BLG inauguron regjistrin për ekspertët e internacionalizimit Shqiptar të njohur në nivel evropian së bashku me universitetet dhe institucionet e Lombardisë në Tiranë

19 Prill 2019, 11:04Sociale TEMA
BLG inauguron regjistrin për ekspertët e internacionalizimit Shqiptar

Ditën e djeshme BLG zhvilloi konferencën e parë në Shqipëri të Coinvestor për të gjithë profesionistët si avokatë, kontabilistë, noterë dhe përkthyes të cilët duan të çertifikohen nga programi EIK.  Kjo konferencë posedon në programin e ri i cili tashmë është i pranishëm edhe në Shqipëri për të gjithë këta profesionistë dhe për tiu krijuar atyre një ambjent sa më të përshtatshëm dhe të besueshëm e ti mbështesi në çdo hap të tyre. Ky program është i financuar nga komuniteti europian dhe BLG u bëri të mundur ardhjen e tyre në Shqipëri që të jenë sa më pranë profesionistëve Shqiptarë.

Konventa e parë për sigurinë e sistemit ekonomik shqipëtar dhe ballafaqimi me realitetin europian dhe hapjen e programit të parë të çertifikimit të profesionistëve për të marrë kualifikimin e Ekspertit në Ndërkombëtarizimit e vlerave të komunitetit. Përpos pjesëmarjes në këtë konferencë e cila ishte një pjesmarje me një numër relaitiviasht të madh pjesë e konferencës ishin përfaqsues të ministrive te financës, infrastrukturës dhe sipërmarjes gjithashtu të pranishëm ishin edhe drejtori i Qendrës së Kërkimeve në rajonin e Lombardisë, Z. Fabiano

Rinaldi, si dhe profesorë të tjerë të universiteteve italiane të specializuar në temën e mbrojtjes së investimeve.

Të gjithë ata të cilët morën pjesë ishin tepër të interesuar për këtë program të ri dhe kjo konferencë u mbyll me rezultate tepër të mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje