Nga Mero Baze
Ministri Jashtëm Gent Cakaj, ka shkaktuar një debat publik, për shkak të një mënyre të pazakontë me të cilën ka shkarkuar rreth 15 zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, dhe po aq të tjerë i ka transferuar nga vendet e tyre të punës.
Lëvizjet kanë shkaktuar vëmendje të madhe politike, për shkak se Cakaj dhe stafi i tij nuk kanë preferuar të bëjnë publik emrat e prekur. Ose nëse më shkon mendja për më shumë, Edi Rama ja ka rekomanduar heshtjen, për të dëgjuar çfarë kërkon opinioni publik.
Dhe për këtë shkak, gjëja më pozitive që ka ndodhur, është se në opinion publik janë hedhur të gjithë pistat e mundshme të njerëzve që dikush mendon se duhen larguar.
Është pikërisht kjo që ka zbuluar plagën reale të Ministrisë së Jashtme, dhe jo lëvizjet administrative të ministrit Cakaj.
Disa portale, ku është peshkuar dhe gazeta “TemA”, kishin nxituar të rreshtonin si të ndëshkuar diplomatë që nuk kanë emër, por kanë nofka nepotizmi, të tipit “Motra e Sandrit, “Vëllai i Çanit”, “Djali i Pangos”, “Vajza e Zhejit” etj.
Të tjerë opinionistë më afër Bashës, e kanë konsideruar lëvizjen e Cakajt, si luftë kundër Ditmir Bushatit, dhe filluan të numërojnë dikë, si kushëri të tij.
Rudina Hajdari, e cila me sa duket i merr akoma seriozisht gjërat me merita profesionale në diplomaci, i kërkonte llogari Cakaj, pse ka hequr diplomatë për të cilët është krenuar Ditmir Bushati.
Gent Cakaj ndoshta rastësisht përsëri e la të paqartë situatën, duke u dhënë të drejtë të gjithë atyre që fantazojnë rreth kësaj teme.
Gjëja më e bukur që ka ndodhur në këtë histori, nuk është ajo që ka ndodhur, por ajo që njerëzit presin të ndodhë. Duke dëgjuar për një lëvizje “serioze spastrimi”, të gjithë kanë shkuar në mendje njerëzit që duhen hequr nga puna, dhe i kanë bërë ato publike.
Në fakt, shumica janë lajme fallco, pasi nuk kanë ndodhur, por janë një “lakmus” i qartë, se kë ka në mendje opinioni publik për të hequr, dhe kush mund të jetë hequr.
Për fat, Gent Cakaj nuk është shqiptar i Shqipërisë, nuk i njeh mirë kushërinjtë, dajat, xhaxhallarët, krushqitë, apo baballarët, vëllezërit e motrat e atyre që gëzojnë ato poste, dhe nuk i ka pasur parasysh ata.
Besoj që këto tri ditë duhet ta ketë pasur telefonin e bllokuar nga ndërhyrjet, por është mire të bëjë sikur nuk kupton mirë toskërisht, për të mos i dëgjuar.
Ajo që është e vërtetë, me atë që mendohet si e vërtetë, nuk përputhen në këtë rast. Unë e pashë gjithë listën dhe nuk më ngeli asnjë emër në mendje, përveç disave që u njihja babën, apo burrin.
Por jo ata që kini në mendje ju, as “Motrën e Sandrit”, as “Vëllain e Çanit”, siç shkruajnë portalet. Por gjithsesi, sapo Cakaj tha që kam vendosur të përdorë “fshesën”, të gjithë treguan viktimat që ëndërrojnë.
Por mos i shqetësoni.
Nuk janë ata. Janë lëvizje normale, thuajse burokratike, të cilat prekin ndonjë dhe prej emrave të lakuar, por jo bash ata më të rëndësishmit.
Nuk ja vlen as t’i botosh në gazetë ata që kanë lëvizur.
Disa konsuj janë larguar nën dyshimet për korrupsion, ose figurë të keqe të përfaqësimit të vendit, disa diplomatë, si një çift burrë e grua në Kopenhagen, janë larguar se janë gati të rrihen me personin e tretë në Ambasadë, që është ambasadori, disa Ambasada si ajo në Sofje harxhojnë për një shofer 100 mijë euro në vit, kur mund të punësojnë një bullgar me 10 mijë euro, nga Brukseli, Vjena, Athina, Roma dhe Londra po lëvizen diplomatë që kanë mbushur tre vjet e nuk mund të rrinë më.
Nuk ka asgjë për të qenë lajm i rëndësishëm, nga ato që ëndërrojmë. Por ministri Cakaj duhet falenderuar, se i bëri të gjithë të ëndërrojnë, duke i detyruar të flasin e shkruajnë se kë duhet të heqë. Kështu që është mirë që “fshesa” të vazhdojë.
Shume I sakte Mero, Bushati perpara se te ikte beri me teper se 62 emerime (duke perfshire edhe gradat e e disa diplomateve), levizje paralele klienteliste, mbajti dhe diplomate te prefshire ne afera korruptive dhe qe kane me teper se 3 vjet ne detyre( mos flasim per ata qe kane mbi 4,5,8 ose dhe 12vjet. Ne rregjistrat e protokollit u lane dhe vende bosh qe te lihej mundesi ndonje emerimi ne ditet ne ikje. Cdo emerim qe ka bere perpara se te linte detyren eshte firmosur me data 2-3 jave perpara se te shkarkohej.
Eshte hera e pare qe kur eshte krijuar shteti shqiptar
Qe ministri I jashtem I shqiperise del ne konfernce per mediat dhe deklaron se ka shkarkuar ca njerez nga puna, ka hequr nje pastruse dhe ka vendosur nje tjeter.
Kaq te deshperuar jane rilindasit sa nuk eshte cudi qe kete cunin qe e perdorin si leter higjenike ta nxjerin ne ndonje konference tjeter qe te na thote se punonjesit e ministrise se jashtme “KANE MARE RROGEN “.
Dhe ka njefare te drejte I shkreti derisa as nuk e fton as nuk e viziton njeri ne bote ka qejf edhe ky te dali ne media. Eshte fiks ne moshen qe ka nevoje per lodra.
PS: Uroj te kete mesuar te pakten sic duhet nje poezi te naimit se jane fiks per moshen e tij per shkollen 9 vjecare. Edhe ju lutem mos e tallni se ne fund te fundit cdo femije ne moshen e tij ka nevoje per mbeshtetje morale sepse eshte e qarte se lideri suprem prandaj e vuri atje qe njerezia te tallin trapin
Si gjithmone analize e perkryer Mero. Po si gjithmone, per fat te keq, kush e ka shkruar artikullin nuk besoj ta kete mbaruar klasen e katert fillore. Nga fundi ne krye teksti eshte plot e perplot me gabime gramatikore e sintaksore. Nese ky shkrim paraqitet per te kaluar nje provim te gjuhes shqipe ngel ne klase pa me te voglin dyshim. Gazetaria nuk behet vetem duke botuar artikuj pa fund si sasì, duhet edhe cilesia. Gjej ndonje redaktues te zotin.
Enk,per te qenë i besueshem dhe korrekt duhet te na qartesoje edhe neve “analfabetëve” keto gabimet gramatikore dhe sintaksore. Ndonjë here nuk arrijme te kuptojme menyren e te shkruajturit te dikujt dhe nxitojme te gjejme gabime…
Xha beqo jam dakort qe Mero dhe shume te tjere e shkruajne Shqipen si syte e vet, por piken 5 dhe 6 i ke ti gabim. Thuhet “pasur” dhe ne rastin e “ta” nuk ka apostrofe. Ka vetem ne “t’i” ose “t’u”. “Ta” eshte perjashtim nga rregulli
Ky i Çanit dhe kjo e Sandrit jane turpe te se paku tre ministrave te fundit! Ky Çani ka 20 vjet ne Paris ca ne ambasade ca ne UNESCO.
Kjo e Sandrit ka uzurpuar ambasaden ne Vatikan prej 10 vjetesh dhe me nderhyrje te Sandrit presidenti Nishani dhe sidomos Like Salvator Floriri, jane betuar se nuk do emerojne amasador qe motra idiote e Sandrit te rrije konsull dhe e ngarkuar me pune ad vitam eternam!
Mos harroni te shikoni se perqindja me e madhe eshte e anetareve te LSIse.
Dhe nqs nuk i heq Cakaj do ti heq reforma ne administrate qe do te filloj mbas asaj ne drejtesi nuk shpeton njeri baza ekonomike dhe superstruktura e krijuar mbi kete baze do shemben nga themelet
Enk,
mos valle je pa pune? Gjithsesi redaktor apo korrektor letrar nuk besoj te jesh i kompletuar se ne ato pak reshta qe ke shkruar coc ke bere nja dy gabime.
Eshte gjak I ri ky qe eshte tani.. Lereni te lulezoj.. Mos I fusni shkopa ne rrote.. Vazhdo vlla se je I ri dhe I shkolluar.. Ke talent dhe plot edukate.. Mos e caj koken.. Ajo Hajdarja do shpjegim, s’ka problem.. Dergoi nje shkrese te hollesishme se kush dhe per c’fare po behen zevendesimet dhe vazhdo puno sic di vet me profesionalizem.. Kam besimin se po ben gjene e duhur..
Poliglot i mbaruar fare. Ka lexuar kushedi sa libra sa nuk i numerojme dot. Po e kthen te jashtmen ne te brendshme
Po te dalin rrenat nje e nga nje o mero ziu , ca nuk the per Babalen , i degjove pergjimet e reja ? varja , shikoje dhe vete , 4 komente ke gjithsej , spo ti hedh njeri qurret me se te ka dale boja .
Kur baba i ditmir bushatit. Sula u be sekretar i pare ne shkoder .kur shkoi ne shtepi meqe lajmi nuk ishte dhene per ti tregu te shoqes i tha gru sot do flesh me sekretarin e pare .muho asllani ishte deri ate dite. Gruja i tha meqe me thu ti po shkoj me muhon per hatrin tat.hahaha.
Ajo Hajdarja e beri si puna e Pal vates!Dikur ne monizem perflitej nje levizje ne KQ dhe kur u pyet Pali se kush e ka be ai iu pergjegj:Un dhe Enveri(Rudi dhe Luli) nuk dim gja ,mund ta kete ba Mehmeti(Rama) ne kok t’vet ,deklaroi Pali(Rudi) ne kete rast!Rudi ka hall se mos Cakaj heq “informatoret” e qytetatrit digjital duke filluar qy nga ai qe eshte ambasador ne NATO!
Njecik me shume autokritike dhe krike nuk do te bente dem z.Mero.
Ishe ti qe “qortove” shkarkimin e bushatit dhe na e paraqite bushatin si te vetmin minister qe kishte punuar shume mire.
Une komentova se bushati ishte vazhdimesues i nje politike rrushfetesh dhe asgje me shume…dhe keto te degjuara nga ne komentuesit qe skemi te njetin akses.Llogarite vete tani ti se çdo te thote qe nje gazetar-pronar te dije per rrushfetet e vellait te sandrit,e cunit te zheit,etj, dhe te na shkruaj se ministri ishte i sakte.
Ky eshte realiteti. Kadrinjte shtrire neper kolltuqe kritikojne nepotizmin ..
Artikulli me siper eshte i pasakte ne disa pika. Po marrin vetem nje: harxhimi per shoferin e ambasades ne Sofje eshte 100 mije Euro, kur per nje shofer bullgar harxhohen 10 mije Euro. Auttori dhe lexuesi qe konfuzohet duhet ta mesojne se shoferi i ambasades ne Sofje ka rroge mujore rreth 500 Euro dhe flen ne ambjentet e ambasades, pra nuk ka harxhim per fjetje. Arithmetika e thjeshte te thote sa bejne 12 x 500 – rreth 6 mije Euro ne vit per rroge. Kaq. Nuk po vijojme me tej, por autori duhet te thote qarte nga e sajoi, nga e gjeti ose kush ia serviri kete shifer qe te jete i besueshem dhe per te tjerat: ministria e jashtme, ambasadorja ne Bullgari apo vete ministri i i vogel i ngarkuar, qe leshon brockulla kudo, ndoshta pa kuptuar cfare thote, ndoshta per ti sherbyer qorrazi pergjegjesit te vet.
Po pse Brus Willis kane vene shofer ne sofie qe te shpenzohen rreth 8500 € ne muaj per te?????? Po para se te shkruani e ta beni publik nje lajm informohuni se eshte turp per ju te thoni te tilla trillime. Mire apo keq shqiperia kaq vend eshte e gjerat e paverteta pergenjeshtrohen shume shpejt. Per ekzaktesi ( me fal lexuesi) shoferi i ambasades shqiptare ne bullgari merr 550€ ne muaj e nuk behet asnje lloj shpenzimi ekstra per te. Pra jane jo vetem 93 400 € trillim por edhe 3400 € me pak nga sa do merrte shoferi bullgar. Dmth jane te kursyera zoti minister. Mqs doni te beni ekonomi.
TE GJITH POLITIKA NE SHQIPERI NJERZIT E VET I KA SISTEMUAR NEOER AMBASADA DHE NEOER PUNA LUKSI ME PAGA TE MEDHAJA KY POPULL MUTI U VETE NGA MBRAPA KETYRE DO QIR ROBTE DHE ÇA KAN NE SHTEPI KETYRE DO PRERE KOKA DHE TJU FUTESH NDONJE HU NE BYTH POSHTERSITE E KETYRE NUK KAN FUND
Po pse Brus Willis kane vene shofer ne sofie qe te shpenzohen rreth 8500 € ne muaj per te?????? Po para se te shkruani e ta beni publik nje lajm informohuni se eshte turp per ju te thoni te tilla trillime. Mire apo keq shqiperia kaq vend eshte e gjerat e paverteta pergenjeshtrohen shume shpejt. Per ekzaktesi ( me fal lexuesi) shoferi i ambasades shqiptare ne bullgari merr 550€ ne muaj e nuk behet asnje lloj shpenzimi ekstra per te. Pra jane jo vetem 93 400 € trillim por edhe 3400 € me pak nga sa do merrte shoferi bullgar. Dmth jane te kursyera zoti minister. Mqs doni te beni ekonomi.
Sigurusht qe ka vend per reduktime ne pushtetin ekzekutiv perderisa jane te njejten njerez qe terheqin fijet e politikes duke filluar nga monizmi deri sot: S.Berisha ecomp..me milionat e tij dhe Ruci e comp me milionat e tij.Pyetja eshte per cfare arsye eshte e veshtire te gjendet nje njeri I ndershem brenda vendit dhe ju ngarkua kjo detyre nje primature ministri ne moshe ,sic eshte Gjinua I Kosoves,icili padyshim do te ishte nje keshilltar I mire per nje minister qe te pakten do te mbarte eksperiencen e jetes…
Asgje te keqe nuk shoh dhe artikulli i Mero Bazes eshte i sakte me nje analize shume te mire te gjerave dhe ndryshimeve qe ndodhin apo duhet te ndodhin ne c’do sektor apo dikaster te vendit. Atyre qe ju duket cudi kjo levizje ngrihen e harxhojne fryme neper tavolina opinionistesh duke gjetur klecka per te goditur X apo Y person. Kesaj i thone sa per tu gjendur KOLA ne pune dhe yrrrraaaaaa bucasin portalet dhe televizionet. Ne fakt kane qene te zene gjithe kete kohe dhe kane matetjale te bollshme per te diskutuar,debatuar apo shkruar.
Po cfare po shkruani !!??nqs per shoferin u shpenzokan 100 000 mije euro Po per konsullen sa u shpenzoka ne muaj 900 000 mila????beni mire te verifikoni gjerat pastai te shkruani.Mund te shkruani o verifikoni njerez qe me te vertet vjedhin dhe faturoin miliarda jo nje shofer qe besoj mer nje rroge minimale .
Xha Beqo,
shumë mirë me gabimet drejtshkrimore, por – ta – nuk shkruhet me apostrof. Pastaj… bëje tastierën me gërmën – ë. Ose blij tastierë me alfabetin shqip. Miqësisht.
Tallin bythen, tallin bythen ,me kete popull budalla.I besojne nje fare Gent Kake qe as vete bythe nuk ka. Edi Rama ju ben shuren ne maje te kokes dhe cdo dite ju ben be. E ka sjelle historia qe te jete Skederbe.