Universitetet publike nuk zënë "mend": Tendera për roje, rektorët, asnjë investim për laboratorë dhe libra

16 Prill 2019, 16:43Sociale TEMA

Protesta e studenteve nuk e ka prishur aspak axhenden e rektoreve dhe dekaneve ne te gjitha universitetet publike te vendit. pas protestes disa milione euro te mbledhura nga pagesat e studenteve universitetet rektoret i kane shpenzuar vetem per roje, pajisje zyrash dhe asnje lek per laboratore, kerkim shkencor bilblioteka dhe libra. Edhe pas protestave, të ardhurat që vijnë nga Studentët, vijojnë të shpenzohen për luks, e jo për libra e laboratore.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave shkojnë për sigurimin e godinave, për karburant, për makinat e rektorëve, dekanëve dhe drejtuesve të Universiteteve. Shkojnë për pajisje dhe për orendi zyre. Universiteti i Tiranës sapo ka nënshkruar një kontratë për rinovimin e godinës. Ka nënshkruar serish një kontratë për sigurimin e godinave. Kemi edhe tender për kamerat e sigurisë. Nuk shohim transaksione që lidhen me cilësinë e arsimit, por shohim transaksione që lidhen me makinat e drejtuesve. Universiteti i Korçës ka shpenzuar në 6 muaj 24 mijë euro për karburant”, shprehet përfaqësuesi i Monitorimi i Qëndresës Qytetare.

Shuma të frikshme parash ka shpenzuar stafi i Universiteti Politeknik, ku për 6 muaj ka harxhuar për telefon 17,600 euro dhe 34,000 euro për dieta dhe udhëtime. Ndërkohë që për përmirësimin e cilësisë se arsimit nuk është harxhuar asnjë lekë. “Nga 7 Universitete, 5 prej tyre kanë shpenzuar 0 lekë për kërkimin shkencor dhe për studime”, shtoi përfaqësuesi i Monitorimi i Qëndresës Qytetare.

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë ka regjistruar procedim penal për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i pezulluar tashmë. Nga ana tjetër, grupi i punës së Ministrisë së Arsimit prej 5 personash ka hartuar një projekt raport në lidhje me veprimtarinë e Universitetit të Tiranes, ku bën përgjegjës Mynyr Konin për më shumë se 16 shkelje.

Në raport evidentohet tejkalimi i kompetencave të rektorit, i cili ka firmosur si autor kontraktues për çështjet financiare gjë që i takon administratorit. Vihen re përplasje mes autoriteteve drejtuese, ku sipas kryetarit të bordit administrativ buxheti i sjell nga rektori nuk është i njëjtë me atë qe ka miratuar Senati.

Shkelje tjetër e rëndë ligjore nga Rektori që ka sjellë pasoja në financat e Universitetit është shënuar shtyrja e afatit të daljes në pension të punonjësve. “Pandëshkueshmëria ndër vite ka sjellë në këtë situatë”, thotë përfaqësuesi i Monitorimi i Qëndresës Qytetare.

3 komente në “Universitetet publike nuk zënë “mend”: Tendera për roje, rektorët, asnjë investim për laboratorë dhe libra”

  1. moni says:

    Epo ata palo studente katranjose qe cirreshin ne dhjetor tek sheshi, here tjeter te bejne proteste tek oborri i fakulteteve, ose tek zyra e deaknit/rektorit. Jo per gje, por bllokojne trafikun ?

  2. Gaqi says:

    Ore tranguj do beheni njerez te kenduar o gazetare pa shkolle. Lexoni Ligjin e Arsimit te Larte, tenderat i bejne Administratoret. Edhe me rojet e naften merren Administratoret jo Rektoret. Rektori merret me anen akademike, me paret merren te deleguarit e qeverise pra Administratori dhe Birdi Administrimit. Mjaft llapet kot. Fajin e ka Saliu si gjithnhe edhe kur te ngordhe.

    1. moni says:

      Po Gaqi. Rektori eshte thjesht firgurant. Fakultetet i vjedhin administratoret dhe parate i mbajne per vete!!! Rektori nuk merr asnje kacidhe.. ashtu eshte sic thua ti. Madje do behet dhe nje propozim qe rektoret te punojne pa rroge ? Fajin ta ka Sali qeni, ai ish doktori, i perkedheluri i Bllokut. Ai qe shkonte ne Paris me Hysni Kapon. Nqs ti erdhe zaptove ndonje cope toke ne kryeqytet, shkoi ne varrim kur te kthej patkonjte! Se ja ke per borxh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje