Shqipëria dhe Kosova do të njohin në mënyrë të ndërsjelltë patentat e shoferëve.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Propozimi është bërë nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi:
V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË PATENTË SHOFERËVE/ LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve/lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
Shume kohe kemi humbur.Kjo duhej bere qe kur u shpall pavaresia ne 2008.Duhet fituar koha e humbur.Programet mesimore ne shkolla dhe universitete duhet te jete i njejte.
Vendim i duhur por jashtezakonisht i vonuar…..
Ka nje sere marveshje te tjera te vonuara qe ska logjike qe nuk firmosen….