Banda që rriten para syve të të gjithëve!

30 Mars 2019, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një histori që po zgjat shumë në raportet e atyre që quhen banda në disa qytete të Shqipërisë, dhe qëndrimit të policisë ndaj tyre.

Së paku Shkodra dhe Elbasani janë dy qytete tipike, ku grupet rivale janë të njohura, palët në konflikt janë të njohura, përpjekja për tu identifikuar dhe politikisht është e njohur, me të dy palët dhe në mënyrë të vazhdueshme, policia është vetëm konstatuese e situatës.

Nuk jam partizan i kronikës së zezë  dhe lajmeve që prodhohen pa fund nga historitë e krimit, duke fajësuar policinë.

Por situata të tilla të ngjashme me Shkodrën e Elbasanin, nuk janë thjeshtë situatë që policia të kostatojë vrasje e të bëjë veprime proceduriale, por duhet të ketë aftësi parandaluese, ose fuqi eleminuese për banda të tilla, pasi janë aq publike historitë e tyre, sa i di çdo qyetar, përveç policisë.

Në Elbasan avokati i vrarë është një alarm për arogancën e krimit, në një histori po ashtu të rënd vrasje rivalësh.

Vrasja e sotme në Shkodër është qartazi vazhdimi i betejës së një pale kundër tjetrës, që nga momenti që njëra palë është dobësuar nga arrestimet e krerëve të saj, ndërsa tjetra është e lirë.

Ministri i Brendëshëm njoftoi shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe kjo është më e pakta që pritet.

Ajo që duhet të njoftojë Ministri i Brendëshëm, është, se policia ka një plan kundër situatave të tilla, kur dy banda kanë zaptuar një territor, siç është Shkdora apo Elbasani dhe gjithë njerëzit përveç policisë bëjnë me mendje llogaritë se kush do vritet, pas çdo vrasjeje.

Nëse policia nuk e ka këtë plan, shkarkimi i Drejtorit është një akt rutinë që nuk i hyn njeriu në punë. Një polici që nuk ka në dispozicion dosje kriminale për banda të tilla të njohura publikisht për t’i penalizuar ata, nuk ja del dot me ndryshime drejtorësh.

Duhet po ashtu, ndryshim strategjie dhe hetim për gjithë ata zyrtarë policie, para syve të të cilëve, këto banda janë rritur dhe forcuar pa u hyrë gjemb në këmbë.

Policia nuk duhet të impresionohet nga qytetari digjital, i cili është gjithnjë me një bandë kundër tjetrës dhe të veprojë dhe ajo sipas udhëzimeve të tij, me shpresë se shpëton prej tij.

Prej qyetarit digjital, policia shpëton kur të shpëtojë nga bandat, se ai është gjithnjë pjesë e një pale.

Policia duhet t’i godasë fort të dy palët, ndryshe ekulibrat e prishura, rrisin arrogancën e krimit dhe do kemi një palë fituese, që nuk është kurrë policia dhe rendi, por një prej bandave. Siç po ndodh në Shkodër.

16 komente në “Banda që rriten para syve të të gjithëve!”

  1. Shkodrani says:

    Shkodra eshte e pashprese. Ka me dhjetera te rinj te te dy grupeve dhe te grupeve te tjera qe jetojne vetem duke i vene gjoba te tjereve, droge, pislleqe. Kontigjenti kriminal i lagjeve periferike myslimane te Shkodres eshte i pafund. Vetem eliminimi fizik nga sherbimet sekrete eshte zgjidhja, keta hyjne e dalin nga burgu si nga hoteli dhe as i ben syri terr.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jam me ty Shkodran..

  2. nord.al says:

    Ne Shkoder bandat jane pjelle e PD. Pa u zhdukur kapobanda nuk zhduken bandat. Kapobanda dihet se kush eshte.

  3. Horat jane vlera e Shkodres,qe kur hyni komunizmi…pra do kohe te riparohet ky dem.

  4. Mondi says:

    Shkodra dhe elbasani dalloheshin qysh ne kohen e xhaxhit per probleme ne rend.Pas92 kane dale jashte kontrollit fare pasi dhe qytetaret u larguan duke ua lene vendin te pagdhendurve.

  5. FATMIRI says:

    KETA SHKODRANET QE JAN PISHTAR DEMOKRACIE DHE QE JU KA FUTUR HURIN NE BYTH PD LE TA VOTOJN PRAP SE ME SHUME DO U SHTOHEN TRIMATDO JEN ME TE QET

  6. salianji pederast says:

    Shkodra ka marr fund sa te jete bjondja me gjyslyk Voltana Ademi,Shkodra po shkon drejte Shkaterrimit vlla-vrasje deri sa te rroje Voltana Ademi,Sali Berisha,Lulzim xhelal Drenica.Rrofte Shkodra e Voltana Ademit,kollaj te leshoshe pordhe me qeverine dhe kryeministrin e shqiperise dhe kush Voltana kurva,ik moj zagare femer,tani kerkon ndihme nga shteti,kerkoj Salise dhe Drenices ndihme,se ata jane njerzit me te dashur per Shkodren e Voltanes,
    bucja e Shkodres.

    1. XheJ eN Bi says:

      jon….
      Xhoni,e pësove si prifti që thot ,bëni si them unë e mos bëni si bëj unë.
      Edhe ti në batakun e atyre që kritikon re.Çdo njeri beson në bindjet e tij,ashtu edhe ti beson në bindjet e tua.
      Meqënëse shqiptarët kanë nivelin më të ulët në Europë të IQ-së ,po ti si shqiptar që je sa e ke nivelin e IQ -së ???
      Nuk kuptojë një gjë me ty,se kërkon nga artikujt ( se ti nuk i pranon për EDITORIAL-e) e Meros që të bjerë fakte ,nuk jep fakte.Ai një analizë logjike bën ,nuk bën reportazh që të bazohet mbi fakte.
      Po e lexove komentin tim do doja të më tregoje nivelin e IQ-së tënde ,nëse do ma kërkoje dhe ti mua do të përgjigjesha se nuk e di ,nuk i jamë nënshtruar testit se jam i kënaqur me këto që di.

  7. jon says:

    Tani pothuaj se mbarova me Meron dhe do them dicka per lexuesit dhe vecanerisht simpatizanet e Meros. C’do njeri pavaresisht se si ai mendon, shkencerisht eshte vertetuar se Ai varet dhe reflekton mendjen e tij apo me sakte IQ e tij. IQ eshte nje shifer qe mat zgjuaresin e cdo njeriu . Fillon nga shifra 70 dhe perfundon mbi 120. Ky artikull qe lexova muaj me pare http://www.unz.com/akarlin/stupid-people/ tregon hapur se shqipua ka intelektualin me te ulet ne Evrope por jo me te ulin ne bote. Pra leme brapa disa kombe te nene sahares se Afrikes . Pra ata qe shajne gjitonet per arabe apo mongole besoj se mesuan dicka.Por perseri te « zgjuarit » qe e mbivleresojne veten skane asnje mundesi ta kuptoje cfare shkruhet sepse IQ e tyre eshte rreth 70. Ata me intelektual me te ulet thone gjithmone, « cna duhen perrallat e tua » apo « tregon veten per te zgjuar ». Ose disa do lexojne emerin e autorit dhe do thone se e « nxorra koken », « jam por rus » etj. Ne thelb keta njerez se bejne dot testin sepse shifera eshte rreth 70. Ky eshte I vetemi problem. Perkthimi mund te behet ne Google pa problem , por skane mundesi te perqendrohen 30min. Thone .Pse do vemi prape ne shkolle ? Do pershkruaj kush jane ketu keta me intelektual shume te ulet. Jane ata qe perdorin shprehje dhe fjali te shkurtera si; ‘shume analize e mire’, ‘je me i miri’, ‘sdi cfare thua’ dhe sigurisht te sharat qe dalin nga goja menjehere. Ne nje shkalle pak me te larte IQ por perseri shume te ulet futen ata qe flasin ne emer te popullit, ne emer te kombit etj te kesaj nature. Pra marrin ne pronesi dicka qe seshte e tyre . Ky artikull i 3 diteve me pare http://www.unz.com/jthompson/folie-a-deux/ kompleton artikullin e mesiperm por tregon hapur midis shume te tjerave se ata me itelektualitet te ule gjithmone e mbivleresojne veten e tyre( i dine te gjitha). Pra jane qorra dhe se sdine si ta shikojne veten ne pasqyre(sic thone te mencurit tane) Mendojne se ata qe flasin me qetesi me fakte jane budallenj kurse vete budallenjte mendojne se jane te zgjuar. Tani me te vertete u lodha nga keto qe thashe dhe do marr disa jave pushim. Do e le Meron te punoje si gomari sepse nga djersa e tij ushqehen shume.
    Shenim. 2 artikujt e mesiperm te postuar ne UNZ tregojne se si duhet te postohet nje editorial. Duhet te postohet me dokumente te bashkengjitura.Do duhet ne disa rraste ore te tera ta lexosh. Kurse nga ana tjeter artikujt editorial te lajmeve te rreme se bejne ket ose e bejne me shume rezerve. Arsyeja eshte se genjeshtera i ka kembet e shkurtara, pra skadon shpejt. E verteta eshte si kollonat prej mermeri te Akropolit kurse genjeshterat jane kollona kashte qe mezi e kalojne nje sezion. Sezionin tjeter duhet te prodhohen te reja genjeshtera dhe ketu vjen editori i rreme. Editori i rrem perdor fakte historike apo emera te famshem, por spjegimin e ben editori jo lexuersi. Vete Ron Unz poston rreth 1 here ne muaj pavaresisht se eshte editor i shume I famshem. Duket se Ron duhet te marre leksione nga Merua. Apo e kunderta? Budallai une, Merua i di te gjitha.

  8. Janig says:

    Barku qe i polli duhet shterpezuar
    Keta jane pishtaret e krimit jo te demokracise qe i shoallj spiuni serb SB

  9. Haku says:

    A ka Shkodra më shkodrane..! Kush e perkund sot “djepin e kultures”

  10. Doni me per Belulin.. says:

    Per popullin shqiptar qe mbush “shkallet” e tifozerise politike, pavaresisht se per ke bejne tifozllek..
    “Kur t’ju vijne mendte, nuk do ti hane as qente..”

  11. Doni me per Belulin.. says:

    Per popullin shqiptar qe mbush “shkallet” e tifozerise politike, pavaresisht se per ke bejne tifozllek..
    “Kur t’ju vijne mendte, nuk do ti hane as qente.”

  12. Petrit says:

    Nuk do shume mend se bandat në shkoder, elbasan e vlore kane mbeshtetje politike.
    Ashtu siq nuk don shume mend qe bandat kane eksistuar e do eksistojne.
    Por nje gje eshte e vertete qe historikisht bandat dhe krimi ne shqiperi janë gjithmone te ludhura dhe te perkrahura nga forcat politike te majta.
    Per 45 vjet shteti komunist ishte nje bande më vete.
    Katrahura e ‘97-es ishte nje lufte e nendheshme e partisë socialiste per destabilizimin e vendit.
    Ndodhi ajo qe ndodhi dhe në ‘98-en partia socialiste erdhi ne pushtet vetem e vetem me ndihmen e bandave. ( sfidoj publikisht kedo qe mund te me vertetojë te kunderten).
    Në 2017-en partia socialiste erdhi e vetme ne pushtet vetem ne sajë te mbeshtetjes se bandave dhe krimit.
    Tani ata janë fuqizuar aq shume sa që vetem një force e djathtë mund ti luftoje pa asnje kompromis ashtu siç ndodhi në 2005-en kur ne pushtet erdhi e djathta.
    PKSH-PPSH-PSSH=KRIM

  13. katarakti says:

    Krimi sot ne Shqiperi eshte perhapur aq masivisht saqe nuk ka “drejtesi” qe ta zhduke. Aq me shume me drejtesine qe ekziston sot ne vend. I vetmi mjet efikas eshte “antikrimi”. Ti njihesh si anetar bande, si kontigjent krimi?! Nje plumb prapa koke ne ndonje skute qyteti. Dhe pastaj te deklarohet se “u vrane mes vedi”! Keshtu ka vepruar edhe Amerika ne vitet ’20 te shekullit te kaluar me sherifat e saj te famshem.

  14. Zambi says:

    Mero, ke thene qe bandat po rriten ne sy te te gjitheve, por pergjegjesia eshte e punonjesve dhe drejtuesve te shtetit qe te nderhyjne dhe jo e te gjitheve.
    Ke harruar te permendesh qe kjo rritje ka ndodhur ne kohen e PD se qe kur erdhi Rilindja krimi eshte goditur brinje me brinje. Se lufta ndaj krimit eshte dhe nje nga kushtet per marrjen e statusit ( e morem vjet apo jo?!) dhe Rilindja i ka plotesuar te gjitha kushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje