Nga Mero Baze
Laurën e gjeta në sheshin para “Pallatit të Sportit” në Tiranë. Po përpiqej të villte, por në fakt ishte e pafuqishme. Dukej se ishte diçka mes 8 apo 9 vjeçe. I vëllai i saj, Liridoni, edhe më i vogël, i qëndronte i hutuar në krah ndërsa një grua i mbante ballin me dorë. Ndoshta halla e tyre.
Fëmijët e mi ishin diçka më pak se aq në moshë. Kur u nisa për tek “Pallati i Sportit”, familja që kisha në kokë për të marrë në shtëpi, ishte pak a shumë një familje që kishte dy fëmijë të vegjël.
Laura dhe Liridoni sapo kishin mbritur nga Kukësi me kamionë, bashkë me familjen e tyre të madhe.
E pyeta ku e kishte babain dhe nënën.
Na pa, paksa e hutuar dhe u nis para nesh pa folur. Na çoi tek ata.
Ishin një familje e madhe, ku bënin pjesë dhe hallat e fëmijëve, gjyshi dhe ndoshta njerëz të tjerë, që nuk i takova më.
-Prindërit e këtyre dy fëmijëve mund të vijnë tek ne në shtëpi,- u thashë, pa ditur kujt t’i drejtohesha.
Ata po shikonin njëri- tjetrin me ngurim, dhe mosbesim. Mendova se nuk më kuptuan çfarë thashë.
-Kush janë prindërit,- i pyeta përsëri, paksa më ngadalë?
-Unë jam Ahmeti,- më tha një burrë i mbushur që dukej mbi të 40 –tat. Gruaja e tij e imët e kishte emrin Sofie, një emër i pazakont mes refugjatëve të luftës, që vinin nga Kosova. Ishin nga Nabërxhani i Pejës.
-S’po di, tha një burrë më i vjetër se ata. Ty të falemnders, por ne nuk ndahena. Ose do rrijmë bashkë këtu, ose do shkojmë diku bashkë.
Të terrorizuar, duke ikur mes rrezikut të përdhunimeve dhe ekzekutimeve, plaku i madh i familjes, rrezatonte fuqinë e një lloj garanti, tashmë në Shqipëri, ku “nami” që vendi ishte i mbushur me “rrebelë” kishte dy vjet që kishte krijuar një mit në Kosovë.
-Nuk ka kush apartament t’u marrë të gjithëve,- u thashë, duke parë hezitimin e tyre. Askush nuk ka një shtëpi kaq të madhe këtu. Unë mund të marr dy fëmjët dhe prindërit…!
Më shikonin prap në heshtje me kokën ulur, duke parë tinëz nga ai “garanti”, që nuk e mora vesh kush ishte.
-Jam gazetar,- i thashë në përpjekje për t’u dukur më bindës. Merrni kartëvizitën time dhe nëse doni të vizitoni mund të vini kur të doni.
Ahmeti e mori jo pa drojë kartëvizitën.
-Po flas me vëllaun në Zvicer,- më tha dhe iku pak më tutje.
U zhduk pak dhe mu desh të vazhdoja t’i bindja me të folurën time të shpejtë, aspak komode për t’u kuptuar prej tyre.
Nuk më kthente përgjigje askush. Më i madhi prej tyre që po bëhej pengesë, më shikonte me mosbesim, por vazhdonte thoshte: “Ani ty të faleminders, por ne nuk ndahena.”
Ahmeti u kthye shpejt nga shmangia që bëri pasi mori kartëviztën.
-E njeh Gania,- u tha atyre. Është gazetar. E njeh Gania në Zvicer. Bën me shku.
Për një moment ky Ganiu më duk njeriu më i rëndësishëm i botës. Ai në fakt ishte një nga veprimtarët e qeverisë së Kosovës në Zvicer që me sa duket më njihte nga shkrimet në gazetat e Kosovës që botoja prej vitit 1992. Për t’ua bërë më të sigurt dhe unë thashë që e njoh Ganiun, pasi ma përshkruan punën e tij. Në fakt më vonë fola në telefon me të dhe njihnim disa miq të përbashkët. Ishte Gani Lipa, kështu njihej mes njerëzve të qeverisë së Kosovës dhe merrej me logjistikën e luftës.
Nata e parë e tyre në apartamentin tonë të bollshëm nuk shkoi keq. Edhe pse hëngrën shumë pak, për shkak të drojës dhe mos njohjes, por ndoshta dhe ushqimit, mu duk sikur u qetësuan.
Të nesërmen kur ne ikëm në punë dhe i lamë vetëm në shtëpi nisi drama e tyre. Të gjitha porositë që gruaja ime i kishte dhënë Sofies për të përgatitur drekën dhe për të përdorur lavatriçen kishin dështuar.
Sofia nuk kishte kuptuar asgjë. Në drekë i gjetëm të mërzitur sikur u kishte ndodhur një fatkeqësi e re. Dhe nuk kishin futur asnjë një gjë në gojë.
Ai ishte momenti kur kuptova se të marrësh dikë nga lufta në shtëpi, nuk është thjeshtë të marrësh disa mysafirë, apo ta konsiderosh shtëpinë hotel për ta.
Ata kishin hyrë në shtëpi bashkë me dramat e tyre, me traumat e luftës, me mosnjohjen e Shqipërisë, me paragjykimet ndaj saj dhe mbi të gjitha me diferencat kulturore krahinore dhe pse jo shtetërore.
Dhe na u desh të ndryshonim, të flisnim më shumë me ta, ti pyesnim për fshatin apo hallet e tjera.
Laurën me Liridonin pasi i prezantova me dy djemtë e mi, pak më të vegjël se ata, dhe shokët e tyre të pallatit, i shpalla të paprekshëm.
-Kush prek Liridonin, do ndëshkohet, u thashë porosi fëmijëve të pallatit.
Një javë pasi ata ishin bërë banorë të pallatit tonë, një ditë, ndërsa kthehesha nga puna, dëgjova fëmijët e pallatit të këndonin në kor një këngë të Kosovës: “Kosova lind veç trima, ju na i lini fëmijët jetima…”!
Liridoni me Laurën kishin mbledhur fëmijët e pallatit dhe po iu mësonin këngën e tyre. Dhe po e këndonin të gjithë së bashku.
Klausi, djali i Ylli Rakipit, që po refuzonte të këndonte sa më pa mua më doli para.
-Xhaxhi Mero,- tha, ti thua e kemi vëlla këtë Liridonin, por ky do të bëjmë vetëm çfarë thotë ky dhe na kërcënon që po nuk bëmë, do të thotë ty, “se e kemi ngucur”.
Ai ishte momenti që e kuptova se Laura dhe Liridoni më në fund ndjeheshin në shtëpi të tyre.
E qetësova Klausin, por ai vazhdoi ankesat e veta.
-Dhe ne kemi një kosovar në shtëpi tha. Ka ardhur që pardje. Është kushëriri i mamit. Tha që do iki në luftë në UÇK!
-Shumë mirë, -i thashë për t’i rënë shkurt.
-Xhaxhi Mero, po ai po fle, nuk po ikën në luftë,- tha i pikelluar. Pse nuk po ikën apo nuk ka nisur lufta…?
Nuk ja shpjegoja dot. Klausi më në fund e kishte gjetur një hero në fisin e vet, por ai po e zhgënjente.
U ngjita i lehtësuar në shtëpi ku dhe Sofia e kishte kuptuar dhe e kishte më të qartë, se domate nuk ishin patëllxhanat dhe sobë nuk ishte dhoma, por ai “shporeti” që gatuan. Paqja mes nesh kish rënë.
Futja e tyre në shtëpitë e qytetarëve të Tiranës kishte një efekt të fortë psikologjik. Ishte një luftë e re, një luftë që e prodhonte ndarja jonë e gjatë dhe izolimi mes dy anëeve të një shoqërie.
Ardhja e tyre e dhunshme në Shqipëri po shërbente në njëfarë mënyre dhe një imponim i dhunshëm për të njohur realisht njëri-tjetrin. Ishte një shërbim i madh, gati historik dhe i papërsëritshëm që na shërbeu, edhe pse nuk e kërkuam.
Laura sot është nënë me fëmijë dhe jeton në Suedi. Liridoni ka mbaruar Universitetin në Prishtinë dhe jeton në Pejë.
Më shkruajnë herë pas here si për të më kujtuar, se pjesa më e mirë e kësaj historie, ishte 20 vite më parë. Atëherë kur ndjeheshin të fituar.
* Klausin më shkruajti sot. Kushëriri i tij iku në UÇK dhe gjatë luftës ka humbur dhe këmbën . Quhet Bajram Krasniqi dhe sot punon në administratën e Haradinaj
Dhrithëruese!
Shkruan në mënyrë të mrekullueshme, Mero! Ky rrëfim, në formën edhe të një eseje, tregon aftësinë jo të zakonshme për të shprehur talentin jo thjesht si produkt i mendjes po edhe i zemrës, aftësinë për të dashur! Bëje më shpesh këtë, do të të ndihmojë për t’u kuptuar më mirë tërë publicistika jote e përveçme! Zemrat farkëtojnë, nuk u hedhin ujë, por gjak gjërave!
Na emocionove , Mero .
Vepruan shumë shqipëtarë si ty .?
E kam perjetu edhe une nje ngjsrje te tille.Pir te dy anet kemi probkeme identiteti…dhe diference kulturore etj.Sundimi e prapambetja otomane eshte arsyeja,fatkeqsisht identifikohemi me ate mentalitet akoma
Me ketë shkrim më solle ne kujtesse edhe kosovarët që mora në shtëpinë time këtu në Vlorë.
Atë vit mbaj mënd se edhe ekonomikisht nuk ishim shumë komod ,përveç të tjerash më duhej të shikoja për djalin i cili ishte ende i pa sistemuar në punë e me shtëpi në Itali ,por edhe vajza dhe djali i vogël të dy në shkollë , ndërkohë jetonim vetëm me rrogën time dhe pensionin prej diku rreth 5600 l.e te bashkshortes .
Kosovarët ato ditë sapo kishin filluar te vinin në Vlorë para stadiumit , rastësia krijoi mundësi që përzgjedhjen e tyre e paracaktonim me një djalë shofer që banonte si qeraxhi në pallatin tonë dhe bënte transportuesin me autobus direkt nga Prishtina në Vlorë
E porosita atë djalin të zgjidhte nje familje të vogël me pak fëmijë të n’a e rekomandonte dhe pastaj të bisedonim për t’a marrë në shtëpi ,kjo për arsyen e vetme se ne kishim vetëm një apartament me një dhomë e një kuzhinë dhe ishim katër persona thuajse të gjithë të rritur
Dhe kështu u bë,ai na rekomandoi një familje burre e grua me dy fëmijë të vegjël dhe së bashku me ta edhe me motren e tij mbi 25 vjeç besoj, u bëne miqtë tanë ,
Mbaj mënd se në çantat e tzre të ushqimeve kishte me bollëk bukë dhe ushqime të tjera të cilat mendova se ishin të justifikueshme për faktin se kishin pasiguri dhe rrugë të gjatë me dy fëmijë të vegjël ,por më vonë kuptova se isha gabuar ,sidoqoftë shumë shpejt u sistemuan dhe bëmë ndarjen – ne të shtëpise flinim në dhomën e gjumit ndërsa miqve u vumë në dispozicion kuzhinën dhe aneksin me ballkon sepse kaq ishin mundësitë
Disa ditë më mbas u intensifikua ardhja dhe pjesa derrmuese e refugjatëve u sistemuan nëpër çadrat e kampit që u ngrit tek ish fusha e aviacionit ,nderkohë që po aty filluan të shpërndaheshinn ndihma ushqimore etj për refugjatët .
Pas ditësh të tëra qëndrimi kryefamiliari nga Mitrovica mbasi murzitesh duke qëndruar në shtëpi gjeti rrugën për tek kampi i fushës së aviacionit ,por jo për t’u transferuar atje dhe as për të marrë ndonjë ndihmë por vetëm për t’u informuar dhe asgjë me shumëL; nderkohë qe kështu kaluan plot 25 ditë ,dhe dyshimi që kisha krijuar se ai nuk kishte ikur nga frika e luftes por thjesht për të emigruar u forcua dhe u binda kur po thurte planet e emigrimit me biseda telefonike me Suedinë e Zvicren ,kulmi ishte se ai ishte i kompletuar me lekë dollare e franga Zvicerane dhe ne shtëpi katër ne dhe pese ata për gjithë muajin e përballua me 17 500 l;r ,ndërsa pas darke ne pinim ujë komunalje. ndërsa Y…rriu pinte coca cola në vënd të ujit
Kulmi ishte se e shoqja nuk kishte asnjë informacion për prindrit dhe vëllezërit e saj për një muaj të tërë në kohën kur ishte kulmi i luftimeve në Kosovë ndërsa ai lidhej edhe dy here në ditë me Suedinë dhe asnjë lloj tentative për të marrë informacion për ata
Fundi për të mos e zgjatur Y,,riu u pa me djalin në krah në një kronikë televizive të RAI 2 dhe as ditën e mirë nuk tha ,dhe sot e kësaj ditë nuk është bëre i gjallë
Kishte edhe nga ky lloj bereqeti baskë me hallexhij të vërtetë
Mjerishtë jo pak kishte nga ky soj deri tek ata që nuset e reja i lanë në “mëshirën” e barbarëve. Arsyetimi: Të shpëtojmë “farën” se nuse gjejmë prapë.Mbase jemi “farë” e përzier nga gjithë ata pushtues që kaluan e derdhën farën nëpër “trojet” tona. Si do që ishte, shqiptarët e anës tjetër të Drinit, dëshmuan devotshmërinë kombëtare dhe humane. Pakurrizorët si puna e atij me dollarë mbetshin largë Shqipërisë sonë. I përmenduri në shkrimin e Meros jeton në Zvicër me familjen e tij dhe ishte i pakurser në luftën për çlirimin e pjesës së pushtuar të Shqipërisë. Mero të falemnderit për këtë shkrim. Më kujtovë shumëqka nga ajo kohë e vështirë. Ndodhën edhe veprime që do i kisha shlyer nga kujtesa.
Ra ky mort e u pamë !
Në Shqipëri pas rënies së komunizmit shoqëria bëri ndryshme të shpejta në drejtim të kulturës europiane, kurse në Kosovë ecën më ngadalë sepse i druhen ndryshimeve. Mos ndryshimi ishte në Kosovë luftë kundër asimilimit. Bravo Mero.
Mero je jo vetem gazetar shume i mire por edhe nje njeri i ndjeshem e i mire.Po sigurisht nuk mund te jesh gazetar i mire dhe i ndershem pa ndjeshmerine e njeriut.Urime.Shkrim shume i bukur.I trego Lul Bashes se ne Shqiperi ne kohen e ardhjes se shqiptareve te kosoves, pati nje renie drastike te krimeve.
Ish kancelari gjerman i asaj kohe Gerhard Shreder kur takoi Majkon i tha; Kam dite qe mendoj se si do e kishte perballuar Gjermania nje dyndje me 30% te popullsise saj.Ju me keni tronditur me ate cka po beni.Kjo eshte e verteta e asaj kohe.Shqiptaret treguan kualitete qe tronditen gjithe kancelarite e medha.C’ka te tregova per Shrederin eshte e vertete pyet pandeliun.
Ajo qe nuk I vrau I beri e na beri me te forte.
Si gjithmone Mero Baze i mrekullushem,zemer bardhe, human,dritherus,modest i thjeshte,realist,me medjen dhe penen tende ben krenar jo vetem Tepelenesit e tu por cdo shqipetar.Te perulem me repekt,o i miri me te mireve gazetar,
Mbaj mend pallatin e sportit ne Vlore nje mbazdite shume refugjat kishin mbushur stadiumin dhe shume te tjere vazhdonin zbrisnin nga autobuzat, isha 9 vjec dhe lojacak dhe luftetar te liris qe na dukej vetja ne ato kohe lofte ,kjo mbasdite kjo pamje me kijtohet si situata me tragjike dhe rrinim pa folur ,vetem shkonim nga nje ane ne tjetren dhe vezhgonim njerzit. Kuptuam se lufta ishte nje tjeter ,jo ajo e bandave dhe sirenat qe kishin l degjuat ne veren e nje viti me pare dhe iknim me vrap se fillonte lufta, ishte keqardhje dhe koha per reflektim.
Ahhh sa i holle je ne pene ti mor zoteri…:))…ja kepute dhe nja 2 a 3 Rakip hajvanit.
Çdo e keqe ka një të mirë !
Gjithmone kam menduar se lufta i bashkoi shqiptaret. Milloshevici per ironi na beri ta njihnim njeri tjetrin me mire, edhe ne shqiptaret kishin paragjykime te medha ndaj kosovareve. Ndersa sot keto paragjykime jane shume pak, sot na ndan paraja.
NE EDHE JU JENA NA
JU EDHE NA JENA NE
NA EDHE JU JEMI NJA
NJE KOMB NJE ATDHE!
PA SHQIPERI NUK KA KOSOVE !
PA KOSOVE NUK KA SHQIPERI !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Jemi vllazen e motra te nje gjaku, te nje gjuhe, te nje trolli, te nje qyteterimi e kulture te lashte sa vete njerezimi !
Ne te Shqiperise e ju te Kosoves Jena na!
Na te Kosoves e ju te Shqiperise jemi ne !
Jemi Shqiperia e ketej Drinit dhe Shqiperia e pertej Drinit!
Shkurt jemi Shqiperia !
Na edhe ju jena Nje !
Ju edhe ne jena Nja!
Na edhe ju, ju edhe na jemi Ne !
Nje per te gjithe e te gjithe per nje!
Grusht, shpirtra e zemra te bashkuara si nje trup i vetem !
Qofte mallkue kush sjell ngaterrime
Nder keta vllazen shoq me shoq !
Kush i ndan me fjale e shkrime
Cka natyra vet perpoq !
Lo Saliu pati ndonje mysafir, see morem vesh qw ti e Ylli Rakipi jeni burra te mire..
Mjaft emocionuese! Me kane treguar shume per pritjet qe ju jane bere Kosovareve ,por shkrimi juaj Mero eshte me te vertete mjat fin .
Natura te ka dhuruar inteligjncen por prinderit fisnikerine .
Homazh te gjithe familjeve shqiptare qe ndane shtepine e tyre me vellezerit kosovar .
Ju lutem po deshët të publikoni shkrimin tim, atëherë me autorësi të ” shoku i Ganiut” . Ju falemnderit dhe punë të mbarë.
Mero, s’ta kisha borxh te me perlotesh qe ne mengjes!Ma vesove fytyren. Hallall per cfare paske bere. Zoti ta shperblefte.Dite e jave te mbare ty e stafit.
Shume e bukur! ?
Klausi i ka ngjarë 100 % babait. Zemër lig si i ati ,kot nuk thonë : bëm baba të të ngjajë.