Një fshat në Rusi me emrin Albania

16 Prill 2019, 09:08Sociale TEMA

Kryeministri rus zyrtarizon emrin ekzistues të vendbanimit të ri në Dagestan

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev nënshkroi një dekret që emërtom si “Albania”, një fshat në rajonin Tliaratinski të Dagestannit.

Lajmi është dhënë nga agjensia ruse e lajmeve TASS.

Sipas të dhënave të agjensisë ruse të lajmeve, TASS, fshati në fjalë kishte vetëm 5 ferma në vitet 1970 dhe njihej si Tonsuda, mirëpo më vonë, njerëzit kishin filluar ta quanin “Albania”.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ky vendbanim filloi të quhej kështu. Në ato vite, Shqipëria ishte prishur më Bashkimin Sovietik.

Tani që fshati është rritur në 30 shtëpi me më shumë se 100 banorë, Asambleja Popullore e Dagestanit vendosi që vendbanimi të njihej si fshat më vete.

Me anë të një dekreti, presidenti Medvedev vendosi ta zyrtarizonte emrin me të cilin banorët e thërrasin këtë fshat pre dekadash: Albania. (Ruben Avxhiu)

11 komente në “Një fshat në Rusi me emrin Albania”

  1. Sokol says:

    Presidenti apo Kryeministri o gazetar pambuku ???

    1. Flm says:

      Albania e Kaukazit, andej nga kane ardhur para-ardhesit tane dhe krijuan ne Iliri ne brigjet e Adriatikut qytetin Albano-polis.

      1. ec aty says:

        Nuk ka asnje dokument historik qe parardhesit e shqiptareve (e jo te tute mor Flm Pisoglendi, qe je coban i ardhur nga Moldova) kane ardhur nga Kaukazi!
        ASNJE DOKUMENT!
        Te fala sat’eme ?

        1. Flm says:

          Lexo Strabonin. (Kerkoje ne internet ne anglisht dhe lexo)

          1. Zigur Qarri says:

            I ngatrron me veten ti jevgjit grek,qe keni ardhur nga Afrika.
            Mbas 10 vitesh pune kerkimore,deshifrohen tekstet e Sinait,te Albaneve te Kaukazit.Gjuha e deshifruar e Albaneve te Kaukazit
            ne keto texte,nuk kan te beje me gjuhen e Albaneve te Gadishullit ballkanik,por me gjuhen Udi,Ude,Oudi,Udishe, qe flitet akoma
            afersisht nga 4000 mije persona,dhe ben pjese ne gjuhet e Kaukazit te veriut.Ky eshte nje fakt,qe “prejardhja e shqiptareve nga Kaukazi”,eshte me shume deshira e historianeve rus.
            Informationen: Prof. Jost Gippert, Professur für vergleichende Sprachwissenschaften, Campus Bockenheim.

  2. Ai says:

    Të bëjmë Lulin kryeminister atje. Emrin e ka Albania, dhe adashet e vet, Rusët, I ka afer ?

  3. Dukatasi says:

    Dagestani malor ka qene i vllazeruar deri ne 1960 me kooperativen malore-blektorale te Dukatit.
    Kane shkembyer per pervoja ndermjet tyre. Nga ajo kohe ka ngelur edhe nje vjershe satirike, qe ne se nuk gaboj thoshte se dhurate Viti i Ri 1958, 59 apo 60: …
    Per ty, Yzeir, ka prure,
    Automjet gaz veture,
    Te marresh dhe Hysni Bozhane,
    Te vizitosh Dagestane…

    1. Nik says:

      Mbase nga mardhènjet me Dukatin ose Albania e Kazakistanit .Falnderojm Dukatasin pèr memorjen ose zbulimin e kèngès sè bukur ngritur nè ato vite.

  4. Agron says:

    Po ju shkepus disa vargje nga nje poezi me autor nga radhima e bukur, afer dukatit

    Nga kina na erdhi Licini
    me librin e Maos ne xhep,
    me gjuhen marksite pekini
    kinezce radhimes i flet….
    etj..etj..

  5. Baton DR says:

    Hahaha …të fala satëme edhe nga unë o zoçka nga baza humanitare e Nishit

  6. xyz says:

    Qe tete mos mbetet merak edhe nga une te fala sateme o FLM(FOLEMUTI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje