Qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë euro për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.
Kjo marrëveshjë synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie më konkurruese. Në fjalën e rastit gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ministri Çuçi tha se kjo paketë është tërësisht e fokusuar në objektiva realë.
Pas implementimit të këtij programit të parë, tha ministri, do të kemi edhe një marrëveshje tjetër me shtesë fondi prej 8 milionë euro.
Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ.
· Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD).
· Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)
· Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural.
·Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj… me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi)
Herzliche Danke Deutschland!
Po meriten tende do e marri kryeministri.
Kaq e kishte dhe halli jone, me kete ndihme mori fund
Qeka kput