Përse gjithë këto para?

26 Mars 2019, 20:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që po shmanget nga debati. Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, është në shumën e 1.125.000 dollarëve.

Pyetja më normale që shtrohet, është përse kryetari i Partisë Demokratike, duhet të shpenzojë 1,125 milionë dollarë në një fushatë elektorale në SHBA, dhe vetëm 300 mijë dollarë në Shqipëri?

Partia Demokratike është një parti e madhe dhe me peshë në skenën politike shqiptare, e cila ka elektoratin e vet, historinë e vet, dhe frymën e saj pro-Perëndimore si parti.

Ajo që ka pasur nevojë urgjente kjo parti pas vitit 2013, ka qenë përtëritja e saj, reformimi i saj, largimi nga Sali Berisha dhe ministrat që u ndëshkuan si simbol i korrupsionit. Ajo nuk pati ndonjë problem me Perëndimin apo SHBA. Edhe gjatë opozitës, përjashto ngërçin për reformën në drejtësi, i cili gjithsesi quhej i tejkaluar, pasi u detyruan të votojnë të gjithë, nuk ka patur krizë tjetër. Dhe ajo ishte më shumë krizë e SHBA me Sali Berishën.

Atëhere, përse kryetari i kësaj partie, duhet të llogariste të paguante mbi 1 milion dollarë tek lobistët e vet në SHBA, për të “mirën” e PD?

Pyetja nuk ka përgjigje.

Partia Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, ishte e avantazhuar, se ishte pjesë e qeverisë, kishte 6 ministritë kryesore dhe zëvendëskryeministrin, ndërkohë që drejtonte dhe agjensitë kryesore shtetërore në vend.

Ajo kishte detyruar kryeministrin të bënte marrëveshje politike pas hezitimit për të hyrë në zgjedhje, edhe pse Perëndimi i dha të drejtë qeverisë, të hynte dhe e vetme në zgjedhje.

Shpenzimet dispropocionale në raport gati katër herë më shumë në SHBA, se sa në Shqipëri, për një fushatë elektorale, duket se flasin më shumë për një hall personal të kryetarit të partisë, se sa për një nevojë reale të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, ky detaj tregon se si funksionon Partia Demokratike.

Që të lidhësh kontrata pagesash për mbi 1 milion dollarë me vullnetin personal të kryetarit të partisë, pa pyetur Kryesinë e Partisë, pa zbatuar statutin e PD, për mënyrën se si planifikohen shpenzimet e parave, do të thotë ta përdorësh partinë, si një instrument financiar privat.

Por nga ana tjetër, kontraktimi i mbi 1 milion dollarëve, nxjerr zbuluar dhe fuqinë paguese reale të PD, pasi ajo merr katër herë më pak lekë nga qeveria në vit, dhe se nuk ka asnjë dokument tjetër, përveç gënjeshtrave të Lulzim Bashës, se ku mund t’i gjente mbi 1 milion dollarë.

Pra në gjithë këtë histori kemi së pari një përdorim personal të arkës së PD, pa pyetur asnjë ligj apo rregull të brendshëm të një institucioni publik, kemi një vendim shumë personal, që këto para të harxhohen jo për të mirën e PD, por për interesa privat të kryetarit të saj, dhe mbi të gjitha, kemi një hall të madh përse paguhen kaq shumë para në SHBA për llogari të PD.

PD nuk është as ISIS, as ndonjë organizatë terroriste, që duhet të paguajë miliona dollarë për të rregulluar imazhin në SHBA.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka qenë gjithnjë pranë PD dhe një urë kontakti zyrtar me Uashingtonin, nëse ata do të dëshironin të kishin akses për idetë e tyre atje.

Askush nuk e ka penguar Lulzim Bashën, as nga Ambasda e SHBA, as ndonjë zyrtar amerikan, që të shkojë e të takohet në Uashington me administratën amerikane dhe të shpalosë pikëpamjet e tij.

Fakti që ai i ikën linjës zyrtare amerikane, fakti që ai paguan dhe kundër emërimit të ambasadores së re, pasi ka bërë njëqind letra kundër çdo ambasadori amerikan në Shqipëri, dhe mbi të gjitha, fakti që është detyruar të futet në kanale ruse pagesash, tregon se ky njeri nuk di të sillet si kryetar i një partie legale pro-Perëndimore në Shqipëri, por si kryetar i një sekti ilegal, që do të blejë mbështetje private në Uashington, tek disa ustallarë që dinë ta masin mirë kokën në këto raste.

Dhe më i rëndë është fakti, që ky ka vendosur të harxhojë mbi 1 milon dollarë në vit në Uashington, për të blerë “mbështetje”, se sa fakti që këto pagesa i ka bërë në mënyrë të paligjshme.

Kur llogarit të paguash kaq shumë, natyrisht nuk ka më para legale. Ato janë katër herë më pak se ato që merr zyrtarisht. Dhe në këtë rast, mjafton të ndjekësh paranë, për të kuptuar hallin kryesor të Lulzim Bashës.

Ai nuk e llogarit fare faktin që për të duhet të votojnë shqiptarët dhe betejën duhet ta bëjë këtu.

Meqë në jetë çdo gjë e ka blerë, dhe ky fakt tregon se ai e di që pushteti blihet në ca zyra okulte lobistësh, që të vetmin hall kanë si do t’i marrin ata paratë. Jo si do të marrë pushtetin Basha!

18 komente në “Përse gjithë këto para?”

  1. biolog says:

    Lavatriçe droge.

    1. ben says:

      Ne amerike
      Dhe ne te gjithe boten e moren vesh edhe zyrtarisht se perpjekja qesharake e sorosit dhe sorosianeve se ruset kishin nderhyre ne zgjedhjet amerikane deshtoi sic nisi me turp dhe u bene edhe me qesharake sec ishin.
      Vetem sorosianet shqiptare
      Bijte e komunisteve shqiptare njelloj si dikur ne perpjekje te deshperuar me bustin e enverit vazhdojne stoike, kuptohet edhe shume qesharake.
      PS: fakti qe lulzim basha ka paguar ca leke nga xhepi I vet per partine demokratike ja ngre me shume vlerat te jo rilindasit.
      Mero do ishte ne interes te shqiptareve qe te mernin vesh se pse derjtoret e policise se shtetit shqiptar paguanin para per nje trafikant droge. Pse ky trafikant droge komunikonte dhe takohej me zyrtaret me te larte rilindas.
      Dhe e fundit sot pritet qe Taulant Balla te dali dhe te japi dorheqjen sepse ne studion e OPINION para pak muajsh deklaroi se iken nga politika nese ka folur me Fredi Alizotin. Dje e pane gjithe shqiptaret se Taulant Palla kishte genjyer.
      Hall I madh ju ka zene o rilindja.

      1. shqipe says:

        O Ben!
        Asgje nga ç’qullose ketu nuk eshte e provuar,
        apo,’Çpif,çpif se diç mbetet!”

      2. PIRDHSESHFRYHESH says:

        dmth ti ben kingu mendon se basha po perdor parate e veta e jo te partise??? dmth ti kupton me shume se e gjithe bota qe po e ndjekin per pastrim parashe te pista nga kanalet ruse…qe pa dyshim i ka fut ne llogari te vet se per lobim nuk i hynin ne pune…e sa per dijeni shko kerko se kush ja ka paguar bursen me vite lules tende ne hollande…ai sorosi qe nuk te pelqen

      3. tekniku says:

        Ti Ben Ben ndaloje pak revanin trumpist dhe bashist.Te degjojme njehere finalen e Manafort atje dhe Bashes ketu pastaj fol 24 ore per ta
        Ti e di mire me sa duket se si ndeshkohet pastrimi i parave ne Amerike,IRS te ndjek kemba kembes edhe per nje dollar te padeklaruar.Ben ben.

  2. Pyetje e drejte.
    Perse gjith keto para?!!!!
    Tallin menderen me popullin fukara…
    Pergjerohen per popullin dhe i japin dollaret amerikaneve te pasur qe te behen me te pasur.
    Pare qe nuk ju dihet burimi ju jepen amerikaneve per nje foto qe ti mbushin mendjen trushplareve se sa shume na do amerika se sa mire flet amerika per ne.
    Ne vend qe te mbushin barkun e fukarenjve me buke ju shplajne trurin me propogande fallco dhe te paguar….
    Dhe populli budalla i beson dhe kete e quan demokraci por qe qenka dhjerokraci

  3. Www says:

    Përveç se “përse”, ka shumë rëndësi që të zbulohet se “nga” vijnë gjithë këto para. Para të pista dmth para krimi.

  4. kashi says:

    me gjithe keto para do kishin blere zgjedhjet ne shqiperi dhe do fitonin hahahahaha

  5. Komentuesi says:

    Jane budallenj ata qe i vene pas ketij budallajit me emrin Lulzim Basha.Ai fiton nga budallenjet qe i vene ne protesta per nje 500 lekshe.Autoriteti i pd-ke ishte i mire dhe nuk ishte nevoja te paguheshin gjithe keto shuma parash.Por eshte per te ardhur keq per pd-ke qe nuk e nxjerr jasht nga partia keta batakçi dhe disa batakçinj te tjere qe e kane mare peng pd-ke.

  6. Likja says:

    E ropen Bashen. E ai do na rjepi neve.

  7. Tami says:

    Vetem respekte per Z Baze!!
    Analize e sakte, nuk i shton asnje presje
    Faleminderit!!

  8. jon says:

    Sot do ta vazhdoj atje ku e lashe dje dhe si synim kam te konkuroj ne editorial me editorin.
    “Pavaresisht nga nje ecje mbapa e vogel ne USA, me kete nenekuptoj raportin e Muller, nderhyrja ruse ne zgjedhjet dhe mbeshtetjen e ruseve ndaj Trump eshte pothuaj e padiskutueshme. Trump eshte shume I gezuar nga vendimi por kejo tregon vetem se fuqia e presidentit ne USA eshte me e madhe se sa disa mendojne. Por kejo si jep dot inkurajim Bashes. Ne 31 Maj Johann Basson kusheriri i pare i gruas se Bashes do paraqitet ne gjyq ne Hollande per korrupsion dhe ka shume mundesi qe pervec gruas se tij dhe Basha do japi deshmi. Pra pervec USA, Skocise dhe Shqiperise edhe Hollanda do kerkoje deshmi nga Basha. S’ka ndodhur asnjehere ne historine e opozites evropiane qe nje udheheqes te akuzohet ne 4 vende dhe te mos beje doreheqjen. Apo Basha do perdori ne kete rrast imunitetin e tij diplomatik ? Koha do e tregoje. Por sipas vezguesve te ASOS nderhyrja ruse do intensifikohet ne Ballkan. Rusia humbi nga marreveshja e Maqedonise me Greqine, Rusia po armatos Serbine dhe i nxit Serbise ndjenjat ekspasionist. Jo vetem kaqe por gjithashtu i ka “dhuruar” 8 avjone luftarake. Gjithashtu rusia u perpoq te bente atentate opozites ne Malin e Zi. Po Shqiperia? Ne baze te UNESKO rusia ka shfaqur ‘interes’ te me madh ne gjoja restaurimin e manastireve orthodoke ne juq te vendit dhe me konkretisht 2 manastire. Nje ne Iljaz dhe nje afer Himares ne Skutara. Eshte rusi ne emer te lirise fetare dhe duke perdorur kishen Autoqefale te Shqiperise justifikon nje nderyrje ? Dihet nje nga mjetet e shperndarjes se influenxes ruse eshte Kisha ne emer te vllazerise orthodokse. Dihet gjithashu se Rusia eshte vendi i trete per turiste ne Shqiperi mbas Italise dhe Germanise. Vitin e kaluar ne sezionin e vere mbriten nga rusia 29500 turiste dhe pothuaj shumica e tyre i kaluan pushimet ne zonen e bregdetit midis Himares dhe Sarandes. A eshte Rusia duke nderhyre ne Shqiperi jo vetem nepermjet opozites por edhe nepermjet kishes. Seshte cudi qe nje dite ne disa manastire te jugut mesha te behet ne gjuhen ruse’.
    Pra ky ishte editoriali im, komplet fantazi pa asnje fakt. Kush eshte me interesat imii apo i Meros?Me keto lloje analize une vetem kam mundesi ta mbush editorialin perdite. Kush mund te pergenjeshtroje lajmet e rreme qe une shperndava ? Ne fakt disa duan qe keto te dalin te verteta. Por me nje ton te sinqerte do thoja se une njoh me emere vetem 8 politikane ne Shqiperi( pra politika ne Shqiperi sme intereson) dhe nga te gjitha anet mendoj se jane te korruptua Por gjithashtu mendoj se sduhet te akuzohet dikush per dicka qe s’eksiton dhe kejo qe s’ekziton eshte nderyrja Ruse , te pakten ne kete forme qe paraqite. Nderyrja Ruse s’ekziston sepse eshte kopjim te njejti pisllek qe perdoret ne USA por me aktore Shqiptare. I doli boja ne Usa dhe ne po vazhdojne me etusiazem me te madh. Per kete arsye besoj se Merua me dergjegje genjen. Sa per politikanet shqiptare kam pak meshire sepse politika eshte kurth,eshte si puna e mesonikeve, hyjne nga dera si te krishter dhe dalin te vdekur si satanike. Politikanet shqiptare jane njekohesisht edhe llumi i shoqerise tone. Eshte nje fatkeqesi qe do e kalojne por ka mundesi qe ndonje fatkeqesi tjeter te na ndjeki.

    1. LC says:

      Per ty Jon nuk ka rendesi mendimi I te tjereve. Duket qe ti e ke prere bileten per ne Rusi dhe keto qe themi ne jane brockulla. Bile dhe ato qe thuhen ne Amerike jane brockulla per ty. Investigimi qe ti flet per ne Amerike nuk ishte per veprimtarine e Rusit ne Amerike, por vetem per nje detaj: A kishte fushata e Trampit lidhje direkte (po ta theksoj-direkte) me aktivitetin e Rusise ne Amerike. Nejse…qellimi im eshte te jap nje detaj nga nje interviste qe Milo Gjukanovic, President i Malit te Zi gazetes prestigjoze Gjermane “Dojce Vele” ku thote se demostratat e koheve te fundit ne Serbi, Mal te Zi dhe Shqiperi kane te perbashket fijet ruse. Mire Mero qe mashtron publikun shqiptar me brockulla te rrezikut Rus po Milua cka? Pergjigja jote eshte se Milua i ka inat Ruset se ata donin ta vrisnin ne pucin e kohes se zgjedhjeve atje. Mire Milua po tere bota perendimore qe flet per perpjekjet e Putinit per ta bere Ballkanin rrumpalle a genjejne? Per mua e vetmja prgjigje per komentet e tua eshte: Kush jeni ju zoti Sorge(jon)?

  9. Niko Shpiragu says:

    Me cudisin disa komentues kur thone perse i harxhon perate jashte dhe nuk ua jep fukarenjeve ose kjo behet per tu treguar njerezvee se sa i do Amerika keta. Hyni ne teme: Parate e lobimit te PD e ben punen e tyre shkelqyer sepse ben ate qe nuk eshte bere kurre ndonjehere ne ndonje vend tjeter ne bote. Ato para e prune PD ne qeveri ne 2017 ku ajo mori vendet me te preferuara dhe zv. kryeministrin e kryetarin e KQZ duke i dhene shansin maksimalisht PD qe te vije ne pushtet. I derguari i Departamentit te SHBA e beri kete pune shklelqyer. Ai kercenoi nje palaco kryeminister qe shiti vullnetin e popullit shqiptar vetem dhe ia dha qeverine ne tavoline PD. Ai ishte i derguari i lobisteve dhe e beri punen e tij ne menyre perfekte, packa se populli votoi per PS dhe per kete ai s’ka faj. Pra, PD nuk pagoi shume dollare se po te vinin ne pushtet ato do ti benin me mijra here me shume ato para. Edhe kete radhe PD kerkon te njejten gje, qe ta jete pjese e qeverise dhe te manipuloje zgjedhjet. Zhurma qe behet eshte vetem per kete qellim qe te krijohet gjoja nje qeveri tranzicioni pa Ramen por me urithin Majko qe te livadhisin e te vjedhin votat e qytetareve. Ata e dine se nuk kane me shume se 10-15% elektorat dhe vetem vjedhja e votave mund ti bjere ata ne pushtet.

  10. Humbesi says:

    Pyetje e drejte por e vonuar z.Baze!Kerkujt nuk i bene pershtypje se perse biri i babait shpirteror Berishe paguan kaq para ne SHBA!Sepse edhe ia ati ,te gjithe e dime qe mbahej nga segmente lobuese ne “Perandori” duke dhene shuma marramendese deri edhe per vrasje ku etiktohej “burre shteti”!Te gjithe kemi 28 vite qe nepergoje themi qe ata i mbajne ata pertej oqeanit me parate e taksapaguesve shqipetare,me parate e droges,me parate e gjithe hangarit me te madh te Ballkanit per arme, te falaura e te shitura,me ato para bredh edhe sot sypeshkaqeni e nuk i bene syri tert sepse i quan para te bera nga tregetia e ligjeshme pasi ka patur babain pronar te ketij hangari!Asnjehete nuk eshte bere trasparence ose investigim per 28 vite se ku i ka gjetur parate toto Likja,Sali Berisha,Robert Cemçakizi,Lulezimi i Basheve e kompania e uqerve qe sot po t’ua numerosh pasurite jo vetem duhet te ishin perpara drejtesise por te kalbeshin ne burg e tu sekuestrohej e gjithe pasuria!Ndaj mos u habit sot se ku i gjen parate Lulezimi i Berishes,se Shqiperia eshte bere rrush e kumbulla ketu e 28 vite ku pasurite i jane vjedhur si u ka dashur kokra e qejfit,ndaj ky popull eshte kaq i varfer se u eshte pire gjaku me dy gishtat perpjete !Ndaj Luli e Monika kerkojne me ç’do kusht pushtetin qe te vazhdojne akoma gjemen ketij vendi deri ne eleminimin e saj!Ndaj toto Likja shkon deri ne apelim duke na thene se po me trazuat “une vras veten” e pergjegjesine mbajeni Ju!Ndaj duan me çdo kusht largimin e Edi Rames se atyre pou shtrengohen prangat çdo dite e me shume e kane siklet ne duart e tyre!Parate e lobimeve i paguan nje popull i tere se po ta cenosh sadopak Lulin ne kuleten e vet te hedh ne gjyq dhe perfiton 15 milion leke si pronar i vetligjeruar i Shqiperise!

  11. Flutura says:

    Ate qe ka bere vete, e projekton sot tek mazhoranca. E akuzon mazhorancen se ka blere zgjedhjet, ndersa ne fakt i ka blere vet ?

  12. Brahoo says:

    Pyetje te verteta; pse gjithe keto para dhe ku i gjejne gjithe keto para ?

  13. Alekua says:

    Hajduti nuk ngopet kurre me para. Pyetja qe shtrohet nuk eshte perse gjithe keto para, por ku vajten gjithe keto para. Muzin eshte i detyruar sias ligjeve amerikane, qe per paret e marra nga PD te japi spjegime se perse jane shpenzuar ne dokumentacionet para IRS. Me siguri ai ne Amerike ka dhene “spjegimet” e veta. Ketu ne Shqiperi deri tani kemi vetem nje fotografi te Bashes me Trampin dhe asgje tjeter. Pra a eshte e verte qe gjithe keto para jane shpenzuar per te bere vetem nje fotografi e gishtin lart me Trampin? Kjo eshte te tallesh me parate e shqiptareve. Mos valle gishti lart eshte per te fshehur gishtin e mezit te Bashes ndah nesh? Basha, Sala apo dhe te tjere qe kane marre pare nga “lobistet” shqiptare te PD me sa duket jua kane “gjetur vendin” ketyre pareve. Kontratat me Muzin apo Biniatt Trade jane thjeshte pluhur ne sy ndaj njerezve qe kane dhene pare ne Shqiperi per PD. Ato kane perfunduar ne xhepat e mafiozeve qe i kane ndare me njeri tjetrin. Nuk eshte cudi qe Muzin per te pasur lehtesira ka nxjerre gjithcka duke dhene dhe emra konkrete nga Shqiperia. Kjo spjegon arsyen se pse nga Amerika kane ardhur spjegime per keto pare te keqeperduruara. Ata e dine mire situaten dhe i vetmi shpetim per Bashen eshte te spjegoje me detaje se si ato jane harxhuar. Jane harxhuar kot dhe vjedhur nga Muzin apo jane ndare sipas skemave mafioze.Kjo transparence do te qetesonte dhe ata qe mund te kemi dhene kontributet e tyre per te ndihmuar PD ne zgjedhje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje