfect”.Te keshilloj qe pasi te mbarosh ate qe ben sali&co cdo mengjez mos vono te hash edhe ate qe ben ne mengjez edhe ai qe ti e Quan”Escobar i EU”ok don’t forget.tung nga ??.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Zigur, me perpara beje ca analitika te mira dhe perpiqesha te tregoja anen tjeter te monedhes. Tani je kthyer me nje kanace (skizofren, droge, banda, kriminale, organizate mafjoze etj etj). Te ka rene niveli I debatit, por mbase me qellim ta kuptoj hallin..

      1. Zigur Qarri says:

        “NjeQytetareOptimist”Problemi eshte,se ti i sheh gjerat ne kendveshtrimin e militantit dhe jo te qytetarit te paanshem.Keshtu qe,
        sido te komentoj un,ti do gjeshe gjithmone diçka qe nuk te pelqen,edhe kur eshte zeza mbi te bardhe.”Arratisen me “charter”
        nga Rinasi 2 vëllezërit indianë”!!!!Indianet kan marre nenshtetesine shqiptare edhe pse Drejtori i SHISH-it Helidon Bendo,ka
        konstatuar se ata jan persona ne kerkim.Nga Parate zhulse dhe ato jo zhulse,nuk sheh ndonje ndryshim nese perzihen,thote
        Escobar Rama,prandaj qendise mire biografine e tyre Bendo,qe ta firmosi Ilir Meta,se ekonomia shqiptare ka nevoje per Para,
        qe te garantohet pushtteti”rilindjes”.Por flluska plasi,dhe Escobar Rama urdheron perseri ,lerini te iki,se populli dhe opozita na
        ha mune,tre dit zgjat çudia,si per te gjith skandalet,dhe harrohet pastaj.Shumekujt ne ndergjegje,nuk i shrregjistrohet hakmarrja,
        vetem sepse dikush e ka pare shtrember,por kur i dhjet Shteti mafioz ne koke,i kundermon deodorant!Iku Agron Geron Xhafaj,
        iku Avdjol Dobi,iken edhe indianet…….!Jan te gjith policet shqiptare buadallenj dhe anafalbete?!Jo ore jo,ata jan lejuar te ikin me
        urdher te Rame Escobarit.Qeveria shqiptare nuk eshte diktature ushtarake(Junte),ku pergjegjesia ne çdo detyre eshte maksimale,
        megjithese Minister te Brendeshem eshte nje ushtarak,por diktature mafioze,kaos,anarki,ku institucionet shtetrore jan inekzistente
        dhe funksionojn vetem sipas tekave te Rame Escobarit, drogaxhiut skizofren.Jemi verte te gatshem ne per tu antaresuar ne BE?Ne
        kemi nje Kryeminister mafioz,dhe shumica akoma hesht,dhe ne heshtje pajtohemi me te!Eshte ky rreagim qytetare,eshte ky rreagim europian?Kuçedra ka zene burimin,nje skizofren ka marrepeng nje popull,dhe shumica akoma hesht!

    3. prizem says:

      Sikar qorri, me e ndershme do te ishte te beje nje pune qe e ke pasion dhe te shkeputesh nga sigurimi i supes ditore me perrenjte psiqik qe ti shperblen SHQUP-i. TUNG.

  12. ashtu posi! says:

    Asgjë nuk ka për ti ndodhur Mero!
    Amerikës i pëlqen që të bashkëpunojë me qelbësira.
    I ka nën hyqëm këta plera.

  13. ??? says:

    LULUSH ! VETËM NALTMADHNIA E TIJ , MANJANI I LESHELISË, MUND TË TË KËSHILLOJË DHE MBROJË DENJËSISHT.
    POR NXITO, SE DO TA ZENË METAT DHE ATA NUK I REFUZON DOT AI . DO MBETESH NË DORË TË BALLINJVE, DHE VAJ HALLI PASTAJ .?

  14. Ce says:

    A e dini sikur kete poshtersi qe ka bere Basha me 600000 euro ne nje vend te varfer ta kishte bere largqofte Edi Rama, cfare do kishte bere Basha.? Do ti kishte shtuar shifres nje zero, per ta 10 fishuar shumen dhe pastaj Spaho i pjerdhur, Muli Geringu, Paloqja, Klevis Kerrici do kishin cjerre ekranet per te akuzuar Edi Ramen, kjo eshte fytyra e pd- se

  15. Mali says:

    Po flas shkurt!! Z Basha kete radhe e ka piske “(eci sa eci ngeci karkaleci)” Une jam emigrant ne amerike dhe c’do vitjam i detiruar te mbush formularin e taxes , po genjeva futemm ne rreth dhe si miu dhe jam i mbaruar per tere jeten. Perballja para drejtesise Amerikane eshte e pa shmangshme dhe denimi edhe sikur te jesh penduar eshte sipas ligjit Pa le po pate genjyer nuk ngre Koke gjithe jeten

  16. Perparim tarko says:

    Bravo z Baze por prap na del perpara krrici Fahriut

  17. Bledi says:

    Mero.Je I madh.Shkrimet e tua ju djegin ne plag te gjithe atyre qe nuk kane sy dhe vesh, dhe qe e shohin Lulin si lulja mos me prek.Prandaj te sulmojne me komente te stergjata.

  18. Mali says:

    Shkurt!! Z Basha!!!!! Mos bej shaka me Ameriken!!!!!

  19. Iliri nga Gjermania says:

    Me ben te komentoje prap keta Plerat e Berishes,
    si Joni apo Ziguri apo te tjere, keta qe kane henger ne Kazanin e Berishes, dhe tani po i mbaron Kazani ketyre Plerave.
    Ju qe jeni me Pakicen vazhdoni dhe mbajani Topet e Berishes se jane duke rene.

  20. drino says:

    Hapi i dyte i SHBEve do te jete per Lulin NON GRATA, nuk do ti shpetojne drejtesise keta gangstere….

  21. lori says:

    VETEM BURGU E PASTRON KETE POLITIKE, TE PARET JANE SALIU DHE LULI….

  22. endriti says:

    Eshte turp te futesh te kjo gazete dhe jo me te lexosh e te shruash ketu, si ju.
    Hajduter jeni te gjithe.
    Ju qe komentoni e keni zene ato karrige neper institucione.
    Ju skeni faj fare per kete. Shume mire ja beni ketij populli.

    p.s. – Me vehten tuaj krijoni ndonje fjali me kundrinor te drejte, pa i hyre googlave, sepse edhe aty nuk e gjeni dote.
    Idioter.

  23. Kolona says:

    Ti Jon nuk je det por legen me ujë të ndenjur, ti nuk je për ndryshimin por për kthimin prapa. Kjo nuk i duhet Shqipërisë duhet të dënohen të gjithë kriminelët e të gjitha krahëve vetëm kështu lirohemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje