FOTOT: Nis puna për ndërtimin e lulishtes te materniteti “Koço Gliozheni”

18 Prill 2019, 11:27Sociale TEMA
FOTOT: Nis puna për ndërtimin e lulishtes te materniteti

Kryeqytetit i shtohet një tjetër lulishte. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një ambient çlodhjeje.

Gjithashtu krahas rehabilitimit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashte oborrit të maternitetit.

Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin ambienteve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.

1 komente në “FOTOT: Nis puna për ndërtimin e lulishtes te materniteti “Koço Gliozheni””

  1. klodi gjoanj says:

    çfare gazetaresh jeni ? Hiqet bari, druret dekorative , kangjellat dhe shtrohet me çakull dhe ju e paraqisni sikur po behet lulishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje