Nga Mero Baze
Ka disa fakte të pakundërshtueshme, përse djegia e mandateve nuk ishte një vendim politik i menduar i opozitës dhe as ndonjë vendim që erdhi duke u përshkallëzuar nga zhvillimet në vend, por një vendim i diktuar papritur, për shkak të zhvillimeve jashtë politike mbi opozitën zyrtare. Dhe gjithçka lidhet me familjen Berisha dhe zhvillimet negative të saj në raport me SHBA.
Vendimi u mor papritur në shkurt, pas disa seancave nervoze, kur Edi Rama i përmendi Sali Berishës ndalimin e vizës për të dhe familjarë të tij në SHBA, ndërkohë që i biri i Sali Berishës kishte humbur një gjyq të rëndësishëm në dhjetor në Florida, ku Gjykata kishte hedhur poshtë pretendimet e tij se nuk kishte lidhje me trafikun e municioneve nga Gërdeci. Kjo gjendje e rënduar psikologjike e Sali Berishës dhe pamundësia për të ndalur formimin e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi, ishin zhvillime të fillimit të shkurtit dhe çuan befas tek vendimi ekstrem.
Përse opozita nuk kishte më parë një plan për djegie mandatesh?
Opozita nuk kishte një plan për djegie mandatesh pasi ajo praktikisht ishte jashtë Parlamentit. Opozita e ka bojkotuar Parlamentin më 13 shtator të vitit të kaluar dhe sipas rregullores së Parlamentit, ajo ka pasur të drejtë të qëndronte jashtë Parlamentit deri më 13 mars të këtij viti.
Pasi të mbusheshin gjashtë muaj nga mungesa në sallë, opozita do të rrezikonte djegien e mandateve, por procedura nuk do të ishte kaq brutale, sa u bë me rastin e vetëdjegies.
Kështu që qeverisë do t’i duhej kohë dhe procedurë e gjatë të verifikonte vullnetin për mos ardhje në Parlament të secilit deputet, dhe kështu që procedura mund të zgjaste përtej zgjedhjeve lokale.
Në këtë mënyrë, opozita edhe do të ishte jashtë Parlamentit, dhe do të kërcënonte me djegie mandatesh, edhe do ta tërhiqte zvarrë qeverinë në një proces, ku më lehtë se sa të digjte mandatet, ishte të bënte marrëveshje.
Biles kjo do ishte rruga më e vështirë për Edi Ramën, pasi ishte një vendim që kishte brenda dhe një mundësi për t’u interpretuar nga vetë shumica, pra ishte një derë e hapur.
Opozita që i kishte të gjitha këto shanse ta degradonte shumicën duke e tërhequr zvarrë dhe duke bërë sikur po djeg mandatet, nuk e bëri. Në mes të dhjetorit, tre muaj pas bojkotit të Kuvendit, ajo hyri në Kuvend me arsyetimin gjoja se do zhvillonte seancë parlamentare për protestën e studentëve.
Nga ana tjetër, në harkun kohor nga fundi i dhjetorit deri në mes të shkurtit, kur opozita vendosi të djegë mandatet, nuk ndodhi asgjë e rëndë për qeverinë.
Gjithë gjërat e rënda kishin ndodhur ndërkohë që opozita ishte kthyer në Kuvend. E ashtuquajtura “dosje 339” ishte bërë publike qysh në tetor dhe po përdorej për shantazh politik. Protesta e studentëve nisi në fillim të dhjetorit, “Unaza e Re” dhe protestat e saj, po ashtu.
Në janar qeveria bëri ndryshime të forta në përbërjen e saj, negocioi me studentët dhe riktheu në normalitet imazhin e saj publik.
E vetmja gjë e re që ndodhi mes janarit e shkurtit kur opozita dogji mandatet, ishte lajmi se Berishët nuk mund të udhëtonin në SHBA dhe se i biri i Sali Berishës, kishte humbur gjyqin dhe ishte çertifikuar si pjesë e skandalit të trafikut të municioneve nga Gërdeci në Afganistan.
Shtoi kësaj dhe panikun për mos ndaljen e Reformës në Drejtësi, është e qartë që opozita u tërhoq në një aventurë të re të rrezikshme për të, vetëm nga një njeri dhe vetëm për hall të tij. Nga Sali Berisha.
Tani të gjitha arsyetimet e tjera heroike, revolucionare, Allendiste, për djegien e mandateve, na i kurseni, pasi opozita u kthye në Kuvend kur kishte arsye të digjte mandatet në dhjetor, dhe i dogji kur nuk kishte asnjë arsye të saj, por arsye të Sali Berishës.
Opozita po shkon si flutura drejt flakëve të dritës, për shkak të tij. Shpresojmë që Berisha t’ia dijë për nder opozitarëve që po sakrifikohen për të. Por dhe po nuk ua diti, nuk është ndonjë mëkat, se për këtë ditë i ka pasur zgjedhur si ushtarë. Për t’i mbrojtur kokën!
Po , kjo është e gjitha.!
Ke harru Mulajn
Sakte Mero.. Sic kam shkruajtur me pare. Opozita I kishte te gjitha arsyet ta bente para te gjithave arsyeve sidomos ajo e studenteve.. Gjithshka ndodhi ne harkun 2-3 javor pa arsye ( arsye per hallin e njerit por jo si parti).. Kjo humbet gjithe kredibilitetin e tyre..
Histori qe perseritet.
Ashtu sic e terhoqen zvarre Berishajt PDne per xhep te tyrin, po ashtu di ti terheqin pedeistet pas pak Berishajt. Do ti perndjekin, do ti masakrojne, do tju adresojne gjithe krimet per te pastruar veten, do tja arrestojne vete ata femijet saliut, do ti hapin varrin Berishes dhe do ti perdhunojne kockat.
Sali Berisha ja u mesoi vete rrugen. Te jene servile, te paskrupullt dhe te pameshirshem sapo tju jepet rasti.
A nuk beri dhe Berisha keshtu me partine qe e zbriti nga shpellat, PPSHne? Qe e ushqeu? Qe i dha shkolle? Qe e beri komunist? Qe i dha pushtet? Qe i dha shtepi ne mes te Tiranes? Qe e coi ne France? Qe i sajoi postin e liderit te partise se pare pluraliste, duke perzene dhunshem studentet dhe intelektualet?
Dhe Saliu e peshtyu, e perdhunoi si taleban, i perdhosi kockat babait te tij shpirteror, i peshtyu femijet e tij, ne pjaten qe hante bashke me ta. Dhjeu mbi cdo gje.
Beri mire, sepse keta ishin njerezit e rinj, komunistet e vyrtytshem qe Enver Hoxha i nderzeu si qen ndaj Shqiperise, por edhe pse beri mire prape veprime te tilla e nxorren per moterqire si komunist dhe si burre.
Tani eshte rradha e kafkes se vet, te Shkerdhenit dhe te Shkerdhites, qe tja u shkallmojne dhe do ta bejne. Vete pedeistet. Sepse duan te qeverisin, me patjeter dhe per kete jane gati per gjithcka.
Perdhosja e kufomes dhe perndjekja e femijeve te Sali Berishes eshte barriera e vetme per pedeistet e neserm , per te pastruar veten dhe per te lare gjynahet, vjedhjet, vrasjet, tradhetite dhe humneren ku hodhen Shqiperine ne 1997, por edhe per tju premtuar besnikeri dhe nenshtrim amerikaneve, qe sali Berisha i shpalli armiq.
Te shpetojme vendin e te integrojme ne BE duhet te shpetojme gjith popullin opozitare qe drejtohen nga njerez pa integritet dhe pa merita qe po i cojne ne rruge te vetshkaterrimit.
Sado te mundohesh te gjesh fakte, nuk do gjesh. Djegja e mandateve nuk ka lidhje me asgje llogjike ne boten e DEMOKRACISE. Ajo ka te beje vetem me mentalitetin komunist te Sali Berishes. Berisha si ish sekretar partie akoma ka ne koke shantazhet dhe revolucionin, per te arritur qellimin. Ai demokracine e ka si mjet per te arritur qellimet e veta dhe asnjehere nuk e ka kuptuar drejt ate. Duke u nisur nga ky mentalitet komunist, i beri shantazh Amerikes se do hidhte Shqiperine ne ere. Do e bente kete popull pro amerikan lesh e li. I befasuar nga levizja Amerikane per ti ndaluar futjen ne Amerike, me shpejtesine komuniste shpiku “djegjen e mandateve”, term qe asnje ne bote nuk e kupton. Jo vetem bota nuk e kupton Saliun por edhe Saliu nuk kupton Demokracine. Ketu fshihet e verteta qe “varen veten me litar”-oi,oi. Ndoshta dhe gaboj. Ndoshta kjo ishte loja Amerikane per te spastruar Shqiperine nga rusofilet…
Zt. Baze ,je Analist e Gazetar me nivel Perendimor dhe nje nga me te miret ne Shqiperi. Shkruan Qarte,Fhjeshte,pa pasur influence Partiake, i ve pikat mbi “i” dhe mbi te gjitha je Trim e ke shume Rendiment.. Me mjafton t`ju lexoj Juve te azhurnohem me situaten Politike ne Shqiperi..Shume Politikane ne Shqiperi jane pa personalitet; i binden Partise dhe sidomos Nr, 1 pa kushte dhe ne menyre te Verber..Per mua kane mungese Niveli,nuk jane te pamvarur ekonomikisht; pa Arsimin dhe Formimin Qytetar dhe gjithashtu pa Karakter…Qe te behet Shqiperia duhet te formoet njeriu i kulturuar , i ndergjegjshem, Atdhetar, me Moral Qytetar dhe me ndjenjen e pergjegjesise Civile..Por per te gjitha keto jemi jo vetem “Prapa” por sidomos “Anash”.. Dhe kjo eshte fatkeqesija Jone dhe e Atdheut…….
Shume e qarte !!!
Analiz e perkryer, si gjithnje Zoti Mero, godet ne shenje dhe i ve gishtin plages.
Turp e faqen e zeze, L. Bashes dhe atyre qe i ven pas qe, per hater te Sali Berishes, jan gati, ti ven zjarin SHqiperis.
SHqiptaret duhet ta dine mire, se po su arestua, hetua e denua Sali Berisha dhe Ilir Meta, vendi yne, ska per te patur qetesi e miresi. Keta dy persona i sjellin verdall shqiptaret dhe se len SHqiperin te bej perpara.
Sa te rezikshem, antishqiptar, jan keta dy persona, na i ben te kjart si dreita e djellit PAMFLETI, kush se ka par e degjuar, leta shikoj ne GUGELL, You Tube dhe dote bindet, se ci kan punuar vendit ton, keta mashtrus. jo vetem kur kan qen ne funksjone te drejtimit te qeveris, e presidentit, por edhe tani , nepermjet ndikimit, ne dy partit e tyre, PD, dhe LSI. te cilat konsiderojn si pronat e tyre.
Eshte e vertet, por me djegjen e mandateve nuk do i kthehet e drejta e vizes dhe as pushteti. Kjo tregon se ky njeri eshte i cmendur
Kjo që po ndodh është një fitore e demokracisë dhe tregon që asnjë forcë politike sado e papërgjegjshme mund të jetë, nuk mund t’a hedhë më vendin në humnerë. Le të themi që është një stërvitje për demokracinë tonë, ku edhe një nga forcat më destabilizuese, më të pandërgjegjshme, më katunare, më orjentale, më tribale dhe kleptokrate si partia e Berishës, nuk arrijnë t’i bëjnë dot gjë edhe sikur qeveria të bjeri.
Politikisht vendi është i dobët sepse partitë vuajnë nga sëmundjet e pronarëve të tyre, ndërsa shteti dhe demokracia janë forcuar dhe kanë fituar imunitet ndaj sëmundjeve psiqike dhe vetëvrasëse të politikës.
Aderimi në NATO, emancipimi i shqiptarëve që tejkalojnë dukshëm kulturën Sovjetike dhe tribale të partive, shporrja e kthetrave kriminale të pronarve të politikës nga institucionet kyce të vendit, interesi hiperaktiv i Europës dhe Amerikës brenda Shqipërisë, qeveria stabile, ka sjellë rezultatin që shohim. Shqipëria është e fortë.
Rreziku më i madh i demokracisë sonë, nuk është më Berisha siç tregoi koha, pasi ka mbaruar dhe i ka orët e numëruara. Këtë e ka kuptuar dhe nuk është çudi të vari veten, përpara se t’a arrestojnë dhe t’a marrin në pyetje me Shkëlzenin e lidhur kokëposhtë para tij. Problemi më i madh i sigurisë së vendit është mafja. Kjo është sfida më e madhe e epokës ku kemi hyrë, me Berishën në grahmat e fundit, si mut qeni pas këpuce.
Big like
undefined
Sepse tashi u tha Trampi o Mero gel-Bazja. Do e shohish Ramen shume shpejte ne qeli po ndoshta do jeni kojshi se edhe ty te rane floket si atyre demave qe i ushqejne mire. Se edhe ty dhe disa tjere ushqeheni nga Rama nga parate e droges qe te lihni tere diten.
Lazaratin e la te lulezonte Saliu , Ca pare droge kerkon nga keta te tjeret!?
Per te shpetuar nga ndeshkimi berishajt Sali Berishen,duhet ”
djegur” shqiperia !