Një lolo në oborrin e shtypit të oligarkëve

28 Mars 2019, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjatë protestës së sotme para Kuvendit, çdo vëzhgues shtypi, mund të arrinte lehtë në një konstatim. Për gati tre orë, 90 për qind e shtypit, përfshi TV-të, dhe portalet, ishin të fokusuar tek protesta jashtë Kuvendit dhe vetëm disa minuta, apo ndonjë lajm i rrallë, u pa për atë që ndodhte brenda Kuvendit.

E thënë shkurt pa ndonjë analizë të hollë, e kupton se 90 për qind e shtypit është e foksuar tek aksioni opozitar. Nuk them se janë të blerë apo të paguar nga opozita, siç thotë shpesh Basha për të kundërtën, por është e qartë që janë në një aleancë me të. Në rastin më të ndershëm janë duke dhënë një ngjarje më interesante se ajo brenda Kuvendit.

Mu kujtua kjo, ndërkohë që shikoj një njoftim se Lulzim Basha do organizojë nesër një tryezë për lirinë e shtypit dhe natyrisht pres të ankohet për të.

Dhe në këtë tryezë ka bërë kujdes të ketë, vetëm ata që ai mendon se ja zbukurojnë tryezën.

Për atë çfarë ndodh realisht me shtypin nuk kam asgjë kundër. Nëse një aksion opozitar fiton vemendje, shtypi patjetër do të jetë aty, qoftë me pagesë qoftë dhe vullnetarisht, pasi i duhet audience.

Por kjo pjesa teatrale më pas e Lulzim Bashës, kjo ankesa e tij për lirinë e medias, është një gjë që vizaton tërësisht boshllëkun e tij kulturor, politik dhe pse jo dhe integritetin e tij personal.

E njëjta skenë u përsërit dhe një herë gjatë muajit dhjetor. Studentët kishin dalë në rrugë, Edi Rama ishte në kulmin e stresit të tij politik dhe po përpiqej të përballej me një betejë të vërtetë opozitarësh që nuk ishin rracë e kësaj opozite, dhe ndërkohë që kamerat ishin tek opozita reale, Lulzim Basha u shfaq sërisht në një tryezë me drejtues të shtypit, pro tij, për të folur i shqetësuar për lirinë e tyre.

Tani ky njeri, duhet ta ndajë mendjen nëse ka liri shtypi apo jo, duke u bazuar se sa shtypi është i lire të jetë me aksionet opozitare dhe jo sa “qoka” duhet t’u bëjë ky njerëzve që e kanë caktuar veten të jenë me të.

E vërteta është se shtypi sot në Shqipëri është i lirë dhe i papërgjegjshëm, dhe nuk reflekton interesat e publikut për informim, por interesat e pronarëve të vet në raport me politikën. Kur ne shikojmë lajme apo lexojmë komente, më lehtë e kemi të mësojmë për hallet e Sandrit, Blushit, Irfanit apo Ndroqit, se sa për hallet e shoqërisë, ashtu siç mund të mësojmë për huqet e mija, të Bushatit apo dikujt tjetër. Dhe jemi aq të lirë ta bëjmë këtë, sa kemi krijuar një neveri në opinionin publik, duke përzier grurin me kashtën.

Por nëse Lulzim Basha e ka seriozisht që të ndryshojë shtypin, përgjegjësinë e tij ndaj opinionit publik, ndoshta dhe lirinë e tij, ai duhet të bëjë gjeste që bëjnë politikanë që marrin këto vendime.

Një prej më shembulloreve në këtë drejtim, por jo për t’u pasur zili, është Presidenti Trump. Ai nuk i ra kurrë në gjunjë shtypit, as padronëve të tij, as gazetarëve të mëdhenj, as gazetarëve influentë. Ai i injoroi dhe u shpalli luftë atyre. I shpalli luftë “CNN”, “New York Times”, dhe gjithë medias liberale në SHBA, gati gati qëndroi indiferent ndaj “Fox News” edhe pse ai e mbështet dhe u soll si një mbret përball tyre.

Dhe e fitoi betejën politike duke i pasur kundër të gjithë, edhe pse humbi shumë moralisht.

Lulzim Basha edhe pse e adhuron Trumpin, edhe pse harxhon dhe miliona për të blerë influencën e tij, qoftë dhe me firma ruse, në Shqipëri bën të kundërtën. Përpiqet të ndjehet i persekutuar nga shtypi, apo të shpallë mbështetësit e vet të persekutuar, ndërkohë që rri në gjunjë para “Klanit”, “Top Channel”, “News 24”, adhuron në kulm ndershmërinë e “Ora News”, dhe kalon në orgazëm nga portalet surrogate të Zenit dhe kunatit të vet.

Kjo e bën atë një lolo të shtypit dhe jo një luftëtar apo politikan që ka vendosur ta lërë shtypin të lirë. Ai mendon se aleanca me një pjesë të shtypit kundër pjesës tjetër, apo zhurma idiote që nuk e beson as budallai, për mungesë të lirisë së shtypit në Shqipëri, do t’i rrisë atij mbështetjen në shtyp. Kjo në fakt vetëm i rrit atij vasalitetin ndaj pronarëve të shtypit, ndaj atyre që i thonë, “sot po të ndihmojmë se je zhytur në mut, dhe nesër duam shpërblimin”.

Ndërsa shtypi i rëndësishëm publik, “main stream”, në fakt e injoron gjithë këtë që bën, pasi ndërkohë e ka nënshtruar dhe ka në shërbim të vet. Është qesharake, se si shtypi që jeton me paratë e biznesit të madh, shumë prej të cilëve Basha i shpall oligarkë, në të nëjtën kohë duhet të jetë dhe aleat i Bashës për të rrëzuar oligarkët. Sandri apo Blushi as nuk e llogarisin se ai mund t’i bojkotojë dhe e trajtojnë si zagar.

Tani thjesht ai është duke ju gjunjëzuar dhe skalionit të dytë e të tretë të medias, duke bërë sikur u qan hallin për lirinë e tyre, duke mbajtur në krye të zyrës portretin e Sali Berishës.

Në fakt i vetmi lajm është humbja e lirisë së tij dhe integritetit si politikan marifetexhi, që më shumë e udhëheqin dhe  e marrin për dore njerëz të shtypit si lolo, se sa udhëheq.

 

 

33 komente në “Një lolo në oborrin e shtypit të oligarkëve”

  1. Lloji says:

    Shtypi Shqipetar eshte tmerr, le shum per te deshiruar….
    Shumica jane si ato lajmerimet e vdekjeve ne shtylla, te fryra e te shpefytiruara!!!

  2. jon says:

    E fillon sot editorialin me shprehje te tille— Mu kujtua kejo nderkohe qe shikoja nje njoftim te …. Pytja qe cdo lexues duhet te dejtoje eshte. A ekziston Merua? Kam vene re se fotografia e tij shikon te gjithe ne si nje drejtor shkolle me rreptesi. Sa kohe ka qe e ka vene ate fotografi ? Gjithashtu duket se Merua sben asnje dite pushim ne vit. Pra poston cdo dite. A eshte Merua puntori me i madh ne bote ? Merua si lexon kurr komentet, ato dihet se postohen automatikish nga sistemi qe perdorin. Edhe nqs shan, edhe nqs poston 20 pika(………………..) perseri Meru i poston. Pra jam I sigurte qe Merua s’ekziston. Pra drejtoj pyetjen. Pse njerezit lavderojne personalisht Meron( shumica) dhe disa shajne personalisht ( pakica).Para disa muajsh pash nje dokumentar se si Japonzet( nje pakice) po bihen ne dashuri me kukulla. I trajtone kukullat si bashkshorte. Ok sigurishte kete e bejne nga vetmia dhe ne shqiptaret sjemi aqe “budallenj” te merremi me kukulla dhe iluzione te kesaj natyre. Por jam shume I sigurte se shqiptaret kane rene ne dashuri me iluzionet e Merove. Ditet e fundit komentet ne favour te Meros kane rene. Ju lutem mos e lini Meron vetem. Merua akoma ju do.

    1. Adriatik says:

      Ja dhe nje motiv me shume se perse lexohet Mero Baze.E thene ndryshe sepse asnje gazete tjeter nuk shihet me sy te vena ne sherbim te asaj oligarkie qe vodhi ,perdhunoi e vrau kete vend e popull!Ndaj edhe lexuesi eshte versulur tek kjo gazete qe i ka çjerre masken kesaj bande e kelysheve te saj si e keqja me e madhe e ketij vendi duke lene te nenkuptoje tek lexuesi qe pasi te shporret nje here e mire e te marre pergjegjesite per çkai kane bere ketij vendi,ai do ti versulet edhe pjeses tjeter per mosmenazhimin e duhur te drejtimit te vendit!Por jo sot sepse imediate eshte te dalim nga kjo grope frike ku çdo dite e ne çdo familje gogoli Berishe na trokiste duke ngerdheshur dhembet nen kercenimet se po nuk ishit e po nuk heshtet per mua ,une ju vras ,ju vjedh e ju burgos pa iu drishur qerpiku nen ngerdheshjen e tij tipike fashiste!Ja pra perse duhet lexuar Mero qe nuk ka perfituar asgje nga pushteti i sotem perkundrazi eshte privuar!Analizes qe i bene zotrote duke nxjerre ne pah mesjeten qe te perfaqeson (Meru) bene te mundur identifikimin e ndonje familjiari ne mos dora e vet e mortjes “qytetari dixhital”,pa qene kurr qytetar ne pergjegjesit qe mbart!Me pak fjale eshte me e ndershme e me imediate te lexoshe e komentoshe Meron se sa “kazanin mediatik” qe derdellisin çdo diteper renie qeverie nga faqet e gazetave e deri tek ekranet qe nxijne tere informacionet per te ardhur dita tjeter e protestes se Zhejeve,Bushateve,Raqipeve,Pekeve,Fevzive qe u eshte mbushur mendja qe kontribuojne direk ne rezimin e kesaj qeverie por qe ne fakt populli sa lexon e shikon ata mbeshtet edhe me shume qeverine !Bilançin mos ia beje ne fund e mos i qaj hallin perse kaloresit po i varen kembet por merakosu per kalin qe ka ngodhur e pritet te groposet!

    2. TA says:

      MEROS TI HASH MUNE.

      1. Amy says:

        Te lumte Mero, si gjithmone i sakte me llogjike te ftohet, i mencur. Mero ekziston dhe eshte sa nje mal, dhe cdo dite shkruan, dhe di te shkruaje, me askend nuk krahasohet. te tjeret si Mero qe mundohen te bejne analiza jane lapanjoze, sahanlepires, mashtrues, genjeshtar, hipokrite, etj

    3. dera hapur says:

      jon, je goditur nen sqetull me shkrimin e Meros. Vajzat e bukura jane prehe e djemeve si ata qe arrijne ti “nenshtrojne” dhe ata qe vetem thone me vete: aaaa ta kisha ketu ate (!) dhe nga goja i rrjedhin jarge. Ti je nje nga keta te dytet deri sa ke arritur ne konklyzione te tilla. Megjithate ne kapitalizmin demokratik jemi, ku liria eshte baraz me çthurje dhe asgje s’te pengon jo vetem te te rrjedhin jarget, por edhe shurra ne poture. Kukellat japoneze i perdor si te duash, njesoj si Bushatin, Lubonjen, Rakipin, Shkullakun, Fevziun, kokeloqen Lelen etj, ndersa Mero ze nje vend te veçante ne gazetarine shqiptare qe eshte eshte udherrefyes se si duhet te funksionoje ajo . Dhe luften , Mero, e ben atje ku e keqja ka pllakosur e nuk po shqitet. Tani, jon, vazhdo te fshishe jarget se do mblidhen mizat tek turinjte e pastaj do perfundosh keq! Per vete tende ta theme, pavaresishte se do mendosh apo do shkruash se une qenkam nje nga ata te Meros; as e njohe personalisht dhe as jam afer me te: mbi dy mije km larg, veçse e lexoj se shikoj nje dritare nga ku mund te hyj se dyerte jane zene keq ne ate vend qe quhet Shqiperi. Atje vetem gjithenje , si duket , duhet te perseritet historia e perdorimit te grykes se vogel per te hapur dyerte e medha te jetes qe i ka mberthyer kuçedra.

    4. Arti says:

      O Joni normal qe ky i gjithedijshmi per norme e ka.
      Njesoj ka share ku ka qene me Berishen tani me shume shane qe eshte me Ramen…nga pazari e ka!
      Per kete eshte i papame!
      Te shofim kur te ik ky i tanishmi me kend do shkoj…gjithemone per Norme!

  3. Drini says:

    U mësuam me Lolo-Lulin tashmë.
    Edhe rrudhja dhe mpakja e protestës, s’është çudi .
    Çudi do të ishin të kundërtat .

  4. ZZ says:

    Me lolo, duket e se e ke fjalën mbi të gjitha për Lubonjën, se nuk e di, përshëmbull fjala vjen Gjekmarkaj, nuk është as lolo oligarkësh, por një barkthar provincash, me të cilin pastrojnë menderen Basha me Berishën.

  5. tjetri says:

    Ah more Mero djali me ke borxh çdo dit nga nje gjysem ore. Se pse nuk rri dot pa i lexu kto editoret e tua. Arsyeja: e thjeshte, je i papam

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Nga t’a zësh Lulzimin
    gënjeshtar me nam
    nuk gjej dot një punë
    që ka bërë tamam.
    .
    Dhe kur s’e do puna
    rri duke zgërdhirë
    ndoshta kamerierin
    e ka bërë mirë.
    .
    Ç’a merresh me lolon
    ç’a merresh me Lulin
    do shikojmë USA-t
    kur brekët t’ja ulin.
    .
    Ç’a merresh me Lulin
    një mavri me bojë
    t’i rrojë e shoqja
    Kunati t’i rrojë.
    .
    Shihi bashkpuntorët
    s’ka ditur t’i zgjedhë
    dhëndërr Labërie
    që s’di as të vjedhë.
    .
    Nuk di as të vjedhë
    di vetëm të lehë
    se vjedhjet e tija
    nuk di as t’i fshehë.
    .
    Do bëj punë derziu
    me trutë e ÇimPekës
    dhe revolucionin
    me çunin e Shegës.

    P.S.
    Ka plot për të thënë
    s’po e zgjas më shumë
    se dhe Lulezimit
    mbase i vjen gjumë.
    .

    1. Lead says:

      Bravo gopist. Je i modh!

  7. Zigur Qarri says:

    Po ky eshte lajm?”Indiani, pasaportë brenda ditës. Prokuroria zbulon “shpërdorimin e detyrës”Indiani, pasaportë brenda ditës.
    Prokuroria zbulon “shpërdorimin e detyrës”.Në Shqipëri mund të hysh si shtetas i huaj dhe brenda ditës bëhesh shqiptar. Por
    jo kushdo mund ta ketë këtë “fat”.Ky privilegj i është dhënë vetëm shtetasit Nitin Sandesara, që nga hetimet e deritanishme të
    Prokurorisë së Tiranës rezulton të ketë marrë pasaportën shqiptare brenda pak orëve.Ky konkluzion rezulton nga hetimet
    paraprake të nisura mbi dyshimet se, zyrtarë të institucioneve kanë shpërdoruar detyrën për mënyrën sesi kanë pajisur me
    pasaportë shqiptare 3 shtetasit indianë, Nitin Sandesara, Chetankumar Sandesara dhe Ditpiben Sandesara”.Besoj se ky lajm
    tregon qarte,si dhe qindra afera te tjera me pare,se,“Rindja”nuk vepron si organizate mafioze,por eshte de jure e tille.Prandaj
    edhe 90% e shtypit jan fokusuar tek aksioni opozitare,ndera 10% percjellin tek publiku ate çfar i servir guzhina e Endri Fuges.

    1. Durimi says:

      Po mire o Zigur Qorri, une e di se pasaportat i jep Iliri apo e kam gabim?

      1. Zigur Qarri says:

        Durim trapi,Presidenti eshte i fundit qe firmos,biografine e bën SHISH-i dhe zyrtaret e bandes se “rilindjes”,qe i kan servirur nje
        informacion te rreme Presidentit,per interesat e ndonje Ministri,Edvin Rames apo Erion Velias.Mafies se”rilindjes” i duhen Dollare
        dhe Euro urgjentisht.Edvin Rama telefonon Helidon Bendon,dhe brenda disa oreve abrakadabra, simsalabim,indiani behet brenda
        dites shqiptar trim.Mbyllja e syve nga skandalet pa fund,deri ne ate mase qe nuk eshte dinjitoze as edhe per nje vend Afrikan,eshte
        thike mbas shpine per Shtetin shqiptare.Keshtu eshte,kur ne krye te Qeverise eshte nje skizofren i droguar.

  8. Maelga says:

    Shkruajte gjithe kete editorial dhe per shembull more… Trumpin ?!!!!!

  9. Kulla says:

    O Jono, i qafsh hallin Meros ti dhe te tute. Eshte me i sakti dhe me i ndjekuri nga te gjithe. Ka ca dite qe po sulmon dhe kerkon te mbjellesh idene se nuk po e ndjekin me. Po ta them edhe njehere, i qafsh hallin per te te mos thene gje tjeter….

  10. Lehsi says:

    Meri mind ti japesh pak kedn sic i jep rames apo berishes dikur! Hej ti je loloja i gazetarise! Bythlepiresi i politikes qe te financon! Ti je si sduhesh te jesh gazetar!

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, nuk I kupton ai keto qe ke shkruajtur ti.. Eshte fytyre e moshes se re me mentalitetin e Sali Koleres nga ana social-mediatike.. Eshte provincjal dhe sic the marifetexhi..

  12. Liri says:

    SA KURVE QE JE O MERO.PO TI NUK BEN TE NJEJTEN GJE POR PER KRAHUN TJETR?PO SALIUN NUK NA E BERE SKENDERBE PER 20 VJET DHE KUR VRISTE NE 97 ten?NJE MUT JENI IE TERE.SAHANLEPIRES.

  13. Konstipacion derbi starton says:

    Filloni duke mesuar si shkruhet “kabulli elektrik” erdhi “ujti”

  14. birce says:

    Analize fantastine, Mera je gjigand….

  15. Beni Bo says:

    Analize e perkrer Mero. Shqiperise iduhen gazetare si Merua por jane te paket ose nuk i gjen fare.Respekt Mero Baze per ato qe shkruan dhe goditjen e bukur tek publiku

  16. Flutura says:

    Lulzimi ne gjithshka qe ben e thote duket shume i sforcuar. Ky njeri nuk eshte i besueshem ne asgje…

  17. Vatra says:

    Ajo 90% dihet se nuk janë për të informuar ata ishin dhe mbetën për të dezonformuar aty nuk bëhet gazetari ata janë të paguar -mercenarë

  18. shoku says:

    Nese do ta kishte ndonje popull tjeter kete çorbe te helmuar qe e servire perdite e me shume kazani i mediave ( me kuzhiniere te sprovuar), me siguri kaosi do te ishte fjala me e paket qe do te thuhej.
    Jo se nuk po ndikon, pasi ka qe nga 2010 qe po mbillet analfateizem e kjo ua ben me te lehte shplarjen e trurit.
    Mekatin (kur i ben keq tjetrit) Zoti ta fale, por kur i ben keq Atdheut edhe Zoti te denon…
    E sjellja e kazanit dhe e kazanxhinjeve eshte e denueshme.

  19. alphade says:

    Z. Mero: E kam si leitmotiv refrenin lab qe thote : Ta keshe mik, te
    prish pune dhe ta keshe armik, te ha m…” ! Eshte nje shprehje po-
    pullore labe per ta patur zili,megjithese eshte banale. Shtypi yne
    nuk eshte i lire por eshte bere nje “gjiriz i vertete i ujrave te zeza”!
    Ne cdo emision kam vene re se Kryeministrin e Shqiperise qe pre-
    supozohet se e ka zgjedhur populli dhe pak respekt per ate popull
    qe e ka zgjedhur, gazetaret e bejne “sukull”, cfare nuk i thone, cfa-
    arrigance mbajne ndaj kryeministrit,bile shkojne deri ne ofendim te
    kreut te qeverise dhe pasi kane “leshuar te gjitha rrufete e Zeusit”
    kunder kryeministri, deklarojne me pompozitet ,sikur te kushin
    “zbuluar Vezen e Kolombit” se K/ministri na qenkish nje diktator
    qe ” Nuk lejoka lirine e shtypit”, nderkohe qe e kane bere pacavu-
    re kete kryeminister. Une jam thjeshte nje qytetar anonim,i bara-
    barte me afro 3 milion shqiotare,pa kurrefare kompleksi inferio-
    riteti apo superioriteti ne mjedisin shoqeror ku jetoj,por dua t’i
    jap nje keshille atij K/ministri qe po te isha une ,jo ne vendin e tij,
    por si aytetare i lire i ketij vendi do t’i beja m…..n programeve te-
    levizive te nje fare tullaci ne “Opinion” apo gazetarucja e programit
    me emrin bombastik”Open” apo nja fare gazetaruci te robotizuar
    me mbiemrin Krasta, “investigatoren me eksperience te madhe ” ,
    Lalushen, vegla te peshtira te nje regjimi qe u gropos 5 vjet me
    pare vertetesisht diktatorial, ku gazetaret qe lehtesisht e kritiko-
    nin i gjeje diten tjeter me hematoma e te hedhur ne Lane. Edhe
    sot e kesaj dite kur monstra e Vicidolit jep intervista neper studiot
    e televizioneve “qerozet” i rrine “zio”, “sus” se ndryshe prapa de-
    res ku ai “Lanetqofti” jep intervistat rrijne “bodigardet” e Lacit,
    Milotit, Mamurrasit dhe hajt e kundershtoje Monstren se pas emi-
    sionin “qerozet'” i pret dajaku e banditeve te Saliserb Berishovicit.
    Por shyqyr qe kemi edhe gazetare trima,dinjitoze objektive,realis-
    te qe nuk ia shesin shpirtin djallit : Te tille jane zoterinjt : Mero Ba-
    ze qe nuk i boton komentet e mia,megjithate artikujt e tij ja fryme-
    zues e gozhdues.Viktor Malaj,Bedri Islami, Arben Duka i madh, A.
    Hoxha, Vasjari,Minxhozi …e shume te tjere qe nuk arrij t’i kujtoj na
    frymezojne e na bejne optimiste per nga objektiviteti,dinjiteti ,trime-
    rua e guximi qe kane duke goditur e kritikuar realitetin shqiptare.

  20. biks says:

    GOPISTI…. JE I MODH…..

  21. Ardjan says:

    Së pari Meros ti hani ato që s’thuhen ! Kurse median e ka zënë gjarpëri qysh të vogël e ka 20 e ca vite që u servir shqiptarve vetëm vrer. Mbas ref.në drejtësi urgjent pastrimi i medias nga krimi.

  22. Mero, te adhuroj si gazetar brilant e te guximshem,i drejtperdrejt, ndersa si Botues i gazetes Tema kam objeksionet e mia.Në lidhje me shtypin në Shqiperi mua personalisht me shqetson shumë.Unë jetoj e punoj në një shtet Europjan dhe e lexoj shtypin e ketij vendi por krahasimi ashte si nata me diten.E di qe duhen vite e dekada për tu krahasuar me Europen por se paku te bardhes duhet thanë e bardhe e te zezes e zeze.Unë e lexoj shtypin shqiptar në internet jo te gjith sepse ka gazeta qe as titujt nuk ju a lezoj por sa për tu njohur me gjendjen e rgjithshme te vendit tim lexoj dhe shikoj disa televizione.Ndersa opinjonet, debatet e intervistat në televizione kam kohe qe nuk i shoh.Kam konstatuar se vetem e verteta nuk thuhet kurree para, e dyta janë të prirur te japin vetem lajme sensacionale si vrasje, therje me thika, vjedhe e grabitje.A punohet ndokund në Shqiperi, a ndertohen fshatra turistik, hotele, rrugë, autostrada? A punohet në ndermartje, fabrika , punishte, në bujqesi e në peshkim?Kam pa një emision për fabriken e peshkut te djalit Ndrek Luces.Cdo shtet europjan do ta kishte zili ta kishte.Pse nuk i bahet publicitet? Keshtu ka shumë neper Shqiperi , pse nuk jepin në tv? Nuk mbushet televizioni e gazetar me lajme vrasjes e grabitjesh.

  23. peter says:

    Me kete artikull Meroja na tregon rolin e midjes si mendom meroja i edukuar nga partija e punes duhet te punoje midia. Meroja se ka mesuar akoma se bota eshte ne kapitalizmin financiar. dhe nuk eshte , qe te flasi per popullin o per ke Merua.. mendon.. Media lep lajmin e ri qe eshte protesta . . Parlamenti eshte dhoma e gjumit te politikaneve(( Nuk di te them ne bejne dhe ndonje gje tjeter,)pervec endrave qe firmosin.. Enderave te tyre ,jo te Meros o popullit. Vite perpara ne tirane u shfac nje film prances, po merua sdo ta kete pare.. Populli , populli, sjane gje tjeter, vetem nje tufe lopesh.. Ne Albani ti quash lope eshte kompliment,,,,

  24. Lab says:

    Bravo Meri, ti po je “i pavarur”.
    Gazeta jote Zeri i Popullit eshte shembull i “paanesise” se shtypit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje