Nga Mero Baze
Socialistët kanë provokuar një debat të ri mes Partisë Demokratike zyrtare dhe Partisë Demokratike parlamentare, duke përzgjedhur selinë e PD si negociatore të mundshme deri në datën 5 maj, për disa ndryshime të organizimit teknik të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Damian Gjiknuri ka shkaktuar zemërim tek deputeti Myslim Murrizi, për shkak se thirrja e Gjiknurit i drejtohet Partisë Demokratike zyrtare.
Debati është më interesant, si debat përtej problemit të reformës zgjedhore, e cila ka fare pak gjasa të ndodhë. Debati është interesant për faktin, se edhe socialistët, ende nuk janë mësuar me rutinën e konsiderimit të Partisë Demokratike zyrtare, si parti jo parlamentare.
Në këtë rast, të gjithë e kuptojmë që është diçka më shumë. Shumica po përpiqet të lërë një derë hapur për PD-në, që të marrë pjesë në zgjedhje vendore, pavarësisht braktisjes së Kuvendit. Ajo po kërkon të mos ezaurojë shanset dhe t’ua bëjë atyre të mundur përfshirjen në zgjedhje. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Skenari më pozitiv që mund të ndodhë nga opozita, është futja në zgjedhje e LSI-së dhe partive të tjera të vogla opozitare, me një marrëveshje të heshtur me PD-në, që të kandidojnë njerëzit e saj në zonat me më shumë shanse. Kështu, Lulzim Basha ka shanse të ruajë “burrërinë” duke bojkotuar zgjedhjet, ndërkohë që ka shanse të testojë jashtë përgjegjësisë së tij formale partinë në zgjedhje, në gjithë vendin.
Dhe kjo për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme, pasi ruan strukturat e saj dhe mund të fitojë shumë bashki edhe në qytete të mëdha.
Por nëse për PD, ky është një vendim i diskutueshëm, për LSI dhe partitë e tjera të vogla që kanë dalë nga Parlamenti, mos pjesmarrja në zgjedhje lokale është vdekje e sigurtë elektorale e tyre.
LSI, si partia e dytë më e madhe në opozitë, do të përballet me një asgjesim të sigurtë elektoral, nëse nuk merr pjesë në zgjedhje, pasi strukturat e saj janë shumë fluide dhe shkojnë drejt absorbimit nga PS, apo ndonjë parti tjetër.
Fakti që gjithë lista e deputetëve të LSI në Parlament po plotësohet, do të thotë se ajo parti qysh tani ka probleme serioze me strukturat elektorale, pasi po humb shumë individë që i ka pas përdorur për vota në gjithë Shqipërinë.
Një bojkot i zgjedhjeve lokale, është një asgjesim i sigurtë i saj, dhe më tej humbje e një force politike që shpesh ka luajtur rolin e faktorit vendimtar për formimin e shumicës.
Atë që PD dhe PS nuk e bënë dot me marrëveshjen e heshtur të majit të vitit 2017 kundër LSI, tani po e bën aleanca e PD me LSI për bojkot, duke e shkrirë strukturën elektorale të LSI.
Nga ana tjetër, zgjedhjet do të jenë një shans i ri për partitë e vogla historike si Balli Kombëtar, Legaliteti, apo parti të tjera të vogla, që mund të hyjnë, pasi përveç sukseseve të pjesshmee elektorale, këshilltarëve lokalë, dhe fuqizimit të strukturave, do të kenë fatin të përfshihen në skemën e menaxhimit të zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi mund të dalin nga ky sesion parlamentar, me grup parlamentar dhe të drejtë për komisionerë.
Pra të gjitha ato privilegje që LSI si parti e tretë i ka pas fituar me 15 vjet luftë, u kalojnë atyre, për shkak të kësaj historie absurde bojkoti.
Akoma më shumë shanse në këtë histori do të ketë Partia Demokratike parlamentare, e cila mund të vendosë kandidatë në gjithë qytetet e Shqipërisë, si pjesë e listës së saj, dhe nuk është çudi të ketë supriza. Dhe ky është debati real mes Partisë Demokratike zyrtare dhe Partisë Demokratike parlamentare.
Vërtet PD zyrtare mund të mos njohë Rudina Hajdarin apo Myslim Murizin dhe pasuesit e tyre në Kuvend, si pjesë e tyre, por ajo do të përballet me një parti reale, kur ata të hyjnë në zgjedhje dhe të kenë kandidatët e tyre.
Për ironi të fatit, çdo ndryshim në reformën zgjedhore duhet të votohet nga Partia Demokratike parlamentare dhe jo nga ish- PD. Ndaj sido që të veprojë PD, ajo qysh tani ka punë me Partinë Demokratike parlamentare, të cilën tashmë e urren më shumë se PS.
PD është e dënuar të mbajë hapur një derë me ta, ose për t’i futur Brenda, pasi të kalojë kjo marrëzi, ose për t’u futur brenda tyre në të ardhmen, kur të mbeten rrugëve. Pasi opozitë do ketë, edhe po nuk ka Lulzim apo Sali.
Nje vrojtim i sakte, qe te ben me dhimbje koke. Rrumpalle e vertete! I ngjan historive me te vdekurit midis te gjalleve. Kush do fitoje, nje dreq e di. Shume lodhesh o zoti Mero tu spjegosh te vdekurve se kane vdekur. Saliu me Monen as qe e kuptojne situaten se ku ndodhen. I beri Rama corbe. Kujt ja merrte mendja qe ky “ekliktik i djallezuar” do i ngjante Mao Ce Tungut. Mao Ce Tungu thoshte qe situate duhet trazuar qe te qartesohet. Kish patur te drejte. Rama e ka trazuar aq shume sa u ka hequr trurin Sales, Mones dhe Bashes. E sigurte eshte qe e kane humbur rrugen. Vrane veten dhe nuk e kuptojne. Do te duhet ca kohe te qartesohet prape! Ku dreqin mesoi ky “thonjepapre”, kallam deshtaku, te luaj politikei?
Me pelqen shkrimi yt,
Pergjigjia eshte: keshilltari I tij, emineca gri
ti Mero mundohesh te besh te mencur Lul Bashen, por ai eshte i trashe idiot i lindur dhe nuk ja kap truri qe te llogjikoj apo te veproje ashtu sic ti ju sugjeron atyre, PD ne rruge dhe Basha bashke me Monen ju punon nje e treta e trurit e fiksuar te Rama IK, nuk dine gje tjeter, mos u lodh tu japesh mend, nuk kuptojne, dhe me mire per popullin.
U ke tallanisur koken me kete analize z.Baze dhe mire ke bere se mbase ndonjeri dhe e kupton se ku godet!Toto likja ka thirrur te gjithe keshilltaret qe te shtjellojne editorialin tend se mos ka ndonje hile e pastaj do dale me vendim!Basha ,Ju e dini qe nuk vepron po nuk i tha Berisha e kyi fundit nuk e ka mendjen keto dite se nuk ka marr vesh akoma se perse i eshte hequr e drejta per te kaluar oqeanin ,ndaj s’po le gure palevizur e s’po e zgjidhe dot,duke filluar te mos besoje me tek Luli !Nje pyetje kisha per Ju zoti Baze:Nuk me thua :A e kalon dot oqeanin Lulezim Basha apo jo? Behet fjale nga dita e sotme e me pas!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O koprac blej një kompjuter të ri, intstaloje atë të zezë tastierë shqip, edhe atë dreq kontrolli ortografik në shqip, se ngelët duke shkruajtur “qingji I vogel”, “c’kemi”, “hyr Brenda”, etj.
I paparë. Po kur zëvendësojnë “ë” me “w” gjatë shkrimit dhe harrojnë që ato zëvendësohen edhe në fjalët e huaja, duke dalë “ëindoës”, “softëare” etj.
Uroj qe PD-ja parlamentare te mos zhytet e mbytet ne gjirizin babalokrat te PD-se zyrtare.
UROJ.
Ka te drejte Murizi qe te iritohet mbasi P d tani eshte ish dhe ish eshte dicka e vdekur e kaluar pra duhet marre me te tashmen qe jane opozitaret e parlamentit Me ata ka pune P s jo me me ish Lulushin Opozita parlamentare sa me pare te krijoje partine e re se jashte parlamentit ka shume demokrate te pakenaqur me ish Pd e ne te vjetren le te mbetet Sala me sojin e lulushi jashte parlamentit qe nuk do I pyese njeri e te gjithe do u largohen e do u shtohet dhe presidenti
PD Parlamentare duhet të dalë me sigël partie, si psh PARTIA POPULLORE EUROPIANE, apo një emër tjetër.Pra, duhet rregjistruar një parti e re.
Ka ardhur koha:
Berisha-Basha dhe Meta-Mona duhet te paguajne destruktivitetin e politikes se grupimeve te tyre politike.
Kjo behet duke bere zyrtare opoziten ne parlament dhe duke eliminuar politikisht opoziten e rruges dhe te kanoceve me molitov, opoziten e dhunes dhe kercenuesit per grusht shteti, qe zgjodhi vete te dale nga sistemi.
Parlamenti aktual e ka kuorumin, numrat dhe shumicen kushtetuese per te legalizuar pergjithmone ndeshkimin e opozitave destruktiviste, obskurantiste dhe shatazhyesit e paralizimit te jetes politike dhe parlamentare te vendit, duke shenuar edhe nje precedent per opozita te ngjashme ne Ballkan dhe me gjere ne rajon, qe do te sfidonin sistemin e pranuar qe garanton qeverisjen e cdo vendi ne baze te vullnetit te votuesve qe zgjedin shumicen qeverirese.
Per kete mjafton te miratohet nje amandament shtese ne Kushtetute:
-Nese nje formacion politik apo nje kualicion partish politike parlamentare vendosin te vetedorezojne apo te “djegin” mandatet e perfaqesimit (te deputetit) athere
a) Nese numri i mandateve te djegura eshte nen 25% ose 33% te numrit te pergjithshem te mandateve te parlamentit, atehere KQZ ploteson vendet vakante nga listat e dorezuar para zgjedhjeve nga formacionet perkatese dhe parlamenti vazhdon normalisht funksionet e veta ligjore.
b) Nese numri i mandateve te djegura eshte mbi 25% ose 33% te numrit te pergjitheshem te mandateve athere parlamenti ngarkon maxhorancen ne pushtet te ndertoje nje qeveri teknike provizore dhe shpall/dekreton zgjedhje te parakoheshme politike brenda 6 muajve ose brenda nje viti dhe veteshperndahet.
c) Presidenti ne detyre dekreton ndryshimet e mesiperme dhe vazhdon funksionet e veta deri ne perfundim te mandatit ose, nese eshte kundra, vetedorehiqet ose shkarkohet nga parlamenti me shumicen e thjeshte, 50% + 1, i cili zgjedh po me shumice te thjeshte presidentin e ri ndermjet 2-3 kandidaurash te propozuar nga formacionet politike aktive ne parlament qe vazhdon funksionet deri ne zgjedhjet e reja politike.
Ne cdo rast, nese aplikohet pika a) ose pika b):
1. Formacioni politik elektoral qe “djeg” mandatet perjashtohet nga sistemi/nga perfshirja ne lista te zgjedhjeve politike per 2 ose 3 legjislatura (10-12 vjet).
2. Cdo deputet qe i eshte bashkuar formacionit te vet politik apo grupit parlamentar perkates ne vendimin per djegjen e mandatave dhe per kete shkak dorezon mandatin e deputetit, perjashtohet nga e drejta personale per tu rizgjedhur ne parlament (per tu rikandituar) per 2 ose 3 legjislatura ( 10-12 ) vjet, ne asnje nga formacionet politike qe ligjerisht perfshihet ne zgjedhjet parlamentare, te vjetra apo te rikrijuara nen nje emer/sigel te re.
Keto shtesa te propozuara (formulimi ligjor mbetet detyre e konstitucionalisteve juridike profesionale) ne Kushtetuten e vendit do ti benin te mendoheshin mire ato formacione politike parlamentare, deputet apo grup deputetesh, qe te donin te perdornin djegien e mandateteve qe te te paralizojne parlamentin e vendit dhe ta fusin ate ne nje krize institucionale me rruge destruktive dhe ne sherbim te realizimit te synimeve dhe interesave politike te tyre me rruge jo kushtetuese.
Njeherazi, keto ndryshime do te adresonin edhe shqetesimet e komunitetit nderkombetar qe i sheh keto veprime destruktive te daljes nga sistemi politik te grupimeve te papergjegjeshme si precedente qe mund te destabilizojne nje rajon te caktuar gjeopolitik.
Koha ka ardhur dhe ka kaluar madje: Bandite politike si Berisha-Basha&Co, Meta-Mona-Vasili si dhe kamikazet dhe qehallaret e tyre te oborrit politik dhe mediatik, te dalin ne pension politik dhe te mbllacisin e tresin cfare kane vjedhur e grabitur nga pushtetet e tyre okulte korruptive, nese reforma ne drejtesi do te deshtoje ne sjelljen e tyre para gjyqeve mbi korrupsionin, nepotizmin dhe deformimin e zhvillimeve demokratike te vendit.
Ide interesante! ?
Shume e ngaterruar ?
Jo zonjusha Flutura,
Nuk eshte aspak e ngaterruar, madje eshte shume e thjeshte.
Eshte nje nga amandamentet me te thjeshta ne historine e amendimit te kushtetutave.
Lexoje edhe nje here sugjerimin tim, hiqi fjalet e teperta apo formulimet jo profesionale juridike te natyrshme perderisa une nuk jam i fushes juridike.
I xhveshur nga keto, thelbi i sugjerimit tim eshte kaq i thjeshte:
“Kush djeg mandatet dhe del vullnetarisht nga sistemi, formacion politik, grup parlamentar apo cdo deputet qe i bashkohet ketij vendimi politik, atehere ky person jurudik pezullohet per 2-3 loegjislatura, 10-12 vjet, per te kandiduar subjektet e veta ne zgjedhjet parlamentare te ardheshme.”
Ne menyre te ngjshme, nese fenomeni i djegjes se mandateve behet per strukturat dhe individed( kryetar bashkie apo keshilltar), e zgjedhura ne zgjedhjet lokale, pra ne zgjedhjet administrative, ate keta te perjashtohen nga e drejta per te hyre ne zgjedhje per 2-3 terma, pra per 10-12 vjet.
Cfare ka te komplikuar ketu?
Eshte teper e thjeshte dhe decizive per ti thene fund sharlatanizmit te grupeve politike destruktive qe e fundosin vendin ne kaos dhe anarshi, per te cuar uje edhe ne planet e armiqve te vendit.
Zt. Mero ke treguar shpesh qe je Gazetar me kualitet , por sot me kete Analize tregove edhe nje here qe je njohes dhe Analist i Politikes Shqiptare si te rallet.. Gradualisht po me krijohet bindja qe Shqiperia dhe Shqipetaret e saj po formohen,natyrisht duhet shume shume kohe qe te behet Shtet me ligje,drejtesi, edukate,e Respektuar dhe e Mireqene. Per fat te keq une personalisht nuk do ta gezoj kete Deshire por e shpresoj per Popullin tim te shume vuajtur. Por per te gjitha rastet e meritojme kete gjendje ne te cilen ndodhemi…..,per fat te keq..
Mero, per te miren e pushtetit, mos u servilos shume, se ne vend ti besh mire i ben keq. Pushtetet bien vete jo nga opozita. Hapi pak syt e nese do te ndihmosh ramen, jepi ndonje keshille per ekonomine se i ka dal nga kontrolli. Burre i mire Edi po i paafte. Ka vetem dy zgjidhje, o te mare njerez te afte e ti lej te punoj, o ti hapi rrugen nje tjetri qe mer vesh nga ekonomia. Per mendimin tim edhe vete Edi do te largohet, po se lejn bizneset mafie, qe duan shperblimin e investimit politik qe kan ber per te. Pa mbaruar me koncensionet e privatizimin e prones publike, ska ku shkon
PD zyrtare, eshte kjo parlamentarja , qe mer pjese ne institucione shteterore e ligjore , SHQUP i e LSI, e zgjodhen rrugen e tyre , qe faktikisht e kishin mare prej kohesh ! Tashti le t’e bashkohen me partine e KARAFILIT dhe KLEOPATRES !