Nga Mero Baze
Lulzim Basha po përpiqet të duket sikur po hyn në zgjedhje dhe sikur po zgjedh kandidatë. Njerëzit e tij në Durrës të çliruar nga ideja se Dako nuk do të jetë kandidat, janë mprehur të hyjnë në garë.
Në Shkodër, Kamëz, Vorë, Lezhë, e gjetkë, dhe pse jo deri në Përmet, kandidatët në detyrë, po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen që PD nuk do hyjë në zgjedhje dhe po sillen si kandidatë.
Stuktura të partisë porositen të jenë gati për zgjedhje pa shumë shpjegime. E gjitha duket sikur PD po shkon drejt zgjedhjeve lokale normalisht, duke bërë sikur ka nisur fushatën, por në fakt po shkon tinëzisht drejt një bojkoti të ri.
Po përse kjo sforco e Lulzim Bashës, për t’u dukur sikur është në fushatë?
Së pari duket se Basha ka ndjerë plasaritjen e partisë dhe strukturave të saj të cilat pas entuziasmit të parë, pas djegies së mandateve, kur ju premtua se fitorja është afër, po shikojnë se janë për një rrugë të gjatë dhe pa krye, që nuk dinë ku i nxjerr. Shumë struktura partie thuajse po shuhen dhe rrethi i njerëzve afër PD, po humbet interesin. Për këtë shkak Lulzim Basha ka nevojë të mbajë partinë në një lloj gjimnastike, duke i gënjyer sikur janë në fushatë.
Së dyti ajo që po i ndodh LSI është një tjetër kambanë alarmi. Plotësimi me ritme të larta i listës së LSI në Kuvend, dhe futja nga lista e PD e shumicës së saj, përfshi ish aleatë të vegjël të saj në listë, po prodhon një situatë të re elektorale në bazë, ku gjithë rrjeti kapilar i opozitës, pra gjithë aleatët e saj të vegjël, po shkojnë drejt divorcit me opozitën. Ata ose po shikojnë mundësinë e rigrupimit dhe garës në zgjedhje, ose po armiqësohen me opozitën dhe po afrohen me pushtetin. E sigurt është që janë vota të humbura për PD dhe LSI.
Kjo ka alarmuar Lulzim Bashën, i cili me sa duket do ta ndalë këtë hemoragji, e cila prek kapilaritetin e elektoratit në bazë dhe kërkon t’i mbajë ata ende me kokë nga PD, deri në zgjedhje.
Së treti, organizimet e reja në Kuvend, qoftë nga lista e PD, apo LSI dhe aleatëve të tjerë të vegjël që kanë hyrë, do të paraqesin kandidatët e tyre në zgjedhje. E sigurt është që grupi i deputetëve të rinj të PD, do të mbështesë çdo kandidaturë të PD që do të kërkojë kandidim në zgjedhje dhe pse jo të nxisin dhe figura atë tjera për të kandiduar në disa bashki, duke i shkaktuar PD një hemoragji të re në bazë.
Përpjekja e Bashës për të bërë sikur do hyjë në zgjedhje, është për t’i deinkurajuar këta deri në minutën e fundit, me qëllim që të mos hyjnë në zgjedhje.
Pra problemi real që ka Lulzim Basha, që bën sikur do hyjë në zgjedhje, është të mos lejojë as të tjerët të hyjnë në zgjedhje.
Dhe ka një kryearsye.
Hyrja e PD dhe Bashës në zgjedhje do ta rëndonte bilancin personal të Lulzim Bashës si lider kaotik i PD dhe një njeri pa ide të qarta e të qëndrueshme.
E vërteta është se hyrja në zgjedhje do të jetë shpëtimtare për PD dhe vdekjeprurëse për Bashën. Ajo është e vetmja recetë që mund të sigurojë mbijetesën e PD, por nga ana tjetër është fundi i Lulzim Bashës si lider i saj.
Dhe në këtë rast, Lulzim Basha është i interesuar të shpëtojë PD dhe të sakrifikohet vetë?! Nuk është gati që të ikë për të shpëtuar PD. Ndaj nuk ka për ta lejuar PD të hyjë në zgjedhje, duke e marrë me vete, sipas parimit “i mbyturi, të mbyt!”
Mero! Besoj se e di mire. Basha nuk ka kellqe, as te rrije, e as te ike. Ai eshte thjesht nje buratin, fijet e te cilit i ka ne dore Sali Karaxhic . Kur ketij te fundit ti mbushet mendja se loja e ketij buratinit ka perfunduar, atehere do te pushoje se luajturi edhe ky lojen e padrinos se tij.
Ne rrjeshtat e parafundit mungon fjaleza ” nuk e cila ndryshon gjithe kuptimin e shkrimit te Bazes. Paragrafi i fundit, fjalia e pare.
Po ta lexosh tamam fjala nuk nuk duhet pasi ne fund te fjalise ka pikepyetje
Me duket se e ke sterholluar kot z.Baze,eshte e thjeshte fare pasi PD- e ka bere dhe me pare me Berishen “de jure” kryetar:nuk iparaqesin kandidaturat si te PD-se por si te pavarur dhe i mbeshtesin!(Keshtu kane bere ne raundin e dyte te zgjedhjeve ne 2000 kur bene se u terhoqen pasi humben,por inkurajuan kandidatet qe vazhduan garen duke i quajtur si te pavarur,jo tradhetare! Persa i perket merakut se Lulit po i shkermoqet partia,atij i mjafton vula te cilen nuk ja rezikon kush sa te kete Saliun gjalle!
Problemi nuk eshte Rama .Presioni per te larguar Ramen eshte nje mashtrim i madh .PD dhe e gjithe opozita shqiptare , e cila pavaresisht emertimet , nuk ka asnje identitet ideologjik , politik dhe shoqeror, problemin e pazgjidhshem ka popullin e mahte dhe PS.Tashme eshte e njohur se perveç 92..it , kur u votua per ndryshim sistemi , PD nuk ka fituar kurre .Ajo dhe gjithe aleatet e saj nuk mund te kene shumicen .Pavaresisht se shume akuzojne shqiptaret se nuk dine te zgjedhin , eshte pikerisht e lunderta.Shqiptaret ne shumice kane treguar inteligjence politike dhe kane kuptuar se PD eshte thjesht nje grupim anarkotribalofashist.Berisha , ky bajraktar primitiv se bashku me nje grup aventurieresh dhe banditesh , nxiti turmat per shkaterrimin e ekonomise , shtetit ne kuptimin strukturor dhe moralin .Te gjitha keto sollen pasoja katastrofike per vendin .Prandaj shumica e shqiptareve i kane dhene e do ti japin voten PS te pakten edhe nje brez, 20..30 vjet.Kjo e tmeron PD dhe LSI e cila do te shuhet shume shpejt .Prandaj grupi Berisha , Meta nuk eshte se nuk duan Ramen , i cili sigurisht eshte nje kocke e forte por politikisht eshte nje liberal.Ata thjesht nuk duan te futen ne zgjedhje sepse PS , me apo pa Ramen i fiton gjithmone te gjitha zgjedhjet .Dhe ketu qendron problemi …Deri sa ne Shqiperi te linde dhe forcohet nje qender e djathte moderne me ide e program europian , PS do te dominoje skenen politike.Tradita historike , mjedisi shoqeror dhe psikologjik , gjendja ekonomike jane ato faktore qe populli i majte te jete shumice .Ketyre u shtohen edhe pervoja katastrofike e qeverisjes se PD .Ne keto kushte PD dhe LSI kane ideuar planin e …qeverise tranzitore…per te marre nen kontroll mekanizmat zgjedhore dhe realizuar zgjedhje sipas modelit te tyre, vjedhje te hapura me dhune .Sepse nje qeveri …tranzitore ..nuk mund te garantoje asnje lloj ligjshmerie .Nderkohe bandat e PD dhe LSI do te bllokojne dhe vjedhin ne mes te dites vjedhjet .Duket qe perendimi e ka te qarte , prandaj edhe ne 2017 edhe tani ka deklaruar qe zgjedhjet dhe reformat duhet te cazhdojne , pavaresisht vendimeve te opozites .Nderkohe nje opozite e re moderne po shfaqet e perkrahur nga perendimi dhe shume shoejt PD dhe LSI do te reduktohen thjesht ne sekte fanatikesh primitive .
Koment I sakte me shume se analiza.
Te gjith politikanet jan njesoj por dhe ti gazetar nuk mund te jesh ,ne cdo botim tendi vetem sali berisha lulzim basha me siguri ke probleme mendore , me vjen keq qe ta them por njerezit jan ngopur me shkrimet e tua per sali berishen . Mund te jen te verteta te gjitha ato qe thua por kur e kthen profesjonin ne hakmarrje fillon e beson te urrjetja sikur te jete e vertet . Si ti ka plot simpatizat partie por gazetar , gazetar nuk ka ky vend .se te gjith jan si ti disa me saliun disa me edin ,mjere ky popull ,ketu ska gjykata ska prokurori ska intelektual ska asgje . Por nuk ka dhe gazetar te lire qe te flain informojne por vetem disa njerez qe shkruajne ne emer te partive qe aderojne . Ky eshte fundi i demokracise .
Luli eshte as i gjall e as i vdekur. Me keq se kaq nuk mund te jete
Z Xhimi, per sa kohe S Berisha mer fryme politikisht, asnji te ardhme nuk ka sistemi demokratik ne Shqiperi. Kete duhet te kuptosh. Prandaj te luftosh bajraktarizmin primitiv te S Berishes, asnjehere nuk eshte hakmarrje, apo urrejtje personale. Po iku kjo e keqe nga politika, atehere mund te themi se sistemi demokratik do te shendoshet. Pastaj teprimet, keqperdorimet e politikaneve vetvetiu do te bien.
Zoti Baze,
Trego se je gazetar qe di te respektosh vlerat e gjykimeve te kujtdo kur eshte bindes ne ato qe shkruan, i thelle ne analizen e tij dhe i qarte ne ate qe parashtron. Shkurt: Komenti i Olimpias meriton te jete editorial per temen e shkrimit tuaj.
Me respekt dhe falenderime Olimpias per permbajtjen e komentit te tij,
Goni
Olimpja, sakt komenti, nuk heq asnje presje.